Berisha: Kur hordhitë serbe ishin nisur drejt Shqipërisë, burrat e mençur të udhëhequr nga Aqif Pasha, ngritën flamurin e pavarësisë në Elbasan

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË EVENTIN E 112-VJETORIT TË NGRITJES SË FLAMURIT NË ELBASAN

EKSTRAKT

Në eventin e përvjetorit të 112-të të ngritjes së flamurit në qytetin e Elbasanit, kryetari i Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha e përkujtoi si një akt të guximshëm të udhëhequr nga Aqif Pasha dhe elita e qytetit. Berisha shtoi se, kjo ngjarje ndodhi në një kohë kur Perandoria Osmane po shpërbëhej dhe ushtritë serbe, si pushtues të rinj, po kërcënonin Shqipërinë. Shqiptarët, ndonëse të ndarë në katër vilajete nga politika perandorake, e konsideronin tërësinë e tyre si Shqipëri.

Berisha gjatë fjalimit të tij tha se, ndërsa fuqitë e mëdha dhe fqinjët ballkanikë planifikonin copëtimin e trojeve shqiptare, Elbasani veproi i pari për të shpallur pavarësinë, duke e ngritur flamurin kombëtar disa ditë para shpalljes në Vlorë. Ky veprim i guximshëm ishte një përgjigje kundër pushtuesve të rinj dhe përmbushje e aspiratave kombëtare për liri.

Kryedemokrati, Sali Berisha shtoi se, flamuri dhe lajmi për shpalljen u përhapën në mbarë trojet shqiptare dhe u dërguan te Ismail Qemali, duke theksuar vendosmërinë e shqiptarëve për një shtet të pavarur.

Berisha theksoi rolin historik të Elbasanit si djep i shqiptarizmit dhe qendrës së kontributeve madhore kombëtare, si alfabeti dhe shkolla Normale.

Berisha vlerësoi guximin e elitës së Elbasanit, duke e cilësuar frymëzim për qytetarët sot, për t’u ngritur kundër një “diktature” shkatërruese për identitetin dhe qenien kombëtare.

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri thirrje për veprim për të shpëtuar Shqipërinë ku beson se beteja do të fitohet, duke e cilësuar një kauzë të drejtë dhe jetike për të ardhmen e vendit.

Në përmbyllje të fjalimit të tij, Berisha bëri thirrje për vijimin e betejës për të drejtat demokratike, veçanërisht të drejtën për votim të lirë, duke kritikuar qeverisjen aktuale dhe duke e cilësuar atë si një diktaturë të drogës dhe krimit.

Berisha nderoi Elbasanin si simbol të shqiptarizmit së të parëve që shpallën pavarësinë 112 vite më parë.

FJALA E PLOTË

Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta ju, përfaqësuesve të familjeve fisnike që 112 vjet më parë shpallën në Elbasan pavarësinë e Shqipërisë.

Një përshëndetje z.Tomorr Alizotit, drejtues për qarkun e Elbasanit, kryetarit të PD, z.Blendi, të gjithë të pranishmëve në këtë takim.

Është nderi më i madh të kujtosh sot këtë datë të shënuar ën historinë tonë kombëtare, jo vetëm të Elbasanit, por të mbarë shqiptarëve. Datë në të cilën në qytetin tuaj të bekuar, paraardhësit e familjeve tuaja në kushte më të jashtëzakonshme, në kushte kur perandoria otomane ishte  në shpërbërje.

Por kur, ushtritë e një armiku barbar ishin nisur drejt Elbasanit, drejt Shqipërisë për të zëvendësuar pushtuesin shekullor otoman.

E vërteta, Perandoria Otomane, disfatat e saj ushtarake në Shën Stefan, apo në Berlin, zgjodhi t’i kompensojë fituesit me troje shqiptare.

Politikë kjo që, gjeti rezistencën kombëtare shqiptare në kuptimin e krijimit të Lidhjes së Prizrenit, dhe ndonëse një shoqatë ishte për një shoqatë që krijoi ushtrinë e saj, dhe që do krijonte më vonë edhe qeverinë e saj.

U ndala në këto momente sepse, në 30 vitet e fundit të perandorisë, përpjekjet shqiptare për pavarësi ishin të mëdha, dhe pikërisht në këtë kuadër të dhëna shumë dramatike në rrethana në të cilat fuqitë e mëdha të kohës dhe përkëdhelurit e tyre në Ballkan shikonin rënien e Perandorisë Otomane në Ballkan si një shans dhe mundësi për copëtimin përfundimtar të trojeve shqiptare.

Shqiptarët bënë çfarë kishin në dorë. Organizuan çeta dhe kryengritje për të ngritur zërin e tyre për një Shqipëri të pavarur, dhe duhet ta pranojmë, kur ata flisnin për një Shqipëri të pavarur, Shqipëria de facto, si etnitet territorial nuk ekzistonte, sepse perandoria nga frika e kombit shqiptar, nga synimet armiqësore për të transformuar shqiptarët në otomanë të Europës i kishin ndarë dhe copëtuar në 4 vilajete.

Por në fakt, për shqiptarët, ato të katërta nënkuptonin Shqipërinë.

Emergjenca ishte e jashtëzakonshme, ora kushtonte më shtrenjtë se java dhe se muaji. Elita e Elbasanit e dinte se, pavarësia e Shqipërisë do të shpallej në Vlorë më datën 28, por kjo nuk i pengoi ata me guxim dhe mençuri të shpallnin këtë pavarësi në Elbasan më datën 25.

Pasi hordhitë e Beogradit po vërshonin të pandalshëm për të zëvendësuar pushtuesin e vjetër, dhe pushtuesi i vjetër me një dhelpëri u sugjeronte atyre se mund të qendronte në mbrojtje të Elbasanit dhe të territoreve të tjera.

Por burra të mençur, nuk u gënjyen. Ata ngritën flamurin të udhëhequr nga Aqif Pasha, ngritën flamurin e pavarësisë të Shqipërisë në Elbasan.

Dhe natyrisht, këtë lajm e përcollën në mbarë trojet shqiptare si edhe babait të pavarësisë së vendit, Ismail Qemali.

Ky akt ishte një përgjigje direkte, jo vetëm ndaj aspiratave shekullore të shqiptarëve për pavarësi, por edhe ndaj pushtuesve të rinj që mendonin se, me largimin e pushtuesve të vjetër Shqipërinë do ta mbanin përsëri nën pushtim.

Kur analizon rrethanat në të cilat ata burra të mençur morën këtë vendim, vizioni i tyre, guximi i tyre me të vërtetë të duken epikë. Ndaj dhe ne, përulemi me nderim të madh sot para tyre.

Elbasani jo në një, por në disa drejtime themelore ishte dhe do bëhej djepi i shqiptarizmit. Alfabeti që u votua në Manastir fluturoi në Elbasan në shkollën, Normalen e këtij qyteti, universitetin e parë të shqiptarëve. Por, me mbledhjen e kësaj elite intelektuale, por dhe të klerikëve patriotë të besimeve fetare të këtij qyteti.

Elbasani u shndërrua në djepin e zhvillimeve të mëdha të mëvonshme të bashkësisë islamike, vendimet e së cilës janë të një rëndësie historike për besimtarët myslimanë shqiptarë. Shprehin në mënyrën më të mrekullueshme shpirtin, besimin e shqiptarëve.

Komisia e Elbasanit për gjuhën ishte një tjetër akt madhor i këtij qyteti dhe elitës shqiptare që u bashkua aty, në të cilën u përcaktuan orientimet më të drejta, apo u bë hapi i dytë më madhor pas alfabetit për bashkimin e shqiptarëve në gjuhën e tyre.

Të dashur miq, kontributi i Elbasanit në histori në të gjitha kohërat është një kontribut i madh. Unë kam besim se ky qytet i bekuar, edhe në këtë kohë që ne përjetojmë një diktaturë, po t’i them shfarosëse, me të drejtë tjerëve kjo fjalë mund t’ju vrasë veshin.

Por realiteti është ky. Një komb që ka njohur ën shekuj e mijëvjeçarë dhjetëra pushtime, nuk ekziston asnjë pushtim tjetër si ky që, në 10 vite të ketë larguar nga Shqipëria 40% të popullit shqiptar.

Në këtë aspekt, kjo ngjarje që sot kremtojmë duhet të jetë një frymëzim i madh për ne, sikundër ata burra në kushtet më të vështira vendosën të valëvisin flamurin kombëtar.

Sot, kërkohet nga çdo qytetar dhe qytetare e Elbasanit të ngrihemi dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo politikë e cila po shkatërron qënien, identitetin tonë kombëtar.

Kundër kësaj diktature, më e keqja në historinë në kuptimin e asaj, që diktaturat e bandave janë vlerësuar nga historianët si më të këqijat, sepse ato nuk ndjekin asnjë rregull, asnjë ligj, asnjë Kushtetutë, përveçse përroi psiqik të diktatorit.

Beteja që zhvillojmë sot është një kauzë e drejtë, është një kauzë e cila do fitojë.

Në rast se rikthehemi bashkë një vit më parë, dy vite më parë, apo qoftë edhe 6 muaj më parë do shohim se në kalvarin që i imponua.

PD, përsëri udhëtimi i saj ishte i pandalshëm, dhe kjo e vetëm e vetëm se ajo mbronte një kauzë të drejtë, e mbrojti atë çka unë e kam shumë të vështirë ta them, po e mbrojti atë kur askush nuk e mbështeste.

Po prap, demokrate e demokratë nuk u dorëzuam, nuk hoqëm dorë nga kauza jonë e drejtë. Kaluan një seri etapash.

Dhe së fundmi, ju jeni dëshmitarë i dy rezolutave të jashtëzakonshme. Dy rezolutave ndërkombëtare, në të cilat 109 parti politike në të parën, u thanë qeverive të tyre në mbarë botën një për një këto që i themi ne njëri-tjetrit për regjimin e Edi Ramës, dhe u ripërsëritën në rezolutën e partisë Popullore.

Imagjinoni pak nëse në do të heshtnim, në rast se ne për shkak të këtyre kushteve vetmisë, izolimit, etj., nuk do mbronim të drejtën e shqiptarëve për të patur opozitë të vërtetë.

U ndala këtu, për të theksuar se edhe ëkto janë momente frymëzuese për çdo qytetar të Elbasanit dhe qytetar të Shqipërisë, të vazhdojmë betejën tonë pa kthim, pa ndalim në të drejtën për të votuar të lirë si qytetar të një vendi 112 vite të pavarur në të drejtën e asaj që shqiptarët përjetuan diktaturën më staliniste të Europës, nuk do mund të tolerojnë më tutje diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së tyre.

Edhe njëherë, do e mbyll këtë fjalë duke u përulur me nderimin më të madh para veprës së ndritur të paraardhësve tuaj, atyre burrave të shquar që shpallën në Elbasan 112 vite më para pavarësinë e Shqipërisë.

Të shpreh nderimin tim për qytetarët e këtij qyteti të bekuar, djep i përjetshëm i shqiptarizmit.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale