Berisha: Kryetari i opozitës vihet nën sanksione nga një gjykatëse e lidhur direkt me Edi Ramën pa autorizimin e parlamentit

KRYETARI I PD, SALI BERISHA BASHKËBISEDIM ME QYTETARËT NË RRJETET SOCIALE

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale ditën e sotme denoncoi sot fshehjen e dokumentave nga dosja hetimore e SPAK ndaj Jamarbër Malltezit, ndërsa deklaroi se gjykatësja e lidhur me Ramën sanksionon kreun e opozitës shqiptare pa marrë autorizimin nga Parlameti.

Kryetari PD, Sali Berisha deklaroi se zgjedhjet e vitit 2021, u shitën nga Lulzim Basha, dhe Edi Rama e kishte përfunduar marrëveshjen me Bashën që ta merrte në bashkëqeverisje.

Berisha deklaroi se keni dëgjuar akuza për Sali Berishën sa Dajti, por nuk keni parë kurrë një dokument, një fakt se Argita Berisha, Shkëlzen Berisha kanë fituar një tender apo kanë qenë nënkontraktorë në një tender të fituar në sektorin publik

Berisha denoncoi tenderat që merr vajza e kreut të qeverisë nga gruaja e tij. Vajza e kryeministrit aktual, me kompaninë e saj, I Riu, fiton çdo javë, çdo muaj tendera. Në thyerje të Kushtetutës. Kushtetuta thotë se deputetit, i cili merr përfitime nga qeverisja vendore apo qendrore, dorëzon mandatin.

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi lidhjet e Olsi Ramës në zhvatje e mbi 1 miliradë eurove taksapagauesve europianë me kompanitë mashtruese të Call Center, në një kohë që SPAK nuk guxoi të ndalojë as Armand Josifin.

Amant Josifi është i akuzuar nga drejtësia evropiane si strumbullar i grabitjes së 2.4 miliardë eurove me kompaninë e tij Call-Center. Amant Josifi ishte në Shqipëri, kishte urdhër-arresti për të, por e përcollën në Dubai dhe paratë e Dubait po investohen tani në Durrës nga klani Rama.

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se Rama e hakmorr ndaj tij dhe Malltezit me SPAK-un që ka nën kontroll vetëm pas fillimit të betejës në Parlament të deputetëve të opozitës.

Berisha tha se ajo që ndodhi në Parlament ishte fillimi i një beteje lemeritëse për Ramën dhe se  opozita sot është më në këmbë se kurrë.

Urdhëri i arrestit për Malltezin si dhe kufizmi i lëvizjes për Berishën u firmosën  vetëm 24 orë pas nisjes së betejës nga deputetët e opozitës në Kuvend.

BASHKËBISEDIMI I PLOTË

Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt të dashur miq të Facebook-ut, Tik Tokut, Instagramit dhe të gjithë ju të tjerë që ndiqni këtë bisedë sot me ju.

Unë jam para jush së pari për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuajën për çdo gjë që ju dëshironi.

Së dyti, do bëj një deklaratë të shkurtër.

Siç jeni informuar në një akt të paprecedentë në ndonjë vend tjetër, kryetari i opozitës vihet ndën sanksione nga gjykatëse e lidhur direkt më Edi Ramën dhe skapistë të kontrolluar totalisht prej tij si në asnjë vend tjetër dhe si kurrë ndonjëherë në Shqipëri, vihet në sanksione pa autorizimin e parlamentit.

Ndaj tij, gjykatësja e lidhur direkt me Edi Ramën, skapistët e kontrolluar totalisht prej tij vendosin masën e paraqitjes dy herë në javë, vendosin kufizimin e lëvizjes, duke i marrë pasaportën.

Këto veprime janë në kundërshtim flagrant me disa nene të Kushtetutës, por më specifik me nenin 73 pika 2 në të cilin sanksionohen, stipulohen. Deputeti nuk mund të arrestohet, nuk t’i kufizohet në asnjë lloj forme liria e tij. Nuk mund të kontrollohet pa autorizimin e parlamentit.

Mbi bazën e këtij neni të mbartur që në fillimet e pluralizmit, gjer sot asnjë deputet nuk ka pasur sanksione nga prokurorë ose gjykatës pa autorizimin e parlamentit.

Në rast se u kujtohet, ka qenë rasti Bllako, rasti Tahiri e shumë raste të tjera dhe s’ka ndodhur kurrë një veprim ndaj deputetit pa sanksionim. Çfarë do të thotë kjo?

Të dashur miq, kjo do të thotë se Edi Rama, Kushtetutën e zbaton për miqtë e tij, për deputetët e tij, dhe jo për deputetët e opozitës që i ka armiq në konceptet e tij mjerane.

Pra, një nen i Kushtetutës që vlen për Saimir Tahirin, një nen i Kushtetutës që vlen për hajdutë si Alqi Bllako, trafikantë si Saimir Tahiri, nuk mund të vlejë për kryetarin e opozitës, Sali Berishën.

Dhe kjo demonstron në mënyrën më flagrante karakterin tmerrësisht politik të këtij procesi të ndërmarrë nga Edi Rama me frikën e tmerrshme se opozita nisi 10 ditë më parë në parlament, betejën pa kthim.

Të dashur miq, dy fjalë edhe për privatizimin e Klubit ‘Partizani’.

Ju garantoj se me gjithë përpjekjet të gazetarëve të Sorosit dhe të tjerëve të paguar nga prokuroria, ai është procesi më legjitim që mund të jetë kryer ndonjëherë.

Në 3 vjet hetime, prokurorët politikë të Edi Ramës, pas 3 vitesh hetime intensive nuk arritën të gjejnë asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të ndërtojnë akuzë penale kundër meje, dhëndrit tim, profero Jamarbër Malltezit, apo ndonjë tjetri.

Nuk arritën, sepse nuk gjetën asnjë shkelje ligjore, përveç njërës të kryer direkt nga Edi Rama, siç thonë ata, se unë nuk e kam konsultuar ligjin me ndryshimin e orientimit nga sport në zonë banimi, i kryer nga Edi Rama në vitin 2006.

Pra, nuk ka në mënyrë absolute as edhe një shkelje ligji. anë pyetur me dhjetëra e dhjetëra punonjës. Asnjë prej tyre nuk del të thotë se Sali Berisha më ka bërë presionin më të vogël. Asnjë prej tyre nuk del të thotë se Jamarbër Malltezi shkeli në zyrën time, apo më bëri presion.

Gjithçka ndërtoi një piramidë mashtrimi të paturpshme, duke fshehur dhjetëra dhe qindra dokumente.

Për ju që na ndiqni, përsëris edhe njëherë, tre janë momentet themelore të këtij procesi.

Moment themelor që ky proces të ecte, ishte heqja nga plani i përhapjes së forcave të armatosura me firmën e presidentit të Republikës. Sali Berisha nuk ka dërguar kurrë një propozim të tillë te asnjë president.

Por dokumentet zyrtare faktojnë se që nga viti 2000, terreni i klubit Partizani, që ishte i vendosur në tokat e 5 familjeve tiranase, në vitin 2000 nuk kishte lidhje me ministrinë. Ai kishte mbetur terreni i askujt, ndërtesat e askujt. Ministri Ismail Lleshi, me një shkresë urdhëron shtabin e përgjithshëm që ta marrë në mbikëqyrje dhe të mos lejojë zhvillimin e mafies mbi të, sepse ajo mbeti tokë e askujt dhe terreni i askujt.

Pra, heqjen nga plani i përhapjes së forcave të armatosura, e kanë bërë të tjerë para vitit 2005.

Së dyti, çdo veprim i qeverisë së Sali Berishës pas vitit 2005, është bërë bazuar në listën zyrtare të presidentit të Republikës, mbi pronat e plan përhapjes së forcave të armatosura. Në këtë dokument, klubi Partizani nuk ekzistonte.

Tani ka edhe një moment kyç këtu, pa të cilin aty ndërtime nuk mund të bëheshin. Dhe ky moment kyç është ndryshimi i destinacionit nga terren sportiv, në terren urban. Këtë akt e ka kryer Edi Rama më datën 6 qershor 2006, në një kohë kur të themi këtu, asnjë nga objektet nuk ishte privatizuar. Pra, u kthyen nga terrene sportive në zonë orbane direkt nga Edi Rama në vitin 2006.

Po Edi Rama, në vitin 2008 apo 2009, kontrakton studion zvicerane Urban Plan, për të bërë planin e zonës, dhe kjo studio e cilëson këtë zonë urbane. Ky Shalsi i Ramës, shkonte dhe bënte dëgjesa me qytetarët edhe për këtë zonë, për ndryshimin e destinacionit.

Së treti, një gënjeshtër e pafytyrë, e paturpshme e gazetarëve të paguar nga prokuroria dhe të tjerëve që nuk kanë vëmendjen ta lexojnë, se ky proces është kryer me urgjencë. Ky proces të dashur qytetarë e qytetare, ka filluar në vitin 1994 me kërkesën e këtyre pesë familjeve të Tiranës, për njohjen e pronës në Komitetin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Komiteti ka njohur pronën, dhe jo vetëm e ka njohur, por ka kthyer një sipërfaqe prej disa metra të saj, që ishte krejt e lirë.

Procesi ka vazhduar në vitin 2000, 2004 dhe me rradhë. Procesi është kompletuar në vitin 2009.

Por njohja e pronave dhe kthimi i tyre, për të cilin prokurorja e partisë Mellonai, pretendon se ka ndodhur nga viti 2006, pra është një gënjeshtër e turpshme. Ka filluar në vitin 1994, dhe ka vazhduar deri në vitin 2009.

Në qoftë se njohja dhe kthimi përfundoi, ta supozojmë në vitin 2007, mbeteshin për t’u privatizuar objektet e ndërtuara mbi këto prona.

Procesi i privatizimit të këtyre objekteve, kërkesa për privatizim janë bërë në fund të vitit 2006 dhe privatizimi ka përfunduar në vitin 2009.

Pra, jo që nuk ka procedurë të shpejtuar, por ka procedurë të zvarritur dhe të ngadalësuar. Ndërkohë që ligjet e vendit kërkonin që kërkesave të qytetarëve për privatizimin t’u jepej përgjigje brenda 4 muajsh. Maksimalisht thoshte ligji. Por ato kanë vazhduar rreth 3 vjet, dhe kjo është e tëra e dokumentuar.

Pra, kemi të bëjmë me një mashtrim publik.

Unë nuk po ndalem këtu se ku e bazon kallëzimin Taulant Balla dhe Edi Rama, se edhe ai është një dokument mashtrimi publik i pakonceptueshëm.

Taulant Balla dhe Edi Rama në kallëzimin e tyre 3 vjet më parë, akuzojnë se toka nuk u përket pronarëve. Se është marrë me dokumente false, se është paguar nga autoritetet pushtuese italiane gjatë luftës. Dhe sollën për këtë një dekret të Jakomonit nga Firence, me emrat e pesë familjeve të shpërblyera për tokën.

Problemi ishte se këto familje nuk kishin asnjë metër tokë në territorin e klubit Partizani, por ndoshta 1 mijë metër larg këtij territori.

Theksoj prapë se, pesë familjet kanë në atë zonë dhe lidhur me të 67 mijë katror. Kanë marrë 30 apo 30 e ca mijë, por ata nuk morën dot as gjysmën e tokës së tyre në atë zonë.

Këto janë akuzat, pastaj prokurorët politikë kanë marrë reformat në gjykim, në hetim.

Çdo ligj i bërë nga PD nga viti 2005, për pronat, për sportin, për reformën ekonomike, këta kretinë mjeranë e interpretojnë sikur është bërë për të favorizuar dhëndrin tim.

Po jap vetëm një shembull.

Në vitin 2008 apo 2009, vendosëm përdorimin e bonove të thesarit nga pronarët, të emetuara me dekret presidencial në vitin 1995. Të përdorura nga qytetarët dhe të përndjekurit politikë në vlerë rreth 250 milionë dollarë, për të blerë objekte privatizimi.

Vendimi që nxorëm prapë si detyrim absolut moral dhe ligjor ndaj pronarëve dhe të tjerët, sepse u kishim dhënë 1.3 milionë shqiptarëve bonot e privatizimit dhe ato nuk kishin pse mbeteshin në xhepat e tyre, ky vendim kishte pra këtë qëllim.

Se ata e lidhin se e kam bërë për të favorizuar dhëndrin tim. Ky vendim ka dalë 1 muaj pasi familjet e nderuara kishin paguar 88.6 përqind të detyrimit të tyre me lekë direkt, apo kishin paguar pra rreth 700 mijë dollarë të detyrimit të tyre.

Kishte ngelur pa paguar rreth 100 mijë dollarë. Por nëse kishte një synim sado të vogël për të favorizuar dhëndrin, atij i thuhej mos u ngut se do kalonte ligji për bonot. Nuk kishte asnjë lidhje me këtë.

Këta, pas daljes së vendimit, kanë përfituar prej tij rreth 80 mijë dollarë, po të zbresësh vlerën e blerjes së bonove përfitimi i tyre shkon te 70 e ca mijë dollarë. Dhe Jamarabër Malltezit i takon si person të ketë përfituar rreth 1 mijë e ca dollarë. Me çfarë? Për një tokë që u shfrytëzua 46 vjet nga regjimi komunist. Për një kompleks që po shfrytëzohej nga viti 2000 e në vazhdim nga mafia, që e kontrollonte me në krye Paro Laçin, që dërgonte bandat e armatosura.

Ju e keni dëgjuar gjeneral Qirjazin që e kishte në detyrim ligjor mbikëqyrjen e kompleksit, dërgova ekipin po persona me forcë m’i larguan dhe nuk lejuan të futen. Në report ushtarak kjo.

Sigurisht atë e administronte Paro, por e vërteta është që Qirjazi duhet të sqarojë pozicionin e tij me Paron. Nuk kam të dhëna por atëherë flitej se Paro e paguante, por më pas u largua si trafikant i dënuar 12 vjet a më shumë në Itali, u arrestua. Këto janë.

Ka një moment të dytë.

Për të krijuar uaunë dhe skupin, prokurorët politikë të partisë mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt. Abi Malltezi u bë me 113 metra, investitor që fitoi 5.4 milionë euro. Mashtrim publik i dënueshëm.

Abi Malltezi u bë investitor, jo me 113 metra tokë, por me 1250 metra tokë, që i bleu të kushërinjtë e tij, te dajo i tij.

Dhe që dokumentet e këtyre blerjeve ekzistojnë të gjitha në dosjen e SKAP-it të partisë. Por tani SKAP-i i partisë është tani skupi i partisë. Ndaj dhe fshehin dokumente për të krijuar dyshimin se nga i mbijnë këtij këto fonde.

Së dyti, biznesmeni i nderuar Fatmir Bektashi, që ndodhet në arrest shtëpie për shkakun e vetëm se ka pasur ortak dhëndrin e Sali Berishës, pra ndodhet në një masë politike vetëm për këtë, ka deklaruar në hetim se që në fillim të tre ortakët, kanë rënë dakord të shesin në gropë.

Çdo ndërtues dhe çdo njeri që blen apartamente, e dinë se ç’do të thotë të blesh në themele, blen në një përqindje mjaft të lirë se sa kur blen një pallat të ri të përfunduar.

Dhe këtë ata nuk e marrin parasysh, ndonëse kanë të gjitha dokumentet, kontratat e shitjes, depozitimit të parave. Dhe vetëm me keqësinë e tyre për të bërë skupin, shprehen në këtë mënyrë.

Së treti, flasin për një fond 3-5 përqind të pronarëve. Cila është historia? Familja Begeja dhe çdo familje, të 5 familjet kanë zgjedhur nga një përfaqësues të tyre për t’i përfaqësuar në procesin e privatizimit që kalonte në gjykata, baski, zyra, kalonte kudo dhe kishte pastaj diskutime me 22 familje që ishin aty të vendosura pa asnjë leje dhe autorizimi.

Ky fond, ata që kanë hetuar 3 vjet, nuk kanë gjetur një dokument të vetëm se është materializuar. E dini sepse? Sepse nuk u realizua sepse Fatmir Bektashi mori përsipër të kryejë shpenzimet që duheshin, me çfarë duhej për një zonë ndërtimi, kurse Abi Malltezi u mor kryesisht me dakordësimin me familjet pushtuese që ishin aty, të cilat pa asnjë ankesë u sistemuan, morën para, ose morën apartamente sipas ligjit.

Edhe ky është një bllof, të cilin një tym që ata e ngrenë për të zgjuar dyshime dhe nuk sqarojnë se kjo nuk ka pasur asnjë efekt dhe nuk është zbatuar.

Duke përfunduar, edhe njëherë, pasi dështuan në tre vite hetimi intensiv dhe të gjithanshëm, ata arritën në shkelje të Kushtetutës, të dërgojnë pa leje parlamenti, kërkesën si person në hetim dhe jo si person në ndjekje penale, në gjykatë.

Mirëpo, duhet t’u sqaroj një gjë të dashur qytetarë, unë që flas, në vitin 2012, jam personi që kam hequr kufizimin për hetimin e deputetëve. Fakti që ata kanë hetuar 3 vite pa asnjë autorizim, dërgimi i sanksioneve pas tre vitesh, është thjesht një masë e turpshme e Edi Ramës, i tmerruar se opozita nisi betejën e saj pa kthim.

Faleminderit! Tani jam i hapur për çdo pyetje.

PYETJE-PËRGJIGJE

Erjon Kaja: Protesta të fuqishme, apo bllokim të parlamentit dhe a do t’i paraprijmë ne strukturave të betejave. Do jemi ne në krye të revolucionit me të gjitha mjetet dhe mënyrat dhe shqiptarëve që na mbështesin për revolucion?

Sali Berisha: I dashur Erjon, të falënderoj për pyetjen, dhe po iu përgjigjem pse parlamenti e nisi betejën dhe çfarë cili është begraundi i kësaj beteje.

Motivi themelor i kësaj beteje është liria e tyre, vota e tyre.

Ne kemi ardhur fatkëqinj, opozitë fatkeqe, me një regjim në të cilin Edi Rama grabiste, numëronte votat dhe nuk lejonte më rotacionin në Shqipëri të faktuar, kurse njerëzit deklaronin se, ky i vjedh, por fiton.

E vërteta absolute është se ai i vjedh dhe nuk fiton. Se unë i faktoj çdo shqiptari, se ai nuk i fitoi zgjedhjet e 2021, sepse nuk mund të pranohet kurrë fitore zgjedhjesh në qoftë se ti ndan në rrethet: Durrës, Krujë, lezhë dhe Tiranë 130 milionë euro në llogaritë e mijëra e mijëra qytetarëve dëme nga tërmeti. Në muajt mars dhe prill.

Vetëm në muajt e 2021 janë shpërndarë 92 milionë. Nuk po llogaris fare blerjet e nëndheshme.

Sigurisht, ka edhe një gjë tjetër duhet ta themi këtu.

Zgjedhjet e vitit 2021 u shitën, absolutisht u shitën nga Lulzim Basha dhe Edi Rama e kishte përfunduar marrëveshjen me Bashën që ta merrte në bashkëqeverisje.

Do më lejoni t’u jap 2-3 argumente.

A kishte entuziazëm tek qytetarët në vitin 2021? Ju jeni dëshmitarë, kishte entuziazëm të jashtëzakonshëm. Qytetarët masivisht besonin në fitoren e opozitës. Qytetarët kërkonin ndryshimin.

Lulzim Basha e shoi këtë zjarr të qytetarëve shqiptarë i hodhi ujë ditët e fundit. Fushatat kanë trajektoren e tyre.

Një fushatë që ecën dhe pastaj papritmas rrëzohet, ajo ka robleme serioze.

Çfarë na ndodhi ne në 2021?

Në 2021 u la mbyllja e fushatës. Mbyllja e fushtës është një moment kulmor. Në 32 vite mbyllje penduese si ajo nuk ka ndodhur.

Nuk ftoi asnjëri, megjithatë shkova. Shkova se nuk doja që të krijoja lajm në media që nuk i doli Sali Berisha.

I shkova. Shkoj dhe e gjej, se nuk dua të them atë që meriton. Në një karroceri Tojote, shoh aty dy deputetë, e shoqja diku matanë. Nuk kisha parë kurrë një fushatë të tillë. Foli 25 minuta dhe iku.

E mora në telefon, i thashë godite zgjedhjet. Si ka mundësi, fjala dakord, po si mund të bëhet një skenar i tillë? Kush ta bëri këtë skenar?

Në një kohë që kompania më kishte thënë se do e bëjmë mbylljen e fushatës mes Tiranës dhe Elbasanit. Si mund të bëhet kjo që thoni ju? Meqenëse unë vetëdijshëm e kundërshtova këtë, ne kemi sheshet, ne jemi forca kryesore, ne do fitojmë zgjedhjet. Ndërkohë ky shkoi në sheshin Italia dhe e degradoi komplet mbylljen.

Ndërkohë që Edi Rama bëri jo një, por dy mbyllje, një në Tiranë 4 orë, një në Vlorë 4 orë të tjera.

Por ky është një aspekt. E thashë mbrëmë, e them prapë edhe sot. Nëse do unë u jepja përgjigje pozitive këshilltarëve të tij kur më erdhën në zyrë dhe më thanë: në rast se nuk fitohen zgjedhjet, çfarë mendon për një koalicion të madh. I thashë që kjo është një vdekje e demokracisë shqiptare, dhe nuk e pranoj kurrë. Po çfarë nënkupton kjo që ti nuk e pranon?

Unë do dal me gjithë forcën time kundër kësaj.

Pra, pse u fillua në parlament? U fillua se aty na u mohua çdo e drejtë themelore e deputetit.

Një deputet është në parlament për të hartuar ligje, për të mbrojtur interesat e atyre që përfaqëson. Është në parlament për të hetuar qeverinë. Ndaj Kushtetuta me një nen të veçantë ka përcaktuar në mënyrë taksative të drejtën për ngritjen e komisioneve parlamentare. Këto 3 të drejta nuk ekzistonin më. Dërguam 6 komisione.

E vërteta është se të 6 synonin kreun e Meduzës, Edi Rama. Jo për politikë, por për interes shoqëror dhe kombëtar. Të 6 u refuzuan në mënyrë antikushtetuese. U dërgua komisioni për aferën McGonigal, që ishte zhvilluar në zyrën e kryeministrit, në bashkitë socialiste, në gjobëvënie në Tiranë dhe Durrës. Aferë e cila tronditi Amerikën, tronditi Europën dhe që ka përfunduar në gjykatat amerikane. Ne nuk u lejua që ta hetonim.

SKAP-i i partisë deklaroi se nuk merrem me atë punë, se ka kohë që i ka kalaur koha, tani thonë se ka nisur një hetim sa për të larë gojëm. Edi Rama nuk e pranoi këtë.

Dërguam komisionin tjetër hetimor parlamentar për konfliktin e interesit. Të dashur qytetarë, ligjet nuk i lejojnë qeveritarët dhe zyrtarët të vjedhin. Ata vjedhin duke shkelur më së pari ligjin e konfliktit të interesit. Pra, vjedhin duke favorizuar familjarët e tij të afërt.

Më vjen keq që tani duhet të bëj një qartësim.

Ju keni dëgjuar gjatë këtyre viteve akuza për Sali Berishën sa Dajti, por nuk keni dëgjuar kurrë një dokument, një fakt që Argita Berisha, Shkëlzen Berisha kanë fituar një tender apo kanë qenë nënkontraktorë në një tender të fituar në sektorin publik. Kurrë!

Të dy kanë deklaruar pasurinë dy vite para se ligji t’ua kërkonte. Sa u bëra kryeministër, ua atyre ua përcaktova si kod, se pavarësisht se ligji nuk ua kërkon, do deklaroni pasurinë njëlloj si unë.

Si është rasti tani te kryeministri aktual?

Kryeministri aktual ka një familje. Edhe ai në familje ka një vajzë. Vajza e kryeministrit aktual, me kompaninë e saj, I Riu, fiton çdo javë, çdo muaj tendera. Në thyerje të Kushtetutës. Kushtetuta thotë se deputetit, i cili merr përfitime nga qeverisja vendore apo qendrore, dorëzon mandatin.

Kurse vajza e familjes Rama, thuhet as në ILDKP nuk bën deklarime, kurse ligji e barazon atë me djalin e Ramës, Gregun, si kur janë bashkëshort ashtu edhe kur janë bashkëjetues, por ata janë martuar me kurorë, por edhe janë bashkëshortë, nuk bëhet fjalë për bashkëjetues.

Pra, të shkojmë më tutje. Çfarë bën Olsi Rama?

Olsi Rama, ortak i Amant Josifit. Amant Josifi është i akuzuar nga drejtësia evropiane si strumbullar i grabitjes së 2.4 milionë eurove me call centera, me kompaninë e tij.

Amant Josifi ishte këtu, kishte urdhër-arresti për të, e përcollën në Dubai dhe paratë e Dubait po investohen tani në Durrës nga klani Rama. Me Olsin nuk flet njeri. SKAP-i i partisë nuk lëshoi një urdhër arresti për Amant Josifin, asnjë. Sikur krimi të kishte ndodhur në Tanganika dhe jo në Call-Centerat e Tiranës.

Pse Edi Rama nuk e pranon konfliktin e interesit? Nuk pranon konfliktin e interesit, sepse sarajet e tij me 720 metra gjatësi, i ka të ndërtuara në një kohë kur ka deklaruar gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. E shoqja tha se i ndërtoi me paratë e Kurbanit. Paratë e Kurbanit nuk ekzistojnë në tatime. Rama më vonë tha se e ndërtoi me para emigracioni, kam qenë në emigracion. Po nga i solle paratë, të zbritën nga qielli? Paratë lëvizin me banka, lëvizin me rregulla, me fatura.

Për të gjitha këto dhe vjedhje të tjera, Edi Rama refuzon komisionet. Çfarë bëjmë ne në parlament? Ne bëhemi stoli e tij, ne bëhemi dekori i tij. Ai thotë kam opozitë që s’mund të flasë, nuk mund të luajë asnjë funksion. Mund të marr me radhë komisionet por mora këto dyja.

Kemi depozituar 31 ligje, midis të tjerave edhe ligjin për heqjen e parashkrimit për kryeministrat. Pra heqjen e parashkrimit për ish-kryeministrat, për Sali Berishën.

Edhe ai nuk vjen, mbahet në sirtarin e Lindës. Ligjet tona nuk vijnë në parlament. Atëherë mund të pyes unë, pse jemi në parlament?

Deputetët bënë një mbledhje të gjatë dhe refektuan se kemi dy alternativa, ose të ikim, ose të qëndrojmë aty në një qendresë in-ekstremis derisa të kthehen të drejtat tona të plota.

Për këtë arsye e filluam në parlament, por ju garantoj se protesta ka si begraund absolut që shqiptarët të votojnë të lirë.

Çdo shqiptar, që do opozitë, që do rotacionin, që beson se pluralizmi politik është motor i zhvillimit të një shoqërie, duhet të angazhohet në këtë protestë.

Dhe protesta që filloi në parlament, po me të njëjtën forcë do përhapet në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë. Faleminderit shumë.

Kastriot Bregasi: Si u duken doktor, avokatët e zgjedhur nga gjykata kundër jush. A ishte kjo gafë nga nxitimi i gjykatës, apo ka qenë sipas jush, tendencioze.

Sali Berisha: Tani, kjo përzgjedhje kaloi në katër avokatë. I pari kishte një status që tregonte se çfarë përfaqëson, se cilit komunitet i përket. I turpëroi aq shumë kur doli statusi, sa menduan të lajnë surratin e tyre duke e larguar. Thirrën dy avokate të tjera, të cilat kërkuan kohë, e panë se paçavurja ishte një dacibao dhe dhanë dorëheqjen. Dhanë dorëheqjen, i qëndruan profesionit të tyre. Ishin profesioniste. Pastaj gjetën enveristen e thekur, e cila harron se ka një ligj që ndalon promovimin e figurës së Enver Hoxhës. Se promovimi i figurës së Enver Hoxhës është një krim. Se Enver Hoxha është cilësuar në një deklaratë të BE në vitin 1991, si Hitleri shqiptar i pasluftës. Po ajo duket ditur pasionin e Edi Ramës për Enver Hoxhën, ndjehet krenare që të mbushë FB me fotot e një diktatori brutal që është i dyti në Europë pas Hitlerit, që ka kryer infanticid, vrarë fëmijë në popullin e tij me praktikat e tij. Ndaj dhe ajo zonjë që mban ato portrete, duhet të mendojë për ata dhjetëra e dhjetëra foshnje, 38 fëmijë që vdiqën vetëm në një natë në kampin e përqendrimit në Tepelenë dhe u varrosën buzë Vjosës, në mënyrë që Vjosa të merrte trupat e tyre dhe të mos mbetej asnjë gjurmë e infanticidit monstruoz të Enver Hoxhës. Por ky është Edi Rama, këta janë njerëzit e Edi Ramës.

Salvador Doda: Përmes avokatëve kryesisht Edi Rama, po përpiqet që të zhdramatizojë shkeljet e rënda dhe për të neutralizuar revoltën revoltën popullore, për të krijuar idenë se e gjitha është një lojë për të shpëtuar veten, pasi krijon precedentin. Kjo i krijon komoditetin për të vijuar përpjekjet për të realizuar synimet e tij të shumëfishta, një prej të cilave është edhe shfryrja e aksionit opozitar përmes frikës dhe represionit. Si keni menduar ti përgjigjeni kësaj strategjie.

Sali Berisha: Siç e keni ndjekur dhe e ndiqni, Edi Rama është personi i vetëm në memorien time në politikë, i cili kur përballet me përgjegjësinë, mban qëndrimin e njeriut primitiv. Dallimi më thelbësor në evolucionin e qenieve njerëzore, nga kalimin e tij nga primitiv në qenie të qytetëruar, është përgjegjësia. Njeriu primitiv i fshihej përgjegjësisë, njeriu i qytetëruar e mban përgjegjësinë, ndjen përgjegjësi për ato që është i ngarkuar, për shtëpinë e tij, për rrugicën e tij, për lagjen e tij, për vendin e tij. Përgjegjësia është pra muri ndarës. Edi Rama nuk është njeri primitiv, është një njeri që ka në shpirt primitivizmin e trashëguar që të mos njohë asnjë lloj përgjegjësie. Këtë qëndrim ai mban me çdo gjë. Këtë qëndrim ai mban kur vendose hartën e Ballkanit të Hapur me kufijtë e Kosovës të fshirë në FB e tij. Ma vendosën të tjerët, paçka se është Novisadi në fotografi me të. Këtë qëndrim ai mbajti kur rrinte në një distancë 6 metra në stadium ndaras me kryeministrin e Kosovës. Nuk e dija unë, nuk njoftoi njeri, në një kohë kur ishin njoftuar të gjitha protokollet. Në njohjet e mia për të, nuk kam asnjë dyshim se ai mund të bëjë çdo lloj keqbërje dhe ligësie, përveç ato që ka frikë. Tani vijmë pse e bëri këtë? E bëri sepse e pa se ajo që filloi në parlament ishte fillimi i një beteje lemeritëse për të. Ai e pa që i shkoi kot pazari me Lul Bravën. Ai e pa që ëndrra e tij kriminale për të kontrolluar opozitën u bë pluhur. E pa se 40 deputetë kanë vendosur betejë pa kthim në atë tempull, ta mbrojnë. Dhe tani mendoi se mund ta trembë opozitën duke sanksionuar me gjykatë, pa leje parlamenti, kryetarin e opozitës. Gjë që nuk e ka bërë as Vladimir Putini, as Lukashenko, as Erdogani, asnjë njeri tjetër. Sepse ka një rregullore, është bërë njëherë në Turqi, dhe kur është bërë në Turqi ka një gjykim të Strasburgut, që urdhëron qeveritë anëtare që në asnjë rast nuk mund të bëjë kufizime pa lejen e parlamentit. Mendoi se gjeti tre persona, çfarë t’u thuash, mercenarë të tij, se duke zbatuar një urdhër antikushtetues, mund të lante duart me këtë problem. Por opozita sot është më në këmbë se kurrë.

Romir Leli: Deputeti gjerman Gunter Krichbaum, deklaroi pak më parë se Gjykata e Lartë ka marrë vendimin për PD. A jeni në dijeni të këtij vendimi. Si e shikoni këtë deklararë pas takimit me Ramën dhe Bashën.

Sali Berisha: Deputeti Krichbaum është paraqitur sot si turpi i deputetit, si turpi i institucionit që përfaqëson. Deputeti Krichbaum, në një mashtrim publik para shqiptarëve, ka mbrojtur veprimin pa autorizimin e parlamentit, të SKAP-it të partisë dhe gjykatëses së saj. Ky është një akt i padenjë, ky është mashtrim i një njeriu i paguar apo i papaguar, por që turpëron veten në radhë të parë. Ky mendon se Shqipëria është e vendosur diku jashtë globit dhe nuk funksionin as interneti dhe asgjë prej gjëje dhe ku udhëtari mund të vijë dhe të lëshojë çdo shpifje dhe çdo trillim. Mua më vjen shumë keq që them këto fjalë, por e siguroj presidentin e Bundestagut, siguroj miqtë e mi në Bundestag se ruaj respektin më të madh për atë institucion, për kontributin e atij institucioni. Por Gunther Krichbaum i ka këto për interesat e tij personale. Por unë e garantoj Gunther Krichbaum se do i jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral. E para njëherë, ai nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të një partie. E dyta, cilido që mund të ndikohet sadopak nga trillimi i deputetit, e them me dhimbje këtë fjalë, se kur ligji bazë i Gjermanisë, ka një nen i cili quhet neni 46, i cili shkruan se asnjë njeri, as arrestim dhe as kufizim lirie nuk mund të ndodhë ndaj një deputeti, pa autorizimin e parlamentit. I them Gunther Krichbaum, merr po deshe, meqenëse në aparancë paraqitesh si luftëtar i antikorrupsionit, provojë iniciativën e Sali Berishës të vitit 2012. Kjo prokurori ka nisur hetimin për Sali Berishën dhe ka mbajtur hetim për 3 vite, pa kërkuar asnjë leje nga parlamenti sepse Kushtetuta e hoqi detyrimin e prokurorisë për të nisur hetimin pas autorizimit të parlamentit. Por çfarë thotë Kushtetuta gjermane vetëm për hetimin? Jo për lëvizjen. Zoti Krichbaum, që vjen dhe flet për ligjet naziste, duke aluduar, je një gënjeshtar, je një gënjeshtar. Nuk janë naziste ato, janë ligji bazë demokratik i Gjermanisë, mbi të cilën vendi yt, është sot një model në respektimin e të drejtave të njeriut dhe funksionimin e shtetit ligjor. Ky ligj ka të stipuluar, jo vetëm për lëvizjet, por edhe fillimin e hetimit. Fillimin e hetimit nuk mund ta bëjë prokuroria pa marrë lejen e kryetarit të parlamentit. Po ky ligj bazë, thotë në nenin 46 se kryetari i parlamentit jep lejen, por hetimi fillon pas 48 orësh. Ndërkohë kryetari i parlamentit informon kryetarin e komisionit për autorizimin që ka dhënë. Dhe ky i fundit informon deputetin. Këta vijnë këtu dhe i shohin shqiptarët si qenie jashtëtokësore dhe besojnë së mund t’i mashtrojnë me çdo gjë. Zoti Krichbaum, më vjen keq por të njoftoj sot se kam filluar që sot konsultimet me ekspertë ligjorë dhe u garantoj se do bëj çdo përpjekje për një proces të ndershëm ligjor kundër teje. Jo kundër Bundestagut, Bundestagu është një institucion që e dua shumë dhe e respektoj shumë. Ju kam njohur edhe juve, por lidhjet e tua me Lul Bashën nuk duhet t’i përdorësh për të mashtruar, për të dezinformuar një popull të tërë.

Gim Shala: Për rrëzimin e Ramës duhen dy gjëra, bashkimi i dy krahëve të PD-së dhe komplet e djathta. Do e bëni?

Sali Berisha: Bashkimi i dy krahëve të PD, po ndodh. Në betejën në parlament jemi të gjithë së bashku dhe ajo nuk ka të ndalur. Nëse mendohet a janë parti të tjera politike opozitare në të njëjtën linjë, ky front do të zgjerohet me të gjitha partitë opozitare jashtë parlamentit, me grupet e interesit, shoqërinë civile, intelektualë, studentë, me të gjithë grupet e sulmuara padrejtësisht nga Edi Rama. Dua të jem i qartë, nëse bëhet fjalë për Lulzim Bravën më parë do të preferoja të bëja me Edi Ramën dhe Taulant Ballën. Por pikërisht se refuzova këtë, janë të gjithë këto zhvillime. Jam krenar që sot jemi një opozitë që po dridhim nga themelet një diktaturë të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Arben Shuko: Doktor Berisha, nuk do të ishte e udhës që protesta e demokratëve të bëhet sa më parë, sepse aq më shumë që vonon, shton presionin ndaj të drejtave dhe lirive tona, dhe tuajat si deputet opozitar.

Sali Berisha: Jam shumë dakord me ty dhe të përshëndes. Nuk them se është shumë e vonuar, por njeriu përpiqet dhe ekipi drejtues përpiqet që të ndjekë një rend llogjik të gjërave. Ndonjëherë kur përpiqesh më shumë seç duhet ta programosh edhe zgjaten pastaj në mënyrë të dëmshme, sepse pas zgjedhjeve, kjo protestë duhej të kishte filluar më shpejt. Tani e filluam. E filluam në parlament, se na takonte, pse të sakrifikonit vetëm ju që keni një jetë që na ndiqni dhe ne. Tani do të sakrifikojmë dhe ne, të gjithë së bashku. Vendimi për betejën në parlament është historik.

Endri Hasani: Përshëndetje doktor. Kam dy pyetje. Gjatë qeverisjes tuaj 2005-2013, në disa nga konferencat tuaja në kryeministri, keni akuzuar kryebashkiakun e Tiranës së asaj kohe me mbi 200 dosje abuzimi për lejet e ndërtimit në Tiranë dhe për periudhën për të cilën po flasim, Edi Rama njihej si mister 20%, taksë që paguhej për një leje ndërtimi në mënyrë korruptive. Në vitin 2015 OSBE akuzoi se familja Ramaka fshehur 200 mln euro pasuri në ofshore. Pyetja e parë: A ka në plan PD të përgatisë dosje me ekspertët e saj dhe të ngrejë akuza konkrete ndaj Edi Ramës në SPAK për abuzimet e tij nga ministër Kulture e deri sot. Pyetja e dytë: A ka në plan PD që të mbledhë një task force me të gjithë ish-diplomatët e saj dhe të informojë kancelaritë perëndimore për regjimin që është instaluar në Shqipëri?

Sali Berisha: Pyetjet dhe sugjerimet shumë të drejta. Në padiskutim që do të dorëzojmë dosje në skap të cilat kurrë nuk i shqyrtojnë. Ne gjer tani kemi dorëzuar 31 dosje, por ato përfundojnë në sirtare, njëlloj si ligjet tona në parlament. Megjithatë ne do të vazhdojmë të përgatisim dhe numri i dosjeve për Edi Ramën dhe familjarët e tij nuk kanë të sosur, është shumë i madh. Ne e kemi në plan dhe do të përpiqemi me të gjitha mundësitë tona të kemi një komunikim intensiv me ndërkombëtarët.

Bekim Arban: Njoftuat front opozitar. Do të jetë formacion politik, apo bashkëpunim me forcat e tjera. Po pyes sepse po merr shumë energji çështja e PD, se lufta me Ramën.

Sali Berisha: Keni të drejtë. Do të jetë një front opozitar që mund të konturohet sipas dakordësisë edhe në një union politik të forcave opozitare, por ne do të punojmë intensivisht për këtë, si domosdoshmëri. Bashkimi në diversitet është kushti i kushteve në këtë betejë dhe shpresoj të realizohet sa më shpejt.

Abedin Ajzaj: Mendoni se sistemi i drejtësisë është i pavarur, kur dihet se reforma në drejtësi ka nisur në vitin 2016 dhe akoma nuk po mbyllet.

Sali Berisha: Sot drejtësia është më e kontrolluar se kurrë. Unë mund të ju jap shembujt më të paimagjinueshëm. Mund të marr rastin e Erion Veliajt. Erion Veliaj ndryshon taktikën e trajtimit të mbetjeve në Tiranë, nga praktik landfilli dhe projekt me institucione ndërkombëtare, landfill-seleksionim-riciklim në praktikën e djegies. Jo veç kaq, por Erion Veliaj ndryshon edhe praktikën e përdorur për kontraktimin e djegësve të Elbasanit dhe Fierit dhe thotë tani koncension 30 vite. Jo veç kaq, por Erion Veliaj duke mos mbledhur këshillin bashkiak dhe të qarkut të Tiranës, mashtron me shkresë sikur janë mbledhur. Në emër të tyre merr përsipër që Tirana të financojë 90 mln euro djegësin e Tiranës. Kryetari i bashkisë nuk mund të marrë përsipër as 10 mijë euro, pa këshillin bashkiak. Buxheti është atribut total ligjor i këshillit bashkiak. Erion Veliaj me dy përfaqësues të tij në komisionin e koncesionit propozon ti japë 8 pikë të supozuar që do të ndërtonte djegësin. Kompania nuk ekzistonte kund mbi tokë. Kur kjo kompani shkon të marrë bonusin në qeveri siç është rregulli, Ermonela Felaj i dërgon kryeministrit një shkresë, ku i thotë, kjo nuk mund të ndodhë sepse kjo kompani nuk ekziston. Por bonusi u dha dhe kompania që mori bonusin në 7 dhjetor 2016, fitoi tenderin me 31 gusht 2017, 9 muaj më vonë. Në botë kjo nuk mund të ndodhë. Me një shkresë që i dërgon Damian GJiknuri, i thotë se ti je i detyruar si bashki të kontrollosh dhe të raportosh çdo muaj për ecurinë e punimeve. Pas 5 viteve ai nuk ka raportuar një herë. Pasi janë zhdukur së paku 130 mln euro. Erion Veliaj ka dhe një shkresë nga Belinda Balluku që i kujton detyrimin që ka, asnjë veprim. Zinxhiri i tij nuk ka fund. Janë zhdukur 130 mln euro, nuk ka asnjë ndërtim dhe tani ku të gjinden paratë. Gjen italianët, Alberto Presezzi, me një kavajas Miliad Lopa, me një italian tjetër, Franco Tosi dhe u thotë atyre, hajdeni bleni aksionet dhe merreni ju si pronarë. Vijnë ata, bëjnë veprime, i bëjnë të gjitha, në 6 vite asgjë. Këta janë lidhje iraniane, me dokumente i kam denoncuar. Erion Veliaj vetë kryente vizita në Teheran, gjatë kohës që kam qenë kryeministër. Ky ka qenë informacion i im, shumë i besueshëm. Miliadi dhe Alberto janë dokumentar në takime me ish-komandantin e Pasdaranit, që sot është ministër. Skapistët mezi vendosën sekuestro paa 3 muajsh. Para 2 javësh, Alberto Presezzi dhe Miliad Lopa, një person që shkon e vjen në Tehera, më shumë se në Kavajë, erdhën këtu me një premtim për investim 100 mln euro në djegësin e Tiranës. E morëm vesh, i denoncuam. Skapi i partisë asnjë lëvizje. Takuan Arapin e pronave të sekuestruara. Shkuan për ta marrë dhe për të ja kthyer Erion Veliajt sërish. Po kaq superflagrant është rasti i Beqajt, etj., me radhë. Në histori nuk ka ekzistuar një institucion politik siç është sot skapi, një grup i mbushur me kriminelë të vërtetë. Me prokurorë që shesin dosje, tradhëtojnë shokë, që bashkëpunojnë zyrtarë aty, ryshfetmarrës dhe të gjitha anët negative. Unë nuk i njoh dhe nuk përjashtohet që aty ka dhe burra e gra me integritet. Por në një strofull të tillë, punët bëhen me urdhër. E vetmja mënyre pune për ta është të zbatojnë urdhrat.

Anduel Gora: Kur sulmoni SPAK, jeni kundër këtij institucioni apo prokurorëve që përdoren.

Sali Berisha: Në mënyrë absolute, unë jam njeri i ligjit. Nëse jam ky që jam sot, pikërisht sepse instikti im i parë është ligji. Në këtë kontekst ushqej respektin më të madh për të gjithë ata që zbatojnë ligjin dhe padiskutim neverinë më ekstreme për të gjithë ata që shkelmojnë ligjin dhe shkruajnë ligjin. Ata të cilët tradhëtojnë kolegët e tyre dhe dërgojnë të dhënat te kriminelët. E dëgjuat, para 1 muaji dolën lajmet se dy prokurore ishin planifikuar të vriteshin sepse hetonin këtë apo eksponentë të bandës. Kush ua tha atyre që këta i hetonin. Nga e dinin ata kriminelë se kjo prokurore po hetonte. Kjo praktikë e shitjes së sekreteve të dosjes është një praktikë shkatërrimtare. A e dini ju që fashikuj të tërë, nga BKH-ja shkojnë në zyrën e Ramës. E ndaluar në mënyrë kategorike me ligj. As presidenti nuk mund ta ketë. Sekreti gjyqësor i shkon vetëm gjykatësit. Nuk ka të drejtë asnjë autoritet tjetër të kërkojë, të mësojë sekret e një dosje gjyqësoret, përveç kur bëhet fjalë për deputete apo ministër dhe u duhet dërguar organeve për leje. Tjetër s’ka. Ky është problemi i skapit. Ai që kryeson sot skapin, ai ka qenë, ka kryesuar taks forcën kundër korrupsionit gjatë qeverisjes së PD, për një periudhë kohe. Në atë periudhë, rastet e penalizimit për korrupsion janë trefishi i rasteve që janë gjatë kësaj periudhe. Nuk ka patur kurrë asnjë pengesë.

Ram Allushi: A jeni i sigurtë që 40 mijë demokratë që ju votuan ju si kryetar të PD, sot e njohin kryetarin e vet të seksionit apo grup seksionit ku duhet të bëni pjesë. Me siguri, në emrin tuaj, përgjigjen po e jap unë, jo. Prandaj PD ka nevojë riinventarizim dhe riorganizim në bazë që ti përgjigjet si duhet detyrave politike të partisë.

Sali Berisha: Plotësisht e drejtë. Ju garantoj se orientimi bazë për analizën ka qenë një nga pikat që thoni ju. Jo vetëm ajo. Por sot emigracioni, ka efektet e tij shkatërrimtare mbi seksione, struktura, siç ka mbi kombin në tërësi. Në këtë kontekst një nga porositë për analizën është dhe kjo që thoni ju.

Ervis Daci: A ka prokuror dhe gjyqtar dhe pjesëtar të institucioneve të reja të drejtësisë apo dhe gazetarë me telefona të kriptuar, SKY dhe EC C.

Sali Berisha: Padiskutim që ka. Ka dhe kriminelë sa dhe vrasësit serialë. Ka dhe ka të paguar nga bandat më të rrezikshme. Ka me telefonat e tyre të koduar, janë të regjistruar dhe zbulimi i tyre, bërja publike e tyre mund të vonojë, por kam besim të madh se do të ndodhë. Unë ju garantoj se çdo informacion që kam për këta kriminelë që paraqiten me kollare dhe shëtisin poshtë e përpjetë do të informoj publikun. Një gjë dua të them. Edhe njëherë. Agjencitë që u morën me deshifrimin e tyre konstatuan se shqipja ishte gjuha e dytë në rrjetin e 40 e ca vendeve. Pas anglishtes vinte shqipja në komunikime. Kaq peshë të madhe kishte krimi i organizuar shqiptar. Ata konstatuan se shqiptarët e Shqipërisë përdornin 15 mijë telefona të kriptuar. Nga këta 7 mijë jashtë Shqipërisë, 8 mijë në Shqipëri. Telefona të kriptuar kishin balozët e zinj të policisë, si puna e atij Veliut etj. Kishin gjykatës të lartë dhe prokurorë, kishin deputetë si Taulant Balla, dy ose më shumë. Kishte vetë edhe Edi Rama. Dhe për ta mbyllur meqenëse ata me GPS apo me mënyrat e tyre mund të identifikonin me saktësi se ku gjendeshin, ata konstatuan se përqendrimin më të lartë telefonat e kriptuar e kishin në ndërtesën e Këshillit të Ministrave. Aty ndodhej truri i drejtimit dhe orientimit të krimit të organizuar transnacional, rrezik i vërtetë për sigurinë e shqiptarëve, por edhe të kombeve ku ata ushtronin aktivitetin. Ky është historiku i tyre. Taulant Balla po përpiqet me çdo kusht që të fusë duart e tij të zeza, sepse janë dorëzuar transkriptet, por serveri është atje. Po përpiqet të ndërhyjë në kontrollin që i kanë bërë telefonit të pronarit të fabrikës së bukës, që e mori me privatizimin e Ahmetaj. Korruptiv thotë skap, por nuk mund ta besoj pa dëgjuar dhe avokatët, sepse janë skandalozë në çdo gjë. E kanë urdhër politik. Unë nuk e mbroj Arben Ahmetajn. Po të futeni në media në 8 vite nuk ka njeri që ka denoncuar më shumë. Nuk mund të pranoj që të lëshosh urdhër kontrolli për ish-bashkëshorten dhe partneren kur s’kanë asnjë dokument që bashkëjeton, për urrejtje klasore ndaj tij. Nuk mund të pranoj këtë, që ti dërgon Taulant Ballën për të fshirë mesazhet që Erion Veliaj i ka dërguar këtij zotërisë që është bërë pronar i fabrikës së ‘bukës’ që jepi kaq para filanit dhe kaq para fishekut, meqenëse se more këtë. Këto unë nuk mund ti pranoj, këta i fshehin skapistët dhe tani duan të zhdukin gjurmët, siç ka zhdukur gjurmët e veta Taulant Balla. Kur u regjistrua se u akuzua se kishte porositur vrasje, çfarë ndodhi. Është me emër gjykatësi dh prokurori që vendosën shkatërrimin e regjistrimit. Në këtë mënyrë krimi veç se krijon një vullkan shumë të rrezikshëm për shoqërinë.

Kjo është një betejë në vazhdim të dashur miqtë e mi, por ketë betejë do ta fitojmë sepse kemi kauzë të drejtë, vullnet të hekurt. Asgjë nuk mund të trembë demokratët dhe popullin opozitar. Ju bëj thirrje edhe njëherë të bashkuar në betejën tonë vendimtare.

Ka ikur koha që të ankohemi se Edi Rama na i vjedh zgjedhjet. Koha është që të veprojmë kundër këtij hajduti, këtij armiku të egër të votës dhe vullnetit tonë. Koha është të reskeptojmë miqtë e vërtetë dhe partnerët, por koha është ti varim teneqenë individëve si ky deputet që shkelmon reputacionin e tij, autoritetin e Bundestagut, një institucion të mrekullueshëm, tempullin e demokracisë gjermane.

Ka ikur koha të mashtrohemi nga pengjet e Edi Ramës, lojërat e tyre të shpifura. Të mendojmë me besimin e madh se opozita ka rol jetik dhe vendimtar për të ardhmen e këtij kombi dhe për të ardhmen e këtij vendi, dhe jam i bindur që ne do të fitojmë.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale