EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat, lidhur me procesin politik të nisur ndaj tij nga SPAK, deklaroi sot se liria e lëvizjes jashtë shtetit është një nga liritë kryesore që ligjvënësi e konsideron kaq të rëndësishme sa ta garantojë me Kushtetutë. Heqja apo kufizimi mund të bëhet për rastin e deputetit, vetëm me autorizimin e parlamentit.
Berisha duke treguar foton u shpreh se aty paraqitet Edi Rama, bastardi i xhelatit Kristaq Rama dhe banorët e fermës së Oruellit karshi në një bisedë frymëzuese me Edi Ramën.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Kushtetuta në nenin 73 pika 2 të saj sanksionon: Deputetit nuk mund t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme pa autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe në nenin 38 pika 2 të saj sanksionon se: Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit.
Berisha tha se, prokurorja Enkeleda Millonai, e denoncuar dhjetëra herë prej tij për lidhjet e saj me bandën e Elbasanit, dhe si skllave e Taulant Bego Yaris, mban prej vitesh në sirtar, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, dosjen e padisë kundër Taulantit të saj, duke i mohuar të drejtën kushtetuese qytetarit kundërshtar dhe paditës të Taulant Bego Yaris, në mënyrë që ai të mos ngrejë dot padi në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut për Taulantin e saj.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, këto akte antikushtetuese provojnë edhe njëherë vendosjen e diktaturës së bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve nga Edi Rama dhe klika e tij. PD zotohet se së bashku me shqiptarët do shpëtojë Shqipërinë nga kjo klikë e urryer që nuk ka ligj dhe as moral, Kushtetutë dhe as të drejtë.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Për Edi Ramën dhe vasalët e tij, ndalimi i lirisë së lëvizjes jashtë shtetit, nuk është kufizim lirie.
Dje Edi Rama me gjykatësen e shkarkuar për korrupsion nga Sali Berisha, lexoi një trakt të shkruar në zyrat e tij sipas të cilit
‘Masa e sigurimit personal e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë shtetit të dhëna ndaj personit nën hetim Sali Berisha, nuk përbëjnë heqje të lirisë personale, por një kufizim të lirisë për të lëvizur jashtë shtetit’. Ndaj dhe nuk ka asnjë arsye për të kërkuar miratimin e Parlamentit për vendosjen e këtyre masave.
Kjo deklaratë është bërë jo në Phenianin komunist të Kim Jong Un, por në Tiranën e narkodiktaturës së Edi Ramës bastardit të xhelatit Kristaq Rama që firmoste varjen në litar të disidentit shqiptar edhe në gusht të vitit 1988. Për Edi Ramën dhe banorët e fermës George Orëell liria e lëvizjes nuk është formë themelore e lirisë të individit e për rrjedhojë ndalimi i lëvizjes jashtë shtetit i individit nuk është një formë e heqjes së lirisë së tij. Jo për Edi Ramën bastard i xhelatit Kristaq Rama as dhe për larot e tij Gjoka, Kraja, Millonai që shkelin Kushtetutën në gërmë dhe në frymë, por për qytetarët shqiptarë rikujtoj se neni 73 pika 2 e Kushtetutës sanksionon se: ‘Deputetit nuk mund t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme pa autorizim të Kuvendit të Shqipërisë.’ Mirëpo, theksoj përsëri se, për Edi Ramën dhe për mercenarët e tij të drejtësisë, liria e lëvizjes jashtë shtetit nuk përbën liri. Kjo ka qenë e vërtet vetëm në diktaurën e egër komuniste të etërve të Edi Ramës gjatë të cilës lëvizja jashtë shteti e qytetarit ishte e ndaluar me Kushtetutë, por dhe me plumba. Ajo ishte priviligj që jepej vetëm nga regjimi dhe jo e drejtë bazë e garantuar në Kushtetutë.
Kurse sot Kushtetuta e Shqipërisë, neni 38 pika 2 sanksionin: ‘Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit’.
Kështu, në Kushtetutë, liria e lëvizjes jashtë shtetit është pra një nga liritë kryesore, që ligjvënësi i konsideron kaq të rëndësishme sa të garantohet me Kushtetutë dhe heqja apo kufizimi i saj në rastin konkret një deputeti, mund të bëhet vetëm duke respektuar nenin 73, pika 2 të Kushtetutës pra, pas marrjes së autorizimit të Kuvendit.
Liria e lëvizjes është liri themelore në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe njëra nga liritë themelore që qëndrojnë në bazë të Bashkimit Europian
Sigurisht, Edi Rama dhe kafshët e tij të fermës së Orëellit, larot Gjoka, Kraja, Millonai kanë lexuar Kushtetutën dhe nenet e saj. Por ata në hakmarrje të verbër politike i injorojnë dhe shkelmojnë ato.
Edi Rama është i tmerruar nga beteja pa kthim e opozitës në parlament për të drejtat kushtetutese. Kurse larot e tij kafshët e fermës së George Orëellit gjykatësja kriminele e shkarkuar nga Sali Berisha vite më parë si keqbërëse për korrupsion Gjoka, prokurori xhelat i sigurimit të shtetit Kraja që është larguar nga drejtësia me ligjin e lustracionit inisiativë e Sali Berishës dhe që qëndron sot në detyrë si zuzar, pa ligj dhe moral, në dhunim flagrant edhe të ligjit të sotëm organik të prokurorisë, i cili i bazuar në nenin 6 të Kushtetutës e nxjerr atë jashtë shërbimit për të shkuarën e tij të zezë, prokurorja Enkeleida Millonai e denoncuar dhjetra herë nga Sali Berisha për lidhjet e saj me bandën e Elbasanit. Ajo, është denoncuar gjithashtu nga Sali Berisha si autore e krimit të shëmtuar shkeljes së Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutës së vëndit, mbasi ajo si skllave e Taulant BegoJaris mban prej vitesh në sirtarin e vet dosjen e padis në Gjykatën e Lartë kundër Taulantit të saj duke i mohuar të drejtën kushtetuese qytetarit kundërshtar dhe paditës të Taulant Ballës, të procesit të drejtë gjyqësor. Enkeleda Balla kryen këtë krim ndaj qytetarit, në mënyrë që ai të mos ngre dot padi në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg ndaj Taulantit të saj.
Si përfundim, për bastardin e xhelatit Kristaq Rama dhe grupin e tij të strukturar kriminal Kraja, Millonai, Gjoka, banor të fermës së Georg Orëellit në sistemin e drejtësisë liria e lëvizjes nuk përbën liri dhe ndalimi saj nuk përbën formë të heqjes së lirisë. Ndërkohë që për Bashkimin Europian liria e lëvizjes përbën lirinë e dytë themelore të qytetarëve Europianë. Po kështu, në të gjitha kushtetutat e vendeve të lira, në të gjithë manualet dhe komentarët kombëtare dhe ndërkombëtare, liria e lëvizjes brenda dhe jashtë vendit përbën një nga liritë themelore të individit ndaj dhe garantohet me aktet themelore si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, Traktatet bazë të Bashkimit Europian, por dhe Kushtetuta e Shqipërisë.
Këto qëndrime antikushtetuese provojnë qartë dhe përfundimisht edhe një herë vendosjen e diktaturës së Edi Ramës të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarve. Partia Demokratike fton mbarë shqiptarët të bashkohen në betejën e saj pa kthim, për të shpëtuar Shqipërinë nga narkoregjimi i Edi Ramës.