Berisha: Kriminelët me uniformë kanë goditur nënkryetarin e PD-së Agron Gjekmarkaj

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar policinë se ka goditur deputetin, nënkryetarin e PD-së, Agron Gjekmarkaj.

Sipas Berishës, ata që e goditën Gjekmarkajn ishin kriminelë me uniformë.

Duke folur për gazetarët, Berisha u shpreh se, demokratët nuk u dorëzuan as përballë shiut dhe rrebeshit, tek i cili pati shpresë narkoqeveria dhe narkopolicia.

FJALA E PLOTE:

Menduan se rrebeshi, shiu do të bëjë që demokratët të mos përmbushnin misionin e tyre. Ja ku janë në këmbë, më të fuqishëm se kurrë.

Pyetje: Në disa pika policia po përlaset me protestuesit. A keni një mesazh…

Berisha: Policia do të marrë ndëshkimin që meriton. Nuk mundet që policia të prekë qytetarët në mosbindje civile sepse duhet të mendohet 7 herë para se të bëjë atë. Mosbindja civile ka disa forma të tjera që tmerrojnë polici e qeveri shumë herë më tepër se kjo. Ndaj dhe ju them banditëve me uniformë mos prekni asnjë protestues, asnjë demostrues. Janë në të drejtën e tyre kushtetuese.

Jemi në marshin e fitores, ky është marshi i fitores.

Asgjë nuk e shpëton këtë kalbësirë të pakallur. Diktaturat nuk kanë të ardhme, në Beograd studentët po dridhin themelet e vëllaut të Edi Ramës, Vuçiçit.

***

Tani informohem se kriminelët me uniformë kanë goditur nënkryetarin e PD-së Agron Gjekmarkaj.

Ky është një akt kriminal i porositur direct nga Edi Rama, i cili ndjek me tmerr protestën e opozitës dhe përzgjedh drejtues të saj për t’i targetuar. E siguroj Edi Ramën dhe Ervinin me 3 mbiemra se do mbahen përgjegjës personal për dhunën fizike ndaj nënkryetarit të PD-së dhe Parlamentit dhe i shpreh atij solidaritetin e madh.

Rama është një hakmarrës i verbër i cili për pushtetin e tij nuk ndalet para asnjë krimi, por opozita do t’i tregojë vendin siç e meriton. Edhe një herë, dënoj këtë akt të shëmtuar, këtë krim të vërtetë ndaj Gjekmarkajt në mosbindje civile.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale