FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË MBLEDHJEN E GRUPIT PARLAMENTAR
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot gjatë mbledhjes së grupin parlametar të PD, se Opozita do të kërkojë me urgjencë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të zbardhur masakrën elektorale të 14 majit.
Berisha e konsideroi farsën elektorale të 14 majit si turpin më të madh që Europa ka njohur. Gjatw fjalws sw tij nw mbledhjen e mbajtur, kryedemokrati u shpreh se kjo farsë elektorale ishte një proces dhe një etapë e re në procesin e shkatërrimit të kombit shqiptar.
Kryetari i PD denoncoi Ramën si njeriun që udhëhoqi operacionin e narkoshtetit dhe të karteleve të drogës, kundër zgjedhjeve të lira për popullin e vet Berisha deklaroi se po përgatitet raporti se si bota e krimit u vërsulet qendrave të votimit. Ai kujtoi se pati lirime nga burgu, u përdor vota e të burgosurve për të marrë mandate si dhe burgje që votonin 100% njësoj si në diktaturë.
Berisha denoncoi raste të blerjes së votave, ndërsa theksoi se bandat u dërguan nga Dubai, ndërsa kriminelë u liruan nga qelitë.
Kryetari i PD ka përmendur me emra oligarkësh si Salillari dhe Rrok Gjoka që janë kapur në flagrancë duke blerë vota. Po ashtu, bota e krimit u angazhua në atentate ndaj përfaqësuesve të opozitës si në rastin e Salvador Kaçajt në Lezhë dhe rasti i avokatit të sulmuar direkt nga Armando Prenga.
Berisha u shpreh se për të parën herë blerja e votës u bë publike përmes vendimeve të Ramës si në rastin e shpërblimit për 670 mijë pensionistë me zarfe 50 mijë lekësh, si dhe me premtimin për rritjen e pagave për 310 mijë punonjës të adminisratës.
FJALA E PLOTW
Njëherë, një mirëseardhje Asllan Dogjanin. Ludovik Hasani është në një ngjarje në Pukë, gjë që e bën të pamundur ardhjen e tij. T’ju urojmë suksese në misionin dhe detyrën e tyre shumë të rëndësishme.
Për grupin parlamentar të PD, për deputetë them unë, të Opozitës, çështja e parë, ose krye-çështja e këtij sesioni duhet të jetë farsa elektorale 14 maj 2023. Kjo farsë elektorale ishte një proces, një etapë e re në procesin e shkatërrimit të kombit shqiptar. Historia ka faktuar, se asnjë komb nuk zhvillohet pa liritë, të drejtat e tij themelore. Në këtë kontekst, objektiv kryesor për realizimin e këtij qëllimi është vota, dhunimi i votës së lirë.
Ky dhunim është serial, por ky dhunim, siç faktuan këto zgjedhje, njohu përmasa më të mëdha se kurrë ndonjëherë në këto zgjedhje, si në asnjë palë zgjedhje të tjera në këto 32 vite. Kodi Zgjedhor, Kushtetuta e së drejtës zgjedhore, pra Kushtetuta të zgjedhjeve u shpall në krye të radhës kinezëri nga njeriu që do të udhëhiqte operacionin e narkoshtetit dhe të karteleve të drogës kundër procesit të zgjedhjeve të lira për popullin e vet.
Por jo më pak kriminal është edhe post 14 maji. Për herë të parë, ju mund të riktheni në memorie studio dhe debate televizive, ku njerëz me sy të mendjes të verbuar bënin çdo gjë që të fshihnin, të maskonin blerjen masive të votës për herë të parë haptas, publikisht me vendime qeverie, si kurrë ndonjëherë tjetër.
Propaganda qeveritare ia doli. Imagjinoni tani, në një anë 670 mijë zarfe me 50 mijë lekë secila në xhepin e 670 mijë votuesve. Rritja e rrogave qenka, unë e dija më pak, qenkan 310 mijë punonjës, të gjithë këta së bashku të marrë, bëjnë 980 mijë zgjedhës të trajtuar në këtë mënyrë. Në anën tjetër fajin e ka Sali Berisha. Po ka njerëz më pa dinjitet se këta? Ka mercenarë më të shpifur? Ka pseudo-intelektualë më mjeranë se këta, të cilët për definicion duhet të mbrojnë në një mënyrë ose tjetër interesin publik. Unë u ndala në këtë aspekt, se ky ishte publik, këto zarfe ishin publike, nuk ishin të fshehta. Edi Rama kaloi për herë të parë në shpërndarje publike parash në fushatë. Por, për aspektin nën dorë nuk bëhet fjalë, se përsëri efekti ‘Doshi’ ua ka verbuar sytë e mendjes atyre. Nuk e kanë nga frika e Doshit ata, jo. Se duhet të më thonë që kanë frikë se ia përmendin emrin, jo nuk është e vërtetë.
Doshi ngroh xhepin. E rrahu njëherë një gazetar Doshi në një hotel, i dola zot unë. Shkoi e ia mbylli gojën në mënyrën e tij. Ndaj edhe në studio nuk figuron, se ai është Edi Rama, se Doshi është Edi Rama, partia e të cilit u rrit me 240%. Kjo nuk impresionon dot. Por, pra këtu, meqënëse duhet të bëjnë dhe avokatinë e karteve të drogës, kudo që shpërndan para dhe bën kërdinë, duan të bindin shqiptarët se fajin e ka Berisha, fajin e ka Opozita.
Çfarë po ndodh tjetër? Gjithçka drejtohet nga Edi Rama. Është ushtruar një terror i egër policor dhe jo vetëm policor, por edhe nga administrata e shndërruar në polici politike në mbarë vendin. Diku, diku me akte mundësisht vdekjeprurëse.
Benard Ndrecës donin t’i inaguronin fushatën duke i marrë shpirtin në Vaun e Dejës. Dy ditë para voitimit, avokatit të nderuar, një mbështetës veteran i PD në zonën e Kurbinit, grupi kriminal i ish-deputetit të PS, Armando Prenga, vet Armando i shkon dhe i thotë: mos u merr me zgjedhje. Ç’punë ke ti me zgjedhje? Dhe këtij njeriu të nderuar, ditën e diel në krye të detyrës, krimineli Prenga i dërgon të vëllanë me një kriminel tjetër dhe e godasin në kokë e brinjë, e shtrijnë përtokë. Ku janë këta thoni ju? Të lirë, pa u hyrë ferra në këmbë.
Stiven Faqolli, djalë 22 vjeç, komisioner në Përrenjas, goditet barbarisht nga kryeplaku dhe i biri, në qendër të votimit, përgjaket. Ku janë agresorët e tij? Të lirë pa asnjë gajle, i mbron Edi Rama. Po jap rastet flagrante.
Salvador Kaçaj, një figurë kombëtare e sportit në Shqipëri dhe një eksponent i rëndësishëm i PD, qeveritar vendor etj. me radhë, i dalin vrasësit me maska në mes të rrugës, duke pasur edhe djalin me vete. Arrin me një manovër të shoferit t’i shpëtojë këtij atentati.
Nis një hetim edhe për faktin se i biri i tij ka nënshtetas amerikan, dhe sigurisht që është e interesuar ambasada për qytetarin e vet. Por çfarë bëhet me hetimin? Hetimin e mbyll Edi Rama, i cili e quajti trillim, pretendimin se Salvador Kaçajt. Atë tha, mund t’ besojë ai plaku, por unë tha nuk i ha këto, se është organizator vet i këtij atentati.
Cili është qëllimi? T’u thotë policisë dhe prokurorisë prishni çdo provë. Aty ka prova, sepse aty ka kamera, sepse aty ka dokumente, ka dëshmitarë. Maska janë të filmuara, me revole të armatosur. Por ata me urdhër publik të Edi Ramës, duhet të prishin çdo gjë se ky nuk ishte asgjë. Ky ishtë një trillim i Salvador Kaçajt. Nuk ka marrje në mbrojtje se kjo të kriminelëve.
Ne kemi vendosur dhe do të vazhdojmë të ndjekim rrugën ligjore të trajtimit, krejtësisht pa asnjë lloj reflektimi tjetër përveç atij që shprehu Edi Rama se Kodi Zgjedhor është një kinezëri. Është kinezëri për KQZ-në, është kinezëri për gjykatën që ka ngritur, pa le më për SKAP-in e partisë që është institucioni më i skllavëruar i Shqipërisë. Çdo padi e jona, pa përjashtim, është hedhur poshtë me absurditet, pa asnjë bazë ligjore nga SKAP-i i partisë.
Për SKAP-in rëndësi ka urdhri i Ramës. Po marrim vetëm aktin e blerjes së votës me shpërblim, me ryshfet të 670 mijë zarfave. SKAP-i thotë se kjo lejohet në zgjedhjet lokale, pasi kështu ka thënë KQZ-ja.
A ka dhunim më flagrant të ligjit se sa ky? Të Kushtetutës se sa kjo?
Kushtetuta kurrë në asnjë vend nuk mund të ndajë blerjen e votës në zgjedhje të përgjithshme dhe në zgjedhje lokale, përveçse në Shqipëri. Këtë e sanksionon Edi Rama, i cili thotë se Kodi Zgjedhor është një kinezëri. Të gjitha çështjet e dërguara, janë kthyer mbrapsht pasi porosia është e prerë. Ata mund të jenë vetëm mburojë e narkoshtetit, karteleve të drogës dhe bandave të tyre.
Prandaj, të dashur deputetë, duhet me urgjencë të përgatisim kërkesën për komision hetimor parlamentar për këtë farsë, më e turpshmja elektorale në historinë e Europës. Ne po përgatisim raportin. Bota e krimit u vërsul e tëra kundër nesh. U sollën bandat nga Dubai sepse i mungonin Durrësit, Lushnjës. U liruan nga burgu të tjerë. U përdor vota e të burgosurve për të marrë mandate. Burgje që votonin 100%, njëlloj si në diktaturë për qeverinë. Nuk kishte ndodhur kurrë. Në burgun e grave në Tiranë, 45 vota për hajdutin Erion Veliaj, dhe vetëm vota e vëzhguesit për Belind Këlliçin.
Ulsi Manja është një kriminel i pakorrigjueshëm elektoral. Ai ka përdorur administratën e burgut për të terrorizuar të burgosurit. Janë bërë transferime vetëm e vetëm për qëllime elektorale. Të burgosurit për krime të rënda janë kërcënuar se në rast se nuk bindin, nuk garantojnë kaq vota në burg, do transferohen në regjim special. U lusi Manja është një kriminel i pakorrigjueshëm elektoral.
Komisioni hetimor do t’i nxjerrë të gjitha këto. Të gjitha këto janë të dokumentuara, se si kanë vepruar këta bosë nëpër burgje mbi të tjerët për të siguruar votat që të mos vendosen në qelitë e regjimit special. Plus që janë ndryshuar rezultatet të qarta, vetëm me kuti burgjesh.
Plus që janë ndryshuar rezultatet të qarta, vetëm me kuti burgjesh.
Në krye të krimit elektoral qëndron Salillari me Rrok Gjokën. Salillari është kapur në flagrancë nga kandidati duke u marrë direk me blerjen e votave, me orientime.
Kurse Rrok Gjoka që ka 7 vite, merr në patronazh qendër votimi në Bulqizë dhe ndërhyn fuqishëm.
Belinda Balluku ka terrorizuar zonën. Në takimet e saj, delinkuentët ishin më të shpeshtit.
Por ajo ngarkonte, ajo ndante qendër votimi me biznes. Janë përdorur pra, forma. Në Klos, demokratët e kapën tjetrin brenda në makinë, i cili ndante paratë, sipas mendimit të tyre. Policia e fshehte nuk e nxirrte nga makina dhe ai e mbante fytyrën të fshehur. Policia pra fshihte kriminelin elektoral.
Këto janë vetëm disa nga aspektet.
Në Librazhd, ndihmat ushqimore ndaheshin haptas në supermarkete nga ish-shoferi i Ballës dhe të tjerë e tjerë më radhë, zyrtarë të tjerë.
Bandat kudo në të gjitha qytetet e mëdha u hodhën në një sulm të egër kundër votës së qytetarëve shqiptarë, të gjitha nën regjinë e Edi Ramës. Ndaj ky komision, ka një detyrë shumë të rëndësishme. Ne do bëjmë gjithçka për t’i treguar shqiptarëve dhe botës të vërtetën e këtyre zgjedhjeve, të kësaj farse zgjedhore.
Tani kam një problem me rendin e ditës.
Çështja e rrogave. Të dashur deputetë, unë do shpreh mendimin tim përpara jush.
Emergjencë e të gjitha emergjencave për mua është votimi i minimumit jetik. Ne, duhet të votojmë minimumin jetik të përllogaritur nga Avokati i Popullit.
Avokati i Popullit ka përdorur ekspertët më të mirë dhe ka gjetur se minimumi jetik aktualisht në Shqipëri është 200 euro. Ndaj dhe ne do të kërkojmë në mënyrë të prerë, hapi i parë drejt rritjes së rrogave duhet të fillojë me vendosjen e minimumit jetik.
E kemi premtuar edhe gjatë fushatës nëse ju kujtohet . Shqipëria i ka të gjitha kushtet për ta përballur, ndaj dhe minimumi nënkupton këtë që nuk ka shqiptar që nuk do ketë të paktën 200 euro pagë mujore për ekzistencën e tij.
Nuk është e vërtetë se kjo është për 3 milionë shqiptarë, kjo është shtesë mbi pensionet, po. Kjo është një shtesë mbi ndihmën ekonomike, po. Kjo është një shtesë për ata që nuk kanë asgjë, po. Por kjo është plotësisht e përballueshme dhe ju garantoj se çdo shtet i cili do të tregonte përgjegjësinë më minimale ndaj qytetarëve të vet, katastrofën e pagave do ta fillonte me minimumin jetik.
Ndaj ne do bëjmë në parlament një betejë të fuqishme për të amenduar ligjin dhe filluar jo nga rrogat e deputetëve, presidentit dhe ministrave, por duke filluar me minimumin jetik. Është plotësisht i përballueshëm, është plotësisht i detyrueshëm, është në përputhje me të gjitha parimet e konservatorizmit të dhimbshëm, human, njerëzor. Kështu që mendoj të përgatisim amendamentin, ta dorëzojmë dhe nesër kjo është tema jonë kryesore në parlament.
Faleminderit medieve për ndjekjen dhe interesin që tregoni.