Berisha: Krimineli Tao është i implikuar në afera të rënda me kunatën e Fate Velës

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke deklaruar se mazhoranca po përpiqet të fshehë të keqen banale, duke përmendur edhe prova të lidhjeve mes eksponentëve politikë dhe elementëve kriminalë.

Berisha iu referua një komunikimi të datës 10 shkurt 2020, ku një subjekt i quajtur “Target” informon një kod të identifikuar si AM5P80 për një marrëveshje të arritur, që parashikonte moskërkimin e tenderëve publikë apo favoreve të tjera nga “krimineli Tao”, përtej atyre që ishin rënë dakord më herët.

Sipas Berishës, mesazhi i është përcjellë personit në fjalë, i cili ka kërkuar garanci se votuesit do të mbështesnin palën përkatëse nëse persona të caktuar përfshiheshin në lista dhe përfundonin në burg. Berisha pretendoi se përgjigjja ka qenë pozitive dhe se është premtuar arrestimi i tyre brenda vitit.

Në vijim të fjalës së tij, kreu i PD-së përmendi edhe emrin e Eriona Daupaj, të cilën e lidhi me afera të tjera, duke deklaruar se ajo ka shprehur synimin për të kërkuar sekuestrime në favor të personit të përmendur, Tao. Gjithashtu, Berisha citoi komunikime të tjera, ku përmenden emra zyrtarësh dhe diskutime mbi ndikimin politik dhe vendimmarrjen brenda mazhorancës.

FJALA E PLOTË

Ju doni të fshihni të keqen banale.

Më lejoni tua rikujtoj pak se kush është parafolësi.

Me datën 10.2.2020, Target, ky është kaunterparti i tij, informon pinin AM5P80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin kriminelit Tao asnjë tender publik, asnjë favor tjetër përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkojnë.

Ky mesazh iu përcoll kriminelit Tao dhe i dhanë afat deri në dhjetor.

Krimineli Tao iu përgjigj kësaj: A garantoni që të gjithë ata njerëz që votojnë për ne nëse vendosim në lista ata që thoni ju në burg?

Përgjigjja ishte: Po, ne e garantojmë këtë.

Më pas krimineli Tao: Ata shkojnë në burg këtë vit.

Krimineli Tao është i implikuar në afera të tjera të rënda me kunatën e Fate Velës, njëfarë Eriona Daupaj.

Eriona Daupaj thotë: Do ta çoj për sekuestro se do i bëj nder Taos, kriminelit Tao.

Prisni, se ka të tjera prapë.

Ju lutem, se janë shumë të rëndësishme këto për kriminelin Tao.

“Këto ditë po më pyet do jetë prapë Balla apo do jesh ti”

Vladi: Ok se flas unë me Ballën, ia tregoj unë atij.

Dëgjoni tani se ka shumë ky. 

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale