Berisha: Ky regjim i shëmtuar, bëri gjithçka që protesta jonë të mos zhvillohej. Rama kreu një akt prej krimineli.

Edhe njëherë, një mirënjohje të pakufishme.

Ky regjim i shëmtuar, bëri gjithçka që protesta jonë të mos zhvillohej. Kaloi edhe në një akt, me të cilin dëshmoi karakterin prej krimineli Edi Rama.

Ai që e organizoi, zgjodhën si në të gjitha rastet, një person që mund të kryejë çdo gjë, dhe e bënë si masë të fundit, pasi e panë që u lëshuan nga katër anët e Tiranës dhe Shqipërisë në këtë protestë që historia do e shkruajë me gërma të arta në historinë e protestave të qytetarëve të lirë.

Ju keni ardhur me dhjetëra dhe qindra herë në protesta, por ju garantoj se kjo e sotmja, ka qenë për secilin prej jush, kryeprotesta e jetës. Ne faktuam sot se nuk ka forcë në botë, që ne të na mposhtë, që ne të na ndalojë për të realizuar qëllimet tona. Faktuam se në çdo rast, ne mbetemi të pamposhtur.

Ndaj dhe, të frymëzuar të gjithë nga ky akt guximi, trimërie, përkushtimi dhe idealizimi, do vazhdojmë, betejën tonë kundër, armikut më të egër, pas Enver Hoxhës, që shqiptarët kanë pasur në tërë historinë e tyre. Atë që po bën Edi Rama me shqiptarët, nuk e ka bërë asnjë pushtues. Atë që po bën Edi Rama, nuk e bën sot asnjë udhëheqës në botë.

Ndaj dhe ne jemi misionarë të shpëtimit të vendit tonë nga kjo monstër, e cila nuk njeh parim, moral, ligj, përveçse derdh mbi shqiptarët, urrejtjen e një armiku të egër të tyre.

Se çfarë mund të bëjmë ne, e faktuam sot. Beteja të mëdha na presin përpara. Të sigurtë të jeni ju se ne do fitojmë. Faleminderit shumë! Një përqafim të gjithëve.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale