Berisha: Kontrata e sterilizimit, e pavlefshme. SPAK duhej të urdhëronte Ramën e Beqajn të kthenin paratë e vjedhura

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, është shprehur se kontrata e sterilizimit është e pavlefshme për shkak të korrupsionit dhe konfliktit të interesit.

Sipas kryedemokratit, nënshkrimi i kësaj kontrate nga kushërinjtë e parë, Genc Byrazeri i cili ka bërë studimin e fizibilitetit dhe Ilir Beqja si ministri i linjës, e shpall të pavlefshme. Berisha tha se SPAK e amnistoi edhe këtë kontratë, edhe pse duhej të urdhëronte kthimin e parave të vjedhura.

‘Pra, duhej të ishte SKAP-i i partisë që të urdhëronte Edi Ramën dhe Ilir Beqajn, muratorin e tyre, të rikthenin paratë e vjedhura taksapaguesve shqiptarë. Por natyrisht Edi Rama dhe Ilir Beqaj nuk mund të kthejnë kurrë qoftë dhe një qindarkë. Ata po bëjnë gjithçka që të vazhdojnë vjedhjen e tyre’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë deklaratës për mediat.

DEKLARATA E PLOTË

Mirëdita!

Edi Rama sapo zbriti dje nga autobusi i BE-së apo aeroplani rus, nuk u mor vesh se cilin preferonte, faktoi në mënyrë përfundimtare se ai dhe Beqja i tij janë pronarët realë, të vjedhjes së dytë shekullit, apo inceneratorit të shëndetësisë, kurse Rrapaj dhe stërrapaj janë thjeshtë pronarët në letër, apo Zotot dhe Mërtirët e aferës.

Edi Rama provoi dje se ai me Beqjen e tij janë pronarët realë të vjedhjes së dytë të shekullit, sepse ai pas amnistimit të Beqjes nga skapi i partisë, në një akt të pastër kriminal, rendi dje të mbrojë me inskenime dhe dëshmitarë të rremë, dhe statistika false, veprën e tij të rëndë penale, sterilizimin që ju ka kushtuar shqiptarëve gjer sot 79 mln euro dhe që ka rritur me 80 herë çmimin e sterilizimit për njësi në vend dhe e ka bërë këtë proces 4 herë më të kushtueshëm se sa në Gjermani.

Edi Rama doli dje si krimineli që kthehet në vendin e krimit, duke faktuar se sterilizimi është biznesi i tij dhe Beqjat sepse ai dje mbrojti aferën e tmerrshme korruptive për të cilën, për shkak të kostos stratosferike u privuan nga ndërhyrjet kirurgjikale të domosdoshme, çdo muaj, 1 mijë të sëmurë dhe ky privim me qindra, mos mijëra raste pati pasoja fatale për të sëmurët.

Edi Rama dëshmoi dje se sterilizimi është vjedhja e dytë e tij e shekullit dhe është biznes i tij dhe Beqjes, kurse muratori i tyre Rrapaj me investalin e tij me kapital 1 mijë euro është thjeshtë Zoto i radhës.

Edi Rama mori dje publikisht një akt flagrant të hapur presioni ndaj gjykatës, e cila me shumë të drejtë pasi ka njohur dosjen ka kërkuar anulimin e kontratës si akt fund e krye korruptiv, si vepër e mirëfilltë penale.

Edi Rama dje me sulmin ndaj gjykatës kishte si mesazh të prerë; mjerë ai që guxon të prekë pronën time, për të cilën ai vetë është i aftë të bëjë çdo gjë që ta amnistojë, siç amnistoi ortakun e tij Ilir Beqja.

Edi Rama dëshmoi dje se në mbrojtje të biznesit të tij, nuk njeh ligj, kushtetutë, as edhe institucione kushtetuese të vendit siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucion që ka denoncuar 2 vite më parë kontratën si korruptive dhe ka kërkuar rinegocimin e plotë të saj.

Edi Rama dje hoqi çdo maskë dhe me dëshmitarë dhe shifra të rreme mbrojti kontratën që në themelin e saj bazohet në konfliktin e interesit dhe mashtrimin me pasoja gjer sot 79 mln euro nga ai dhe Beqja i tij, të sëmurëve shqiptarë.

Për të realizuar vjedhjen e tij me Edi Ramën, Ilir Beqja emëroi me firmën e tij në kundërshtim flagrante me ligjin e konfliktit të interesit, Genc Byrazerin kushëririn e tij të parë në komisionin e koncensionit. Pas kësaj, po në konflikt flagrant interesi, Byrazerin, kushëririn e tij të parë e cakton për të bërë studimin e fizibilitetit të koncesionit të sterizilimit.

Ligji shqiptar për koncesionet, por dhe çdo ligj tjetër në botë, kërkon që ato të aplikohen atëherë kur ulin çmimin e shërbimit të dhënë, krahasuar me koston e tyre në sektorin publik.

Byrazeri i Beqjes, me një mashtrim monstruoz nxori me shifra false, se dhënia me koncesion e procesit të sterizilimit, ulte disa herë shpenzimet buxhetore për këtë proces, ndërkohë që në të vërtetë ato rriteshin jo me 1 apo 2 herë, por fiks me 80 herë.

Rama dhe Beqaj përdorën konfliktin e interesit për të firmosur kontratën e koncesionit të sterilizimit.

Edi Rama dje, në përpjekje in ekstremis, duke përdorur dëshmitarë dhe të dhëna të rreme, u rrek të mbronte biznesin e tij me Beqjen, të ngritur mbi një kontratë të bazuar fund e krye në konfliktin e interesit.

Por çfarë thonë ligjet tona për pasojat shkeljeve të rënda në konfliktin e interesit, të dashur qytetarë?

Referuar ligjit të koncesionit dhe prokurimit publik, pasi në këtë rast është bërë ndërthurja e të dyjave, Genc Burazeri në fillim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të koncesionit dhe më pas të të ngarkuarit për studimin e fizibilitetit, ka pasur detyrë ligjore të nënshkruajë dy deklarata. Deklarata e para e konfliktit të interesit është, se ai nuk është asnjë person të afërt si drejtues si ministër, zv/ministër, sekretar të Përgjithshëm etj., në ministrinë e linjës. Si dhe deklarata e dytë ka të bëjë me konfliktin e interesit në shoqërinë pjesëmarrëse në garë.

Pra ky person ka mashtruar shtetin duke firmosur këto deklarata fiktive.

Në këtë çështje ndahen dy raste. Rasti i parë, që ky person nuk ka nënshkruar deklaratën e parë, çka do të sillte pasojë anulimin automatik të koncesionit dhe zëvendësimin e tij me një studim të fizibiliteti.

Rasti i dytë është se ai e ka nënshkruar këtë deklaratë dhe ka mashtruar shtetin, pasi kushëriri i tij i parë, ishte ministri përkatës i linjës. Duke qenë se studimi i fizibilitetit është miratuar dhe tenderuar atëherë ky person ka mashtruar shtetin për të cilën ka qenë në dijeni edhe Ilir Beqja, si personi përgjegjës që ka miratuar studimin e fizibilitetit.

Në Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë, i cili njëlloj si Kushtetuta dhe ligjet e tjera të vendit, nuk ekziston për Edi Ramën, parashikohet se akti administrativ është i pavlefshëm, pra kontrata e koncesionit është absolutisht e pavlefshme kur bie në kundërshtim të hapur dhe flagrant me një dispozitë të urdhëruar këtij kodi lidhur me procedurën e ndjekur të tij. Pra, procedura e ndjekur është provuar se është fiktive dhe antiligjore e cila sjell si pasojë një kontratë të pavlefshme.

 Në kodin e procedurave Administrative të Repuplikës së Shqipërisë parashikohet se akti administrative është apsolutisht i pavlershëm kur është nxjerrë nëpërmjët.

1- Kanosjes

2- Mitmarrjes

3- Konfliktit të interesit

4- Falsifikimit

5- Apo një veprimi tjetër që përbën vepër penale në rastin konkret vërtetohet katërçipërisht se procedura e zhvilluar në kushtet e konfliktit të hapur të interesit sepse zoti Byrazer dhe Beqja janë kushërinj të parë. Po në këtë rast konstatohen se janë falsifikuar të dhënat duke siguruar se kosto do ishte shumë herë më e lirë se ajo që bëhej në shtet.

Vjedhja është e provuar kosto është 80 herë më e lartë se ajo që kryhej në shtet.

Në kodin e procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë parashikohet se akti administrativ është absolutisht i pavlefshëm nuk sjell asnjë pasojë juridike pavarësisht faktit nëse është konstatuar apo jo si i tillë ai konsiderohet se nuk ekziston.

Pra në këto kushte ky akt, kontrata koncesionare konsiderohet se nuk ekziston mbasi është zhvilluar dhe firmosur në kushtet e konfliktit interesit ndaj dhe gjykatësi me shumë të drejtë ka urdhëruar anulimin e kontratës korruptive të sterilizimit

Në kodin e procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë parashikohet se pavlefshmëria absolute e aktit në aktin konkret mund të nxirret nga ministri i linjës ku aktualisht është zonja mëkatare Manastirliu.

E cila në kohën e zhvillimit të koncesionit ka qenë Drejtore e Përgjithshme e QSUT-së dhe që i ka dhënë konçesionarit pa qira pajisje, ambiente pa paguar drita, pa paguar ujë, avullin, etj., natyrisht kundrejt shpërblimeve personale.

Person tjetër që mund të nxjerr këtë akt absolutisht të pavlefshëm është, organi epror nga varet ky institucion, pra Këshilli i Ministrave, por larg qoftë se Edi Rama mund të ngrihet kundër interesave pasurore të Edi Ramës, ndaj dhe ai bëri të kundërtën, vrapoi për të mbrojtur dhe amnistuar vjedhjen e dytë të shekullit të bazuar në një kontratë tmerrësisht korruptive.

Personi i tretë që mund të nxjerrë këtë akt absolutisht të pavlefshme është Inspektorati i Lartë të Deklarimit të Kontrollit të pasurive dhe konfliktit interesit pra ILDKPI.

Deri më sot asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asnjë hap ligjorë pavarësisht se kontrata duhet shpallur menjëherë absolutisht e pavlefshme në kushtet kur është lidhur në kushte korrupsionit konfliktit të interesit fiktivitetit dhe mashtrimit këtë nuk e ka bërë as Skapi i partisë që amnistoj Ilir Beqjen dhe vetë vetiu vetëkuptohet amnistoj dhe kontratën e korrupsionit të Edi Ramës.

Çdo organ publik i ngarkuar me ligj ka detyrën ligjore të konstatojë pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ, kur vjen në dijeni në rastin e Neni 118 i Kodit të Procedurave Administrative.

Neni 118 i Kodit të Procedurave Administrative, parashikon se të gjitha pagesat, kontributet të cilat tashmë janë tashmë paguar nga pala ose organi publik, në bazë të një akti duhet të kthehen. Masat e kthimit të pagesave dhe kontributeve të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, përcaktohet në aktin e anulimit dhe llogaritet nga organi publik sipas dispozitave të begatimit pashkak në përputhje me legjislacionin civil.

Pra, duhej të ishte SKAP-i i partisë që të urdhëronte menjëherë Edi Ramën dhe Ilir Beqajn, muratorin e tyre, të rikthente një për një paratë e vjedhura me një kontratë të paligjshme taksapaguesve shqiptarë.

Por natyrisht Edi Rama dhe Ilir Beqaj nuk mund të kthejnë kurrë qoftë dhe një qindarkë.

Ata po bëjnë gjithçka që të vazhdojnë vjedhjen e tyre, ndaj dhe dje shou parodik i Edi Ramës.

Janë qytetarët dhe vetëm qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë, ata që do u nxjerrin për hunde, paratë e vjedhura Edi Ramës dhe Beqës së tij.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale