Berisha: Ky vendim i paligjshëm, jo vetëm që nuk mund të realizojë shkatërrimin e opozitës, por do ta atë mobilizojë në shkallën më të lartë!

PRONONCIM PËR MEDIA I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA PARA KUVENDIT

EKSTRAKT

Gjatë një prononcimi për media ditën e sotme para parlamentit, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha tha se, sot një në një akt antikushtetues dhe antidemokratik narkoparlamenti i Edi Ramës votoi më çdo procedurë ligjore për heqjen e imunitetit të liderit të opozitës.

Berisha tha se, o sot, o kurrë opozita do t’i japë këtij regjimi përgjigjen e merituar. Beteja e nisur vazhdon fuqishëm si kurrë më parë dhe opozita do të qendrojë e pamposhtur në mbrojtjen e idealeve demokratike të saj.

PRONONCIMI I PLOTË

Sot narkoparlamenti në një akt antikushtetues, antidemokratik votoi në kundërshtim me çdo procedurë kushtetuese, në kundërshtim me çdo procedurë ligjore për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim.

Në një mënyrë, apo në një tjetër parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi më datën 9 shtator, 2 vite më parë.

Por në qoftë se dështoi më 9 shtator, ju garantoj se sot do të jetë më i dështuar se kurrë. Se ky vendim, jo që nuk do mund të shkatërrojë qëllimet, shkatërrimin e opozitës, por ky vendim do të mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë dhe nën moton: O sot, o kurrë do t’i japë përgjigjen më të merituar këtij regjimi.

Ajo që mund të them nga dita e sotme është se parlamenti nga klandestiniteti përfundoi në parlamentin e vrimës së miut. Edi Rama u fut sot në parlament, jo nga dyert zyrtare të parlamentit, por nga tunelet që ka hapur që lidhi parlamentin me zyrën e Skënder Gjinushit.

Pra, u fut nga vrima e miut në parlament. Beteja e nisur vazhdon fuqishëm si kurrë më parë dhe e garantoj se kjo opozitë do të qendrojë e pamposhtur në mbrojtjen e idealeve demokratike të saj.

Faleminderit!

Pyetje: Z.Berisha, ju më herët jeni shprehur se do ta njihni vendimin e parlamentit, i qendroni së njëjtës gjë?

Berisha: Në një prononcim të mëvonshëm do të kem në seli, sepse këtu nuk është ky vend i përshtatshëm, për shkak se na pengojnë faktorët atmosferikë.

Pyetje: Pse refuzuat të flisnit në parlament?

Berisha: Gjithçka është e paligjshme.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale