Berisha: Kjo ishte grevë! Taulant Balla është një kriminel më i poshtër se Bajrët, më i poshtër se Çelët

PRONONCIM PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA JASHTË KUVENDIT

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Prof. Dr.Sali Berisha deklaroi pas mbylljes së seancës parlamentare se deputetët e opozitës reaguan në forma civile në një grevë të përkohshme me forma të mos bindjes civile.

Rama i ka mohuar opozitës kërkesën kushtetuese të firmosur me 35 firma deputetësh për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Ka përjashtuar opozitë nga Komisioni i Reformës Elektorale si dhe i ka dhënë vetes të drejtën të përcaktojë në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit kreun e grupit parlamentar të PD.

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se deputetët e saj janë të vedosur të bëjnë çdo sakrificë për të rikthyer në drejtat kushteteuese.

Berisha deklaroi se ministri i Brendshëm është një kriminel më i rrezikshëm edhe se Bajrat pasi ata qëdrojnë në bodrume ndërsa Balla në ministri. Ai deklaroi se vetë ministri i Brendshëm ka pasur tre pajisje  IMSI Catcher për të komunikuar me botën e krimit.

PRONONCIMI I PLOTË

Ju patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile dhe një grevë të përkohshme.

Protesta është grevë, grevë-protestë në parlament nga deputetët e opozitës me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese.

Ne, po e përsëris edhe njëherë, defakto jemi opozita e të drejtave të mohuara si kurrë ndonjëherë në 32 vite.

Edi Rama i ka mohuar opozitës kërkesën kushtetuese të firmosur me 35 firma deputetësh për ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare.

Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e pseudo-mazhorancës. Kjo kërkesë diktohet nga Kushtetuta si detyrim për ngritjen e komisioneve sapo të mblidhen 35 firma apo të firmosë një e katërta e parlamentit.

Kjo kërkesë nuk mund të mohohet kurrë.

Kjo kërkesë mohohet, sepse në epiqendër të këtij hetimi, pa diskutim do vendoset edhe Edi Rama.

Nuk mund të pranojë Edi Rama kërkesën për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit, sepse anëtari i familjes së tij, thjeshtra, e cila në çdo kod është anëtar familje, vazhdon prej 7 vitesh të marrë tendera nga sektori publik dhe të pasurohet duke përdorur në këtë mënyrë pushtetin e thjeshtrit.

Ligji për konfliktin e interesit përcakton rreth të ngushtë, edhe njëherë bashkëshorten, bashkëshortin, bashkëjetuesen, bashkëjetuesin dhe fëmijët dhe prindërit e tyre.

Edi Rama nuk mund të lejojë të hetojë konfliktin e interesit, sepse ai ka sarajet e Surrelit në një kohë kur kishte të deklaruara gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë në ILDKP.

Edi Rama nuk mund të pranojë se parku i shtëpisë së tij prej 5 mijë metër katror, ka deklaruar se është blerë me çmime simbolike.

Se burimet e ndërtimit të këtyre sarajeve, sipas zonjës Rama janë paratë e librit ‘Kurbanit’. Imagjinoni një libër që mund pjell saraje me lekët që fiton, sot në botë nuk ekziston.

Plus që nuk ka asnjë faturë tatimore që të justifikojë këtë mashtrim publik.

Edi Rama deklaron se sarajet e tij kanë origjinë paratë e emigracionit. Nuk ka asnjë faturë bankare, asnjë transfertë bankare të parave të emigracionit të Edi Ramës, që të justifikojë ndërtimin e sarajave me 57 metër katrorë.

Pra, kemi të bëjmë me shfrytëzim pushteti si kryebashkiak dhe kryeministër për ndërtimin e një parajse në Surrel.

E njëjtë është situata me pallatin 5-katësh në sheshin e pallateve. Nuk ekziston asnjë faturë e vetme financiare, bankare, ndërtimore, tatimore e çfarëdolloji.

Është ndërtuar, thotë zonja Rama, me para gjaku. Nuk besoj se vëllai i saj është marrë me gjak apo gjëra të tilla. Sa implikon vëllain me deklarata të tilla, i them zonjës të tregojë se kush ta ndërtoi dhe si u shpërblye, se nuk e di se vëllai i saj të jetë trafikant apo vrasës serial. Jo, nuk kam dëgjuar.

Kjo ishte grevë.

Ne shpallëm një grevë të përkohshme aq sa do vazhdonte turpi i parlamentit. Dhe ata nuk respektojnë grevën.

Unë ua thashë edhe deputetëve socialistë, ne nuk kemi punë me ta, ne kemi punë me Edi Ramën. Ne kemi punë me Taulant Ballën.

Taulant Balla është një kriminel më i poshtër se Bajrat, më i poshtër se Çelët. Sepse ai ka marrë postin e ministrit të Brendshëm, kurse ata rrinë në bodrumet e tyre.

Si mundet që ky njeri të largojë nga policia 64 IMSI Catcher, në një kohë kur vetë ka pasur tre? Si mundet?

A nuk është ky abuzim i tmerrshëm me pushtetin?

Ne nuk heqim dorë, këa e kanë gabim, ky është vetëm fillimi.

Po ne të drejtat tona kushtetuese, së pari të drejtën e krijimit të komisionit hetimor parlamentar; së dyti, të drejtën e procedurës parlamentare për nismat tona ligjvënëse. Ne nuk themi se nisma jonë ligjvënëse do shndërrohet në ligj, por ajo duhet të kalojë të gjithë procedurën parlamentare dhe të mos mbetet në sirtaret e Lindës së parlamentit.

Kjo nuk ndodh kund në botë.

Ne kërkojmë që përfaqësuesit tanë, në komisione dhe kudo, t’i caktojë grupi parlamentar, dhe jo Edi Rama.

Besoj se këto janë kërkesat më legjitime, pa të cilat ne nuk kemi asnjë lloj autorizimi nga zgjedhësit tanë që të vazhdojmë si marioneta në aktivitetin tonë parlamentar.

Pyetje: Mazhoranca mes gjithë atij kaosi miratoi 21 nene.

Berisha: Ju i pati si i miratoi ligjet? Ai quhet miratim?! Ai është turpi i mazhorancës.

Mazhoranca tregoi fytyrën e vet që nuk ndalet përpara asnjë turpi. Vetëm miratim nuk është ai, ju e patë vetë.

Të shohin qytetarët se çfarë po ndodh? Se çfarë parlamenti kanë.

Ne kërkojmë parlament normal. Ne kërkojmë që qytetarët të gjykojnë mbi debatin, opinionet për ligjet, për ligjet që sjell opozita, të gjykojnë kundërshtimet ndaj tyre, të gjykojnë për rezolutat.

A e dini se ka dy vite që rezoluta që dënon gjenocidin ciklik serb në Kosovë dhe në Shqipëri? Ftoj çdo shqiptar të lexojë botimet e viteve 1913 për gjenocidin e Lumës. Në të gjithë traktatet e gjenocideve, Luma rezulton një nga gjenocidet e para të regjistruara.

Dhe Edi Rama jo vetëm që nuk pranon të kalojë rezolutën, po përkundrazi prishi një përmendore ndaj mijëra viktimave, ndër të cilat mbi qindra fëmijë u dogjën të gjallë. Janë të gjitha të përshkruara nga historianët e huaj të kohës.

Pyetje: Nëse mazhoranca ju përjashton të gjithëve, pasi është parë që pas çdo seance përjashtohen deputetët e opozitës, ndërkohë që mazhoranca i miraton të gjitha projektligjet e veta, si do procedoni?

Berisha: Kësaj pyetje do i përgjigjet populli opozitar. Ju e keni të drejtë pyetjen, por edhe ne besoj e kemi të drejtë qendrimin.

Ne jemi të vendosur të sakrifikojmë së pari ne vetë sepse janë shkelur të drejtat e atyre që përfaqësojmë.

Dhe ne duhet të jemi linja e parë dhe duhet të qëndrojmë.

Pyetje: Deri ku shkon kjo sakrificë z.Berisha?

Berisha: Kjo sakrificë, ju do e shihni, por në mënyrë absolute pa rikthimin e të drejtave tona kushtetuese, pa rikthimin e të drejtës kushtetuese për komisionet hetimore parlamentare, pa të drejtën e opozitës për të emëruar në komisione përfaqësuesit e vet, siç ka ndodhur në 32 vite, pa të drejtën e opozitës për reformën zgjedhore për të pasur kryetarin, plotësimi i këtyre kushteve është kushti i të gjitha kushteve për jetë parlamentare.

Pyetje: Z.Berisha, BBC ka publikuar një artikull në lidhje me lobimin e z.Basha për çështjen ruse dhe për kompaninë e fshehtë të kësaj çështje. Keni një koment, pasi edhe sot z.Basha mungoi  në parlament, ndërkohë që opozita vijon aksionin e saj.

Berisha: Z.Basha vazhdon zbaton porositë e Ramës. Për sa i përket lobimit, ne siç e dini ju si parti bëmë auditin dhe rezulton që asnjë qindarkë nga ato para, përveçse ishte një shumë e vogël, nuk mbaj mend tani, 20-30 mijë dollarë, tjerat nuk kanë hyrë dhe nuk kanë dalë nga arka e partisë, por peng Bash, ose zoti peng ia mbylli dosjen Rama nuk ia dërkoi në Gjykatë Kushtetuese për ta shfrytëzuar siç po e shfrytëzon.

Pyetje: Z.Berisha, në këto kushte parlamenti shqiptar i ka njohur mekanizmat e negociatave mes palëve, duke qenë se është futur në ngërç puna e parlamentit dhe komisioneve, tani nis edhe projektbuxheti i 2024. A mund të ketë negociatorë në këtë situatë?

Berisha: Nuk ka gjë më të thjeshtë zonjë, rikthe të drejtat kushtetuese të Opozitës. Më falni, u lexova edhe para dy ditësh.

Është detyrim kushtetues ngritja komisioneve hetimore parlamentare.

Pyetje: po ata thonë përcaktoni objektin.

Berisha: Objektin e kemi përcaktuar. Objekti është ligji i konfliktit të interesit. Po kjo e përvëlon Edi Ramën.

Është ligji i TIMS-it. Kjo e djeg Edi Ramën, e djeg Taulant Ballën, e djeg Olsi Ramën.

A e doni të dini ju? Kam dokumentet e 6 kalimeve me makinën e transportit të drogës të Edi Ramës në grupin e Xibrakës.

I kam të TIMS, le të modifikojë sa të dojë Taulant Balla.

Po këto nuk i pranojnë ata, se janë në këtë vorbull. Për këtë jemi ne, për të hetuar njëri-tjetrin. Dhe këto komisione le të shtrihen te të gjithë.

Zbatimi i ligjit të konfliktit të interesit të shtrihet te ish-kryeministri, te ish-ministrat, me radhë.

Pyetje: Megjithëatë Çurçill thoshte, të varrosësh një çështje në parlament ngrini një komision hetimor

Berisha: Jo, nuk është e vërtetë. Ka mbaruar ajo kohë. Besoj që komisioni hetimor i vetmi që u ngrit këto dy vjet ndezi një flakë që nuk shuhet kurrë, atë të inceneratorëve.

Dhe të jeni të sigurtë s ekomisione të tjera të njëjtën gjë do të bëjnë.

Si mund të mos ngrihet komision hetimor për McGonigal? A ka mundësi?

Çdo gjë e dosjes shqiptare lidhet me Edi Ramën, Dorian Duçkën, Agron Nezën.

Pse të hetojë Kongresi Amerikan, dhe të mos hetojë parlamenti shqiptar.

Prandaj dhe këtu, unë ndiej keqardhje. Deputetët socialistë sillen si numra aty.

Pyetje: Z.Berisha, referuar seancave të fundit mendoni se duke bllokuar Kuvendin vihet në pushtet, pasi koha ka treguar të kundërtën.

Berisha: E vërteta është që koha ka provuar që lufta për të drejtat është rruga e vetme për pushtetin.

Pyetje: Do shkojë opozita në grevë urie, pasi ka shumë deputetë në grupin parlamentar që kërkojnë diçka të tillë, por akoma nuk ka një vendim zyrtar?

Berisha: Jo, nuk ka një vendim. E vërteta është që ajo çështje është në diskutim, dhe ne kemi theksuar që ne jemi të vendosur gjeri në sakrificë sublime. Nuk tërhiqemi ne, nuk ka tërheqje.

Mirupafshim!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale