FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof.Dr.Sali Berisha deklaroi sot se farsa gjyqësore me hetimin e tij dhe familjarëve të tij është procesi politik i shekullit.
Berisha tha se, ajo dëshmon se çdo pushtet përcaktohet dhe kontrollohet nga Edi Rama përmes 4-5 larove të tij skapistë.
Kryetari i PD deklaroi se Shqipëria sot është përpara spovës së vendosjes së së kontrollit politik policesk mbi veprimtarinë e qeverisë dhe parlamentit nga një grup prokurorësh të lidhur si mishi me thoin me pushtetin kriminal të Edi Ramës.
Berisha u shpreh i prerë se nëse një familjar i tiji ka përfituar nga ligjet e miratuara asokohe, atëherë ai merr përgjegjësi të plotë. Qindra mijëra shqiptarë kanë përfituar nga reforma e pronësisë të miratuara nga qeveria erisha në vitet 2005-2013. Berisha u shpreh se do të mbrojë këto reforma që kanë ndryshuar Shqipërinë.
Kryetari i PD deklaroi se Kushtetuta është e kthjellët si kristali dhe ajo nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit në asnjë lloj forme, pa aprovimin e parlamentit
Ai u shpreh se ushtria ishte zaptuesi më i madh i pronave deri në vitin 1991 me 4 mijë pika përhapje ndërkohë që e gjithë Shqipëria kishte vetëm 2 mijë fshatra.
FJALA E PLOTË
Dacibao politike ndaj vendimeve kolegjiale dhe ligjeve të parlamentit në zbatim të programit të qeverisë së PD në mandatin e saj të viteve 2005-2009 për reformat në fushën e pronësisë, në fushën e ekonomisë, forcave të armatosura, sportit, etj., paraqet fytyrën e vërtetë të shëmtuar dhe kriminale të Edi Ramës dhe larove skapistë të tij përbën përpjekjen më monstruoze të vendosjes së kontrollit politik policesk mbi veprimtarinë e qeverisë dhe parlamentit nga një grup prokurorësh të lidhur si mishi me thoin me pushtetin kriminal të Edi Ramës.
Ky akt i pashembullt në historinë e Shqipërisë pluraliste dëshmon se çdo pushtet në Shqipëri përcaktohet dhe kontrollohet nga Edi Rama nëpërmjet 4-5 larove të tij skapistë.
Dacibao e djeshme ndaj reformave nga të cilat kanë përfituar qindra mijëra dhe në disa raste mbarë shqiptarët e bën këtë çështje procesin politik të shekullit.
Dje unë ju njoha ju me shifjen monstruoze të Edi Ramës dhe larove të tij skapistë, që shkruanin në dacibaon e tyre se vendimi i qeverisë për përdorimin e letrave me vlerë për pagesën në masën 80 përqind të shumës në blerjen e objekteve të privatizuara, nga i cili kanë përfituar qindra e mijëra qytetarë, duke blerë objekte në privatizim, legalizuar banesat e tyre edhe destinacione të tjera.
Ky vendim sipas tyre qenka marrë për të ndihmuar dhëndrin tim, i cili kishte paguar në të holla 88.6 përqind të shumës që duhet të paguante për blerjen e objekteve të ndërtuara nga shteti komunist në tokën e familjes së tij, të grabitur 50 vite më parë.
Dhe ky vendim doli një muaj pasi ata kishin paguar 88.6 përqind të shumës për objekte të ndërtuara në tokën e konfiskuar për 50 vite më radhë.
Një sulm tjetër skandaloz politik bënë Edi Rama dhe larot e tij skapistë për reformën e qeverisë së PD në fushën e pronësisë dhe ndryshimeve ligjore në këtë reformë.
Kështu ata rreken të mashtrojnë qytetarët se unë afatin e paraqitjes së kërkesave të pronarëve e kam bërë me ligj për të favorizuar Jamarbër Malltezin.
Ndryshimet në ligjin 9583 të vitit 2004 të kthimit të kompensimit të pronave të bëra më datën 17.07.2006 nuk kishin për qëllim vetëm shtyrjen e afateve, por sollën shumë risi të reja dhe të rëndësishme në fushën e procesit të njohjes të kthimit dhe kompensimit të pronës.
Në parim, në këto ndryshime dominonte mbrojtja e inteeresave të shtetit, por pa cënuar, përkundrazi, duke garantuar të drejtat e pronësisë private të subjekteve të shpronësuara dhe duke kufizuar trajtimin e kërkesave abuzive dhe përfitimeve të padrejta të kryera më parë bazuar në dokumentacionin ligjor të viteve të mëparshme.
Një nga problemet madhore që u krijua para këtij ligji ishin vendimet e faktit në gjykata.
Me këto vendime, me një akt korruptiv mizerabël, tjetrit i merreshin dhjetëra hektarë tokë sepse hajduti i tyre me dokumente te falsifikuara legjitimonte ato në gjykata. Ky amendim i dha fund kësaj. Dhe kjo ishte një nga vendimet më të rëndësishme, medoj unë në çështjen e pronësisë.
Ndaloi abuzivitetin, e vriste Pëllumb Gjoka 83 vjeçaren dhe i merrte 300 mijë metër tokë, i merrte jo më pak se 300 mijë metër tokë. Një nga aktet që po iu përmend këtu.
Në ligj, pra, u vendos që kërkesat e bazuara në vendime fakti nuk trajtoheshin më. Erdhi fundi i tyre.
Në lidhje me shtyrjen e afatit, u bë për shkak edhe të ndryshimit të dokumentacionit tani. Por duhet të jem i sinqertë, shtyrja e afatit është një detyrim i madh moral si ndaj ish-pronarëve, ashtu edhe ndaj të përndjekurve politike. Sepse nuk mund t’i nxjerrësh nga prona pse ai nuk siguroi në kohën që ke caktuar ti dokumentet për të paraqitur.
Për ata që mendojnë këta, s’mund të them gjë tjetër se janë siç janë, se e paskam shtyrë afatin për Begetë dhe Malltezin, u them se këtë afat e kam shtyrë edhe me datë 10.2.2008, dhe Fatos Nano para meje, këtë afat e shtyu dy vite. Përfundonte në fund të vitit 2004, e shtyu deri në vitin 2006.
Ndryshoi tërësisht modeli i administratës që menaxhonte çështjen e kthimit të pronave, u kalua nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që ishte institucion plot Arapër brenda, e kam fjalën për Farudinin, dhe u bë një institucion i përgjegjshëm që punoi në mënyrë intensive dhe përfundoi në dixhitalizimin e kadastrës në 6 rrethe të mëdha të vendit, dhe në vazhdim me një model siç ua kam thënë nga Banka Botërore po rekomandohej edhe për vende të tjera.
Ky vendim, i njohu drejtorit të AKP, por edhe Avokatit të Shtetit, të rishqyrtojë drejtësinë e vendimeve të mëparshme. Gjykata Kushtetuese ia hoqi kryetarit të AKP, por nuk ia hoqi Avokatit të Shtetit.
Vendimi gjithashtu disiplinoi mashtrimin me pronat, u rritën kufizimet për kthimin e pronësisë në krahasim me ligjin që ishte më parë, i cili u njihte të drejtën për pasuritë që ishin blerë më parë nga persona të tretë për ndërtime. Pronarit tani i kthehej toka e blerë nga pronarët e tjerë dhe shteti i kthente lekët personave të tretë. Kjo mori fund.
Kemi nxjerrë VKM për mënyrën e administrimit. Pra, në të gjitha rastet, ky ligj ka shënuar një seri risish në reformën e pronësisë.
Nuk ka ndryshime në të drejtën e parablerjes, ekzistonte në dy ligje.
Në pikën 7, para ndryshimit, ligji ndalonte kthimin e pronave, që i shërbenin mbrojtjes kombëtare.
Tani t’u shpjegoj pak unë ju këtu. Ushtria mbeti zaptuesi më i madh dhe pronari më i madh i tokave pas vitit 1992. Ushtria kishte në inventarin e saj, përveç reparteve të stabilizuara, 4 mijë pika hapje, të cilat vendoseshin nga brendësitë e qyteteve, në të gjithë territorin. Shqipëria ka 2 mijë fshatra, ushtria kishte 4 mijë pika hapje që të gjitha këto në pronësi të ushtrisë.
Detyrimisht do bëhej gjithçka që ky mamuth, i cili keqpërdoronte pronat private të qytetarëve, tani që ishin transformuar tërësisht tjetër këto që kishin ngelur, duhej të ndryshonte. Dhe ne, nga për qëllime mbrojtje, ligji thotë, e kthyem në subjekte të shpronësuara.
U kthehen të gjitha pronat e paluajtshme në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ishim në në përdorim 4 mijë pika, që janë jashtë strukturës të Forcave të Armatosura, të miratuar nga Presidenti i Republikës.
Nëse i pari nuk e fuste këtë koncept, dhe i linte ato në mëshirën e cilitdo oficer lokal t’i shiste dhe t’i blinte si të donte, ne përcaktuam këtu si standard pronat që hiqeshin nga plani i hapjes së forcave të armatosura me firmën e Presidentit të Republikës. Kjo është risia tjetër që ne i sollëm ligjit.
Në këtë rast, në pamje të parë mund të mendohet se këtu u cënuan interesat e mbrojtjes. Aspak! Përkundrazi. Mbrojtja nuk kishte të bënte me stadiumet, nuk kishte të bënte me terrenet sportive, nuk kishte të bënte me shumë të tjera. Forcat e armatosura kanë të bëjnë me terrenet sportive, me hotelet. Pra, forcat e armatosura është përcaktimi më i saktë që mund t’i bëhet dhe jo ajo e përgjithshme e mbrojtjes. Dhe tokës bujqësore, ushtria ishte pronare të shumta bujqësore, i mbillte, i përdorte për qëllime të ndryshme. Ato nuk mund t’i mbante më, kishte ikur koha e komunizmit kur prodhonin ushqimet e tyre.
Pra, siç e shihni, çdo akuzë e bërë kundër reformave, është akuzë kundër një sistemi, është akuzë e turpshme politike pa asnjë bazë, akuzë që synon të përbaltë një periudhë në të cilën u bënë reformat më intensive në historinë e vendit. Dhe t’i lidhë ato me diçka me të cilën nuk kanë absolutisht asnjë lidhje.
PYETJE-PERGJIGJE
Osman Stafa, News 24: Z.Berisha, prej disa ditësh tashmë pas të shtunës jeni duke shpjeguar dhe jeni duke zbërthyer dosjen në format dhe në të vërtetat tuaja
Berisha: Jo të vërtetave të mia. Nuk ka dy të vërteta këtu. Këtu ka një të vërtetë. Cilido që t’i lexojë ligjet, z.Stafa gjen këto të vërteta.
– Prandaj e thashë të vërtetat tuaja, duke qenë se oër të qenë korrekt. Pse ju z.Berisha nuk e zhvilloni këtë betejë që keni si Sali Berisha vs. SPAK, dhe e zhvilloni si PD e shumicës, pra e anëtarëve, pra që ju përfaqësoni vs.Drejtësia. Pra, a e dëmtoni ju kështu PD për zgjedhjet e 2025?
Berisha: Si mund ta dëmtoj unë PD-në, kur po e mbroj atë kundër një procesi të shëmtuar politik të programit të saj?
Si mund ta dëmtoj unë? Përkundrazi, PD është e do mbetet trashëgimtare dhe krenare e këtyre reformave që ndryshuan Shqipërinë më shumë se të gjitha të tjerat.
Nuk kam personale unë këtu, unë kam këtu gjithçka parimore, programore, e cila përballet me një persekutim politik të paimagjinueshëm.
Tani të thuash ti se unë letrat me vlerë i paskam futur në përdorim për dhëndrin tim, po nuk ka marrëzi si kjo. Po letrat me vlerë kanë filluar të përdoren në vitin 1995 dhe ato gjer në fund përbëjnë mbi 300 milionë euro që qytetarët kanë përfituar dhe janë pak.
Ne shpërndamë letra me vlerë te 1.3 milionë shqiptarë. Aq iu takonte me moshë, të gjithëve u dhamë.
Danjela Maloku, Report Tv: Prej ditës së shtunë ju në fakt keni akuzuar se aktpadia që ju e keni konsideruar paçavure është bërë me bekimin e z.Rama. Si e komentoni faktin që në aktpadi kanë ngjashmëri konkluzionet, kanë ngjashmëri të frishkme sme deklaratën e Sekretarit amerikan te shtetit, Anthony Blinken ku ju shalli non grata, që në fakt thoshte për ta lexuar: në cilësinë e tij zyrtare, veçanërisht si kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aletatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.
Berisha: E kam thënë dhe e them përsëri, kur një fakt i vetëm të paraqitet, unë marr çdo vendim.
Por të garantoj se me falsitete, me trillime, me shpifje, kurrë nuk mund të ketë gjë që të detyrojë të tërhiqet Sali Berisha.
Ja pra janë këto që dëshmojnë janë reforma, nga të cilat kanë përfituar qindra-mijëra shqiptarë.
Dhe që jam krenar për to, sepse transformova çështjen e pronësisë. Nëse një familjar i imi, ka përfituar një metër katror në kundërshtim me ligjin, atëherë unë jam përgjegjës.
Por të thuash se ku i mori paratë ky që hyri me 113 metër tokë dhe doli me 5 milionë, siç bëjnë organet e George Sorosit dhe skapistët e Edi Ramës, do të thotë të mashtrosh në mënyrën më groteske.
Sepse ai që përfundoi me 5.4 milionë euro, ai ishte investitor me marrëveshje të firmosur, të noterizuar që në vitin 2008. Ai bashkë me bashkëzhvilluesit e tjerë, tre vetë, vendosi kontributet në themel të këtij aktiviteti. Dhe kontributi tij ishte jo 113 metra tokë siç mashtrojnë skapistët dhe përcjellin mediat e Sorosit, por ishte 1250 metra katrorë tokë, sepse ai bleu tokat e kushërinjve të vet.
E them prapë, në dacibaon e tyre është e shkruar, Fatmir Bektashi ka deklaruar: ramë dakord të shesim apartamentet në themel. Pra, ra dakord me dy ortakët e tjerë. Atëherë, çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se qindra e qindra apartamente u ndërtuan me paratë e shitjes në themel.
Ndërtuesi Fatmir Bektashi vendosi më shumë para, Abi Malltezi vendosi më shumë tokë, disa herë më shumë tokë, Xhimi Begeja vendosi ato që vendosi. Ata të tre si bashkëzhvillues kanë firmosur një marrëveshje të noterizuar.
Atëherë, sa e ndershme është që thuash që hyri me 100 metër tokë investim dhe doli me 5 milionë. Nuk ka gjë më të pafytyrë dhe më të pandershme. Hyri me 1300 metër tokë, hyri me 60 milionë lekë dhe më të gjithë aksionet e tij nga sa i takonin nga shitja e apartamenteve në gropë. Sikundër edhe ortakët e tij. Njëri me 40, tjetri 35, tjetri me 25.
Pra, nëse ka një gjë të qartë si kristali, po të mos fshihen qindra kontrata të noterizuara dhe fatura bankare që dëshmojnë shitjen në themel me çmimet nga 680 në 730 a 750 euro metri katror, që përbënte në atë kohë çmimin më të lirë. 200 metra më tutje shiteshin 960 euro, jo në themel, por të përfunduara.
Pra, ata të cilët nuk duan të përtypin shpifje, trillime apo të vazhdojnë trillimet, nuk mund të shtrojnë pyetjen se si u bë ky djalosh me 5.2 milionë euro fitim, pas 12 viteve zhvillim të zonës.
Këta të tre ndërtuan 17 pallate, duke shitur në çdo pallat që nga themeli apartamentet, zgjodhën vetë me vullnetin e tyre. Këtë e fshehin sepse duan të bëjnë të besueshme gënjeshtrat e tyre.
Si mund të pranoj unë një gjë të pavërtetë? Si mund të pranoj unë që ky person ishte siç thonë Soros-Mediat një investitor misterioz. Një paturpërsi. Ky ishte investitor me marrëveshje të dërguar te noteri. Trepalëshe. Që në vitin 2008. Me marrëveshje të anuluar, kur Edi Rama ua bllokoi gropën. Pra, çfarë favori i është bërë këtu atij?
Vetë dacibao e tyre thotë se pati këto marrëdhënie dhe në fund konkludon se ky vetëm në vitin 2018 u shfaq si investitor.Nuk ka mashtrime të tilla. Këto janë të turpshme, por ky është niveli i kësaj drejtësie të kontrolluar nga Edi Rama.
Jonida Omeri, Fax News: Ditën e djeshme u fol se avokatët tuaj mbrojtës kanë depozituar një kërkesë në gjykatë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka vendosur masën e sigurisë ndaj jush. Ndërkohë, që nga ana e gjykatës deri në këto momente mohohet një fakt i tillë. Si qendron e vërteta, është depozituar apo jo?
Berisha: Tani, a e kanë depozituar apo jo, këtë nuk mund ta them se nuk kam pasur një komunikim sot me ta.
Por kërkesa është reale, sepse gjykatësja ka thyer Kushtetutën dhe ajo do përballet me të gjithë procesin ligjor.
Unë jam personi, se po përsëris që kam dërguar në parlament në vitin 2012, barazinë e plotë të ligjvënësit me qytetarin.
E ka rrëzuar Edi Rama. Por përderisa ajo është në Kushtetutë, tani ndryshon.
Le të heqë unë vullnetarisht 10 herë, Kushtetuta nuk e njeh. Ka gjykime të gjykatës ndërkombëtare për këtë.
Sepse për gjykatën ndërkombëtare dhe për Kushtetutën, imuniteti është në radhë të parë i parlamentit. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që anëtarët e parlamentit të ushtrojnë lirshëm veprimtarinë e tyre, të paintimiduar.
Ajo që mund të bëjë unë që të them se e heq, është morale, por nuk ka asnjë vlerë ligjore. Duhet parlamenti të mblidhet, të votojë amendamentin e Sali Berishës dhe unë t’u them pa asnjë lloj rezerve e votoj dhe sot dhe nuk kam asnjë kundërshti.
Dhe ju duhet të mbroni moralin e Kushtetutës. Ky është moral kushtetute. Kur një gjykatës, një prokuror merr përsipër të dalë mbi Kushtetutën, ai është gjëmëzi për vendin e vet.
Kur arrin gjer në këtë shkallë, krijon një qeveri suprakushtetuese, në një kohë kur e çon në parlament kërkesën e vet, i thotë ma autorizo që ta hetoj, arrestoj, t’i kufizojë lëvizjen, etj.
Por, jo ajo është vetë mbi Kushtetutën, mbi parlamentin se është me Edi Ramën. E kuptoni këtë.
Isa Myzyraj, Ora News: Z.Berisha, çdo qytetar prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga një gjykatë e republikës së Shqipërisë. Por çfarë ndodh z.Berisha, sepse ju jeni një politikan karriere, çfarë ndodh nëse çdo qytetar fillon dhe e interpreton ligjin sipas mënyrës së vet pa shkuar në gjykatë?
Berisha: Kushtetuta është e kthjellët si kristali. Nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit në asnjë lloj forme, pa aprovimin e parlamentit. Nuk lejon.
Neni i kodit penal është në favor të kufizimit, por duhet të pasqyrohet në Kushtetutë.
Po nuk u pasqyrua në Kushtetutë, merr fund hierarkia e ligjeve.
Ai nen, hajde të votojmë që nesër ta fusim në Kushtetutë. Është pak a shumë amendamenti që kam çuar unë. Unë e di atë.
Por gjykatësi, prokurori po të mos jetë zuzar siç janë, respekton Kushtetutën. Dhe i thotë Edi Ramës, unë këtë nuk e bëj dot se nuk më lejon Kushtetuta. Hajde ta sjell në parlament, hiqe dhe ma sill. Shumë thjeshtë.
– Në informacionet e fundit që na vijnë, SPAK ka sekuestruar pasuri dhe prona të burrit të ish-ministres së Olta Xhaçkës. A vlerësoni atë prokuror që ka firmosur një urdhër të tillë?
Berisha: Si mund të krahasosh ti këtë rast? Ti krahason Artan Gaçen që ka marrë investitorë strategjikë qindra e mijëra tokë publike dhuratë nga ministrja strategjike me Begetë dhe Maltezin që mori tokën e vet pas 50 vitesh të konfiskuar nga regjimi komunist.
A mund të ketë krahasim këtu? Nuk mund të ketë krahasim këtu. E kam thënë dhe e them: mbështes çdo verim të çdo punonjësi të organeve ligjzbatuese, çdo zbatim ligji, por zbatim të ndershëm ligji.
Të rekomandoj pak të lexosh kallëzimin e rremë të Taulant Ballës mbi të cilin bazohet e gjithë dacibao dhe të gjejë një pikë të rremë në atë kallëzim të vërtetë. Ku thotë se aty ka qenë aeroport, thotë. Ku thotë se ato prona janë shpronësuar.
Atëherë, ai duhet të jetë brenda me këtë kallëzim të rremë, por skapi i artisë dhe Edi Rama bëjnë gjithçka për të prodhuar këtë dacibao. Mos të krahasojmë të pakrahasueshmen.
Bekim Bici, Top News: Prej të hënës kur z.Gazment Bardhi doli në një deklaratë për media ku në një farë forme mbështeti edhe SPAK por edhe e sulmoi për ato që ju i quani shkelje të Kushtetutës, të gjithë deputetët e tjerë kanë heshtur. Thuajse një javë heshtje. A e keni mbështetjen e deputetëve përkrahës të z.Bardhi?
Berisha: Tani, unë vet kam mbëështetur deklaratën e z.Bardhi. Por siç e sheh vet ti due qenë i akuzuar për reformat që kam bërë, unë marr direkt përsipër të mbroj atë aktivitet që iu ka shërbyer shqiptarëve më shumë se çdokujt tjetër. Kjo është përgjigja.
Deklarata për mua është shumë e saktë. Për të tjera jam i predispozuar të zbërthej një nga një, siç kam zbërthyer këtu para jush dhe do vazhdoj që të nxjerr fërtele siç është, turp siç është një daciabo e pashembullt në historinë e një procesi politik.
Anesi Bajramemaj, A2CNN: Z.Berisha, në vitin 2021 kur ju u shpallët non grata nga SHBA, Lulzim Basha ju përjashtoi duke marrë një vendim individualdhe jokolegjal. Nëse në këtë rast kur ju jeni nën hetim forumet e partisë mblidhen, Këshilli Kombëtar, Kryesia por edhe Grupi Parlamentar dhe juve ju kërkojnë që të largoheni nga drejtimi i PD dhe ta vazhdoni këtë btejë i vetëm, do i resoektoni këto vendime?
Berisha: Asgjë nuk cënon demokracinë e brendshme në PD, por konstatoj se kam një mbështetje në rritje, të jem i sinqertë. Për sa i përket mbështetjes, veçse sa ka rritur mbështetjen ndaj Sali Berishës.
Nuk pajtohet kush me të padrejtën. Siç është Abi Maltezi atje sot, mund të ishte çdo në Shqipëri. Të gjithë shesin në themel. Por jo vetëm në Shqipëri, ç’është e vërteta, kam mësuar se edhe në të gjitha vendet e tjera shesin në themel ç’është e vërteta. Kjo është një praktikë.
Enkel Xhangoli, Klan News: Ju i cilëlsoni akuzat e SPAK ndaj jush si sulme ndaj opozitës, mos po e çoni PD drejt një beteje që nuk i takon?
Berisha: Po e çoj PD drejt një beteje që do e fitojë, kjo është e sigurtë. Po udhëheq, sepse një parti që përkulet para të vërtetave uk ka kurrë të ardhme.
E rëndësishme është që nga rreshti i parë tek i fundit është një dacibao politike. Dacibao politike nuk mundet kurrë. Kur shqiptarët të faktojnë qoftë dhe një metër katror tokë të dhënë në kundërshti me ligjin. Ju e keni lexuar vetë. Keni parë të thotë kund ajo se u shkel ligji këtu, u shkel ligji aty. Askurrëkund.
Dhe duke mos shkelur ligji atakon reformat. Po, thotë Edi Rama shkeli ligjin po nuk guxon ta citojë. Shkeli ligjin e urbanistikës. E dini ju kur janë bërë këto ndryshimet, ai jo kishte ndryshuar lejen e destinacionit, po kishte dhënë edhe lejen e sheshit të ndëërtimit aty.
– Teksa ju sot e vlerësoni pagesën me bono e anuluat vetëm 7 muaj pasi pronarët e ish-Kompleksit Partizani paguan në këtë formë?
Berisha: Jo nuk është ashtu. Pronarët e Kompleksit Partizani 88.6 përqind të detyrimit e paguan në lek. Dhe vendimi i blerjes me bono, bonot janë edhe sot ka edhe vendime. Kjo qeveri socialiste ka dy tre vendime për rinovimin e përdorimit të tyre, dhe vendimi i qeverisë që unë drejtoja u bë një muaj pasi këta kishin paguar 88.6 përqind të detyrimit ndaj shtetit. Kjo është e vërteta.
Pra, është trillim i paskrupullt të mendohet se ky vendim u mor për të lehtësuar këta. Po unë po të kisha patur këtë qëllim unë nuk kisha thënë gjysmë fjale, po ai vendim do punë për t’u pregatitur. Nuk është njnë vendim që bëhet sot për nesër, jo.
Janë disa agjenci që duhet të merren me të për të bërë verifikimin e statusit ku jemi me to, si jemi dhe atë e ka bërë me shumë seriozitet ministria përkatëse.
Nuk ka asnjë lidhje, absolutisht asnjë lidhje me Klubin Partizani.
Faleminderit!