Berisha: Lindita Nikolla fshehu njoftimin e SPAK! Felaj është bashkëpunëtore në krim me Arben Ahmetajn

PRONONCIM PËR MEDIA JASHTË PARLAMENTIT E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA

EKSTRAKT

Në një prononcim për media para Kuvendit, Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, Nikolla fshehu njoftimin e SPAK, ndërsa Felaj është bashkëpunëtore në krim me Arben Ahmetajn.

Berisha tha se, Edi Rama, që është padrino i organizatës kriminale dhe ia mbath sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Berisha u shpreh se arratisja e Arben Ahmetajt përbën një krim kombëtar.

Në një pyetje të drejtuar nga gazetarët në lidhje me arratisjen e Arben Ahmetajt se ku mund të ndodhej ai, Berisha u përgjigj se ka marrë informacione dhe ka dëgjuar se mund të jetë në Dubai me Amant Josifin, miliarderin e Olsi Ramës, kurse disa burime të tjera sipas Berishës, thonë se Ahmetaj mund të ndodhet në Kanada.

FJALA E PLOTË

Para ngjarjes më të rëndë në 32 vite në rrafshin zyrtar dhe moral, arratisjes së zëvendëskryeministrit dhe superministrit të Edi Ramës, siç e shihni ju, deputetët e partisë së tij sillen sikur të ishin të gjithë Arben Ahmetër.

Në mënyrën më të padenjë, duartrokasin sikur ka ndodhur një ngjarje e gëzueshme, dhe jo një zhvillim më amoral në rrafshin zyrtar në 32 vitet e fundit.Këta janë bashkëpunëtorë në krim me Arben Ahmetajn.

Së pari, kryetarja e Parlamentit deklaron se ka marrë vetëm të hënën njoftimin nga Prokuroria. Ndërkohë kur Prokuroria Speciale deklaron se ka sjellë të premten në Parlament kërkesën për arrestimin. Tani kush gënjen këtu?

Unë nuk besoj se gënjen prokuroria, të jem i hapur me ju. Nuk besoj në asnjë mënyrë se Prokuroria mashtron me dorëzimin e kërkesës së saj.

Zonja, në vend që të kërkojë një hetim brenda administratës së Parlamentit dhe të ndëshkojë ata që supozon se ia kanë fshehur kërkesën deri ditën e hënë, ndonëse nuk ka mëkat në të cilin ajo nuk është e implikuar vetë, ta dini nga uë këtë, kjo Linda e Parlamentit, por ta supozojmë se vërtetë ia kanë fshehur, atëherë në vend që të akuzojë Prokurorinë, se kjo është një akuzë, duhet të bëjë një hetim të plotë brenda Parlamentit, kush ia fshehu asaj.

Por ajo është vetë në këtë aferë fshehje.

Së dyti, ju e dëgjuat reagimin më të padenjë të një zonje në memorien time në Parlament, zonja Felaj. Se si me gjuhë të shthurur, iu drejtua deputetit dhe kryetarit të grupit tjetër parlamentar, Gaz Bardhit, i cili nuk po bënte asgjë tjetër vetëm kërkonte të jetë kryeministri në Parlament në këtë ngjarje. Dhe i tha të vërtetën në sy se zonja Felaj citohet rëndë në aktakuzë.

Kjo mjaftoi që ajo t’i heqë gojës çdo fre. Dhe kryetarja e Parlamentit u tregua solidare me të, në vend se ta nxirrte jashtë, gjë jo e lehtë për të nxjerrë një grua, por është më mirë e mbronte duke e nxjerrë për ndëshkim për fjalët që tha, se sa duke e mbajtur aty si dëshmi të banalitetit të një zonje që nuk kontrollon gjuhën e vet dhe që nuk meriton të jetë as në Parlament, as në shtet fare.

Pra, siç e shihni, kemi të bëjmë me një situatë absolutisht të inkriminuar.

Vetë Edi Rama, që është padrinoja e organizatës kriminale, ia mbath sikur nuk ka ndodhur asgjë. Por kjo është java e zhvillimeve më dramatike në historinë e vendit. Dhe kjo mazhorancë është në, nuk mun dta kuptoj sepse të bësh akuza kolektive nuk është meritë, por mos harroni, faji kolektiv ekziston. Si nocion është i zhvilluar dhe ekziston faji kolektiv në rradhë të parë në rrafshin psikologjik, por pastaj në një farë mënyrë edhe në rrafshin ligjor, kur solidarizohesh me një krim siç ishte arratisja e Arben Ahmetajt, kjo përbën do të thosha unë një krim kombëtar.

Pyetje: Z.Berisha ju përmendët në fjalën tuaj në Parlament se Gjiknuri mund të jetë një nga personat që ndihmuar në arratisjen e Ahmetajt, si e vërtetoni këtë gjë?

Berisha: Mund të jetë? Ajo kur thuhet mundet, nuk ka nevojë për vërtetim. Është hipotezë, nuk është tezë. Nuk ka thënë që ti ke ndihmuar. Mund të ketë ndihmuar se është vetë në dosje, dhe në një dosje tjetër të tmerrshme, Gjiknuri, e di vetë ti.

Që është në dosje, ja të jap unë ty po deshe. Këtu kam marrëveshjen e energjisë që ka firmosur Edi Rama me Gjiknurin në vitin 2020, për 30 vite blerje energjie me nje çmim idiotesk djegësit të Elbasanit. Gjiknuri pra, është i ulur këmbëkryq, plus që thuhet se ka dhe i citohet emri në të tjerë, se këtë nuk e kanë kapur ata të Prokurorisë.

Por Gjiknuri siç e di ti, së shpejti ka mundësi që të ndjekë Arben Ahmetajn. Pse e shtoj unë këtë. Shih reagimin e tyre. Këta me krenari po e mbrojnë, sikur ka bërë aktin më të mirë. Aktin më të turpshëm ka bërë.

Pyetje: Z.Berisha duke qenë se jeni 32 vite në Parlament, dhe një person me karrierë të gjatë politike në Kosovë ditën e sotme ka ndodhur një akt i rëndë, Kryeministri Kurti është sulmuar fizikisht në Kuvend nga deputetët e opozitës dhe ka ndodhur një përleshje fizike mes opozitës dhe qeverisë atje. Si e komentoni dhe a keni një thirrje për kolegët tuaj në Kosovë gjithmonë në cilësinë e një personi që ka vite në karrierë politike dhe është përballur me shumë situata?

Berisha: Absolutisht, shpreh keqardhjen time të thellë për sulme fizike. Ato nuk duhet të ndodhin kurrësesi në asnjë parlament, dhe sulmet fizike nuk janë zgjidhja e kundërshtimeve midis qeverisë dhe opozitës në parlament.

Unë nuk e kam lexuar lajmin, dhe shpreh keqardhjen, sepse mendoj që nuk është zgjidhja sulmi fizik. Parlamenti është institucion për zgjidhje demokratike dhe kjo nuk duhet të ndodhë.

Pyetje: Z.Berisha, për sa i përket çështjes së z.Ahmetaj në dijeninë tuaj keni informacion se ku ndodhet sot zv.Kryeministri?

Berisha: Tani, një informacion që e dha ‘Zëri i Amerikës’ ç’është e vërteta, sipas qelizës së celularit, apo GPS nuk e di mirë, ai ndodhet në Kanada, por të tjerë dje më thanë se ai ndodhet në Dubai. Dhe me Amant Josifin, miliarderin e Olsi Ramës, që pasi vodhën me Olsin miliarda tek qytetarët europianë, ia mbathi për të sistemuar paratë e vjedhura, pasi Dubai është epiqendra botërore e Bitcoin.

Ju përshëndes!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale