FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR
EKSTRAKT
Partia Demokratike ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të dalë pas Kuvendit Kombëtar të mbledhur në 30 Maj. Në fjalën hapëse të këtij këshilli, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se, Këshilli Kombëtar i konstituuar sot, është më cilësori dhe më i fuqishmi i PD-së. ‘E them me ndjenjë optimizmi, kënaqësie dhe krenarie, e Këshillit Kombëtar më të fuqishëm, më cilësor që PD ka zgjedhur në tërë historinë e saj’, tha ai. Në fjalën e tij, Berisha ka folur edhe për protestën qytetare dhe rinore që sot ka hyrë në ditën e 32 të saj. Ai theksoi se, kjo lëvizje e gjeneratës se re, nuk ndalet pa rrëzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij.
Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të PD, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se, mbështet protestat e të rinjve që kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. ‘Korpusi është korpusi i gjeneratës Z, është korpusi i idealeve më të larta njerëzore. Ata protestojnë kundër një të keqe të madhe që ka pushtuar Shqipërinë dhe shqiptarët dhe që po i shkatërron ata. Kjo gjeneratë vjen si një bekim për shqiptarët. Kjo gjeneratë i ka bërë Edi Ramës shpartallimin më të madh brenda dhe jashtë vendit. E shkonfiguroi, ju nuk e keni njohur, e ktheu tek daja i tij, i rrjedhuri Spiro Koleka që kërkonte të na fuste tanket dhe mitralozët në vitet ‘90’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.
Kryedemokrati Sali Berisha duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, lëshoi akuza ndaj Edi Ramës. Ai theksoi në fjalën e tij, se protesta qytetare dhe rinore e ka sfazuar, ndërsa u shpreh se qeverisje tij ka marrë fund. Për këtë arsye, Berisha ka kërkuar mbështetje maksimale për protestat qytetare që sot janë në ditën e 32 pa ndërprerje. ‘Të nderuar anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar, të dashur demokratë dhe demokratë, mbështetës të PD, edhe njëherë thirrje ime, mbështetje masive me të gjitha mënyrat kësaj lëvizje që do t’i japë Edi Ramës së shpejti vendin e merituar’, tha Berisha.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka informuar anëtarët e Këshillit Kombëtar se, Asambleja Politike e Partisë Popullore Evropiane (PPE) ka miratuar me unanimitet dy dokumente të rëndësishme për Shqipërinë, të cilat sipas tij mbështesin kërkesën e Partisë Demokratike dhe të lëvizjes rinore qytetare për krijimin e një qeverie teknike që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha u shpreh se Shqipëria ishte një nga temat kryesore të diskutimit në takimin e PPE-së në Vjenë, ku u shqyrtuan raporti i misionit faktmbledhës të zhvilluar në vend dhe rezoluta e dorëzuar nga Partia Demokratike. ‘Dje në Vjenë, në asamblenë e PPE, u miratua me unanimitet të plotë dy dokumente më të jashtëzakonshme se kurrë më parë për Shqipërinë’, tha Berisha, duke falënderuar presidentin e PPE-së, Manfred Veber, dhe drejtuesit e tjerë të kësaj force politike evropiane për mbështetjen ndaj kauzës së opozitës shqiptare.
Gjatë fjalës në Këshillin Kombëtar, kryetari i PD-së Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike gëzon një mbështetje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare. Ai e cilësoi këtë si një përgjegjësi të madhe për opozitën në betejën e saj kundër qeverisë së Edi Ramës. Duke iu referuar dokumenteve të miratuara në Asamblenë Politike të PPE-së në Vjenë, Berisha tha se ato pasqyrojnë ‘nga alfa tek omega’ problematikat e rënda të sistemit aktual dhe përbëjnë një mbështetje të fortë për kauzat e PD-së.
Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar do të votohen edhe emrat e anëtarëve të rinj të Kryesisë së PD. Në kryesi do të bëjnë pjesë 6 anëtare gra, 6 të rinj dhe pastaj nga lista e burra. Kandidaturat i prezantoi kryetari i PD-së, Sali Berisha.

FJALA E PLOTE
Përshëndetje për të gjithë ju sot këtu në këtë sallë, anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, e them me ndjenjë optimizmi, kënaqësie dhe krenarie, e Këshillit Kombëtar më të fuqishëm, më cilësor që PD ka zgjedhur në tërë historinë e saj.
E Këshillit Kombëtar që merr përsipër, i sigurt, misionin historik të kësaj partie.
Misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe rotacionit të pushtetit.
Të dashur miq, sot Këshilli ynë Kombëtar mblidhet në një nga kohërat më interesante, më të veçanta të tërë historisë së pluralizmit politik.
Një lëvizje e fuqishme si një zgjim i vërtetë i gjeneratës së re apo gjeneratës Z ka shpërthyer në Shqipëri si një lëvizje liberatore.
PD, e cila zhvilloi një betejë epike, të pashembullt në historinë e një vendi për të mbrujtur sovranitetin e brendshëm apo opozitën e vërtetë, ka mirëpritur dhe mbështetur fuqimisht këtë lëvizje.
Këtë lëvizje të një rëndësie të jashtëzakonshme.
Gjenerata Z, apo gjenerata e re t’i themi, ka në dy dekadat e fundit rekordet e betejave më të rëndësishme të fituara.
Ishte kjo gjeneratë që shpëtoi vendin nga mbeturinat e armëve kimike, të cilat i premtoi Edi Rama me vizitën e tij të parë në OKB.
Shqiptarët u mbetën mirënjohës pafundësisht atyre.
E vërteta është se ajo ishte beteja kryesisht e gjimnazistëve shqiptarë.
Ata gjimnazistë, dhe studentë më vonë, me një ndjeshmëri, me një pastërti, me ideale, kur panë se vendi vendosej para një rreziku papritmas ata u derdhën në rrugë dhe e detyruan despotin të anulonte vendimin e tij.
Nuk duhet të harrojmë se në vlerësimet, ne e vërteta është ajo që na frymëzon, e vërteta është ajo që na udhëheq, dhe atë betejë nuk e bënë forcat politike, jo, ne i mbështetëm, por betejën e bënë ata.
Ata me një vendosmëri absolute nuk u tërhoqën nga beteja gjersa fituan.
Janë të bekuar.
Nuk është kjo beteja e vetme e fituar prej tyre.
Mos harroni një moment tjetër, shumë të rëndësishëm, kur dora e zezë ekzekutoi 5 metra nga pragu i shtëpisë Klodian Rashën. Shteti vrasës paraqiti të gjitha mashtrimet dhe trillimet për të ndjerin Klodian Rasha, por ato gjenerata nuk i besoi dhe dolën në rrugë me një trimëri të jashtëzakonshme.
E lemeritën pushtetin. E detyruan Edi Ramën të shkarkonte ministrin e tij.
Tani ata janë në rrugë, forcë në botë që mund t’i pengojë ata pa realizuar përmbysjen e kësaj qeverie, nuk ka.
Lëvizja e tyre sado që përpiqet Edi Rama me të gjithë propagandën e tij prokolalike, sado që ka marrë kompanitë më të mëdha për t’ua rrëmbyer algoritmin, sado që ka krijuar me qindra e qindra faqe fake për t’i sulmuar ata, çfarëdo që bën, është i pashpresë.
Ajo gjeneratë nuk di kurrë të tërhiqet.
Ajo gjeneratë di vetëm të fitojë.
Ndaj dhe Edi Rama që paguan çdo gjysmë orë shuma marramendëse për ta mbajtur nën kontroll algoritmin, po humbet çdo gjë.
Të dashur miq, PD ka mbështetur dhe e mbështet fuqimisht këtë lëvizje dhe do shumëfishojë përpjekjet e saj për sukseset e saj.
Asnjë njeri nuk duhet të gabohet nga ndonjë slogan i tyre, që nuk është i tyre, ua them unë.
Asnjë njeri nuk duhet të gabohet nga thirrjet e tyre.
Jo dhe jo.
Imagjinoni ju një uragan dhjetëra mijëra vetë në variantin aty ku 1 mijë janë armiq tanë dhe që kërkojnë atë që kërkojmë ne, rrëzimin e qeverisë.
Pavarësisht çfarë thonë ata për ne, ne do mbështesim fuqimisht atë lëvizje.
Edi Rama është sundimtari më i keq, më amoral, më i rrezikshëm që shqiptarët kanë pasur në histori.
Por mos harroni se idealet e atyre të rinjve janë idealet më fisnike.
Aty ka njerëz, të cilët kanë humbur pronën dhe protestojnë për pronën dhe kanë 100 herë të drejtë të protestojnë për pronën.
Ka të tjerë që kanë përjetuar padrejtësi të tjera dhe kanë 100 herë të drejtë të protestojnë për padrejtësitë.
Por korpusi është korpusi i gjeneratës Z, është korpusi i idealeve më të larta njerëzore.
Ata protestojnë kundër një të keqe të madhe që ka pushtuar Shqipërinë dhe shqiptarët dhe që po i shkatërron ata.
Kjo gjeneratë vjen si një bekim për shqiptarët.
Kjo gjeneratë i ka bërë Edi Ramës shpartallimin më të madh brenda dhe jashtë vendit.
E shkonfiguroi, ju nuk e keni njohur, e ktheu tek daja i tij, i rrjedhuri Spiro Koleka që kërkonte të na fuste tanket dhe mitralozët në vitet ‘90.
E ktheu në një kalec mjeran të zyrave të policisë sekret ku i thotë ti ke bërë këtë, ti ke bërë atë, ti ke atë njollë, ti ke atë tjetrën dhe mendon se me këto do të mundë sadopak të nxijë një lëvizje, më madhështorja pas viteve ’90 në Shqipëri.
Një lëvizje rinore.
Të rinjtë, ashtu siç patën atë ndjeshmëri, atë guxim të shpëtonin vendin nga armët kimike, kanë tani atë ndjeshmëri dhe atë guxim të shpëtojnë vendin nga Edi Rama.
Ndaj dhe unë kam një thirrje për secilin prej jush. Kam një thirrje për çdo shqiptar, të mos humbasë shansin historik për t’u dhënë një ndihmë kësaj gjenerate që po lufton për çdo shqiptar, po lufton jo për Shqipërinë e sotme, por për Shqipërinë e ardhme.
Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje.
Përshëndes ata qindra dhe mijëra demokratë të cilët lanë çdo gjë nga Tirana dhe rrethet dhe rreshtohen aty si qytetarë në protestë.
Është jetike mbështetja, por meqenëse ata janë të rinj dhe janë brezi dixhital, të gjitha rrjetet
sociale duhet të jenë në mbështetje të tyre.
Po, çdo qytetar shqiptar që ka një rrjet social, e ftoj ta vendosë në dispozicion të tyre, të postojë, të ripostojë, të klikojë në mënyrë që edhe në këtë fushë, sepse Edi Rama pasi akuzoi Iranin se po na merr algoritmet, në një kohë kur algoritmet i kanë të tjerët, tani ka marrë kompani dhe u paguan çdo gjysmë ore pagesa marramendëse për t’ua spostuar algoritmet.
Përshëndes edhe ato blogere dhe influencere që me shkathtësinë, imagjinatën, u bënë frymëzim për gjeneratën dixhitale të Shqipërisë.
Ndaj dhe detyra më parësorë në gjithë bindjen time është që si qytetarë të bëjmë gjithçka që lëvizja rinore, lëvizje e përgjegjësisë qytetare të triumfojë.
Të rinj, që marshojnë me orë të tëra rrugëve të Tiranës, në një marsh të vërtetë lirie, është kënaqësi e madhe, është nder dhe dinjitet për çdo qytetar që vendos t’u bashkohet atyre në atë marshim, në atë uragan.
Edi Rama është i sfazuar.
Shëmbëllen, ç’t’i thuash, mund t’i vësh shumë epitete.
Shpërndan me mijëra mesazhe në elitën politike evropiane për t’i paraqitur si lëvizje iraniane sepse gjeti Ikbalen në një foto me Ahmedinaxhadin.
Rama vetë ka foto bashkë me Erion Veliajn.
Ka foto se ka organizuar Internacionalen Socialiste në Teheran.
Dhe kjo tani duhet të shpallej non-grata.
Sa të dobët që janë këta.
Këta kanë marrë fund, ua them unë ju.
A mund të imagjinoni ju kur kanë tmerr Ikbalen këta?
A mund të imagjinoni ju?
Dhe krenarisht e shpallin non-grata.
Morën dhe zvarritën dje protestues, por nuk i mposhtën fare.
Absolutisht.
I zvarritën njëlloj siç kanë zvarritur në Zvërnec.
Edi Ramën e pret fundi i merituar.
Ndaj dhe të nderuar anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar, të dashur demokratë dhe demokratë, mbështetës të PD, edhe njëherë thirrje ime, mbështetje masive me të gjitha mënyrat kësaj lëvizje që do t’i japë Edi Ramës së shpejti vendin e merituar.
Të dashur miq, Këshilli Kombëtar i PD, që u votua në Kuvendin Kombëtar, përfaqëson frymën, direktivën e Kuvendit, motoja kryesore e të cilit ishte ripërtëritja.
Anëtarët e Kuvendit, të përgjegjshëm për votën e tyre, i dhanë PD-së dhe Shqipërisë Këshillin Kombëtar më të ripërtërirë.
Ripërtëritja është detyrimi ynë madhor.
Vetëm një forcë politike e ripërtërirë disponon të gjithë energjitë, të gjithë forcën, të gjithë vizionin, të gjithë potencialet për organizim dhe modernitet për të përmbushur misionin e saj.
Ndaj dhe unë kam besim të madh se ky organ do të vazhdojë në frymën e Kuvendit Kombëtar të PD.
Ndërkohë, duhet të theksoj se në një seri protestash, të organizuara nga dhjetori që kaloi gjer me 8 maj, ne ia dolëm ta plagosim përfundimisht regjimin e Edi Ramës.
Ne ia dolëm me protestat tona të dëshmojmë Shqipërinë tjetër, Shqipërinë që nuk pajtohej kurrë me narkoshtetin.
Shqipërinë që nuk pajtohej kurrë me korrupsionin dhe mburojën ne tij.
Shqipërinë që beson se integrimi në BE duhet të jetë një proces i merituar, një proces në të cilin qytetarët shqiptarë duhet të jenë më të lirë, më të mëkëmbur, të jenë më të sigurt.
Ne ia dolëm të paraqesim të vërtetën shqiptare para komunitetit ndërkombëtar.
Dje, zhvilloi punimet asambleja politike e Partisë Popullore Evropiane në të cilën morëm pjesë bashkë me Joridën, Albanën, Gentin dhe Enri Çenon.
Shqipëria pas Ukrainës ishte kryefjala e takimit.
Dokumentet e paraqitura për Shqipërinë, raporti i misionit faktmbledhës të ardhur në muajin shkurt në Shqipëri me kërkesën e PD, rezoluta e dorëzuar tre ditë më parë e PD, më dhanë mua mundësinë që në atë audiencë të bëj paraqitjen më të pazakontë që mund të ketë bërë njeri ndonjëherë.
Fjala ime iu kushtua organizatës kriminale, qeverisë shqiptare.
Dhe unë natyrisht nuk ishte e thjeshtë, por nuk mund të mos e thosha kur boshti i raportit dhe i rezolutës ishte boshti i një vendi me shtet të kapur nga krimi.
Dhe e pozicionova fjalën time, ia kushtova fjalën time betejës së PD me organizatën kriminale që drejton sot Shqipërinë me në krye Edi Ramën.
Pati vetëm vlerësime.
Pra, dje në Vjenë, në asamblenë e PPE, u miratua me unanimitet të plotë dy dokumente më të jashtëzakonshme se kurrë më parë për Shqipërinë.
Dhe me këtë rast i shpreh një mirënjohje të pakufishme presidentit të PPE, Manfred Veber, sekretares Dolores Montserat dhe të gjithë atyre përfaqësuesve të PPE që erdhën në Shqipëri për t’i parë gjerat në vend, gjëra të cilat nuk ndodhin as në Makondon e Garsia Markezit.
Si raporti, ashtu edhe rezoluta, kërkojnë një mbështetje të madhe për kërkesën e PD, por edhe kërkesën e lëvizjes rinore qytetare, krijimin e qeverisë teknike për përgatitjen e zgjedhjeve.
Pra, kuadri ligjor ndërkombëtar u votua dje.
E vërteta është se në raport dhe në rezolutë, nga alfa tek omega, trajtohen të gjitha të vërtetat dramatike të këtij sistemi dhe unë me atë audiencë, fjalën time e nisa, meqenëse kisha vendosur t’ia kushtoja denoncimit të organizatës kriminale, e nisa me Huntington, i cili në studimin e tij konsiston se midis të gjitha diktaturave, asaj naziste, komuniste, teokratike, juntave ushtarake, më e keqja është diktatura e banditëve, e padrinove si Edi Rama.
Dhe pastaj zhvillova ligjëratën time për organizatën kriminale, qeverinë shqiptare të kryesuar nga Edi Rama.
I theksova këto se ky besim i madh, kjo mbështetje e jashtëzakonshme për PD-në, është një detyrim madhor, t’i përgjigjemi me një angazhim të plotë dhe total në këtë betejë për shpëtimin e Shqipërisë.
Unë kam besim të madh tek kjo, kam besim të madh tek anëtarët, mbështetësit e PD se me frymën që përcaktuam së bashku në Kuvend, do ecim të sigurt drejt misionit tonë, rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe opozitës në pushtet.

***
Në përputhje me nenin përkatës të statutit, do paraqes para jush propozimet, nga të cilat ju do zgjidhni ata që vlerësoni se e meritojnë më shumë sipas jush.
Është menduar që Këshilli Kombëtar të drejtohej nga një zonjë dhe janë propozuar dy kandidatura.
Zonja Julia Emiri dhe zonja Silva Hasaj.
Kurse njëlloj si në Kuvendin Kombëtar, do t’i kemi veças kandidaturat e të rinjve dhe të zonjave.
Po, po, objektivi do realizohet.
Ndaj dhe po filloj me propozimet për zonjat.
-Adriana Tolka
-Alketa Mukadelati
-Armanda Zeqiri
-Denisa Kele
-Eda Grimçi
-Edith Harxhi
-Eleina Qirici
-Enkelejda Sallaku
-Fatmira Kola
-Floriana Garo
-Ilda Zhulali
-Ilirjana Kuçana
-Lili Sulaj
-Mimoza Hajdarmataj
-Mirela Tabaku.
Do zgjidhen mes tyre 6 kandidatura.
Lista e të rinjve:
-Andia Ulliri
-Anxhelo Karalliu
-Arlind Ahmetaj
Këtu ishte shumë e vështirë cilin të vije, prandaj janë më shumë kandidatura.
-Arnold Kariqi
-Arlind Ahmetaj
-Arsen Dushku
-Çajup Shehaj
-Desada Xhetani
-Erges Eskiu
-Eva Metaj
-Fatjon Bathorja
-Glauk Olldashi
-Xhonatan Pano
-Julian Beqiri
-Jurgen Spaho
-Kristina Gjoka
-Laviola Guma
-Loreanca Hoxha
-Mario Runa
-Neada Stana
-Nikola Kedhi
-Nikolin Çali
-Rezenbrik Serjani
-Tedi Kopliku
-Xhorxhia Niço
-Xhulja Xhekaj.
Nga këto emra do zgjidhen tre zonja dhe tre djem.
Tre vajza dhe tre djem.
Në listën e jo të rinjve dhe jo zonjave, listën e burrave le të themi.
-Alfred Lela
-Arjan Ndoja
-Asllan Dogjani
-Atird Hoxha
-Aurel Bylykbashi
-Bislim Ahmetaj
-Dorian Teliti
-Edi Paloka
-Enri Çeno
-Ervin Minarolli
-Fidel Kreka
-Fisnik Qosja
-Gazmir Spahija
-Gent Strazimiri
-Gjin Gjoni
-Grigels Muçollari
-Ilir Alimehmeti
-Keltis Kruja
-Lefter Gështenja
-Luan Baçi
-Lefton Kodhelaj
Duhet t’i japim besim komisionit të zgjedhjeve, Gazment Bardhi, Ivi Kaso, Nada Meçorapaj.


