Asistencë Ligjore 24/7 për Protestuesit

Berisha: Lear Kurtin e kanë vrarë! Policia e mbushur me kriminelë dhe të droguar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim me studentë e të rinj në selinë blu.

Berisha komentoi vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e policisë. Sipas Berishës, që në momentin kur lexoi komunikatën e policisë, kuptoi se Learin e kishin vrarë.

“Shikoni çfarë bëri me Lear Kurtin. Pasi e mbytën e vrarë për së dyti. Dua t’ju rrëfej me sinqeritet. Jam zgjuar në mëngjes atë ditë dhe lexoj, sigurisht, ngjarje tronditëse. Humb jetën 32-vjeçari.

Lexova komunikatën e policisë dhe ua them me sinqeritet që nga komunikata kuptova se e kanë mbytur, se i kanë marrë shpirtin. Seç kishin shkruar aty u ndal këtu, u ndal aty, s’u ndal këtu, ndodhi kjo, e dërguam në spital, që vdiq aty dhe e mbyllnin me vdekje natyrale.

Nuk ka vdekje natyrale për të rinjtë. Vdekja natyrale është për moshat e thyera, i riu s’ka vdekje natyrale. Atij i morën shpirtin dhe na thonë vdekje natyrale.

Dhe pastaj futi të njëjtin njeri që bëri gjithçka për të mbuluar vrasjen e Klodian Rashës, për të mbuluar edhe këtë vrasje.

Dhe flet e bërtet si e si të mbulojë krimin. Ti në vend që të kërkosh me çdo gjë të dalë e vërteta, ky bëhet palë me jetën e një 32-vjeçari, por secili i ri mund ta pësojë si ai sepse e ka mbushur policinë me kriminelë dhe të droguar.”-tha Berisha.

Artikuj të ndërlidhur
PD në Seli & Degë

Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka sovrani! 28 Nëntori po vjen, Dita e Flamurit do nderohet nga shqiptarët më mirë se kurrë në historinë e tyre. Duhet të bashkohemi, askush nuk fiton duke qëndruar veçmas. Vetëm PD është rritur gjatë këtyre 6 muajve

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË FOLTOREN E ‘RIPËRTËRITJES’ NË DURRËS EKSTRAKT Nga Durrësi, ku Partia Demokratike zhvilloi foltoren e ‘Ripërtëritjes‘, kryetari Sali

LEXO MË SHUMË
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale