Berisha: Këta që qëllojnë mbi protestuesit paqësorë do të përballen me ndëshkimin e merituar!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një tjetër prononcimi për media paralajmëroi se protesta e opozitës nuk mbyllet dhe se ata që qëllojnë mbi protestuesit paqësorë do përballen me ndëshkimin e merituar.


PRONONCIMI I PLOTË:

Këta po tejkalojnë çdo vijë të kuqe dhe i garantoj se do marrin ndëshkim shembullor për këto qëndrime që mbajnë…

Zoti Berisha, do të vazhdojë protesta, apo mbyllet këtu?
Sali Berisha: Jo, nuk mbyllet këtu protesta.

Po si do vazhdojë?
Sali Berisha: Vazhdon protesta. Do vazhdojë dhe të jeni të sigurt se kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave tona.
Ju e shihni se çfarë vullneti i hekurt është, dhe këta që kanë bërë këto veprime, këta që gjuajnë protestuesit, këta do përballen me ndëshkimin e merituar.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale