Lideri i opozitës, Sali Berisha duke folur për gazetarët jashtë sallës së parlamentit, kërkoi shkrirjen e Kuvendit.
Berisha theksoi në fjalën e tij, se kjo është kërkesë e të gjithë shqiptarëve.
‘Parlamenti mblidhet në rrethim!
I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen rrugë për zgjedhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë.
Çdo akt tjetër është fund e krye i pavlerë.
Ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij parlamenti.
Ky është, them edhe njëherë, i vetmi vendim i drejtë që parlamenti mund të marrë sot,’ tha Berisha.


