Berisha: Këta janë një grup bixhozxhinjsh që lënë shuma përrallore në kazino dhe mejhane dhe nuk duan t’ia dinë për pensionet. Çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet asaj

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT JASHTË PARLAMENTIT

EKSTRAKT

Duke folur për gazetarët jashtë sallës së parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, qeveria është kthyer në një grup bixhozxhinjsh që lënë shuma përrallore në kazino dhe mejhane dhe nuk duan t’ia dinë për pensionet.

Gjatë fjalës me gazetarët jashtë parlamentit, kreu i PD-së Sali Berisha theksoi se, bazat detare janë dhënë për oligarkët. 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi për gazetarët edhe protestën e pritshme të Partisë së Lirisë në 6 dhjetor para SPAK. Ai u shpreh se, nëse nuk do të jetë i pranishëm fizikisht, do të jetë shpirtërisht aty.

Lideri i demokratëve Sali Berisha gjatë deklaratës me gazetarët, duke cilësuar Artan Hoxhën si pjesëtar të bandës së Suel Çelës, e citoi atë, duke thënë se ‘Edi Rama është kryetari i vërtetë i bandës së Elbasanit’.

FJALA E PLOTE:

Nuk ekziston fermeri, nuk ekziston i riu.

Kjo është një elitë e botës së krimit, e inkriminuar e cila jeton vetëm në luksin e shfrenuar. Ndaj dhe nuk ka shpresa që të ketë ndryshime.

Këta janë njerëz që nuk dëgjojnë as zërin e Zotit, as të xhamisë, as të kishës, as të teqesë, të njeriut. Janë verbuar nga luksi. Këta janë një grup bixhozxhinjsh që lënë shuma përrallore në kazino dhe mejhane dhe nuk duan t’ia dinë për pensionet.

Unë shkoj aty në platformë, mezi qëndroj nga aromat, nga gërshetimi i aromave të parfumeve më të kushtueshme. Aty bëhet një paradë luksi, bizhush, parfumesh sikur je në një sallon mode dhe jo në një parlament përfaqësues të qytetarëve.

Nuk mund t’ia dijë Edi Rama kur blen stolinë e oborrit 4 milionë euro.

Nuk mund t’ia dijë Edi Rama kur shpenzon 21 milionë euro udhëtime me Ismailin e famshëm.

Nuk mund t’ia dinë ministret që ulen në tavolinë me biftekun 1 mijë euro.

Nuk mund t’ia dinë qeveritarët që shpenzojnë për qerpikë artificialë 150 mijë euro në javë.

Luksi i tepruar është haram në të gjitha besimet.

Pyetje: Z. Berisha ditën e djeshme keni bërë një denoncim të rëndësishëm dukë thënë se Kryeministri Edi Rama i ka dhënë disa nga instalimet e bazave detare oligarkëve të vendit dhe është bashkëaksioner me ta. A mund të na thoni cilët janë këta oligark? Dhe cili do të jetë qëndrimi i Partisë Demokratike në raport me Oligarkët.

Sali Berisha: Anulim i të gjithave pa asnjë diskutim dhe rikthim i ushtrisë me radhë.

Ato prishen pa asnjë lloj vështirësie. Ato janë prona të ushtrisë në planin e përhapjes dhe ato nuk mund të jepen kurrë.

Edi Rama për të justifikuar veten, tani deklaroi se pronat e ushtrisë do kthehen për turizëm.

Po kush e bëri Bajramin, Haramin president? Ato prona e bënë. Sepse firmosi pa pyetur Presidentin e Republikës, që nuk mund të firmoste kurrë.

Presidenti i Republikës në Kushtetutë është kryekomandanti i ushtrisë, dhe çdo objekt që ndodhet në planin e përhapjes të Forcave të Armatosura, Saranda ka qenë, Shëngjini ka qenë në një pjesë, Durrësi ka qenë, pra janë të caktuara ato.

Ky, tani këto të gjitha do t’i marrë dhe të ndërtojë.

Nuk mund të bëhet kurrë vetëm për ta, është vetë aksioner…

Pyetje: Ndërkohë ju do ti thoni me emra këta oligark z. Berisha për faktin se ato shërbejnë për të si bankomat i tij. Cili do të jetë qëndrimi i Partisë Demokratike.

Sali Berisha: Qëndrimi i PD është kategorik kundër dorëzimit të bazave të ushtrisë. Në raport me oligarkët, kjo parti ka qeverisur në 8 vite. Le të thoni një oligark çfarë ka përfituar nga qeveria. Thoni një përfitim të vetëm, absolutisht asnjë. Unë denoncoj me emra kur i kap në vepra të rënda, por unë po them që do anulohet sepse ata i kanë marrë përmes Edi Ramës.

Unë e deklaroj publikisht, çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet ushtrisë. Ai plan përhapje është studiuar nga një kompani shumë e mirë amerikane, e kontraktuar ka mundësi dhe e paguar nga Pentagoni si kompani për të bërë planin e përhapjes së Forcave tona të Armatosura në kuadër të NATO-s.

Ndaj dhe unë nuk do ngurroj kurrë. Ja unë do denoncoj pas pak orësh një oligark për batërdinë që ka bërë te Kodra e Diellit.

Pyetje: Do të merrni pjesë në protestën para SPAK të thirrur nga Partia e Lirisë?

Sali Berisha: Edhe nëse nuk jam fizikisht, jam shpirtërisht dhe mbështes çdo protestë kundër një instrumenti diktatorial, një instrument të narkoshtetit që është Skapi i partisë.

Të ju pyes unë ju, e morët vesh ju cili është Olsi?

Dumani e di se cili është Olsi, Dumani e di që nuk është Olsi Dade, është Olsi tjetër.

Po pse e fsheh Dumani, Olsin?

E di, nuk ka nevojë të bëjë zëdhënësin e bandave, por ka nevojë të bëjë transparencë para qytetarëve.

Meqenëse nuk është Olsi Dade, cili është Olsi që merr dy kostume, merr përsipër për të liruar kriminelin.

Unë pres që ta bëjnë ata, por të jeni të sigurt se herën e dytë nuk gaboj.

Herën e parë ishte qytetari dixhital që e dërgoi dhe unë e publikova siç ishte.

Ata e përgënjeshtruar. Tani cili është?

Cili është ky Olsi tjetër?

Ata ranë brenda, treguan se ata po fshehin hetimin, po prishin hetimin e Jan Prengës se morën përsipër të thonë se dëshmitari i vdekur, Dedja nuk ka punuar tek kompleksi i Altin Hajrit.

Dedja ka punuar tek kompleksi i Altin Hajrit dhe ky është një mashtrim që bën Altin Dumani për të fshehur prishjen e hetimeve.

Pyetje: Z. Berisha, Suel Çela me kë është i lidhur? Me Kryeministrin Edi Rama apo me ju? Jeni akuzuar nga Gazment Bardhi nga kreu i grupit parlamentar.

Sali Berisha: E vërteta është se askush nuk e ka denoncuar më shumë se Sali Berisha, Suel Çelën dhe çdo Suel Çelë. Sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, ato janë shumë evidente. Provohet dhe del nga të gjitha dokumentet se është marrë me fushatën elektorale të Edi Ramës, e thotë dhe vetë. Është Taulant Balla. Një tjetër që është shpallur anëtar i asaj bande, nuk e di sa është, nuk mund të them, por është shpallur, ai tha se kryetari i vërtetë i bandës është Edi Rama.

Dhe ai di, në këtë drejtim, me këto banda ai di, ka informacione të pafundme.

Pyetje: Duke ju referuar faktit që ju keni denoncuar disa herë përfshirjen ose lidhjen e këtyre bandave kriminale me kryeministrin Edi Rama. Si do arrijë opozita të luftojë më krimin në zgjedhje?

Sali Berisha: PD të gjithë betejën e bën me Edi Ramën. Koka e krimit, për PD është Edi Rama. Kreu i bandave të Shqipërisë është Edi Rama, pas tij vjen Taulant Balla, edhe vijnë me radhë. Janë shefat e policisë, janë prokurorët të cilët flejnë mbi dosjet e krimit. Dje u dhashë një segment, ditë të tjera do paraqes fakte të tjera të pakundërshtueshme, se si Dumani fle mbi dosjet e krimit. Mbron kriminelët, në prokurori, në qeveri, në polici dhe me radhë. Ne këto mund të bëjmë.

Pyetje: Të kthehemi edhe njëherë te Olsi…

Sali Berisha: Ti do thuash të them, Olsi Rama. Nuk e di të jetë Olsi Rama. Olsit e pushtetit janë dy, Olsi Çela dhe Olsi Rama. Tani unë nuk mund të them, se atë që thashë e përgënjeshtroi SPAK e nuk kam të drejtë të them se është, kur ata e përgënjeshtruan. Do të thotë se është njëri nga Olsat e pushtetit. Po cili nga Olsat  e pushtetit është, nuk e di tani për tani, sa të ua saktësoj do ta them.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale