FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar, ka komentuar vendimin e detyruar të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për të anuluar zgjedhjet në Beograd dhe për ti ripërsëritur ato.
Gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ në mbështetje të Berishës, lideri i opozitës theksoi se ‘në Beograd anulohen zgjedhjet, kurse në Shkodër, në Durrës, Elbasan, Tiranë, vazhdojnë qeverisin bashkiakët që fituan mbi krimin’.
Lideri i opozitës, është ndalur edhe njëherë tjetër te afera e inceneratorëve, duke akuzuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn, se kanë shpenzuar 200 milionë euro nga buxheti i shtetit me firmën e tyre dhe asnjë incenerator nuk punon. Ai akuzoi edhe drejtuesit e SPAK, ku sipas tij, ‘Dumanët ushqehen si derra me paratë e vjedhura’.
Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka folur edhe për mikun e ngushtë të kryeministrit Edi Rama, pronari i Gunvorin, rusi Timçenko, i cili është edhe miku i presidentit rus Vladimir Putin. ‘SHBA dënoi me 660 mln dollarë mikun e Ramës, pronarin e Gunvorit, rusin Timçenko. Po në Shqipëri çfarë marrëveshje sekrete ka bërë me të?’, u shpreh Berisha gjatë protestës së sotme te ‘Rruga e Shpresës’.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se liria që duam, kërkon sakrifica nga qytetarët. ‘Mos harroni se Edi Rama dhe regjimi i tij janë kalbësirë që nuk rezistojnë as 3 ditë ndaj mosbindjes civile’, tha Berisha.
FJALA E PLOTE:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionarëve të shpresës.
Mirënjohje të pakufishme për protestën tuaj të përnatshme.
Mirënjohje të pakufishme oratorëve të shkëlqyer, për mesazhet që japin nga parlamenti i fjalës së lirë për mbarë shqiptarët.
Miqtë e mi!
Ne jetojmë në një emergjencë, në një gjendje në të cilën të këqijat që gllabërojnë qenien tonë, pasuritë tona, rriten nga ora në orë, sepse regjimi i Edi Ramës, regjimi kriminal bëhet çdo orë dhe çdo ditë më i pamërishë ndaj shqiptarëve.
Vendi, çdo orë dhe çdo ditë varfërohet nga vjedhjet e qeveritarëve.
Ndaj dhe çdo orë dhe çdo ditë aksioni ynë pa kthim, beteja jonë pa kthim, mosbindja civile bëhen më emergjente më jetike, për fatin e Shqipërisë.
Ju lutem, mendoni për një moment, çfarë ndodhi me zgjedhjet në Shqipëri.
A nuk ishin ato zgjedhjet më të pabarabarta ndonjëherë në histori.
A nuk u zhvilluan ato zgjedhje në kushtet kur njëra palë me 61 kandidatë mori disa milionë euro financime shtetërore.
Kurse pala tjetër, kundërshtare dhe armike nuk mori asnjë qindarkë.
Kryetarit të saj nuk ju regjistrua emri.
Ju ndryshua qendra e votimit 1.3 mln votuese, megjithatë vazhdojnë kryetarët e zgjedhur mbi krimin të qeverisin Shqipërinë në të katër anët.
Të dashur miq!
Dy muaj më parë, zgjedhje u zhvilluan në Beograd, Serbi. E vërteta Vuçiçi dhe Rama nuk pranojnë kurrë votën e lirë.
Por megjithatë dua të ju them këtu se në rezultatin e përgjithshëm diferenca mes opozitës dhe qeverisë serbe ishte 71%, 19 për qind kishte opozita serbe.
Në Shqipëri 40 për qind mori opozita pa financime, pa komisionerë, pa logo.
Miq!
Në Beograd anulohen zgjedhjet, kurse në Shkodër, në Durrës, Elbasan, Tiranë, vazhdojnë qeverisin bashkiakët që fituan mbi krimin. Kjo është padrejtësi.
Absolutisht e kam deklaruar dhe e deklaroj 100 herë se Aleksandër Vuçiç meriton të shkojë në Hagë si doktrinar gjenocidi, se ai përfaqëson një Putin të vogël, por vota e serbëve nuk është më e rëndësishme se vota e shqiptarëve.
Pse e solla këtë shembull.
E solla sepse po nuk u ngritëm vetë, po nuk morëm fatin tonë në duart tona, nuk kemi pse të presim nga askush, përveç se vetja jonë.
Miqtë e mi!
Çdo shqiptar e ka marrë vesh se vjedhja me inceneratorët ishte vjedhje e shekullit.
Se gjer tani, me firmën e Ramës dhe Veliajt janë shpenzuar nga paratë e buxhetit të shtetit 200 mln euro dhe asnjë incenerator nuk punon.
Se gjer tani për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës janë shpenzuar 130 mln euro. Gjer tani as gjurma e tij nuk ekziston.
Për këtë krim janë arrestuar zyrtarë, është arrestuar edhe ndonjë ministër, por problemi është se nuk është gjetur asnjë qindarkë e vjedhur.
Problemi është se çdo muaj djegësi i Tiranës gllabëron 1-2 mln euro, paçka se është në sekuestrim dhe kjo shkallë e tmerrshme indiference ndaj 130 mln eurove, këto pagesa të përmuajshme, këto ndodhin vetëm e vetëm se në këto 130 mln euro janë duart e zeza të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Këto pagesa bëhen, sepse sipërmarrja është e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Kjo është vetëm një nga ato vjedhje.
Po çfarë ndodh me sterilizimin që bëhet me një kosto 83 herë më të lartë. Vazhdon njëlloj pavarësisht se është sekuestruar, sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Po pse kjo, sepse aksioner kryesor është vetëm Edi Rama dhe vetëm Edi Rama. Kurse Dumanët kjo racë e shpifur fundërrinash njerëzore, me një qëndrim kriminal e dinë kush i mori paratë dhe nuk guxojnë të prekin 1 qindarkë prej tyre. Përkundrazi ushqehen si derra me paratë e vjedhura.
Ndaj dhe janë zhdukur 130 mln euro, nuk kthehet asnjë qindarkë, janë zhdukur 76 mln euro me sterilizimet, nuk kthehet asnjë qindarkë.
Vidhet me rrugë, ndërtohen rrugët me çmim 10-15 herë më të shtrenjtë. Vazhdon njëlloj.
Të dashur miq!
Në 8 vite u ndërtua Rruga e Kombit, me dy tunele 11 kilometra.
U ndërtua autostrada e Elbasanit me dy tunelet mbi 5 km.
U ndërtuan autostrada dhe superstrada nga Hani i Hotit në Gjirokastër.
Akoma nuk përfundon unaza e Tiranës, 17 kilometra sepse në çdo lot do të vjedhin të paktën 80% të tyre.
A mund të vazhdohet kështu miq.
A ka komb që duron një gjë të tillë.
Dje një mik sekret i ngushtë i Edi Ramës, pronari i Gunvorin, rusi Timçenko me të cilin Rama fshehtas dhe zyrtarisht është takuar së paku 4 herë, me mikun e Putinit.
Erdhi dhe i dha Ballshin.
Del tani se ortaku i tij ruan paratë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt të inceneratorëve.
SHBA e dënuan atë me 660 mln dollarë gjoba sepse kishte korruptuar zyrtarë në Ekuador.
Po Edi Rama sa ka marrë nga Gunvor, çfarë marrëveshjes sekrete ka bërë me të.
Presim ne ta hetojë njeri? Jo.
Duhet ta rrëzojmë me çdo kusht, duhet ti japim duart.
Mosbindja civile është rruga e vetme.
Miqtë e mi!
Ish-presidenti Donald Trump në një fjalim dje foli për McGonigalin. Tha se ai ka marrë para ruse. Në fakt ai ka marrë para ruse, por ka marrë edhe paratë e Edi Ramës.
A do të pranojmë ne. Jo miq nuk mund të pranojmë.
Kjo betejë është vendimtare.
Liria, dinjiteti ynë nuk kthehen kurrë pa votën e lirë.
Me Edi Ramën nuk ka votë të lirë.
Me Edi Ramën ka vetëm dhunim vote.
Me Edi Ramën nuk ka drejtësi të pavarur, por ka drejtësi të partisë, të shtetit një partiak, antidrejtësi për qytetarët.
Por kur nuk voton, kur nuk ke drejtësi, çfarë mbetet nga liritë e tua. Nuk mbetet asgjë.
Liria kërkon sakrifica nga ne miqtë e mi.
Liria kërkon nga shqiptarët ato sakrifica që kanë bërë në të gjitha kohërat, kundër pushtuesve të egër.
Ky është një pushtues nga më të këqijtë që ka pasur Shqipëria.
Ishte dje dita e besës së madhe.
Ata që lidhën besën në Lezhë, përveç Zotit dhe armëve të tyre, nuk kishin asgjë tjetër, por ishte besa dhe bashkimi, ishte besimi që i bëri ata të stërfuqishëm për të mundur perandorinë më të madhe të atyre kohërave.
Ndaj dhe ne duhet të bashkohemi, të bashkohemi.
Çdo shqiptar që e do këtë vend, çdo shqiptar që do të jetë i lirë, do që fëmijët e tij të jenë të lirë, kundër këtij pushtuesi të egër, që poshtëron, që varfëron shqiptarët që i përzë ata nga vendi i tyre.
Miqtë e mi!
Mos harroni se Edi Rama dhe regjimi i tij janë kalbësirë dhe vetëm kalbësirë.
Ju garantoj se as 3 ditë nuk i rezistojnë dot mosbindjes civile qytetare.
As 3 ditë nuk i rezistojnë dot betejës tonë pa kthim.
Ta bëjmë këtë betejë për vete, për fëmijët tanë, për shqiptarët kudo që jetojnë sot.
Shqipëria shpëtohet nga shqiptarët, Shqipëria shpëtohet nga shqiptarët,
Rroftë Shqipëria, rroftë kombi shqiptar!
Fitore, fitore, fitore!