DEKLARATË PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË SELI
EKSTRAKT
Ditën e sotme në një deklaratë për media Kryetari i PD, Sali Berisha zbardhi skemën shtetërore të blerjes masive të votave nga regjimi.
Ai tha se për blerjen e votave u përdorën qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe se 850 mijë qytetarë me të drejtë vote përfituan fonde para ditës së votimit me qëllim që votat e tyre të bliheshin. 20 mijë qytetarë u shtuan në listën e ndihmës ekonomike në mbarë vendin dhe mbi 10 mijë të tjerë u paguan si punonjës të përkohshëm pa kontratë.
Fondi i ndihmës ekonomike dhe pagesat për aftësi ndryshe u rritën në këtë fushatë me 900 mln lekë në krahasim me vitin e kaluar. Mbi 4 miliardë lekë u tenderuan për ndërtimin e banesave nga tërmeti. Kryetari PD, Sali Berisha tha se, opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme sepse 500 mijë qytetarë votuan për të.
Ai u shpreh se, në kundërshtim me çdo lloj parimi dhe ligji, PD, forca kryesore opozitare u fut në zgjedhje pa logo dhe emri i kryetarit të koalicionit u refuzua në mënyrën më staliniste.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nuk ka zgjedhje të lira me Ramën dhe se do të mbrojë votën e lirë. Ai u shpreh se, do të ketë një analizë të plotë në PD të rezultatit të zgjedhjeve.
DEKLARATA E PLOTË
Kjo ishte farsa elektorale e shitblerjes së votës!
Farsa elektorale 2023 u karakterizua me akte antiligjore dhe antikkushtetuese, me të cilat qeveria kontrolloi në mbarë vendin rezultatin e zgjedhjeve.
Në këto zgjedhje vota e lirë u shit-ble më shumë si kurrë më parë dhe vdiq pa hyrë në kuti.
Le të ju referohemi fakteve dhe të dhënave zyrtare.
Edi Rama pasi shpalli një kinezëri kodin zgjedhor ligjin, zbatimi i të cilit garanton standartet ligjore ndërkombëtare për zhvillimin e zgjedhjeve, u vërsul me të gjitha pushtetet e narkoshtetit të tij monist të rrëmbente votën e shqiptarëve.
Konkretisht:
1. Me qëllim për të blerë haptas apo influencuar votën, në dhunim flagrant të të Kodit të Venecias, kartës së Kopenhagenit për zgjedhjet e lira dhe Kodit Elektoral, qeveria si kurrë ndonjë herë më parë këto 32 vite, shpërndau gjatë fushatës zgjedhor për 670 mijë pensionistë bonus 5000 lek secilit, të barabarta me 33 milion.
2. Me qëllim blerjen haptas apo ndikimin e votës së qytetarëve shqiptarë, qeveria si kurrë ndonjëherë më pare, rriti në mes të fushatës elektorale rrrogat për afro 200 mijë punonjës të administratës.
3. Me qëllimin e ndikimit ose blerjen e votës gjatë periudhës elektorale 13 mijë qytetarë u futën në skemën e pensioneve pa kontribute shoqërore.
4. Për blerjen edhe ndikimin e kahjes së votës, mbi 20 mijë vetë u shtuan në ndihmën ekonomike në mbarë vendin dhe mbi 10 mijë të tjerë u paguan si punonjës të përkohshëm pa kontratë.
Fondi i ndihmës ekonomike dhe pagesat për aftësi ndryshe, u rritën 900 milion lek krahasuar me një vit më parë. Vetëm në Peshkopi u disbursua gjatë kësaj fushate 400 milionë lekë për indivitë me aftësi të kufizuara.
Nga të gjitha këto shuma të marra së bashku, rezulton se përfituan para shtesë në xhepin e tyre rreth 850 mijë qytetarë me të drejtë vote, me qëllimin e vetëm për të ndikuar dhe blerë haptas votën e tyre.
Përveç këtyre formave, u përdorën edhe forma të tjera të hapura antiligjore si subvencionet, prokurimet dhe tenderat fiktive.
Kështu, me qëllim blerjen e votës në kundërshtim me Kodin Elektoral dhe në kundërshtim flagrant me ligjet e ndihmës ekonomike, kryetari në ikje i Vaut të Dejës subencionoi, sipas dokumentave zyrtare, 400 milion lek një kompani, akt të cilin sipas ligjit mund ta bënte vetëm Këshilli i Ministrave.
Por nuk ishin vetëm këto shuma të takspaguesve shqiptar që u përdorën për ndikimin dhe blerjen e votës.
5. Gjatë fushtës zgjedhore, në afatin ligjor katër mujor para zgjedhjeve që Kodi Zgjedhor, me qëllim që qeveria të mos mund të përdorë fondet publike për të ndikuar në kahjen e votës, ndalon prokurimet publike dhe koncesionet në vend. Kurse, gjatë farsës eletkorale 2023 u bënë nga qeveria dhe bashkitë e vendit qindra tendera me një vlerë 6 miliard lek dhe u dhanë disa investime strategjike.
Mbi 4 miliard lekë tendera, u bënë si fonde në rindërtim, për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti.
Kështu, në kuadrin e ndikimit të votës gjatë muajve të fushatës u konstatuan qindra raste investime asfaltime, zhavor në rrugë në qytetet dhe fashtrat e vendit në 60 bashkitë e vendit, duke kulmuar me Tiranën. Të gjitha këto prokurime dhe investime u bënë me qëllim: a-ndikimin e votës në komunitet dhe b- krijimin e fondeve shtesë për blerejn e votës, pasi prokurimet në kundërshtim me ligjet u bënë në periudhë të kufizuar dhe fituesit u shpallën me 99% të fondit limit.
6. Por të gjitha këto shuma të shpërndara haptas për të blerë votën janë vetëm maja e ajsbergut e shumës së shpërndara nën dorë me destinacion direkt:
a-blerjen e të drejtës së votës, në këtë raste kriminelët elektoral e paguajnë qytetarin që ai të mos ushtroj të drejtën e votës dhe
b- blerjen direkt të votës, në këtë raste ata e paguajnë qytetarin për të votuar për partinë dhe kandidatin socialist.
Të dhënat që ne kemi për blerjen e votës, çmimet arritën në 300 por edhe në 500 Euro.
Cila është kjo shumë në total e narkoeurove që u hodhën në tregun e zi të votës është e vështirë të dihet, por ajo që dihet me siguri është se monedha europiane në Shqipëri gjatë fushatës elektorale arriti nivele shkëmbimi rekorde të ulta me lekun, madje më të ulta se në pikun e fluksit turistik në vend. Burime kompetente thonë se një rënie të tillë të euros në treg mund ta provokojnë vetëm hedhja për këmbim në kohë relativisht të shkurtër e disa qindra milionë euro. Rritja vertikale e vlerës së euros në këmbim me lekun fill pas zgjedhjeve, hodhi poshtë pretendimet se rënia e saj lidhej me një fluks turistik. Në të vërtetë ky fluks ishte imagjinar dhe nuk egzistonte. Kulmin shpërndarja e eurove e ka arritur në qarkun e Shkodrës. Shikoni rezultatet, fenomeni Doshi apo Dushku i viti 2023. Po, blerja e votës me para narkoeuro nën dorë është bërë në të gjithë Shqipërinë, nga Tropoja në Konispol, dhe arrin dhe qindra milionë euro.
Pra këto zgjedhje ishin zgjedhje të blera dhe për blerjen e tyre zyrtarisht u përdorën vetëm nga taksat e shqiptarëve 20 milirad lekë.
Ndërkohë që opozita e vërtetë dhe jo pseudopozita nuk ka paguar një qindarkë të vetme.
Këto zgjedhje ishin të blera sepse nga buxheti i shtetit u përdorën 10 miliard lek rritje rrogash bonus pensionesh, ndihmë ekonomike, pagesa e aftësi e kufizuara, subvencione, të gjitha në kundërshtim me ligjinin elektoral.
Këto zgjedhje janë të blera sepse po nga buxheti i shtetit për të ndikuar në votën e komuniteteve u tenderuan dhe disbursuan në periudhën që e ndalon ligji elektoral mbi 10 miliard lek për rrugë, rrugica, etj., etj.
Por këto zgjedhje janë të blera sepse nga Tropoja në Konispol u përdorën para nën dorë qindra milion euro për të blerë sipas rastit të drejtën e votës.
Ata që besojnë se kjo blerje masive e votës mund të kapërcehet me frymë, ata mashtrojnë veten ose nuk dinë se çfarë është procesi i votimit ose të paguar apo të mjeruar besojnë se Edi Rama bënë zgjedhje të lira dhe pranon rotacion .
Duhet të jem i sinqertë, asnjërës prej këtyre katogorive nuk do t’i përgjigjesha por detyrimi për të mbrojtur votën e shqiptarëve më shtyu të flas para jush. Unë nuk mund ta pranojë, eksperienca nuk ma lejon të mashtrojë qytetarët, të mashtroj veten. Me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka!
Unë këtu më sipër u ndala në ndikimin dhe blerejes së hapur të apo në treg të zi të votes me para.
Por në këto zgjedhje më shumë se në çdo zgjedhje në 32 vite, e gjithë qeveria qëndrore dhe vendore, e gjithë administrata qendrore dhe vendore, të gjitha entet dhe ndërmarrjet publike, në kundërshtim flagrant me Kartën e Kopenhagenit, Kodin e Venecias, Kodin Elektoral u shndërruan në një shtet elektoral, u vërsulën si makineri elektorale kundër votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, duke përdorur të gjitha burimet njerëzore, logjistike, financiare, zyrtare u shndërrua në një makineri gjigante elektorale. Përballë tyre garonin 61 kandidatë në 61 bashki të vendit, të cilët ndonëse u votuan nga 510 mijë qytetarë, patën zero financime nga narkoshteti elektoral.
Ata të cilët injorojnë këtë realitet si realitet të papajtueshëm me votën e lirë, ata ose janë antarë të mafjes së narkoshtetit ose kanë probleme shumë të thella me veten e tyre. Unë do të mbroj votën e shqiptarëve.
Ata që mendojnë se opozita dhe jo shteti elektoral janë fajtore për dhunimin masive të zgjedhjeve më së paku ngjasojnë me personazhe të denjë për vepra të realizmit socialist.
Për rikujtesë pas ardhjes në pushtet në vitin 2005, në zgjedhjet e vitit 2009, 3 muaj para zgjedhjeve firmosa një vendim ku ndaloja të gjithë zyrtarët qendrorë dhe vendor, përfshi kryeministrin, të përdorte për fushatë mjete apo burime zyrtare. Ambasadorja Glover ishte kryetare e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në raportin e saj pas përfundimit të zgjedhjeve shkruan se ky urdhër i kryeministrit u zbatua me korrektesë. Lexoni po të doni se çfarë shkruan ajo për këtë çështje në farsën elektorale të vitit 2023.
Duke përfunduar, rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit 2023, u përcaktua nga industria e blerjes së votës, industri që ka si pronar narkoshtetin dhe klanet më të fuqishme të drogës në Europë.
Në ditët në vazhdim Partia Demokratike do të paraqesë para jush opinionet politike me fakte dhe dokumenta, dimensione të tjera të shëmtuara të farsës elektorale të 14 majit 2023.
PYETJE-PËRGJIGJET E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA ME GAZETARËT
Pyetje: Zoti Berisha në vitin 2005, ju erdhët në pushtet me votën e shqiptarëve dhe qeverisët 8 vite. Në vitin 2013 morët 1 mln vota kundër. 14 maj 2023 PD në koalicion edhe me zotin Meta, mori një nga rezultatet më të këqija të marra ndonjëherë. A nuk mendoni se krahas makinerisë elektorale të PS-së, mbase pas ju pas 32 vitesh në politikë, nuk frymëzoni më për të mundur socialistët.
Sali Berisha: Këto janë tezat e atyre që duan të justifikojnë blerjen masive të votës, dhunimin masiv të votës. Por nëse do të bën një analizë, unë nuk desha të futem në të gjitha aspektet.
Cila është e vërteta. E vërteta është një përpjekje antiligjore, antikushtetuese për të asgjësuar me çdo kusht opozitën e vërtetë dhe kjo është me fakte, vendime, ndërhyrje direkt në fushatë dhe kjo nuk është një shpikje e imja.
Ky është një realitet. Në kundërshtim me çdo lloj, parimi dhe ligji, PD forca kryesore opozitare u fut në zgjedhje pa logo dhe emri i kryetarit të koalicionit u refuzua në mënyrën më staliniste. Pa asnjë financim. Të gjitha këto çfarë qëllimi kishin. Zhdukjen e kësaj opozite. Tani procesi ka mbaruar, çfarë ndodhi? 510 mijë shqiptarë votuan opozitën. Dështuan me turpin më të madh të gjithë ata, që parashikuan, apo bënë gjithçka, vendas dhe të huaj, që donin të zhduknin opozitën në Shqipëri dhe të krijohej pseudopozita.
Dështuan me turpin më të madh. Është në nderin, dhe heroizmin e të gjithë atyre 510 mijë qytetarëve që përballë këtyre mureve të zeza ndaj opozitarizmit të vërtetë në Shqipëri u ngritën mbi tokë dhe thanë se jemi këtu, me rreth 40% të votuesve. Çdo ditë do të ju njoh me aspektet e farsës elektorale. Përpjekja ishte për të asgjësuar opozitën, opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme.
Dëshmoi se të gjithë ata të cilët u morën me të gjitha mënyrat për asgjësimin e saj, morën turpin e tyre historik. Opozita sot është në këmbë, e vendosur të qëndrojë më fuqishëm se kurrë për interesat e shqiptarëve. Përpjekja për asgjësimin, mori dështimin.
Së dyti, kemi një statut partie, sepse ka njerëz që keqkuptojnë. Përdorin dy lloje mashtrimi, tezash. Statuti i partisë i ka gjërat shumë të qarta, por një gjë do të them, ai statut do zbatohet pikë për pikë. Unë jam ky që jam sot këtu. Në verën e vitit 1991 kam bërë një betim, që zgjedhjet e para të lira që do humbas, unë largohem nga politika. Ka qenë betim, dhe unë i qëndroj betimit tim.
Absolutisht, në rastin e parë që ka ndodhur në 2013, unë kam thënë ‘goodbye’. Prit, ndërkohë janë humbur zgjedhje, por janë mbrojtur votat, kam përmbysur me komunitet ndërkombëtar një palë zgjedhje, siç dihet, 2001 etj. Pra në këtë kontekst, të harroj kush se unë mund të tërhiqem, përveç se nga vota e demokratëve, nga ndonjë faktor tjetër para krimit monstruoz elektoral.
Asnjë presion, asnjë formë. Përkundrazi vetëm sa më shtojnë motivet, sepse e shoh që lufta për të drejtën e votës për shqiptarët duhet bërë edhe më shumë. Po anëtarët e PD, në përputhje me statutin, do ftohen. Ata që rrinë nëpër ekrane, ata rrahin ujë në hava. Le të harrin se paguhen. Edhe njëherë, nga viti 1991 gjer në vitin 2013 kam qëndruar vetëm, kam humbur zgjedhje, por nuk kanë qenë të lira dhe të ndershme e nuk jam tërhequr.
Kurse statuti do të zbatohet. Ata që duartrokasin se na erdhi radha tani, të gëzohen nga dhunimi universal i zgjedhjeve, për Sali Berishën janë mjerimi i mjerimit njerëzor, ata nuk kanë asgjë të përbashkët me interesat e qytetarëve shqiptarë, janë mëskinë, janë viktima të një segmenti të shkurtër dhe të turpshëm të psikologjisë së tyre.
Pyetje: Para zgjedhjeve deklaruat se vota e shqiptarëve do të ishte e mbrojtur. Ju deklaruat tani se vota e shqiptarëve është vjedhur, për moral dhe ndërgjegje të pastër a nuk duhet tu thoni ju demokratëve se unë nuk mbrojtja dot votën tuaj dhe tani do ti jap mundësi dikujt tjetër, sepse 2025 është shumë afër dhe me këtë rezultat i bie që opozita të ulë edhe më shumë numrin e deputetëve dhe nga kjo nuk humbi ju, por shqiptarët.
Sali Berisha: Para se të fillojë fushata elektorale, unë në mënyrë të përsëritur i kam paralajmëruar shqiptarët, se me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Ju e patë, që u bë gjithçka që ne të mos futemi në zgjedhje, qartësisht dhe të futej vetëm trinomi, zgjedhjet ti bënte trinomi Rama-Doshi-Alibasha.
Në këtë kontekst ata dështuan plotësisht. Ne u futëm në zgjedhje, dhanë shkaqe të fuqishme që ne të mos futemi në zgjedhje, nuk ramë në këtë kurth. Ne u futëm dhe morën 510 mijë vota, me të gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të trinomit Rama-Doshi-Basha. Pra, në këtë kontekst, deklarata e dytë ishte se do të mbrojmë votën e shqiptarëve, dhe unë besoj se kjo që po bëjnë dhe të jesh i sigurtë, që nga 1 janari deri sot, ne kemi vëzhguar, çdo tentativë, akt që qeveria dhe mafia ka ndërmarrë kundër votës së shqiptarëve. Kjo që po bëjmë është mbrojtja e votës së shqiptarëve.
Ti e dëgjon një makineri të tërë të turpshme, mafioze, propagandistike, e cila do të ju thotë shqiptarëve se fajet për rezultatin e ka opozita, për blerjen e votës e ka opozita. Se vota u ble ditën për diell. Pra, kjo që po bëjmë ne dhe do të bëjmë është mbrojtja e votës së shqiptarëve. Sikundër e përsëris edhe njëherë atë që kam thënë para fushatës, se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Dhe kjo u faktua edhe njëherë dhe nuk është asnjë risi.
Pyetje: Referuar edhe deklaratës tuaj, a keni llogaritur se sa vota ka blerë PS, që ka fituar 53 bashki. Dhe e dyta, rreth 300 mijë shqiptarë që nuk kanë votuar në vitin 2023, por kanë votuar në vitin 2021, kë kanë refuzuar.
Sali Berisha: Njëherë, sa vota ka blerë vota PS, ka blerë votat që i është dashur për të ndryshuar rezultatin në shumë e shumë bashki të vendit. Kjo është e vërteta. Unë mund të të citoj këtu bashki, por nuk ja vlen. Kjo është e vërteta. Blerja e drejtës së votës ka qenë pak më e lirë, ndërsa blerja e vetë votës ka arritur deri në 500 euro. Kur blihet vota, teknika e saj është e njohur për ata që e blejnë. Ata zgjedhin zonat ku duan të përmbysin rezultatin dhe natyrisht nuk blejnë çdo votë. Ata blejnë sasinë e vota që ju duhet për të përmbysur rezultatin.
Tani ke shtruar një problem interesant. Pjesëmarrja në zgjedhje. Për mua pjesëmarrja në zgjedhje së pari askush s’më thotë dot se sa janë votuesit sot, në një kohë kur brenda 1 viti sipas Eurostat nga 2021 në 2022 kanë ikur nga Shqipëria 210 mijë shqiptarë. E dyta, jo zotëri, pikërisht këto duhet të dish të parën.
Blerja e të drejtës së votës është një faktor që ul pjesëmarrjen, sepse atij i thuhet merr këto euro dhe mos dil në votim dhe ata nuk dalin. Dhe në zona të tëra blejnë të drejtën e votës. Në zona të tjera ku nuk sigurohen se ajo jep rezultatin, kalojnë pastaj në blerje vote për të cilën çmimet janë 2-3 herë më të larta.
Tani ju përshëndes, ju falënderoj, unë para jush do të paraqes çdo ditë, me fakte të pakundërshtueshme, fytyrën e shëmtuar, dimensionet e ndryshme të farsës së shëmtuar elektorale 2023. Shqiptarët do të marrin vesh me përgjegjësi të plotë të gjitha aktet që u kryen për të dhunuar vullnetin e tyre të lirë, për të mbajtur regjimin e narkoshtetit të vetëm dhe të parë në Europë, regjimin e Edi Ramës. Faleminderit shumë!