Berisha: Ky është një marshim revolte, asgjë nuk e mbron Edi Ramën nga kjo revoltë popullore

‘Asgjë nuk e mbron Edi Ramën nga kjo revoltë popullore’ deklaroi kryetari i PD-së Sali Berisha për gazetarët teska marshimi protestë vijon drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Ndalesa e parë e protestuesve ishte para kryeministrisë. Berisha shpjegoi dhe arsyen pse marshimi protestë po drejtohet drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Protesta marshim e opozitës ka për itinerar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Në  një prononcim për median Berisha tregoi dhe pse kjo ndalesë.

Prononcimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Pra, kryengritja paqësore e opozitës sot ka formën e një marshimi revoltë proteste në rrugët e Tiranës për të shprehur zemërimin popullor ndaj kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj.

Pra, për t’i thënë Edi Ramës se jo një Lubi, po edhe 30 Lubi po të largohesh, do jesh ti dhe vetëm ti objekti kryesor i revoltës popullore.

Do të jetë Edi Rama dhe vetëm Edi Rama kazus i betejës tonë gjer në largimin e tij.

Është Edi Rama gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me regjimin e tij.

Ndaj dhe, largimi i njërit apo tjetrit, përbëjnë vetëm përpjekje të dëshpëruara të tij për të ruajtur lëkurën e tij.

Asgjë nuk e mbron atë nga revolta popullore.

…E ka ndonjë element të tillë… janë shpërthime të revoltës.

Pse te Policia e Shtetit, zoti Berisha?

Sali Berisha: Aty është një nga kryebanditët e narkoshtetit që quhet Ilir Proda.

Ndaj dhe shkon revolta, kryengritja për t’i thënë që aq sa ka të ardhme Edi Rama, aq ke edhe ti.

Je një shërbëtor, një mercenar i tij.

Aty është natyrisht në zyrën e tij edhe Ergys Agasi. Janë bashkë ata.

Ndaj dhe shkojmë aty për t’i shënjuar.

Kjo nuk është ndaj policëve të thjeshtë, ju e keni parë qëndrimin tonë ndaj tyre, por ndaj këtij banditi që përbën dhe një nga njerëzit më të rrezikshëm të narkoshtetit.

Ne shkojmë gjer atje.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale