Berisha: Koncepti im ka qenë ‘prona te i zoti’. Do krijojmë përsëri fondin për kthimin fizik

FJALA PËRMBYLLËSE E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E PROGRAMIT PËR PRONAT

EKSTRAKT

‘Koncepti im për pronën ishte i thjeshtë: prona i takon atij që e ka punuar dhe e zotëron’, deklaroi kryetari i PD-së Sali Berisha gjatë diskutimit me ish-pronarët në takimin për pronat.

‘Ky ishte një parim i përhapur në të gjithë Veriun. Kur shkoja për fushatë në ato zona ku kishte grumbullime të mëdha njerëzish, më thoshin: ‘Nëse ti ndan tokën në këtë mënyrë, ne nuk do të votojmë. Ne do të votojmë për komunizmin dhe për kooperativat, jo për ju’, theksoi kreu i PD-së gjatë fjalës së tij.

Sipas liderit të demokratëve Sali Berisha, ‘ky ligj nuk ishte vetëm në Shqipëri. Ishte edhe në Bullgari. Dhe është e drejtë të qëndrosh opozitar derisa të zgjidhet problemi i pronës. Bullgaria, që ka më shumë sipërfaqe për frymë se ne, e ndryshoi ligjin më vonë. Nëse ligji do të ishte ndryshuar siç kërkonit ju, Ramiz Alia do të vazhdonte qeverisjen për aq kohë sa Sllobodan Millosheviçi në Beograd’.

Gjatë diskutimit me ish-pronarët, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, PD është e zotuar për të dhënë kompensim fizik dhe monetar për pronën. ‘Ne jemi të zotuar të japim kompensim monetar dhe fizik për pronën. Qeveria ka të gjitha mundësitë të përballet me këtë problem. Do të gjendet një zgjidhje. Janë kthyer 106 mijë hektarë me dokumente dhe janë kompensuar 6 mijë hektarë truall. Procesi është i vështirë, por plotësisht i mundshëm’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

Për kryetarin e PD-së, Sali Berisha, ‘ligji 7501 ndau tokën bazuar në parimin që ajo i takon atij që e punon dhe jeton aty. Ky është një parim i zbatuar edhe në vende të tjera, si ai i Xhefersonit në SHBA’. ‘Kjo qeveri ka vendosur ligje të ngjashme me ato të vitit 1946. Por ne kemi një shans të vërtetë për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare problemit të pronës në mandatin e ardhshëm’, nënvizoi gjatë fjalës së tij në takimin për prezantimin e programit për pronat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

FJALA E PLOTE:

Unë konceptin e pronës, e kisha prona të zotit, pa asnjë lloj komenti.

I gjithë veriu e ndau në këtë parim.

Tani vijmë pak më tutje. Shkoja unë për fushatë aty ku ishte rezervuari më i madh njerëzor dhe ata më thoshin se, nëse ti ndan tokën në këtë mënyrë, ne kurrë nuk do të votojmë, do votojmë komunizmin, kooperativat dhe jo ju.

Por kush ishin këta.

Këta njerëz nuk kishin gjë mbi tokë, kur prishej kooperativa, se ajo u jepte një copë bukë, tani as kooperativa nuk kishim më. Prishën kooperativat dhe ai me se do jetonte. Toka në përdorim ishte pasiguri absolute për të.

E po ta them prapë, jo në një, por në dhjetëra zona, të jem i sinqertë, jo të veriut, merrja ultimatume se po qe se nuk na jepni tokën, votë nuk keni. Dhe mbetej Ramizi siç mbeti Millosheviçi në Beograd. Po Millosheviçi e vazhdoi pushtetin me asgjë.

Ky ligj nuk ishte vetëm i Shqipërisë. Ishte i Bullgarisë.

Ti ke të drejtë që të qëndrosh oponent, dhe ju do qëndroni opozitar gjersa pronari i

fundit të zgjidhë problemin. Për këtë jam plotësisht dakord. Por Bullgaria e ndau me këtë ligj si ne. Bullgaria ka sipërfaqe për frymë më shumë se 10-15 herë se ne, e ndryshoi ligjin më vonë. Bullgaria e ndryshoi ligjin.

Nëse ligji kalonte siç thoni ju, Ramiz Alia vazhdonte qeverisjen aq sa Sllobodan Millosheviçi në Beograd. Sigurisht një ditë do të rrëzohej.

Ka pasur një parim. Parimi toka ai që e punon, toka ai që jeton është parimi i përdorur

edhe nga vende të tjera.

Pse s’e ndryshova pas vitit 1992. Nuk e ndryshova sepse unë, Presidenti i Republikës në vitin 1992, kur u bëra president, kisha një rrogë gjithsej 16 dollarë.

Dhe ti, po të ishe në një punë merrje gjithsej 4-6 dollarë.

Në qoftë se të kujtohej, vinin gjemitë me ushqime se ne na kërcënonte masivisht uria.

Unë them se si ishte realiteti.

Tani po qe se do ndryshonim ligjin, rrezikonin edhe atë copë tokë që kishin të mos e punonin.

Ne na duhej që ajo tokë që punohej dhe njerëzit të prodhonin diçka për të ngrënë.

Pra, unë e kam shumë të thjeshtë të të them se unë kisha atë koncept.

Jo, nuk e kisha atë koncept, unë kisha konceptin ‘toka të zotit’.

Unë të them ty, aq njohuri sa kisha unë për pronën, kisha vetëm dy gjëra, toka të zotit, prona të zotit. Nuk kisha koncept tjetër.

Në vitin 1991 po shkoja në Iballë, ndalem në një përrua të thellë dhe shkoj në një shtëpi.

Zef, i them, a e ndatë tokën.

Po Sali, më tha, e ndamë.

A patë sherre?

Asnjë sherr, tha. E mori secili tokën e vet, gurët i kishim, e dinim ku është dhe kaq.

Nuk kisha unë koncept tjetër.

Por ama, përmbysja e diktaturës ishte përparësi absolute.

Ndryshimin mbrapa, ne ku e nisëm? 204 dollarë për frymë. Në qoftë se ajo tokë mbetej pa punuar nga ata që e kishin punuar deri atëherë, se ata aty punonin, ky është problemi.

Por tani, nuk e zgjidhim dot atë ne.

Tani, urdhëro të përcaktojmë kompensimin monetar dhe fizik të saj.

Për këtë ne zotohemi plotësisht.

Edhe njëherë, e gjithë toka do të shpërblehet me çmim tregu ose kthim fizik.

Ka tokë për kthim fizik.

Ne krijuam një fond 71 mijë hektarë për kthim fizik, ky e shpërdoroi.

Ne prapë do krijojmë fondin për kthim fizik. Përsëri ka tokë publike.

Pronarët u bënë me keq tani se zgjidhën gjithsej 800 dosje.

Prandaj nuk duhet ta humbasësh besimin.

U thashë edhe njëherë, janë kthyer 106 mijë hektarë me dokumente. Janë kompensuar

6 mijë hektarë truall ose janë kthyer.

Pra, aq sa është i vështirë, aq është proces plotësisht i mundshëm.

Faleminderit shumë për propozimet.

Të garantoj që ne nuk do kthejmë me përqindje, por ne do kthejmë vlerën e plotë.

Ne nuk vëmë përqindje, me do kthejmë vlerën e plotë.

Qeveria i ka të gjitha mundësitë që t’i përgjigjet këtij problemi.

Keni të drejtë një aspekt se thoni ku do jenë paratë se e keni të vështirë të besoni që këta vjedhin 90 përqind të fondeve.

Në qoftë se këta do ndërtonin rrugën me ato çmime që ndërton Kroacia, atëherë këtu mbeteshin paratë për të gjitha problemet që ekzistojnë.

Ligji, e diskutuam tani, ai ligj nuk kthehet më.

Por ligji 7501 imponon një kthim aty ku është, një kompensim me vlerë tregu aty ku nuk është.

Jam i bindur që do gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme për pronarët…

… Ai ligj ndau tokën bazuar në parimin atij që e punon, atij që jeton aty.

Parim i përdorur jo vetëm nga Shqipëria, të jemi realistë këtu, i përdorur nga vende me sipërfaqe gjigante tokash.

Është ligji i Xhefersonit. Është parimi i Xhefersonit dhe është zbatuar ai parim.

Natyrisht a mund të bëhej diçka tjetër? Mundet. Por nuk është shpikur.

Problemi është tek vullneti. Kjo qeveri ktheu gjithsej 800 dosje.

Kjo qeveri ka vendosur ligjin e vitit 1946. Ligji për Korporatën Shqiptare për Investimet

është ligj identik me 1946-ën.

Edhe kompensimeve iu referohet në vitin 1946 në disa nene.

Prandaj të mos na errësojnë mangësitë atë çka kemi përpara.

Përpara kemi një shans të vërtetë që mandatin që vjen, PD t’i japë përgjigje

përfundimtare problemit të pronësisë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale