Berisha: Lëvizja, qëndresa jonë pa kthim e ka bërë Ramën njeriu më të pashpresë. Ftoj qytetarët të vazhdojmë së bashku këtë betejë

PRONONCIM PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA JASHTË PARLAMENTIT

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha në një prononcim për media jashtë parlamentit tha se, lëvizja dhe qëndresa pa kthim e opozitës e ka bërë Edi Ramën një njeri të pashpresë.

Berisha tha se, po mbrohen pasuritë e vjedhura me pushtetin e Edi Ramës dhe po vijon më tej kolapsi dhe asgjësimi i pluralizmit në parlament.

Berisha tha se, se kjo betejë do fitohet dhe se Edi Rama në një akt inekstremis vendosi të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij.

Kryetari i PD, Sali Berisha ftoi të gjithë shqiptarët që të bëhen pjesë e kësaj beteje pa kthim për të rrëzuar këtë narkoshtet të Edi Ramës.

Berisha tha se, Rama nuk e lejon hetimin e Reas, vajzës që si shushunjë pi gjakun e shqiptarëve me tenderat që fiton me pushtetin e thjeshtrit. Berisha tha se, kur shkelet Kushtetuta, nuk ka parlament.

PRONONCIMI I PLOTË

E patë, kjo ishte seanca 19 minuta e votimit të një mori ligjeve. Ky është funksionimi i parlamentit të Edi Ramës dhe Lindës së tij. Në parlament ky është turpi i Shqipërisë, i Europës dhe i çdo vendi të lirë.

Përsëri kanë tmerr nga të drejtat kushtetuese të opozitës. Përsëri mbrojnë pasuritë e tyre të vjedhura me pushtetin Edi Ramës. Përsëri mbrojnë Edi Ramën. Përsëri vazhdon kolapsi i plotë dhe asgjësimi i pluralizmit në parlament.

Qytetarë dhe qytetare, ne vazhdojmë me vendosmëri, por ne kërkojmë solidaritetin tuaj. Ne konsiderojmë solidaritetint tuaj, mbështetjen tuaj vendimtare për triumfin e pluralizmit, për triumfin e demokracisë, për largimin e narkodiktaturës nga Shqipëria.

Unë kam besim të plotë se kjo betejë do fitohet dhe se Edi Rama në një akt inekstremis vendosi të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Por e vërteta është se lëvizja jonë, qëndresa jonë pa kthim e ka bërë atë njeriu më të pashpresë, ndaj edhe ju ftoj të vazhdojmë së bashku këtë betejë. Faleminderit!

Pyetje: Nëse ju vijoni betejën tuaj në parlament duke mos mundësuar një seancë normale kalojnë projektligje dhe votohen pa diskutuar z.Berisha. Është e disata seancë që ndodh.

Berisha: Kur shkelet Kushtetuta, nuk ka parlament.

Që një parlament të funksionojë, duhet të zbatohen rregullat kushtetuese. Ashtu mund të funksionojë kryesia e PS. Ashtu mund të funksionojë mafia e shpellave, e bodrumeve. Por parlamenti funksionon mbi bazën e pluralitetit.

Parlamenti funksionon mbi bazën e respektit të të drejtave themelore kushtetuese. Ka të drejta Kushtetuta, ka sanksionuar të drejta për deputetët. Ato të drejta për deputetët nuk i ka sanksionuar për personin, i ka sanksionuar për popullin opozitar aty, që përfaqësohen nga opozita.

Ndaj edhe, kjo tregon se parlamenti funksionon njëlloj si në diktaturë, si në Korenë e Veriut dhe jashtë çdo lloj standardi. Rivendosja e të drejtave kushtetuese, lejimi i krijimeve komisione hetimore parlamentare.

Po nuk mund të pranojë Edi Rama dhe Linda Rama hetimin e Reas, sjelljen e vajzës që duket engjëll, por që si shushunjë pi gjakun e shqiptarëve me tenderat që fiton me pushtetin e thjeshtrit.

Si të duket ty kjo? A mund të ndodhë kjo?

A mund të ndodhë që fëmija e kryeministrit të kalojë nga tenderi në tender? Kur Kushtetuta e ndalon, kur Kushtetuta i heq mandatin kryeministrit nëse familja e tij përfiton nga fondet apo burimet të qeverisjes qendrore dhe lokale të qeverisjes.

Këtu po bëjmë për çdo qytetar, përveç lakejve dhe lëpirësve të Edi Ramës dhe qeverisë.

Në qoftë se quhen seanca normale mbajeni këtë standart.

Nuk ikim ne nga parlamenti. Ne do luftojmë në parlament gjer në rikthimin e të drejtave tona. Nuk ka bojkot parlamenti.

Pyetje: Z.Berisha çfarë ndodh me të gjitha këto projektligje që po kalohen të votohen?

Berisha: Derisa të krijohen komisionet parlamentare. Derisa Edi Rama të paraqitet. Derisa të gjithë ata që kanë shkelur Kushtetutën, kanë mbushur xhepat. Ka Kushtetutë para ligjeve. Kushtetuta është ligji suprem një i një vendi.

Derisa të respektohet Kushtetuta, nuk ka më asgjë tjetër përparësi.

Kur të respektohet Kushtetuta, shqiptarët do shohin me radhë ata që kanë vjedhur, ata që kanë shkelmuar Kushtetutën, ata që kanë përdorur pushtetin si familjarët e Edi Ramës, si familjarët e Ermonela Felajt, si Taulant Balla, si Zilie Falli etj, etj.

Pra, këto duam ne. Ne duam të bëjmë transparencë në emër të atyre që na kanë sjellë në parlament, kurse këta kërkojnë ta bllokojnë këtë. Kushtetuta është taksative, nuk mund të bllokohet Kushtetuta. Deri në zhbllokimin e Kushtetutës beteja vazhdon deri në fitoren e plotë, dhe ne do fitojmë.

Pyetje: Do të nisë greva e urisë ditën e sotme?

Berisha: Çdo gjë është në agjendë, absolutisht.

Pyetje: Ju thoni që nuk bojkotoni parlamentin, por ndërkohë në komisionet parlamentare që janë mbledhur online deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë shumica e tyre. Sie shikoni këtë fakt?

Berisha: Janë të paligjshme. Çdo mbledhje online e komisioneve parlamentare. Ju zotërinj jeni gjithashtu për të informuar publikun me saktësi.

Rregullorja e parlamentit përcakton se mbledhjet zhvillohen online vetëm në gjendje të jashtëzakonshme dhe në ksuhte pandemie. Nuk ekziston asnjëra nga këto kushte, dhe ne nuk mund të bëhemi komplis në një aktivitet kriminal tëurdhëruar nga Linda e parlamentit me urdhër të Edi Ramës. Kjo nuk mund të ndodhë.

Jo, nuk ka gjykatë. Është shumë e qartë në rregullore. Seancat online zhvillohen, thotë rregullorja, vetëm në gjendje të jashtëzakonshme të vendit, pra luftë osë fatkeqësi natyrore dhe në pandemi.

Më thoni zotëri, çfarë ka gjykata këtu? Këto janë si drita e diellit.

Pyetje: Si do i ndaloni këto seanca kur ato i miratojnë projektligjet që kanë për të miratuar?

Berisha: I shihni si i miratojnë? Në qoftë se ti quan miratim monizmin, ajo është tjetër punë. Por këto miratohen në kushtet e një monizmi të plotë.

Kur shqiptarët e shohin se deputetët e opozitës po bëjnë gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën, kur shqiptarët e shohin se ata kanë një kauzë të drejtë, kur kauza e tyre e drejtë ka fituar mbështetje ndërkombëtare, nuk ka tërheqje.

Pyetje: Kur do i thërrisni qytetarët për t’ju mbështetur?

Berisha: Do ta merrni të parët ju vesh kur t’i thërrasim. Po njëherë për njëherë jemi ne.

Pyetje: Të shtunën takimi që keni me bazën z.Berisha?

Berisha: Takimet unë i kam të vazhdueshme.

Mirupafshim

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale