KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT-AFERA E SKAVICES
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, ku sipas tij denoncohet me forcë afera e Skavicës.
‘Denoncohet me forcën më të madhe afera e Skavicës. Aferë ajo ndër më të katastrofalet për Dibrën, aferë që de facto asgjësonte Dibrën e shekujve dhe mijëvjeçarëve’, theksoi kryedemokrati Sali Berisha, i cili ja dha meritën dibranëve që reaguan anë e mbanë botës për të sensibilizuar njerëzit për këtë skandal.
Fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Duhet të informoj qytetarët shqiptarë në Shqipëri dhe diasporë dhe të përgëzoj dhe përshëndes raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, në të cilin denoncohet me forcën më të madhe afera e Skavicës.
Aferë ajo ndër më të katastrofalet për Dibrën, aferë që de facto asgjësonte Dibrën e shekujve dhe mijëvjeçarëve.
Por, në meritën më të madhe të dibranëve të diasporës, por edhe të dibranëve në Peshkopi, të cilët ia dolën të sensibilizojnë komunitetin ndërkombëtar për këtë krim të shëmtuar social, mjedisor, të gjithanshëm, verdikti i raportit është kundërshtimi i plotë i ndërtimit të kësaj vepre, trashëgimi e paranojës së Enver Hoxhës.


