FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ELEKTORAL NË KORÇË
EKSTRAKT
Turi elektoral i radhës është ndalur në Korçë, ku Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi takim me kandidatët për bashkitë Bashkitë Korçë, znj.Ledina Alolli, Devoll, z.Elvis Hajdërlli dhe Maliq, z.Alfred Gega. Berisha, deklaroi nga Korça se këto zgjedhje vendore janë të rëndësishme, pasi vendosin për fatin e demokracisë.
Lideri demokrat akuzoi kryeminstrin Rama se ai është shkaktari kryesor që shqiptarët po largohen dhe po varfërohen çdo ditë e më shumë, dhe se kjo gjë, këtij të fundit nuk i intereson aspak, pasi për të qytetarët janë thjesht një dorë e dytë. Kryetari i PD, Sali Berisha tha se Korça duhet të votojë dinjitetin në 14 maj, në ndryshim nga kandidatët e bodrumit të Ramës, kandidatët e Primareve janë ata të cilët do qendrojnë pranë qytetarëve për problemet e tyre.
“Filet, Rama dhe Peleshi janë ata të cilët po mashtrojnë qytetarët e Korçës dhe po i varfërojnë ata”, do të shprehej Berisha gjatë fjalës së tij.
Kryetari i PD, Sali Berisha e mbylli fjalën e tij me një thirrje për të gjithë qytetarët e Korçës dhe mbarë Shqipërisë që më 14 maj të marrin pjesë në votime dhe të votojnë për lirinë e tyre dhe për ndryshimin. Të votojnë koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’.
FJALA E PLOTË
Të dashur qytetare dhe qytetarë të Korçës. Vëllezër e motra. Zonja e zotërinj! Përshëndetjet më të përzemërta sot ju dhe Korça, keni pamjen më të bukur dhe madhështore. Keni pamjen e fitores së shkëlqyer të datës 14 maj!
I nderuar z.Ilir Meta, Kryetar i PL. Të dashur deputetë të Kuvendit të Shqipërisë të qarkut të Korçës. Të dashur bashkiakë të bashkive të qarkut të Korçës, Bilisht, Pogradec, Maliq dhe Kolonjë. E dashur znj. Ledina Alolli, qytetarja e parë e Bashkisë Korçë, kryetarja e ardhshme e Bashkisë së Korçës.
4 ditë na ndajnë nga dita që ne me votën tonë do firmosim në një mision historik ndryshimin e madh, do firmosim fitoren e Ledina Alollit. Do firmosim fitoren e pluralizmit, do firmosimin rikthimin e pluralizmit, rikthimin e lirisë, rikthimin e dinjitetit të qytetarëve të Korçës dhe të mbarë Shqipërisë.
Miqtë e mi!
Zgjedhjet vendore kësaj radhe janë zgjedhje për fatin e demokracisë shqiptare, ndaj dhe unë kam bindjen më të madhe se idealistët të cilët u ngritën fuqishëm në këtë fushatë si asnjëherë më parë, do të triumfojnë më 14 maj, dhe se me votën e tyre do të ndahen përfundimisht nga regjimi i pushteteve në duart e një njeriu. Regjimi i abuzimit të të gjitha pushteteve nga një njeri. Regjimi i një njeriu që ka frikë dhe tmerr nga ju dhe qytetarët. Regjimi i Edi Ramës, i cili kalon nga takimi në takim, nga sheshi në shesh me një gjuhë halabaku, me 4 fjali: zorrë qorre, zorrë e hollë, çun i mirë je po motër s’kam për ty, s’ia vlen që t’ia citojmë fjalët e tjera.
Nuk pranon të vijë në shesh të ballafaqohet me ju, nuk lejon Filen e tij të ballafaqohet me Ledina Alollin. Nuk lejon kandidatët e tij të ballafaqohen me kandidatët e Primareve. Kjo vetëm e vetëm,s epse ata kanë tmerr nga vetja e tyre. Ata janë të zhytur në krime të tmerrshme ekonomike, vjedhje pas vjedhje, përvetësim pas përvetësimi, ndaj edhe nuk dalin dot këtu.
Ata nuk paraqesin projekte, sepse kanë vetëm mashtrime. I përgëzoj qytetarët e Korçës që këto ditë kanë refuzuar takimet me Filen. Ftoj të gjithë shqiptarët të refuzojnë takimet me kandidatët e territ dhe të bodrumit. Në qoftë se ata duan të takohen me ju, duhet të dalin para jush me rivalët e tyre. Të kthejne xhepat, të japin llogari. Ky është standarti i kandidatëve në vendet e lira. Ky është standarti i burrave dhe grave që nuk kanë frikë nga vetja e tyre. Ky është standarti i atyre që kanë djerësitur për t’u shërbyer me përkushtim qytetarëve, dhe jo të futen si minj nëpër skuta, dhe të mos dalin të ballafaqohen, këtu para jush.
Nuk del dot Filja, sepse ka firmën dhe paratë në resortet e Moravës dhe resortet e tjera. Nuk del dot Filja, sepse e jep pyllin publik për prerje me 5 mijë lekë metrin, dhe e shet me sekserët e tij 70 mijë lekë metrin e druve. Nuk del Filja se me mbi-Filen e tij dhe Peleshi, kanë zhytur Shqipërinë në një borxh të tmerrshëm me TEC-in e Maliqit. Nuk del Filja se ka dalë para jush 5-10 herë duke mashtruar për aeroportin e Korçës. Ç’punë ka Filja me Korçën? Aq sa ka punë një hajdut ordiner me Korçën. Ç’punë ka Rama me Korçën, dhe Peleshi aq sa kanë hajdutët me qytetarët e thjeshtë.
Miqtë e mi!
Këtu në Korçë, fitorja merr një dimension edhe më të shndritshëm, edhe më të shkëlqyer. Sepse këtu kryebashkiake do jetë Ledia Alolli, një bijë e shquar e Korçës, një intelektuale e shkëlqyer, një familjare shembullore. Por një politikane e re, e cila ka një dashuri të madhe për Korçën, për qytetarët, rrugët dhe rrugicat e saj. Ajo paraqiti këtu një projekt, më të shkëlqyerin që Korça mund të ketë dëgjuar ndonjëherë.
Kam një thirrje të veçantë për nënat, motrat dhe gratë e Korçës. Të votojnë, të bëjnë gjithçka këto katër ditë për të siguruar çdo votë për Ledina Alollin, sepse në këtë mënyrë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për gruan shqiptare, për vajzën shqiptare, për nënën shqiptare, e cila pati këto 8 vite, vitet më dramatike të ekzistencës së saj në 30 vite.
Të dashura nëna, motra, vajza, gra korçare në 8 vitet e sundimit të Edi Ramës në Shqipëri u vranë, u ekzekutuan 136 gra dhe vajza, më shumë se në dy kontinete të marra së bashku. Po pse? Sepse Shqipëria qeveriset nga një mizogjen, i cili edhe kur vriten 5 dhe 6 gra në një javë ben sikur nuk ka ndodhur asgjë. I cili është autor kryesor i brengës së tyre, i nënave që lindin fëmijë për emigracion për vende të tjera. I nënave që nuk ushqejnë dot si duhet, dhe nuk kënaqin dot fëmijët e tyre, nuk shkollojnë dot si duhet fëmijët e tyre, dhe që kur mbarojnë shkollën e mesme, ua rrit mesataren që të mos hyjnë në universitete.
Ka një armik të tillë. Është shkaktari brengave të tyre, sepse me ato të arhdura që kanë familjet çdo muaj, çdo vit vështirësitë u bëhen më të mëdha. Çmimet u rritën, i rriti edhe me borde. U hoqi shqiptarëve një rrogë të tërë me rritjen e cmcimeve. Pensionistëve dy pensione. Kurse ai shëtit vet me aeroplan në dispozicion, si asnjë kryeministër tjetër ka shpenzuar 22 milionë euro, me 137 fluturime. Shumicën e tyre uikende. Në një kohë kur kryeministrat e vendeve të tjera udhëtojnë me linja tregtare të zakonshme, dhe janë vende dhjetëra herë më të pasura se Shqipëria.
Edi Rama nuk ka respekt, nuk do t’ia dijë se ekzistojnë qytetarët, ndaj kalon nga sheshi në shesh me një fjalor të turpshëm, përçmues. Ç’është ai fjalor? Në radhë të parë përçmues për çdo qytetar. Me mendjen e tij, me atë trashëgimi që ka, ai thotë me vete se kështu e meritojnë, këta janë të këtillë dhe të atillë, se këta i hanë edhe këto e ato.
Por jo, jo. Erdhi koha tani për t’i dhënë atij ndëshkimin që meriton.
Edi Rama ka vjedhur Korçën, ka vjedhur Shqipërinë me Peleshin dhe Filet e tij më shumë se çdo regjim tjetër në histori. Vetëm në 9 muaj të vitit 2021 KLSH thotë se ke vjedhur dhe abuzuar 122 miliardë lekë. Ka vjedhur dhe ka abuzuar miliarda e miliarda euro. Ka braktisur tërësisht fshatin shqiptar.
Ndaluni pak, shpalli 100 fshatrat. Ku shkuan paratë? Te miqtë e tij. Ku janë 100 fshatrat? Janë vetëm fshatrat e miqve të tij. Fshati u braktis. Unë njoh miq të mi, prenë plantacionet e mollëve, erdhën në Tiranë, ose ikën në emigracion. Po pse? Se na doli me Ballkanin e Hapur ky, vasali i Vuçiçit. Do hapë doganat për të shkatërruar prodhimet tuaja. Ai nuk ndjen asnjë përgjegjësi për ju, as për Shqipërinë.
Edi Rama, ju garantoj unë ju, se i ka të numëruara kohërat. Edhe sot, mediat amerikane sjellin të dhëna që e tronditin atë gjithnjë e më shumë. Flet për Amerikën njeriu që i korruptoi SHBA-ve, njërin nga njerëzit më kryesorë të sigurisë së tyre, shefin e kundërzbulimit. Ju garantoj se është i pandashëm nga fati i McGonigal. Ky është McGonigal shqiptar dhe ky do të shkojë të vuajë burgun bashkë me të.
Edi Rama nuk ka projekte, ka vetëm mashtrime. Premtoi rritje rrogash, pasi opozita e demaskoi atë në mënyrën më të fuqishme për ngrirjen e rrogave, për varfërinë në rritje, për mosdhënien e ndihmës ekonomike atyre që e meritojnë. Banka Botërore tha se vetëm 20% e shqiptarëve në nevojë marrin ndihmën ekonomike nga qeveria.
Doli me mashtrimin e radhës: do rris rrogat mesatare në 900 euro. Bëri një ligj, e solli në Parlament dhe e mbylli Parlamentin. Pyesni mësuesit sa janë rritur rrogat? Nga 250 mijë, 25 mijë. Pyesni mjekët sa u janë rritur rrogat.
E ftova, urdhëro pasnesër të hapim Parlamentin të votojmë ligjin. Por nuk vjen se është mashtrues. Ai nuk ka respekt për qytetarin. Ai e konsideron qytetarin qenie të dorës së dytë. Ndaj edhe rëndësi kritike ka t’i japim atë që meriton më 14 maj. Frikë dhe tmerr nga vota e idealistëve, frikë dhe tmerr nga vota e opozitarëve. Kalon si sharlatan, si don kishot nga sheshi në shesh dhe u bën thirrje të mos merrni pjesë në votime. Po kjo do mbetet në histori si një akt i turpshëm, sepse më 14 maj shqiptarët do marrin pjesë më shumë se kurrë në votime. Shqiptarët më 14 maj do votojnë ndryshimin, do votojnë Ledina Alollin, do votojnë 1-shin, do votojnë të ardhmen e tyre.
Ndaj dhe ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Korçës dhe mbarë Shqipërisë. Opozitarë, socialistë, të paparti. Që të gjithë, më 14 maj të merrni pjesë në votime. Ju bëj thirrje të votoni ndryshimin, të votoni koalicionin “Bashkë Fitojmë”, të votoni Ledina Alollin dhe kandidatët e Primareve. Keni votuar për veten tuaj, keni votuar për liritë tuaja, dinjitetin tuaj, bizneset tuaja, keni votuar për fermat tuaja, keni votuar për Korçën, keni votuar për Shqipërinë.
Zoti ju bekoftë ju, Korçën, Shqipërinë, votën tuaj.
Rroftë fitorja. Fitore, fitore, fitore!