FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME ANËTARËT E DEGËS 5
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me rastin e festave të fundvitit zhvilloi një takim me stukturat dhe dejtuesit e degës Nr. 5 në Tiranë. Në fjalën e tij, Berisha theksoi se me protestat e demokratëve të Tiranës, Erion Veliaj u ndry në sallën e turpit kombëtar.
Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe te hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nga ana e SPAK, ku ditën e sotme u mor në pyetje për më shumë se 5 orë në zyrat e prokurorisë së posaçme. ‘Edi Rama e lëshoi Erion Veliajn, e lëshoi për të mbrojtur veten dhe për të zhurmuar fundin politik të Veliajt, thirri Belindin’, theksoi Berisha.
Për kryedemokratin Sali Berisha gjendja ekonomike e shqiptarëve është alarmante. ‘Është gjendje alarmante. Shqipëria e fundit në rajon për rrogat dhe pensionet, janë rritur vetëm pagat e larta të zyrtarëve’, u shpreh Berisha gjatë takimit me strukturat e PD, Dega 5 Tiranë.
Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi mediat kombëtare të kontrolluara nga Edi Rama, se nuk kanë bërë asnjë emision në lidhje me 3 rezolutat ndërkombëtare, ku dënohej narkoregjimi i Edi Ramës. ‘Mediat qeveritare nuk kanë bërë asnjë emision për 3 rezoluta në të cilën Shqipëria denoncohet si vend me zgjedhje farsë’, tha ai.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se, do të vihet në funksion karta e konsumatorit që do të ju kthejë shqiptarëve të gjithë TVSH që ka shpenzuar për ushqimet dhe produktet bazë. Do të ketë çmim qartësisht të diferencuar për energjinë elektrike.
FJALA E PLOTE:
Të dashur, anëtare dhe anëtar të degës 5 të PD për Tiranën. Drejtues të kësaj dege, i nderuar kryetar, të dashur Belind, Dhurata, Klevis, Adriana, të gjithë sa jeni këtu.
Erdha me shumë kënaqësi tek ju dhe erdha para së gjithash për të shprehur një mirënjohje të pakufishme për qëndrimin tuaj të pamposhtur, të vërtetat për të cilat ju sakrifikuat, mbrojtët në kushtet më të vështira. Ato të vërteta që sot kanë marrë një jehonë botërore, kanë marrë një mbështetje botërore.
Çdo gjë, çdo ligësi, çdo fenome, çdo zhvillim negativ i këtyre viteve në Shqipëri, për të cilat ju keni ngritur zërin në mënyrën më të fuqishme, ja dolëm së bashku të shtamposëm në tre rezolutat më të fuqishme ndërkombëtare që janë miratuar ndonjëherë për Shqipërinë.
Ju e bëtë këtë me sakrifica të mëdha, në protesta të përnatshme dhe të përjavshme. Në kushtet e një censure ndër më të plotat që mund të jetë vendosur në ndonjë vend.
Sot po kërkoja në një nga botët e inteligjencës artificiale.
Çfarë gjeta dhe thashë ta ndaj me ju.
Gjeta që këto media i kishin kushtuar 150 emisione dhe segmente emisionesh shpalljes non grata të Sali Berishës, por nuk i kishin kushtuar asnjë emision 3 rezolutave të cilat nuk ekzistojnë për asnjë shtet tjetër në Europë, si për shtetin shqiptar dhe Shqipërinë.
Ua solla këtë shembull se në çfarë kushtesh keni operuar, por keni triumfuar.
Sot ju mblidheni këtu si të rinjtë, të rejat, burrat dhe gratë që të pamundshmet i bëtë të mundshme.
Sot ju mblidheni këtu pasi në kushtet më të vështira bëtë një nga opozitat më të fuqishme që ka njohur vendi.
Shumë shpesh bashkërisht kemi bërë thirrje ta varim Erion Veliaj ta varim në shtyllën kombëtare të turpit.
Faktikisht ju e varët atë në shtyllën kombëtare të turpit, e ndrytë atë në sallën e turpit kombëtar. Tani ai është një kufomë e pakallur, por merita është e qytetarëve, e demokrateve dhe demokratëve, që nuk u ndalët për 40 javë dhe i korrespondon si me qenë të 40-tat e Erion Veliajt.
Por ju garantoj unë ju, se pa atë sakrificë tuajën të përjavshme, pa atë protestën tuaj të përjavshme, Erion Veliaj do ishte duke ju thënë qytetarëve të Tiranës, se mbolla 1 mln pemë dhe tani do të vjedh milionin e dytë, nuk do ti hynte ferra në këmbë.
Prandaj dhe ju realizuat objektiva të mëdha me qëndresën tuaj, me protestën tuaj, e bëtë të pamundurën të mundshme.
Ne kaluam një proces shumë të pamerituar, por e kaluam me sukses atë proces.
U përpoqën të na përçajnë, u përpoqën të na caktojnë kryetarin, u përpoqën me shumë përpjekje, por përpjekje të jashtëzakonshme jo vetëm të narkodiktartorit që tani është i shtamposur në të gjitha rezolutat si i tillë, por edhe nga Xhorxh Soros dhe mafia e tij e rrezikshme.
Ja ku jemi ne sot, jemi të bashkuar, jemi me flamurin e PD, po e përcjellim për në banesën e fundit të politikës, Erion Veliajn dhe do të përcjellim Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme.
Edhe kjo është një fitore jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse kundër nesh ishte kryeprokurori dhe nëqoftëse Edi Rama e lëshoi Erion Veliajn, e lëshoi për të mbrojtur veten e tij se ai nuk do të pranonte kurrë. Dhe ditët e fundit, kreu aktin e turpshëm për të zhurmuar fundin politik të Erion Veliaj, thirri Belind Këlliçin njeriun që në emër tuaj, në emër të qytetarëve të Tiranës, i bëri pretencën publike Erion Veliajt.
I zbuloi modelin 100% të vjedhjes me 5D, u zbuloi bashkë me deputetë të tjerë të PD, aferën e djegësit, aferë e cila është në vetvete monumenti më i shëmtuar i hajnisë qeveritare ndaj qytetarëve dhe për ta zhurmuar sado pak gozhdimin që ky i bëri Erion Veliajt e thirrën për ta pyetur për shpifjet e Erion Veliajt, për diplomën.
Meqë Erion Veliaj vetë thonë që nuk ka diplomë, edhe Belindi nuk duhet të ketë diplomë, ndërkohë që Belindi ka diplomën më të shkëlqyer të atij universiteti ku ka studiuar.
Meqenëse për Ramën janë dënuar 2 qytetarë amerikanë, njëri shqiptaro-amerikan, tjetri amerikan, 4 dhe 5 vjet burg për foton 70 mijë, tani nga doli fotoja me presidentin Donald Trump e Belind Këlliçit. Në fakt ajo foto është meritë e tij, se ajo foto është bërë pa asnjë qindarkë është bërë në saj të vullnetarizmit që Belind Këlliçi me guxim ndërmorri për të bindur shqiptarët për të votuar Donald Trumpin në Michigan dhe unë e përgëzoj me këtë rast.
Këto arritje janë për ne një stacion i vërtetë për arritjen përfundimtare.
Ne pra e kremtojmë këtë vit të ri pas sakrificash reale, të imponuara të mëdha, por e kremtojmë këtë vit të ri, pasi jemi ngjitur në një stacion nga i cili është në duart tona, në vullnetin tonë dhe asgjë smund të na ndalë për të firmosur në 11 maj, fitoren e merituar.
Fitoren e merituar, sepse së pari ne nuk jemi si ata kurrë.
12 vite qeverisje ata i rrokullisën shqiptarët në honet e varfërisë, i rrokullisën ata në një varfëri ndër më të frikshmet të dominuar fund e krye nga psikologjia e hajnit, e hajdutit që mendon vetëm për plaçkën që vjedh dhe nuk mendon për viktimën, edhe këta 12 vite i ngrinë rrogat, i ngrinë pensionet, mirëpo tregu në natyrën e tij është një mrekulli, por tregu në natyrën e tij është i pamëshirë.
Ai ka ligjet dhe rregullat e veta.
Çmimet në tregun e lirë kanë ecurinë e tyre, dhe sot pensionisti me 160 mijë lekë, nga 143 mijë që mirrte në vitin 2013, blen ushqimet absolutisht me çmim 2 herë, gjer 2.5 herë më shtrenjtë seç i blinte në vitin 2013.
Tani a mund të imagjinoni ju, si mund të përballojnë këta burra e gra fisnikë me 160 mijë lek pension mesatar, të përballojnë ushqimet të cilat sot kanë një çmim më shtrenjtë se në Greqi, Gjermani, Itali.
Si mund të përballojë ai ilaçet, si mund të përballojë ai energjinë, ta paguajë me të njëjtin çmim që paguajnë punonjësit me rroga të larta.
Të paguajë ujin me të njëjtin çmim. Këto qindra mijëra burra e gra janë vendosur në kushte çnjerëzore. Në kushte të pamundësisë së tyre. Ata të cilët marrin një mbështetje nga fëmijët e tyre edhe ata për shkak të narkoeuros, humbasin 40% të kursimeve të fëmijëve që ua dërgojnë në Tiranë. Sepse euro është zhvlerësuar në mënyrë të paimagjinueshme në Shqipëri.
Po kështu janë familjet me rroga të ulëta.
Çfarë mund të bëjë një rrogë ultë në Shqipër me të cilën mban 1-2 fëmijë. Është gjendje alarmante.
Më sipër fola për tregun. Tregut çmimet nuk i kontrollohen, por ligji tjetër është që rrogat, shpërblimet, rriten, e rriten gjithnjë më shumë se çmimet, nëqoftëse do që pasuria do të gëzohet të shpërndahet në anëtarët e komunitetit, në qytetarët e vendit tënd.
Në vitet 2005-2013, ka një studim ndër më seriozët në botë, Shqipëria u rëndit në veidn e 4-të pikërisht për shpërndarjen e të ardhurave, për shpërndarjen më të mirë. Ishte Zvicra, një vend Afrikan, Zambia apo Kongo, dhe ishte dhe Shqipëria në grupin e 4 vendeve.
Pse ndodhi kjo, si ndodhi?
Dyfishuam rrogat e pensionet, ne dyfishuam rrogat dhe pensionet, dhe ndërtuam mbi 11 mijë km rrugë. Ne u faktuam shqiptarëve se ata të ardhura që kishin po ua kthenim atyre, por ua kthenim me rroga, pensione, po ua kthenim duke ndërtuar rrugë për komunitetin kudo që ishte.
Çfarë ndodhi sot?
Sot ne që ishim në krye për rrogat dhe pensionet në vitin 2013, u rrokullisëm të fundit.
Tregova një ditë grafikun. Rumunët në vitin 2013 kishin rrogën minimale 800 leji, këtë vit rumunët rrogën minimale 3300 leji. Po sigurisht si mund ti lësh ti qytetarët tu. E kanë rritur pra 4 herë.
Dhe unë mora rumunët, po kështu dhe të tjerët. 30% e rriti Turqia rrogën minimale. Si mund ti lësh qytetarët e tu, në një kohë kur vetëm euro është zhvlerësuar me 40 %, çmimet janë rritur me mbi 40% dhe ti vazhdon i mban me atë rrogë. Por nuk ke mbajtur veten me atë rrogë. Se rrogat e larta i ke vendosur më të lartat në rajon. Askush në rajon nuk ka rrogat e larta të Shqipërisë.
Çfarë është kjo? Kjo është mendësi e etërve të tyre, a paimagjinueshme. Është mendësia e vjetër sepse në një vend demokratik, ka diapazone. Rroga e presidentit është asnjëherë më shumë se 4 rroga mesatare të qytetarëve. Dhe kjo në vendet më të pasura, në Gjermani, SHBA. Kurse ti e bën 10-fishin, 10 rroga mesatare, rrogën e presidentit.
100 milionë merr prokurori Dumani në vit. Ti nuk është se nuk je kujdesur për rroga, jo, jo je kujdesur për rrogat e larta, nuk ke qarë kokën, nuk je marrë me rrogat e ulëta.
Përkundrazi cinizmi i tij maksimal dha sihariq këto ditë se janë shtuar me 100 milionë prurja e parave nga emigracioni. Sigurisht se ke përzënë me qindra mijëra dhe ata do të çojnë kur lanë familjet këtu. Në vend që të shihnim kohën që ato gjithnjë pakësohen ata kthehen dhe rivendosin në vendin e tyre, mburret se u rritën remitancat nga emigracioni.
Pse u ndala në këtë, u ndala sepse përsëri ju me fuqinë e të vërtetës do të trokisni në çdo zemër dhe çdo mendje të qytetarëve të Tiranës.
U ndala në këtë së dyti për të thënë se, kjo fitore kërkon që ne të shumfishojmë përpjekjet, energjitë tona në takimet me qytetarët.
Ju e patë se mediat qeveritare janë të gjitha me qeverinë, nuk kanë bërë asnjë emision për 3 rezoluta në të cilën Shqipëria denoncohet si vend me zgjedhje farsë, farsë elektorale. Denoncohet si vend në të cilin shteti dhe krimi janë sipërmarrje e përbashkët.
Denoncohet si vend në të cilin burgosen dhe arrestohe politikisht liderët, janë rikthyer burgosjet politike.
Denoncohet si vend në të cilin kurrupsioni ka si kufi vetëm qiellin.
Këto i fshehin, këto nuk ua thonë qytetarëve, për këto nuk bëhen emisione televizive nga mediat qeveritare, kombëtare. Atëherë ne e kemi në dorë këtë, do të trokasim në çdo derë, në çdo zemër.
Ju garantoj se me përpjekjen tonë do të realizojmë një nga fitoret më të thella që PD ka njohur në historinë e saj. Në çdo votë, në çdo mendje, në çdo zemër, ju shkoni të vërtetë në premtimet tuaja.
Ne do të përmbysim shpërndarjen e derisotme të të ardhurave kombëtare. Ne do e përmbysim. Buxheti i shtetit do të vejë në epiqendër nevojat e qytetarit, nevojat e shqiptarëve.
Çdo shqiptar do të marrë 200 euro si minimum jetik dhe siguroj se ky është vetëm hapi i parë se në vazhdim shumë pak do të qëndrojë 200 dhe do të shkojë, 230, 250, 300 e me radhë.
Nuk mundet që të tjerët në rajon të paguajë më shumë se ne. Cili nga vendet përreth është më i pasur se ne. Asnjë. Ju i keni shëtitur, i keni vizituar, nuk ka vend më të pasur se Shqipëria, asnjë. Nuk ka vend me pasuritë e Shqipërisë. Por kjo kërkon që ato të mirëadministrohen, kërkon që të mos harrosh se ato janë të qytetarëve dhe nuk janë të qeveritarëve.
Ishte shumë shumë e rëndësishme tek lexoja, rënia për të 3-tin vit. Rënia me rreth 3% e prodhimit bujqësor. Rritja me shifra reale apo të rreme e turizmit. Por tek turizmi do ti thoni çdo qytetari, cili është sot përfitimi që ke nga turizmi.
Sot nga çdo turist, secili prej jush merrni për taksat që paguajnë 4 euro në vit. Por sa paguani ju për turistët. Për çdo turist paguani 230 euro në vit. Po si ndodh kjo? Ua them unë.
Sepse Edi Rama me resortet e tij turistike që i jep me 1 euro, që i ka pa taksa 8-10 vite ka bërë që të ardhurat për turizmin të jenë minimale. Shitja e përgjithshme nga turizmi është 160 milionë, kur kanë qenë 10 milionë ata. Në arkën e shtetit si Taksë e Vlerës së Shtuar, futen 8 milionë bashkë me TVSH e atyre që marrin. 8 milionë ndajeni ju për 2 milion shqiptar apo më pak, i bie 4 euro e pak.
450 mln euro janë investime në resortet e trafikantëve të Edi Ramës nga Velipoja në Ksamil. 430 mln euro çdo vit janë zëra në buxhet. Rrugët, lidhjet me energjinë elektrike, ujësjellësi, etj., me radhë. Pra është vendosur një sistem më kolonial që mund të bëhet.
Vetëm sistemet koloniale, kolonizatorët nuk pyesin për të kolonuzarit. Shohin se si e si të përfitojnë, mund të shfrytëzojnë më shumë ata. Dhe kjo ndodh. Trafikatët e Edi Ramës marrin nga buxheti i shtetit çdo vit 450 mln euro qe investohen për infrastrukturat e tyre, kurse ata 10 milionë turistë derdhin me TVSH në buxhetin e shtetit, gjithsej 8 milionë euro.
Kjo merr fund, kjo është një ndarje, një sistem shfrytëzues i tmerrshëm.
Po kështu pasuritë, 6 milionë metër katror tokë me 1 euro. Po nuk i jepja kurrë ato unë, kurrë. Urdhëro blije dhe ato para do i jepnim rroga, do i kthenim në pensione. Se dhe këta janë anëtarë të këtij kombi. Jo ti parajsën dhe këta ferrin. Kjo është e vërteta.
Pra ne kemi çdo argument të ulemi dhe në mënyrë absolute premtimet tona do të bëhen realitet një për një.
Rroga minimale do të vendoset 500 euro dhe garantoj se nuk do të ketë sipërmarrë në Republikën e Shqipërisë që të paguajë më pak.
Natyrisht ne jemi miqësor me sipërmarrjen. Ne ulim taksat atyre, do gjejmë mënyra të tjera, por rroga do të jetë një rrogë që të përballojë jetën. Dhe do të fillohet me 500 dhe do të rritet.
Ja urdhëro kanë qenë ndër ne, e kemi patur 200 e kanë patur 160 tani kanë kaluar në rrogën 800 euro.
Pra 1200 euro rroga mesatare. Kjo do të jetë zotimi ynë.
Nuk mundet që rrogë ulëti, ai që merr 500 euro, ai që merr 200 euro minimumi jetik, ai që merr pension të paguajë energjinë me të njëjtin çmim që paguan rrogëlarti.
Jo, do të ketë kartën e konsumtatorit. Karta e konsumatorit do ti kthejë atij të gjithë TVSH që ka shpenzuar për ushqimet dhe produktet bazë. Do të ketë çmim qartësisht të diferencuar për energjinë elektrike.
Ne e kemi patur këtë. Ky e përmbysi. Se ne kishim një çmim për mbi 60% të familjeve shqiptare që konsideroheshin në nevojë dhe një çmim tjetër për të tjerët. Ky e përmbysi atë. E çoi në 95 nga 70 dhe e uli atë që e kishim 115 ne. Ne do të vendosim një çmim të diferencuar qartësisht për pensionistët, rrogat e ulët, minimumin jetik, për energjinë dhe për ujin.
Pra do të ndaleni në këto premtime tonat. Se këto do të realizohen 3 muajt e parë. Pra me tre muaj e parë të qeverisjes tonë ne arrijmë të përmbysim situatën ekzistuese për nivelin e varfërisë dhe mjerimit për të kaluar në një situatë tjetër.
Sigurisht programi i PD do të shfaqet gjithnjë e më i plotë. Sepse një qëndrim krejt tjetër do të jetë për fermërët të cilët sot japin 20% të prodhimit të brendshëm dhe marrin gjithsej 44 mln euro, nga të cilat 2/3 i merr administrata dhe atyre u mbeten thërrime.
Dhe ndaj prodhimi bie, bie, i pandalshëm.
Do të ketë një sistem shëndetësor absolutisht tjetër. Jo falas, por prap. Ilaçet nuk do të jenë të Vilma Nushit, por ilaçe që shiten siç ka qenë ligji, së paku në dy vende anëtarë të BE-së. Ato që i marrin duhet të kenë efekt.
Do ta mbyll këtë fjalë duke ju uruar edhe njëherë, Gëzuar Vitin e ri, duke shprehur besimin më të madh se së bashku do të firmosim me 11 maj fitoren e merituar të opozitës, se do të krjijojmë nga dita në ditë frontin më të gjerë opozitar që ka njohur vendi dhe do të rikthejmë Shqipërinë në rrugën e normalitetit, në rrugën e demokracisë, ligjit dhe begatimit të vazhdueshëm të qytetarëve të saj.
Gëzuar e faleminderit!