Berisha: Kryefjala e Kuvendit duhet të ishte deklarata superskandaloze e Pashiqit shqiptar për Kosovën

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË FOLTOREN E KUVENDIT

EKSTRAKT

Gjatë seancës plenare të mbajtur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur tha se, kryefjala e parlamentit sot duhet të ishte deklarata e turpshme që ka bërë Edi Rama për veriun e Kosovës ku tha se, Kosova është shndërruar në tokën e askujt.

Berisha tha se, nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo dhe më antishqiptare.

Berisha tha se, Afrim Bunjaku u vra si një hero i pavdekshëm për veriun e Kosovës, derdhi gjakun e tij që aty të sundojë rregulli, ligji dhe rendi.

Kryetar i PD, Sali Berisha bëri kërkesë se duhet të fillojë në mnëyrë të menjëhershme debati për këtë deklaratë të cilën nuk e bën më vetëm Aleksandër Vuçiç, por edhe argati i tij Edi Rama.

FJALA E PLOTË

Zonja deputete, zotërinj deputetë. Të dashur qytetarë dhe qytetare të vendit.

Sot, kryefjala e parlamentit duhet të jetë, deklarata superskandaloze e Pashiqit shqiptar, se Kosova e veriut, apo veriu i Kosovës është toka e askujt.

Nuk ka deklaratë më antishqiptare, nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo deklaratë.

Por t’ju pyes unë ju: secili prej jush që jeni këtu, dhe çdo shqiptar, po përse e derdhi gjakun, flai jetën për t’u bërë i pavdekshëm Afrim Bunjaku?

Ku u vra ai? U vra pikërisht në veri të Kosovës, në mënyrë që aty të sundojë rendi, ligji dhe rregulli.

Ku u zhvillua një betejë mes grupeve terroriste të nisura direkt nga Alekandër Vuçiçi, të kryesuara nga lejtnanti i tij Radoiçiç?

Se sa ishte ‘no mans land’ e provuan falangat kriminale terroriste serbe. Shqiptarët, Europa dhe bota e panë se si ia mbathën me të katërta, sepse ajo është toka e zotërve të saj.

A mundet një çfarë t’i quash këtij, krim-ministër të bëjë një deklaratë të tillë në sintoni të plotë me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç?

Dhe tani kërkojnë të mbulohet kjo me deklarata të turpshme këtu përpara.

Po Dostojevski thotë një fjalë: njeriu që kalon nga gënjeshtra në gënjeshtër, largohet nga homo-sapiens, nga specia e tij.

Ndaj edhe, e nderuar zonjë, këtu debati duhet të fillojë me urgjencë për këtë deklaratë që nuk e bën jo vetëm Aleksandër Vuçiçi, por e bën edhe pengu i tij, e dhe bën argati i tij, që quhet Edvin Kristaq Rama.

A e dini çfarë tha Alistair Campbell për Edi Ramën kur e lexoi deklaratën? Miku i tij, tha e ka hipnotizuar. Pandeli, ku je? Nuk je fare E ka hipnotizuar Vuçiçi Ramën!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale