Berisha lexon reagimin e fortë të kongresmenit amerikan, Joe Wilson: Qeveria të ndalë dhunën ndaj protestuesve, të rinjtë meritojnë zë për të ardhmen e Shqipërisë

DEKLARATË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë publik reagimin e kongresmenit amerikan Joe Wilson, kryetar i Komisionit të Helsinkit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Në deklaratën e tij, Berisha lexoi mesazhin e Wilson, i cili shprehet i shqetësuar për përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët shqiptarë meritojnë liri, shtet ligjor dhe përgjegjshmëri institucionale.

“Qeveria duhet të përmbahet nga të gjitha llojet e dhunës kundër protestuesve. Të rinjtë meritojnë një zë në të ardhmen e vendit të tyre”, thuhet në reagimin e kongresmenit amerikan.

Wilson e cilëson Shqipërinë si aleate të Shteteve të Bashkuara në NATO dhe nënvizon rëndësinë e respektimit të të drejtave të qytetarëve dhe të rinjve në këtë situatë.

Berisha shprehu mirënjohjen për reagimin e kongresmenit amerikan, duke e cilësuar atë si të rëndësishëm në kushtet e zhvillimeve politike dhe protestave në vend.

DEKLARATA E PLOTË

Mirëmbrëma. Të dashur qytetarë dhe qytetare. Me kënaqësi ju informoj se kryetari i Komitetit të Helsinkit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, kongresmeni Joe Wilson, një mik i shquar i shqiptarëve, ka reaguar ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

Po lexoj reagimin e kongresmenit Wilson, kryetarit të Komisionit të Helsinkit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara: ‘Unë po ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleatin tonë në NATO. Populli shqiptar meriton liri, shtet ligjor dhe përgjegjshmëri institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga të gjitha llojet e dhunës kundër protestuesve. Të rinjtë meritojnë një zë në të ardhmen e vendit të tyre.’ Le të shprehim ne mirënjohjen e pafundme për këtë reagim shumë të çmuar dhe të rëndësishëm të kryetarit të Komisionit të Helsinkit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Joe Wilson. Faleminderit.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale