Gjatë deklaratës për mediat, kryetari i Partisë Demokratike i ka dhënë përgjigje edhe pyetjeve të gazetarëve.
‘Në Shqipëri dhe në gjithë botën nuk ka lindur as dje as sot ai kështu apo ashtu që të mund të gjejë qoftë një dokument, provë, fakt të vetëm të korrupsionit të Sali Berishës.
Jam njeri i lirë unë.
Jam njeri i lirë unë!’, theksoi kryedemokrati Sali Berisha.
Pyetje Pergjigjet me gazetaret:
A është ky presion ndaj drejtësisë?
Për cilën drejtësi, se ju jeni edhe gazetare? Për drejtësinë që bashkëpunon dhe amniston krimin? Për drejtësinë që amniston vjedhjen e qindra milionë dhe miliardave? Për drejtësinë që merr milionin për të mos bërë pyetjen? Për drejtësinë që merr peng gjykatës dhe prokurorë? Merr peng dhe do ua jap faktet. Çfarë drejtësie është kjo? Kjo është drejtësia private e Edi Ramës?
Cili do jetë qëndrimi nëse SPAK do shtojë tjetër akuzë?
Qëndrimi im është ky që thashë. Nuk ka njeri në botë, nga qytetari i thjeshtë në president, që mund të gjejë një fakt të vetëm të vërtetë.
Çfarë komenti për rrëzimin e kërkesave të mbrojtjes tuaj?
Urdhër politik! Çdo gjë urdhër politik. A e kuptoni, kanë paraqitur katër diligjenca, rezultate hetimesh, dhe nuk figuron emri im në asnjërin prej tyre.
Kjo drejtësi që ju sulmoni mbështetet totalisht nga ndërkombëtarët. A keni ju ndonjë koment për këtë?
Jo totalisht, mbështetet plotësisht. Ata që e mbështesin, një pjesë mbështesin në parim drejtësinë dhe pavarësinë e saj, të tjerë janë përgjegjës për këtë dramë të madhe dhe të korruptuar dhe mbulojnë korrupsionin e tyre. Sepse është një libër faktesh që dëshmon se në këtë proces ka pasur afera madhore korrupsioni.
Por ne jemi këtu për të mbrojtur një të vërtetë, sado e vështirë, por të garantoj se ajo është e pathyeshme dhe do të dalë. Do të dalë sepse bota po e sheh. Ku është dosja e inceneratorëve, ku është dosja e sterilizatorëve, ku është dosja e Covid-it, ku është dosja e Amant Josifit, ku është dosja e Erion Veliajt?