Berisha: Mbështetje e plotë për Florian Binaj. Përshëndes vendimin unanim të Gjykatës Kushtetuese, mbrojti rendin kushtetues  

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT TEK SELIA E PD

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, dha një prononcim për mediat pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore. Ai premtoi mbështetje të plotë për kandidatin Florian Binaj, duke theksuar se PD është e gatshme të vazhdojë garën në pesë bashkitë e tjera.

Berisha u shpreh se Parlamenti po shkon me shpejtësi drejt fundit të vet si institucion. Në deklaratën e tij nga selia blu, ai akuzoi mazhorancën për ‘akte antikushtetuese dhe kundër shtetit’, duke e cilësuar ministrin Peleshi si ekzekutues të urdhrave të Kryeministrit Rama për ‘asgjësimin e parlamentit’.

‘Mjaftoi fakti që unë denoncova Arubën, denoncova Sinaloan dhe pritjen në zyrën e kryeministrit të bosit të Sinaloas, dhe Edi Rama t’i jepte urdhër Peleshit të tij që të votonte pa diskutim aktet,’ deklaroi Berisha.

Në të njëjtën dalje për mediat, ai reagoi edhe ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj mbi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. ‘Presidenti Bajram Begaj është i padenjë për postin e kreut të shtetit,’ tha Berisha, duke shtuar se ‘Begaj, me dosjet që i rëndojnë, është skllav i veprave dhe akteve të tij kriminale, në plaçkitjen e pronave të Ushtrisë, së bashku me kryeministrin Edi Rama. Prandaj dhe ai i lejoi vetes të firmosë një vendim që kurrë nuk mund ta firmoste.’

Berisha publikoi gjithashtu të tjera detaje lidhur me atë që e quajti ‘takimi famëkeq në ishullin Aruba’, ku sipas tij, ‘në takim kanë qenë Engjëll Agaçi dhe një ministër i Ramës’, pa dhënë më shumë emra pjesëmarrësish.

Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit Begaj, Berisha e vlerësoi atë si një akt në mbrojtje të rendit kushtetues. ‘Me vendimmarrjen e kësaj të enjteje, trupa e gjyqtarëve mbrojti rendin kushtetues. Pavarësisht vendimeve mjerane ndër vite, me pezullimin e dekretit të Begajt, Kushtetuesja meriton të vlerësohet. Këtë vendim unanim, edhe njëherë e theksoj, është në meritë të tyre, sepse ai ishte një poshtërim që ju bë dhe rendit kushtetues dhe gjykatës,’ deklaroi Berisha.

Në vijim, kryedemokrati shtoi se gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, i janë publikuar të gjitha dokumentet e dënimit në Greqi. ‘Altin Troplini,’ – tha Berisha, duke iu referuar drejtuesit të SPAK, Altin Dumani – ‘e mbajti të paekzekutuar mandatin e arrestit të saj për javë të tëra.’

I pyetur nga gazetarët nëse PD do të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë, kreu i opozitës theksoi: ‘Me vendimin e dhënë sot nga Gjykata Kushtetuese, kanë fituar të gjithë shqiptarët.’

FJALA E PLOTE:

Jam para jush për të shprehur mbështetjen e plotë të PD-së, për kandidatin e pavarur për Tiranën. Besoj dhe shpresoj se të gjitha partitë opozitare edhe pas këtij vendimi do të rikonfirmojë Florian Binajt i cili siç jeni në dijeni u prit me shumë pëlqëim dhe kënaqësi nga qytetarët e Tiranës, të të gjithë spektrit, në të gjitha shtresat, grupet e me radhë.

Sot Gjykata Kushtetuese mori një vendim të cilin unë e përshëndes, si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të kushtetutës së vendit, në mbrojtje të kushtutetueshmërisë së rendit.

Përshëndes vendimin unanim të gjykatësve, të cilët mbrojtën Kushtetetutën dhe kushtetueshmërinë nga armiqtë e tyre, për të mos thënë një fjalë tjetër, që edhe mund të mos e them nga horrat e shtetit.

Pse e them këtë? Unë jam para jush sot, dhe jam personi që 3 ditë para se Edi Rama të shpaloste skenarin e tij, ju paralajmërova se do të veprojnë në këtë mënyrë dhe se do të anashkalojnë Gjykatën Kushtetuese me pretendimin e turpshëm, banal, vulgar se këshilli i ministrave qenka noteri i këshillit bashkiak.

Që të paraqesësh para kombit qeverinë, ekzekutivin e vendit si noter këtë mund ta bësh vetëm atëherë kur nuk ke ligj, as moral, as respektin më minimal për shtetin, por vërsulesh i papërmbajtur ndaj Kushtetutës, Gjykatës Kushtetuese.

Ndaj besoj se me këtë vendim i bënë një shërbim vendit, rendit kushtetues, dhe u dhanë vulën e turpit, por nuk kanë turp se po të kishin turp nuk mund të vepronin kurrë, atyre që shkelmuan kushtetutën, Edi Ramës, presidentit të tij kukull dhe të gjithë atyre që u implikuan në këtë akt madhor antikushtetues.

Faktikisht siç e shifni, çdo ditë ndërmirren akte antikushtetuese dhe kundra shtetit. Kështu Peleshi me urdhër të Edi Ramës, po asgjëson parlamentin.

Ju ishit aty, e patë. Në një zhvillim fare normal të seancës, pasi u dakordësua se pas fjalës tie do të fillonin debatet dhe një pjesë e mirë e kolegëve të mi, bashkëpunëtorëve të mi, u tërhoqën nga kërkesa për procedurë, se ishin në listë, mjaftoi fakti që unë denoncova Arubën, denoncova Sinaloan dhe pritjen në zyrën e kryeministrit të bosit të Sinaloas dhe Edi Rama ti jepte urdhër Peleshit të tij që të votonte padiskutim aktet.

Unë u them shqiptarëve se ky parlament po ecën me shpejtësi drejt fundit të vet dhe se ne absolutisht në çdo seancë do qëndrojmë në mbrojtje të rregullores dhe në mbrojtje të Kushtetutës.

Pyetje: Duke qenë se për Bashkinë e Tiranës do të keni pak më tepër kohë, për bashkitë e tjera ka nisur përgatitjet PD?

Sali Berisha: Ne nuk kërkuam asnjë ditë, asnjë orë kohë edhe për bashkinë e Tiranës. Ishim të përgatitur, motorët po ndizeshin, kandidati po bënte përgatitje të ethshme, por natyrisht vendimi i Kushtetueses mirëpritet nga çdo qytetar i vendit, sepse pa Kushtetutë, pa kushtetueshmëri vendi nuk ka të ardhme.

Kështu që me të gjitha bashkitë e tjera ne jemi të gatshëm. Kandidatët janë shpallur, janë edhe ata kandidatura intelektualësh, biznesmenësh, mjekë, të pavarura, por që do të kenë mbështetjen e plotë të PD dhe koalicionit tonë.

Pyetje: Përtej retorikës politike, duket se përgjegjësia ligjore bie mbi një person, Bajram Begaj i cili ka hedhur firmën në dekretin e tij. A keni sot një thirrje për kreun e shtetit se cilët duhet të jenë hapat e tij? Do i shkoni deri në fund kërkesën për shkarkimin?

Sali Berisha: Ne kemi paraqitur për impechment. Begaj është i padenjë, jo për postin e presidentit, por me dosjet që i rëndojnë është skllav i veprave të tij, i akteve të tij kriminale, në plaçkitjen e pronave të Ushtrisë me Edi Ramën. Prandaj dhe ai i lejoi vetes të firmosë një vendim që kurrë nuk mund ta firmoste.

Sepse çfarë po ndodh në këtë mes? Është një betejë për jetë a vdekje e Edi Ramës, është frika dhe tmerri i Edi Ramës nga Erion Veliaj. Pse e ka Edi Rama frikë dhe tmerr Veliajn? Sepse Erion Veliaj di më shumë se çdo shqiptar tjetër për Edi Ramën.

Pyetje: Nuk e ka në plan të flasë…

Sali Berisha: Ato nuk i dimë. Ti e thua, por Rama nuk e beson. Pyete a e beson këtë apo jo. A e beson se Erion Veliaj do të flasë. Pastaj unë nuk ju them ju, se unë prisja të më thonit ju për disa gjëra të nëndheshme, por nuk ua them.

Pyetje: Një pyetje për Arubën. A e lidh gjë Sali Berishën me Artur Shehun?

Sali Berisha: Artur Shehu, kurrë sme lidh asnjë gjë në mënyrë absolute.

Pyetje: Keni hipur ju në makinën e tij, siç tha Taulant Balla?

Sali Berisha: Artur Shehu është një vlonjat, i një familje siç më kanë thënë të persekutuar, por siç e morët vesh ju me Engjël Agaçin i bënë 30 hektarë toka dhuratë gjeneral Lisin që e burgosën autoritetet italiane, vetëm e vetëm për të fshehur filmimet e sipërfaqeve të drogës. Ky është i gjithë problemi.

Unë nuk e mbaj mend a e kam takuar në jetën time apo jo, as nuk mohoj as se pohoj. Aruba është problemi se u mor një vendim për të dërguar përfaqësuesit në Aruba, thuhet se ka qenë Agaçi dhe një ministër. Nuk dua të them emra.

Aruba nuk mbyllet më se, është në dosjen Belge, është dosja e gjykatës në Belgjikë që ka nxjerrë vendin e takimit.

Ai ishte Rama apo jo nuk e di, por emri i Ramës është lakuar siç thotë gazetari italian, bazuar në interceptimet e antimafias Italiane. Altin Dumani mban dosje të fshehtë sepse, duhet ta marrin shqiptarët vesh nga Belgët, Italianët dhe Dumani që donte të zgjaste mandatin, dobjonte i mban të fshehta.

Por meqë jam këtu, më lejoni një moment të përshëndes reagimet e institucioneve gjyqësore dhe ti garantoj se PD, nuk mund të pengohet nga asgjë për të siguruar jetën e tyre.

Por si filloi kjo histori Isa.

Të kujtohet ty telefona me gjykatësen e Kukësit, që i thoshte Ramaduro se, do ti pres këmbët.

Do ti pres këmbët i tha gjykatës së nderuar në Kukës. Kërcënime pas kërcënimesh, gjersa shkon e çdo njeri thotë se, këta mund të qëllohen.

Tani i ke parasysh se sa gjykatës ka sulmuar për veprimet. Se si e sulmoi prokuroren e cila në mënyrë absolute veç se zbatoi vendimin e tij, sipas relacionit të policisë.

Ti thuash gjykatës ti pres këmbët, do të thotë se je njëlloj xhelati, se herën tjetër i thua të pres kokën.

The Irena Gjoka? Irena Gjoka është një delikuente që nuk duhet të jetë kurrë në atë post. Kam paraqitur para jush dokumente në emër të interesit publik. Ju tha se, je shkarkuar për korrupsion. Jo tha, nuk keni dokument. Ja ku është dokumenti.

U tha se je përzënë nga Greqia, jo thotë në deklarata. A është mashtrim kjo apo jo. Ka sanksione ligjore për ata që mashtrojnë në deklaratat e ILDKP-së dhe dekriminalizimit.

U tha se je dënuar me burg. Jo i tha Birnit, kurrë tha nuk jam dënuar. I nxorrëm dokumentin me vulë apostile të dënimit me burg dhe i nxorrëm dokumentin se kjo autorizonte avokatin për tu marrë me çështjen e ekspulsionit e me radhë.

Çfarë kemi të bëjmë në rastin e Irena Gjokës. Përveç se fshehje të rënda krimesh, që përbëjnë krime, kemi krim në vazhdim. Sepse ajo, ditën që unë nxora dokumentim me vulë apostile, marrëveshjet ndërkombëtare e bëjnë absolute të njohshme, ajo doli dhe i tha një gazete se, unë nuk jam dënuar kurrë. Kjo në të gjitha kodet e botës, përbën krim në vazhdim.

Pra, si thua ti. Të sulmosh, nuk e sulmova për asnjë vendim të saj, e sulmova për delinkuencën e saj. Ti fshihja unë këto thua ti? Jo, nuk mund ti fshihja, sepse unë jam ky që jam, drejtoj një forcë politike, mbroj një interes publik.

Vijmë tek Troplini, vijmë te Altin Dumani. Nëse unë kam dokumente dhe i keni dhe ju se i kam bërë publike, që Taulant Balla me oficeren e BKH-së, Eriona Jaupi bënin pazare me Suel Çelën dhe bandën e tij për mjetet e sekuestruara të ‘Toyota Yaris’.

Nëqoftëse prokurorët në atë dosje, kërkonin jo 30 mijë, por 70 mijë i thoni Erionës. 70 mijë.

Pyetje: Pse nuk keni përmendur asnjëherë prokurorët e Tiranës që dalin në atë dosje?

Sali Berisha: Nuk jam të prokurorisë së Tiranës, por absolutisht të SPAK. E di pse nuk e kam përmendur unë, sepse thirri Dumani njërin prej tyre dhe i tha; çfarë është kjo këtu? Po ti tha kur, more dosjen e Ymer Lalës të akuzuar për vrasje nga Luftar Reçi, një personazh i penduar i drejtësisë. Kur more dosjen e Luftar Reçit, akuzat për vrasje, ti në 19 pyetje Ymer Lalës nuk i bëre një pyetje për vrasjen. Dhe e ekzoneroi, e nxorri. Është jashtë Ymer Lala.

Pra çfarë mund ti thuash këtij. Pse të mos i them Troplnini, kur u dokumentua nga antimafia italiane i cili është i zbatueshëm, erdhi këtu me 19 shkurt dhe ky e dinte se e kishte dërguar në Gjykatë, e mbante Irena Gjoka në gjykatë, por sidoqoftë ajo e dorëzoi me datën 26 prill. E mbajti në xhep zotëria e tij deri më datën 22 maj, gjersa Elvis Doçi ja mbathi nga Shkozeti tek Shkëmbi i Kavajës, se aty rrinë, janë bashkë.

Atëherë çfarë ti them unë këtij. Do të ishte e pafalshme për mua nëse nuk do ti denoncoja dhe do ti denoncoj prap, për të mos thënë Taulant Ballën që bënte pazare me Erion Jaupaj.

Pyetje: Para këtij vendimi, në rastet kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar paditë e PD, ju e keni konsideruar si të kontrolluar nga Edi Rama. Sot nga kush është e kontrolluar Kushtetuesja?

Sali Berisha: Shiko, që ka patur vendime që Gjykata Kushtetuese i ka mjerane, këtë nuk mund ta mohoj. Nuk ka mbrojtur veten.

Por nëse Gjykata Kushtetuese vendos të mbrojë Kushtetutën ne nuk kemi pse të mos e vlerësojmë Kushtetuesen.

Këtë vendim unanim, edhe njëherë e theksoj, është në meritë e tyre sepse ai ishte një poshtërim që ju bë dhe rendit kushtetues dhe gjykatës.

Dilte ky, ma tha stafi thoshte ai. Çfare stafi..

Pyetje: A duhet të japë dorëheqjen Begaj?

Sali Berisha: Po ku ka integritet për dorëheqjen. Ai duhet shkarkuar.

Pyetje: Do i ndërprisni përgatitjet për Tiranën, tani?

Sali Berisha: Për Tiranën do të punojmë çdo ditë, por natyrisht do të respektojmë vendimin e gjykatës.

Pyetje: Pezullimi  i dekretit u bë pas një padie që bëri Veliaj. Tani që është pezulluar kjo është një fitore e PD, e Veliajt apo një fitore që ju bashkon të dyve?

Sali Berisha: Kjo nuk është një fitore për PD, është një fitore për çdo shqiptar. Për të gjithë ata të cilët besojnë se Kushtetuta duhet respektuar si garanci për të drejtat e tyre.

Për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese e çuan avoketërit e Erion Veliajt. Në këtë kontekst është speficikisht një fitore e avokatëve mbrojtës dhe vetë Erion Veliajt.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale