Berisha lexon rezolutën e fortë të IDU: U miratua me unanimitet, Shqipëria ishte në krye të axhendës. Ne nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim dhe do bëjmë gjithçka për largimin e tij

BASHKËBISEDIMI KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME QYTETARËT ONLINE

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët deklaroi se, Bashkimi Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) miratoi me unanimitet të plotë një rezolutë të fortë për Shqipërinë, gjatë samitit të mbajtur në Zagreb. Dokumenti, i miratuar nga 43 parti anëtare, e klasifikon Shqipërinë si ‘autokraci elektorale’ dhe dënon ashpër gjendjen e krijuar nga qeveria socialiste. Ai deklaroi se Shqipëria zuri një vend tejet të rëndësishëm në diskutimet e këtij forumi ndërkombëtar.

‘Mund t’u them se Shqipëria zuri një vend për problematikat e saj madhore shumë herë më të madh se sa ç’është në realitet si vend. Shqipëria ishte në krye të rendit të ditës.’  ‘Në të gjitha qëndrimet tona, ne paraqitëm para presidentit të Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë zhvillimet, shkarjet e rënda, paralizën e shtetit ligjor, mburojën e Edi Ramës për vjedhjet dhe korrupsionin e qeveritarëve të tij dhe lidhjet tejet e rrezikshme me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.’

Ky është akti i tetë ndërkombëtar që dënon drejtpërsëdrejti gjendjen në Shqipërim, theksoi kryedemokrati Sali Berisha. Rezoluta e IDU-së citon Raportin e V-Dem Institute (2026), i cili e klasifikon Shqipërinë si ‘autokraci elektorale’, si dhe gjetjet e OSCE/ODIHR dhe Transparency International, që tregojnë se indeksi i perceptimit të korrupsionit ka rënë me 3 pikë dhe 11 vende. 

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, kryetari i PD-së Sali Berisha nuk kurseu gjuhën kur u pyet nëse Edi Rama duhet të thirret në SPAK për lidhjet me grupet kriminale të drogës, pasi autoritetet sekuestruan pasuritë e disa grupeve të tilla. ‘Rama duhet të ishte thirrur në SPAK prej vitesh. Por nuk ka njeri që të guxojë të thërrasë Ramën në SPAK. Rama është frymëzuesi dhe ndërtuesi i narkoshtetit në Shqipëri, është kumbara i të gjitha klaneve të drogës. Në këtë kontekst mendoj se ai meriton fatin e Maduros.’

Lideri i opozitës Sali Berisha foli edhe për fenomenin e call centerave kriminale, duke e quajtur Tiranën ‘kryeqytetin e vjedhjeve shtetërore të qytetarëve europianë’. ‘Tirana është sot qyteti që vjedh ditë e natë me mbi 200 call centera, pensionistë dhe qytetarë kryesisht të vendeve anëtare të BE-së. Dhe të gjitha këto, janë absolutisht në mbrojtje shtetërore. Shefat e policisë kanë rroga 5 gjer në 20 mijë euro në muaj nga grupet e call centerave.’, deklaroi Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se, ngriti në forum ndërkombëtar çështjen e kafazit të qelqit të përdorur ndaj Ilir Metës gjatë procesit gjyqësor, duke e krahasuar këtë praktikë me metodat e regjimit komunist. ‘Solla në këtë forum çështjen e shëmtuar, kafazin e qelqit që u përdor për të terrorizuar shqiptarët nga Edi Rama, bastardi i bllokmenëve hoxhistë, i cili njëlloj si i ati i tij që firmoste varjen në litar, sjell kundërshtarin e tij politik në kafaz qelqi në gjykatë, njëlloj siç i sillte Enver Hoxha kundërshtarët e tij politikë 45 vite më parë.’

Gjatë bashkëbisedimit, lideri i demokratëve Sali Berisha iu përgjigj edhe pyetjeve lidhur me garën e brendshme të PD-së për zgjedhjen e kryetarit më 23 Maj. Ai hodhi poshtë akuzat për mungesë demokracie brenda partisë. ‘PD është nga ato të pakta, jo të shumta, parti demokratike në Europë dhe në botë, që kryetarin e zgjedh direkt me votën e anëtarësisë. Ky është themeli.’ Lidhur me kandidatët e skualifikuar, Berisha u shpreh: ‘Ervin Salianji, në burg e shiti veten. Në burg, ai u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri. Sapo doli, ai ishte në shoqërinë e vazhdueshme të Ergys Agasit.’ Ai shtoi se çdo demokrat që plotëson kriteret e rregullores është i mirëpritur, por kufijtë janë të qartë:

Kryetari i PD-së Sali Berisha u pyet edhe për strategjinë e protestës së ardhshme, Berisha u shpreh se vetëm lëvizja e vazhdueshme civile mund të sjellë ndryshim real. ‘Kjo do të thotë që ne të protestojmë, të protestojmë, të protestojmë në mënyrë të vazhdueshme. Të gjithë ata që e konsiderojnë jetike për vendin votën e lirë, duhet të jenë të gatshëm në çdo kohë të protestojnë kundër këtij regjimi gjer në largimin e tij.’ Ai iu përgjigj edhe pyetjes se si do të veprojë nëse policia ndërhyn sërish siç ndodhi në protestat e mëparshme. ‘Strategjia do jetë qëndresë, qëndresë dhe ne mbetemi të pamposhtur. Asgjë nuk na mposht ne.’, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët.

FJALA E PLOTE:

Mirëdita dhe përshëndetje të përzemërt të gjithë ju qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë bisedë javore në rrjetet e mia sociale me ju.

Mbrëmë vonë unë u ktheva nga Zagrebi ku zhvilloi punimet samiti apo forumi i Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë, organizata politike botërore e partive të qendrës së djathtë dhe të djathta, e cila ka për parti kryesore Partinë Republikane të SHBA.

Gjatë qëndrimit në punimet e këtij forumi të lartë, mund t’u them se Shqipëria zuri një vend për problematikat e saj madhore shumë herë më të madh se sa ç’është në realitet si vend.

Shqipëria ka hyrë tashmë në axhendën e kësaj organizate pasi që në dhjetor të vitit 2024, miratoi në Uashington një rezolutë në të cilën ajo dënonte rëndë gjendjen e krijuar nga qeveria shqiptare, narkoshtetin, dhunimin e zgjedhjeve dhe mbështeste fuqishëm PD-në.

Por përsëri kësaj radhe, Shqipëria ishte në krye të listës në debatin politik për shkak të problematikave të mëdha që paraqet dhe për shkak të shkarjeve të rënda, kthimit prapa të demokracisë dhe standardeve të saj.

Shqipëria në këtë forum të lartë u përfaqësua nga unë, nga ana e PD, zonja Vokshi, zoti Këlliçi, zoti Ceno, por është anëtar i IDU edhe Partia Republikane, e cila përfaqësohej nga zoti Fatmir Mediu.

Në të gjitha qëndrimet tona, ne paraqitëm para presidentit të Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë dhe përfaqësuesve të partive simotra, zhvillimet, shkarjet e rënda, paralizën e shtetit ligjor, mburojën e Edi Ramës për vjedhjet dhe korrupsionin e qeveritarëve të tij dhe lidhjet tejet e rrezikshme me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.

Mund të them se shqetësimi është i madh dhe se gjithnjë e më shumë komuniteti ndërkombëtar po ndërgjegjësohet se në Shqipëri është krijuar një regjim i rrezikshëm jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për rajonin dhe më gjerë.

Në këtë kuadër, dua t’u informoj se pati një panel të veçantë kushtuar zgjerimit të BE dhe vendeve të rajonit, panel që u drejtua nga një zyrtar i lartë i Institutit Republikan amerikan, dhe në të cilën morën pjesë ministrat e jashtëm të Maqedonisë, Bosnjes, Kroacisë dhe PD u përfaqësua nga unë.

U debatua gjerësisht mbi faktorët që pengojnë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe unë shpreha pikëpamjet e mia se farsa elektorale, përqendrimi i pushteteve në duart e një personi, lidhjet e tmerrshme me kartelet e drogës dhe të krimit, nismat aberrative rajonale Rama-Vuçiç, janë faktorë që së bashku frenojnë procesin e integrimit në BE.

Por, pas debateve të cilat zgjuan shumë interes në atë seancë me pyetje, me diskutime, dje paradite u mblodh komiteti ekzekutiv i Bashkimit Ndërkombëtar për Demokraci, i cili përbëhet nga kryetarët e partive simotra, anëtare të kësaj organizate.

Mund t’u them se punimet e komitetit u çelën me rezolutën për Shqipërinë.

Ishte pra Shqipëria në krye të rendit të ditës.

Ishte Shqipëria në krye të rendit të ditës për faktin se është shpallur tashmë një autokraci elektorale apo diktaturë autoritare siç thuhet ndryshe.

Ishte Shqipëria sepse është vendi i farsave zgjedhore të shëmtuara.

Ishte Shqipëria sepse është vendi i karteleve të rrezikshme të drogës, i mburojës së korrupsionit, mbrojtjes së korrupsionit qeveritar nga kryeministri.

Ishte Shqipëria sepse Edi Rama është bërë famëzi për lidhjet e tij me kartelet e drogës.

Ishte Shqipëria sepse është vendi me të burgosur politikë dhe persekutime politike.

Dua t’u informoj të dashur miq se u solla në këtë forum çështjen e shëmtuar, kafazin e qelqit që u përdor për të terrorizuar shqiptarët nga Edi Rama, bastardi i bllokmenëve hoxhistë, i cili njëlloj si i ati i tij që firmoste varjen në litar, sjell kundërshtarin e tij politik në kafaz qelqi në gjykatë, njëlloj siç i sillte Enver Hoxha kundërshtarët e tij politikë 45 vite më parë.

Natyrisht diskutimet qenë jo të pakta dhe mbështetën plotësisht diskutimet tona dhe si konkluzion rezoluta e parë që u miratua në punimet e forumit të Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë, komitetit ekzekutiv të këtij forumi, ishte rezoluta për Shqipërinë.

Ndaj dhe unë duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, dua të ndaj tekstin e kësaj rezolute me të gjithë ju:

Rezolutë për Shqipërinë

Bashkimi Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU),

Duke rikujtuar angazhimin e Shqipërisë për integrimin euro-atlantik, anëtarësimin e saj në NATO, dhe duke rikonfirmuar mbështetjen për anëtarësimin në European Union;

Duke marrë në konsideratë Raportin e V-Dem Institute (2026), që e klasifikon Shqipërinë si ‘autokraci elektorale’; gjetjet e OSCE/ODIHR dhe Transparency International (Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2025: 39/100, me rënie prej 3 pikësh dhe 11 vendeve);

I shqetësuar nga moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe mohimi i të drejtave kushtetuese të opozitës në Parlament;

Ky bashkim vendos si vijon:

1. Integrimi Europian

• Paralajmëron se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian praktikisht është ngadalësuar për shkak të pengesave nga qeveria, korrupsionit të përhapur sistemik, kapjes së shtetit dhe lidhjeve midis krimit të organizuar dhe niveleve më të larta të pushtetit;

• Dënon pengimin e vazhdueshëm të ndjekjes penale të korrupsionit në nivele të larta dhe abuzimet masive në prokurime publike, ndërkohë që shumica parlamentare socialiste mbron mungesën e llogaridhënies;

• Vëren hetimet që implikojnë ministra dhe zyrtarë të lartë në të gjitha nivelet, konfirmojnë korrupsionin sistemik që po ngadalëson integrimin në BE;

• Mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian mbi bazën e meritës, pa anashkaluar asnjë kriter;

2. Siguria dhe Rreziqet e Jashtme

• Paralajmëron se dobësimi i institucioneve e ekspozon Shqipërinë ndaj ndikimeve keqdashëse, veçanërisht nga Rusia dhe Kina; thekson infiltrimin e krimit të organizuar, kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike si rreziqe për pjesën juglindor të NATO;

• Shpreh shqetësim të thellë për kapjen e infrastrukturës strategjike digjitale, veçanërisht brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke përfshirë zyrtarë të lartë dhe persona me lidhje me krimin e organizuar, si dhe raste të raportuara të rrëmbimeve që përfshijnë zyrtarë dhe/ose biznesmenë;

• Thekson rreziqet ndaj sistemeve shtetërore, keqpërdorimin e të dhënave personale, ndërhyrjen në zgjedhje dhe cenimin e bashkëpunimit me NATO/BE;

• Bën thirrje për transparencë, hetime të pavarura dhe masa urgjente mbrojtëse;

• I bën thirrje vendeve të Ballkanit, anëtare të NATO-s, si dhe partnerëve, që të bashkëpunojnë përmes rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen, me qëllim forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe të pengimit politik, si dhe arritjen e ekonomive të shkallës;

3. Zgjedhjet

• Konstaton se zgjedhjet parlamentare nuk përmbushën standardet ndërkombëtare, dhe u karakterizuan nga keqpërdorimi masiv i burimeve shtetërore, zhdukja e kufirit shtet–parti, presioni/intimidimi ndaj votuesve dhe ndërhyrja e elementëve kriminalë;

• Bën thirrje për reformë konsensuale, zbatim të plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, mbrojtje të pluralizmit dhe të drejtës për koalicione parazgjedhore, si dhe përmbysjen e ndryshimeve kushtetuese të njëanshme;

• Mbështet modelin e një qeverie kujdestare për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme;

4. Drejtësia Selektive dhe Ndjekjet Penale të Motivuara Politikisht

• Shpreh shqetësim për 200,000 çështje gjyqësore të prapambetura dhe vonesa në gjykim prej 8–15 vitesh, krahasuar me 18,000 çështje dhe vonesa prej 3–4 vitesh para reformës;

• Dënon presionin politik mbi prokurorët dhe gjyqtarët nga Kryeministri; drejtësinë selektive; si dhe ndjekjet penale të motivuara politikisht, përfshirë ndaj Sali Berishës, Ilir Metës dhe Fatmir Mediut, në shkelje të procesit të rregullt ligjor;

5. Reforma Territoriale

• Dënon reformat e njëanshme që minojnë konsensusin dhe mundësojnë kontrollin politik;

• bën thirrje për një reformë gjithëpërfshirëse dhe të decentralizuar, në përputhje me standardet europiane;

Bashkimi Ndërkombëtar i Demokracisë:

• Pohon se nuk mund të ketë përparim drejt Bashkimit Europian pa zgjedhje të lira, shtet të së drejtës dhe pluralizëm;

• U bën thirrje autoriteteve të ndalin pengesat, të rikthejnë mekanizmat e kontrollit dhe balancës, si dhe të respektojnë rrugën euro-atlantike të Shqipërisë.

Këto ishin pra çështjet, të cilat i trajtoi gjerësisht rezoluta e miratuar me unanimitet të plotë nga 43 partitë anëtare të Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë në Zagreb.

BASHKEBISEDIMI ONLINE ME QYTETARET

Lek Bushpepa: Pse nuk ka garë të ndershme në PD dhe ka vetëm një kandidat, ndërsa të tjerët janë tërhequr nga gara apo përjashtuar nga partia para garës.

Sali Berisha: I dashur Lekë, të garantoj se PD ka garën më të ndershme dhe formën më demokratike të garës që mund të ekzistojë.

Do më falësh. Kryetarët e partive në familjet tona simotra, vetëm një pjesë e vogël zgjidhen direkt nga anëtarësia, të tjerët i zgjedhin forumet e partisë. Por zgjedhja nga anëtarësia Lekë, padiskutim që është forma më eprore e demokracisë dhe më demokratike.

Tani të vijmë pak tek ajo që thoni ju.

Vetëm se kërkoi, të mos bini viktimë e propagandës të atyre që nga viti 2009 kanë zhdukur votën e lirë në parti dhe nuk kanë më votë të lirë. Kanë mobilizuar këto kohë, mafien më të rrezikshme se mafia e kokainës, kundër PD-së.

Pra edhe njëherë, PD është nga ato të pakta, jo të shumta, parti demokratike në Europë dhe në botë, që kryetarin e zgjedh direkt me votën e anëtarësisë. Ky është themeli.

Do vijmë tek gara. Të siguroj se, kjo parti në garën në këtë parti, pranohen dhe do pranohen çdo demokrate dhe demokrat, që plotëson kriteret e përcaktuara në rregullore për të marrë pjesë në këtë garë.

Unë besoj se kjo është gara më e rëndësishme e partisë dhe duhet të përfaqësojë anëtarësinë e partisë. A mund të imagjinosh ti që në garën e PD-së të marrin pjesë kandidatë të Edi Ramës. Më thuaj pak?

Konkretisht me emra mund ti marr. Apo kandidatë të cilët në fushatë elektorale punuan haptas kundër PD-së, apo kandidatë që në fushatë elektorale ndërruan parti dhe kaluan në parti tjetër.

Do më falësh, këta në çdo parti politike në botë, në çdo parti me ndërgjegje politike, këta përjashtohen, për tradhëtinë që i kanë bërë partisë së tyre në fushë betejë, në moment beteje.

Është jashtë çdo lloj llogjike që këta të mund të imagjinohen që të lejohen të kandidojë. Jo këtë se lejon asnjë parti në botë.

Për të kandiduar për kryetar partie duhet të plotësosh disa kritere të caktuara dhe të pranuara. Në rast se je jashtë këtyre kritereve, mund të kandidosh për poste të tjera në degë apo diku tjetër, por nuk mund të kandidosh për kryetar të PD-së në një kohë kur nuk ka asnjë kontribut qenësor, relevant të njohur nga partia. Nuk e bën kërkush sepse e bën qesharake garën.

Kurse çdo njeri me kontribute që plotëson kriteret është i mirëpritur dhe nuk është refuzuar kurrë.

Mos harro dhe njëherë, janë refuzuar ata të cilët në fushatë kaluan në parti të tjera dhe i urdhëruan si skllevër që janë, të vazhdojnë lojën e tyre kundër PD-së.

I urdhëruan, i përdorën dhe i keqshfrytëzojnë nëpër studio për zhurmë, mafia më e rrezikshme e Shqipërisë, është mafia e fjalës së lirë. Pronarë mafiozë mediash, njerëz të zhveshur nga çdo karakter, thërrasin në studio njerëz të kaluar në parti të tjera dhe u venë si epitet funksione që nuk i kanë pasur kurrë në parti.

Këta thua ti, nuk besoj se je për këta ti, nëse je anëtar i PD.

Nuk besoj se mund të kandidojë ai që bashkëpunon me krimin, që merr udhëzime nga Oltion Bistri dhe Ergys Agasi, që ne e bënim hero në burg, kurse ai shtronte dreka dhe darka me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin.

Kjo kryesi dhe ky kryetar gjersa të jetë është i detyruar të mbrojë interesat tuaja, interesat e demokratë nga ata të cilët i shkelmojnë për llogari të kundërshtarëve tanë.

Politiko.al: A po e çon PD-në drejt gjykatave mungesa e garës brenda partisë duke u nisur nga fakti se kandidatë si Evi Kokalari kanë paralajmëruar padi, ndërsa Ervin Salianji dhe Mereme Sela kanë kundërshtuar publikisht skualifikimin e tyre dhe a rrezikon kjo të minojë besimin tek procesi për kreun e partisë?

Sali Berisha: PD është parti e hapur, nuk mund ta marrë kush. U përpoqën për ta marrë.

Unë i them portalit se këtë parti, Edi Rama nuk mund ta marrë kush me kandidatura të shtira.

Se Ervin Salianji, e kam shpjeguar dhe e shpjegoj përsëri, u shpall i burgosur politik sepse ishte për kohën që qëndroi në burg, por në burg e shiti veten.

Tani nuk do përsëris problemet e tij se i kam thënë.

Në burg, ai u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri. Sapo doli, ai ishte në shoqërinë e vazhdueshme të Ergys Agasit.

Dhe, për portalin që pyet, i them, pikërisht momentin kur plasi skandali Balluku, ky filloi xhiron për të sfumuar zhurmën, për të krijuar një vatër tjetër debati.

Dhe njëherë, ata që kanë mbajtur qëndrim, ata që përfaqësojnë pushtetin, lidhjet me pushtetin, ata të cilët kanë qenë kundër PD në fushatë elektorale, ata nuk kanë dhe nuk do kenë vend ndonjëherë në PD.

Nuk e kam këtu për zonjën Sela, nuk e di se nuk e njoh, është hera e parë që ia kisha dëgjuar emrin, dhe natyrisht gara ka disa kritere. Gara për kryetar të PD, kudo në botë, ka kritere dhe në Shqipëri ka kritere.

Albanian Americans: Zoti Berisha, nuk ka dyshime që mbrojtja e Belinda Ballukut na ka kushtuar integrimin, por ajo që e pengon më shumë integrimin janë kartelet e drogës, pasi kokaina e grupeve të lidhura me Edi Ramën po helmon fëmijët e europianëve. Por për protestën e 8 majit, që të tërheqim vëmendjen e medieve ndërkombëtarëve dhe partnerëve, a mos duhet që motoja të jetë edhe protestë kundër karteleve të drogës?

Sali Berisha: E vërteta është që ato janë rreziku më i madh për shqiptarët sot, por jo vetëm për shqiptarët, por për rajonin dhe më gjerë.

U garantoj se ato janë rrezik për Europën dhe rrezik do jenë edhe për SHBA.

Renis Haçkaj: Në Shqipëri, Edi Rama bën një mijë të zezat, kurse kur del në Europë, hap ekspozita, intervistohet me ambasadorë dhe hiqet si artist, të cilit i ka rënë barra e transformimit të Shqipërisë. Pra ai shfaqet ndryshe jashtë vendit e ndryshe brenda vendit. Nga sa mund të konstatoni ju, a e kuptojnë politikanët e huaj dyfytyrësinë e Ramës dhe realitetin e kundërt me atë që ka?

Sali Berisha: Në tërësi po shkon drejt realizimit se çfarë përfaqëson Edi Rama.

Dhe do ta kuptojnë gjithnjë e më shumë.

Natyrisht mos harro se është transaksional. Ky është një njeri që është i aftë të shesë gjithçka për lëkurën e tij.

Dhe diku i ecën, por në tërësi nuk i ecën dhe nuk do i ecë.

Alba Demneri: Z. Berisha, Tirana është kthyer në kryeqytetin e mashtrimeve me call center, a keni një koment për faktin se, ambasadorët e vendeve të BE-së nuk flasin për këtë çështje?

Sali Berisha: Alba, ke kapur një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme. Tirana është kthyer në kryeqytetin e vjedhjeve shtetërore të qytetarëve europianë.

Tirana është sot qyteti që vjedh ditë e natë me mbi 200 call centera, pensionistë dhe qytetarë kryesisht të vendeve anëtare të BE-së. Dhe të gjitha këto, janë absolutisht në mbrojtje shtetërore.

Shefat e policisë kanë rroga 5 gjer në 20 mijë euro në muaj nga grupet e call centerave.

Peshkaqeni i madh i call centerave Olsi Rama është padrinoja i tyre. Vjedhjet në këto çall centerave shkojë deri në 30 mln në call center dhe autoritetet shqiptare absolutisht nuk kapin asnjë, po qe se nuk vijnë autoritetet e vendeve të vjedhura nga Shqipëria, Franca, Gjermani, Zvicra, Italia, Austria e me radhë.

Kjo është një veprimtari kriminale shtetërore, mbasi zhvillohet me leje të plotë dhe miratimin e shtetit. Punonjës të shtetit janë aksionerë të fuqishëm nëpër call centera.

Prishila Sterkaj: Zoti Berisha, ju jeni hetuar për pasurinë deri në disa breza, por Edi Rama që deri në vitin 2013 deklaronte se jeton me qira, sot jeton në një vilë dhe ka dhënë disa versione për burimin e të ardhurave të tij. A duhet të thirret në SPAK për këtë?

Sali Berisha: Ju falënderoj, keni shumë të drejtë. E kam denoncuar me qindra herë dhe e vërteta është se Edi Rama, vilën me gjatësi themelesh më të gjata se çdo institucion shtetëror sot, 58 metra, e ka ndërtuar në një kohë kur kishte të deklaruara në ILDKP, gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë shqiptare.

Ndërkohë, u them ju që vetë pigmenti i përdorur për ngjyrosjet, thuhet se shkon mbi 100 mijë euro.

Ndërkohë, kopshti përreth është më i madh se kopshti i Pallatit të Brigadave. 8840 metër, me ullinj mijëravjeçarë të marrë nga të katër anët dhe të transplantuar aty.

Dhe, sapo kryetarja e ILDKP-së, zonja Zana Xhuka filloi hetimin në përputhje me ligjin, Edi Rama e shkarkoi atë në kundërshtim me Kushtetutën.

Jo vetëm kaq, por sa është pallati të cilin Linda Rama deklaroi në vitin 2012 se e ka ndërtuar me paratë e ‘Kurbanit’.

Mirëpo nuk ekzistonte asnjë faturë kund që të vërtetonte atë.

Dhe pastaj Edi Rama tha atë vilë ia detyroj gruas, e kam nga gruaja.

Pastaj i tha një studenti, kam qenë në emigracion, kam bërë para.

Kurse pallati në pajë që nuk ka asnjë faturë, pallati i zonjës Basha, zonja Basha tha se është ndërtuar me para gjaku, e implikoi keq vëllanë e saj, i cili ka qenë emigrant, por nuk kam dëgjuar kurrë që të jetë marrë me punë droge, punë gjaku.

Por pallatin e ka ndërtuar kompania që ndërtoi rrugën Qukës- Qafë Plloçë, rrugën që shembet në çdo segment.

Që e ndërtoi rrugën me 74 milionë, e ndërtoi me 370 milionë. Pra e nxori dhjetë herë pallatin.

Iva Grillo: A nuk do ishte më mirë evitimi i proceseve për një periudhë të caktuar dhe të konsideruarit të kësaj periudhe, si periudhë sulmi ku opozita e ka një lider dhe krijo një shtab pune, beteje, quajeni si të doni, ku nuk shpenzohet asnjë energji me procese të brendshme sepse besoj se opozita ka humbur shumë energji deri tani. Fokusi i debatit publik, por dhe i debatit të brendshëm duhet të jetë lufta ndaj regjimit. Në luftë nuk ka shpërqendrim. Mendoni se mund të realizohet një qasje e tillë, kufizim i çdo debati, aksioni, predominanca të brendshme dhe krijimi i një skuadre, shtabi, që synon vetëm strategji pune kundër regjimit.

Sali Berisha: Iva, faleminderit shumë për sugjerimin. Procesi është në përfundim, por të garantoj se nuk ka një debat të brendshme dhe nuk ekziston. Ka një grup të vogël njerëzish të shtyrë nga qeveria për të zhvendosur fokusin e debatit nga problematikat madhore të ditës.

Mund të them unë ty, psh, se ka një televizion që e ka birësuar Salianjin, pronari e ka birësuar, i cili jep në 4 orë, 16 lajme Salianjin. Dhe i merr të gjitha, gazetarë shumë të mirë ka në atë televizion. I merr që të gjitha nga zyra e Ramës dhe kujdeset vetë, se ka shpresë do të rregullojë nëpërmjet Salianjit marrëdhëniet me Ramën dhe kujdeset vetë.

Por në fakt, përveç se në ndikimin e mafias së fjalës së lirë, të Edi Ramës dhe puthadorëve të tij. Të siguroj unë që nuk ka një debat të pashëndetshëm brenda PD. Jo këta nuk kanë lidhje.

Po ky televizion vë etiketa, x, nënkryetari pa patur kurrë funksione. Shpif duke dëshmuar se janë një mafie e paskrupullt, mafie e turpshme që bëjnë gjithçka ti shërbejnë qeverisë në mënyrë që mund të marrin disa favore.

Por këta janë të pashpresë. Salianji nuk është më prej kohësh pjesë e PD-së. Është i vetëpërjashtuar për shkak të lidhjeve që vendosi me krimin, me Suel Çelën, Ergys Agasin, Oltion Bistrin, etj. PD është ndarë në mënyrë përfundimtare më Edi Ramën dhe rrethin e tij kriminal.

Nuk kemi lidhje me ta.

Durim Metodashaj: Si do veprohet për zgjedhjet lokale sepse ndoshta jemi pak vonë? I kemi projeksionet, a do arrijmë t’i nxjerrim emrat e kandidatëve disa muaj para fushatës?

Sali Berisha: Po, të garantoj që do arrijmë t’i nxjerrim plotësisht.

Do arrijmë t’i nxjerrim para fundit të këtij viti.

Dajona Ruka: Zoti Berisha, sa e rëndësishme është për opozitën shqiptare që një organizatë si IDU të miratojë një rezolutë kritike ndaj situatës në Shqipëri, ku haptazi dënon qeverinë shqiptare për shtet të kapur dhe bllokim të integrimit drejt BE. Ndërkohë kjo është rezoluta e tetë, por duket se Rama nuk dëgjon nga ai vesh. Cili është impakti i këtyre rezolutave?

Sali Berisha: Impakti i parë madhor i këtyre rezolutave është sensibilizimi i komunitetit ndërkombëtar për gjendjen në Shqipëri, për regjimin e Edi Ramës, aktet e tij antikushtetuese e kriminale, etj.

Qëllimi i dytë madhor i këtyre rezolutave është të tregojnë solidarizim dhe mbështetje për opozitën shqiptare dhe për qytetarët shqiptarë.

Këto të dyja janë, mendoj unë, qëllimet kryesore.

Pra, komuniteti ndërkombëtar qëndron fuqishëm që shqiptarët të votojnë të lirë dhe kundër farsës elektorale.

Komuniteti ndërkombëtar qëndron fuqishëm kundër lidhjeve me krimin dhe kartelet e drogës.

Dhe unë duhet t’u informoj se ndodhitë në Shqipëri, zhvillimet në Shqipëri, kanë një vështirësi specifike.

Cila është? Sepse janë të pabesueshme se mund të ndodhin. Sepse mendja e njerëzve që i dëgjojnë, nuk arrijnë t’i besojnë.

Kur unë u deklaroja dje se Ilir Metën, ish-president, ish-kryetar parlamenti, ish-kryeministër, Edi Rama e zbriste në sallën e gjyqit në kafaz qelqi sikur të ishte super-terrorist, ishte një gjë që tejkalonte çdo lloj imagjinate.

Por këto ndodhin dhe fakti është që ky insistim i yni, provat që kemi paraqitur, faktet që kemi paraqitur, kanë sjellë një ndryshim të madh të qëndrimeve ndaj Edi Ramës.

Mos harroni vetëm kaq, përveç tetë rezolutave që ju me të drejtë i cituat dhe i mbani mend, janë dy misione faktmbledhëse që kanë ndodhur brenda këtyre muajve, si shumë rrallë ndodh, tepër, tepër rrallë.

Por ja që ndodhi në Shqipëri.

Erdhi misioni faktmbledhës i Parlamentit Europian dhe mision faktmbledhës i PPE me përfaqësues të 32 partive politike.

Pra, ne po bëjmë gjithçka për të krijuar një vetëdije të plotë në komunitetin ndërkombëtar se çfarë përfaqëson Edi Rama, kreu i organizatës kriminale dhe qeveria, sikundër edhe për të siguruar mbështetje për opozitën shqiptare.

Albi Topi: Zoti Berisha, në protestën e fundit, policia ndërhyri për të shpërndarë turmën pa mbaruar ende mirë tubimi i thirrur nga PD. Çfarë strategjie do ndiqni më 8 maj në mënyrë që qytetarët të mos largohen në rast se policia do vendosë në zbatim të njëjtin skenar?

Sali Berisha: Strategjia do jetë qëndresë, qëndresë dhe ne mbetemi të pamposhtur. Asgjë nuk na mposht ne.

Ne në Shqipëri kemi fituar besim të madh te shqiptarët, por kemi fituar besim te komuniteti ndërkombëtar.

U them ju që ka një vlerësim jashtëzakonisht të madh për qëndresën e shqiptarëve për protestat.

Greta Beqiri: Shumë janë të shqetësuar për zgjedhjet e 23 Majit në PD, ndërkohë disa pretendojnë të vijnë në krye të partisë nga hiçi, duke hedhur baltë mbi figurën tuaj.  Si e shihni ju këtë valë sulmesh ndaj figurës tuaj nga individë që nuk kanë as kontribut dhe as histori në PD, dhe mendoni se kjo është një përpjekje e qëllimshme për të dobësuar opozitën.

Sali Berisha: Jo, kjo është thjeshtë një përpjekje e turpshme që bëhet nga propaganda e Edi Ramës, nga mafia e fjalës së lirë, për të mbuluar faktin e vetëm se për Edi Ramën, nuk votohet kurrë.

Kurse për Sali Berishën voton e gjithë anëtarësia e partisë.

Kjo është një nga gjërat kryesore. Dhe nuk ke parë një emision, të organizojnë këta mafiozë të egër të fjalës së lirë për të mos u vënë edhe disa epitete të tjera, për mungesën totale të votimit në PS, por organizojnë emisione të shqetësuar për PD, ku kryetari zgjidhjet çdo anëtar një votë. Dhe të shqetësuar se nuk hyjnë në parti kandidatët e Edi Ramës, apo të birësuarit e pronarëve të televizioneve.

Njëherë shkoi e u birësuar me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin. Pastaj e mori një pronar televizioni. Apo të njerëzve që dolën në fushatë haptas kundër partisë, kaluan në parti të tjera dhe shkojnë në studio dhe u vënë pronarët mafiozë të televizioneve u vënë tituj se, janë nënkryetar të këtij forumi apo atij forumi, pa qenë kurrë.

Turpe. Këta janë vrasës të të vërtetave, faqezi që turpërojnë njeriun, turpërojnë veten e tyre. Shërbëtorë të përulur të Edi Ramës.

Por asgjë nuk e mposht PD-në. PD do udhëheqë shqiptarët drejt përmbysjes së regjimit të Edi Ramës.

Doktor, përshëndetje, dje doli një video që trafikantët e drogës festonin në qeli nga ku drejtojnë aktivitetin, kurse Ilir Meta keqtrajtohet. A bëhet kjo gjë më urdhër të Ramës?

Sali Berisha: Meqë jemi këtu, do më falni, vetëm pse është operuar Erion Veliaj, Edi Rama e ka bërë për dy lekë drejtorin e burgjeve, pse e ke lejuar të shkojë të operohet.

Që ta mësojnë.

Unë nuk i dal zot kurrë Erion Veliajt, por çdo të sëmuri i dal zot unë.

Po të jetë i sëmurë, unë i dal zot, kjo nuk ka dyshim.

Ky është një akt i turpshëm.

Kurse natyrisht i administron krimi.

Ai, drejtori i burgjeve, është emëruar nga Ulsiu, me siguri pas shumave marramendëse, jashtë të gjitha kritereve.

Kështu që burgjet janë të gjitha në duart e baronëve të drogës dhe të kockave mafioze.

Donald Doni: Doktor Berisha, gjatë periudhës së fundit, kemi parë kandidatë për kreun e PD, që në vend të garës së ndershme, kanë zgjedhur të sulmojnë dhe të zbehin figurën tuaj, madje edhe në momente të rëndësishme si vizita në Kroaci, duke krijuar përçarje dhe konfuzion tek demokratët. Nga ana tjetër, një pjesë e medieve dhe analistëve përpiqen të ndikojnë opinionin publik me narrativa të njëanshme. Pyetja ime është, si do veproni konkretisht për t’i bindur edhe skeptikët se PD është e hapur, e bashkuar dhe alternativa reale ndaj regjimit aktual dhe pse mendoni se vazhdimësia juaj në krye është zgjidhja më e fortë për opozitën në këtë moment?

Sali Berisha: Së pari, e ke kapur bukur këtë. Gjithçka bëjnë të fshehin zhvillimet që u djegin.

Për shembull, unë në Kroaci pata përveç kësaj një takim të shkëlqyer me kryeministrin e vendit, Andrej Plankoviç, një mik i çmuar i shquara i PD dhe Shqipërisë.

Dhe dua t’i shpreh mirënjohjen më të thellë për pritjen e përzemërt dhe mbështetjen që i ka dhënë dhe i jep PD-në.

Natyrisht ideja që unë t’i përgjigjem me shkelmim të statutit, rregullave dhe interesave të demokratëve, nuk ndodh kurrë.

Nuk mund të pranoj unë sa të jem në këtë detyrë bashkëpunëtorë të krimit në garat e partisë.

Ndarja me krimin e Sali Berishës dhe PD-së është dhe do jetë ndarje për jetë dhe vdekje.

Kjo nuk mund të ndodhë kurrë tjetër.

Në qoftë se ti shkon dhe drekon e darkon me Oltion Bistrin, me Ergys Agasin, në qoftë se ti i kërkon Suel Çelës që të organizojë takimin, duke kërcënuar demokratët, ti je një armik i PD, je një shërbëtor i turpshëm i Edi Ramës.

Dhe, nuk mund të imagjinohet kurrë që për hir se ç’thotë propaganda armike, se përndryshe është njëlloj si të marrë një kopje të Taulant Ballës.

Këto nuk mund të ndodhin.

Nuk mund të ndodhë kurrë që unë të shkelmoj interesat, moralin e demokratëve, të pranoj të kandidojnë ata, të cilët bënë gjithçka në fushatë elektorale kundër PD.

Do ishte akt primitiv dhe i papërgjegjshëm.

Nuk ka parti në botë që ata nuk i përjashton.

Çdo parti që ka minimumin e moralit, ata i nxjerr jashtë.

Sikundër nuk mund të ridikulizohet gara me anonimë.

Ke ambicie për kryetar partie? Atëherë puno të dalësh, të kesh kontribut publik që ta nderosh garën.

Por në qoftë se ka vazhduar në një orbitë larg kontributeve publike, nuk je për atë garë.

Kur thuhet se është e hapur, është e hapur.

Dhe për ta mbyllur, çdo parti politike në procese zgjedhore ka seleksionin.

Nuk ka parti pa seleksion.

I vetmi rast pa seleksion kemi qenë ne në primaret e para. Jo tani, tani ka seleksion.

Detyrimisht ka kritere mbi të cilat duhet të bëhet seleksionimi.

Kurse për sulmet që më bën mafia dhe puthadorët e tij, pronarët mafioze të medieve që janë të gatshëm të shesin çdo gjë për t’u lëpirë Edi Ramës se mos ua hedh ndonjë kockë, ata nuk më impresionojnë mua fare.

Griselda Selimaj: Doktor Berisha, javën e fundit janë sekuestruar pasuritë e dy grupeve kriminale të përfshira në trafik droge nga Amerika Latine dhe vendet e BE-së. Ata kanë marrë tendera publikë me vlerë miliona euro. Kanë marrë leje ndërtimi nga Edi Rama. A mendoni se duhet të thirret Rama në SPAK për këtë çështje.

Sali Berisha: Rama duhet të ishte thirrur në SPAK prej vitesh. Por nuk ka njeri që të guxojë të thërrasë Ramën në SPAK. Rama është frymëzuesi dhe ndërtuesi i narkoshtetit në Shqipëri, është kumbara i të gjitha klaneve të drogës.

Në këtë kontekst mendoj se ai meriton fatin e Maduros.

Por atë fat do të ja rezervojmë ne, opozita. Ai pra duhet të ishte në burg, në burg dhe vetëm në burg për krimet e shëmtuara që ka kryer.

Lidhur me protestën e 8 majit, çfarë synoni konkretisht të arrini me të dhe pse qytetarët duhet të besojnë se kjo protestë do prodhojë rezultat real, ndryshe nga të mëparshmet?

Sali Berisha: Do ta shtrojmë në këtë mënyrë. Edi Rama, pasi shkelmoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, çdo vendim tjetër, de facto i vuri çelësat drejtësisë.

Dëshmoi se për atë nuk ka asnjë interes tjetër përveç pushtetit dhe karriges së tij.

Unë besoj se ju nuk prisni që gjykatës dhe prokurorë të dalin rrugëve të protestojnë ndaj akteve të Edi Ramës.

Nuk prisni gjithashtu që komuniteti ndërkombëtar të sjellë polici apo ushtri për të larguar Edi Ramën pse ai nuk dëgjoi deklaratat e tyre.

Kjo do të thotë që ne të protestojmë, të protestojmë, të protestojmë në mënyrë të vazhdueshme.

Të gjithë ata që e konsiderojnë jetike për vendin votën e lirë, që konsiderojnë jetike për vendin funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe ndarjen e pushteteve, duhet të jenë të gatshëm në çdo kohë të protestojnë kundër këtij regjimi gjer në largimin e tij.

Ndaj dhe ne qëndrojmë në këmbë.

Qëndrojmë dëshmitarë së pari se nuk mposhtemi nga Edi Rama.

Qëndrojmë dëshmitarë së dyti se nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim dhe do bëjmë gjithçka për largimin e tij.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale