Berisha: Ka një entuziazëm dhe optimizëm të madh për fitoren e opozitës më 14 maj. Kjo do të jetë pranvera e fitores!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT

Ka një reagim të shkëlqyer të qytetarëve shhqiptarë dhe një entuziazëm, optimizëm të madh për fitoren e opozitës më 14 maj.

Kudo që shkoj, dhe gjatë javës që lamë pas, fundjavën e kaluar unë kam bërë takimet më entuziaste, siç i keni konstatuar vet. Në Korçë, Pogradec, Belsh, Mirditë. Në të gjitha zonat kam paraqitur kandidatë me një shkallë të lartë pëlqyeshmërie. Sot jam në Vlorë, dje isha në Lushnjë.

Pra, pranvera do të jetë pranvera e fitores. E fitores, ndonëse këto janë zgjedhje lokale, por është pranverë e fitores mbi monizmin.

Ndaj dhe unë, gjej rastin të shpreh falenderimet më të përzemërta për qytetarët e Korçës, Pogradecit, Mirditës, Lushnjës, Belshit dhe të mbarë Shqipërisë për këtë besim të madh që po shprehin te PD, për këtë revoltë të vërtetë që ndiejnë ndaj makinacioneve të turpshme të Edi Ramës, të shërbyer nga dy pengje të tij.

Qytetarët shqiptarë po kuptojnë çdo ditë se cili është morali, karakteri i atij që është sot Kryeministër, i cili është shndërruar de facto në turpin e Shqipërisë, Europës dhe Botës së lirë. Është shndërruar në një njeri për të cilin mediat e botës po shprehin çdo ditë neverinë ndaj tij.

Po e damkosin me epitete nga më të rëndat. Afera McGonigal, ishte colpo di gracia mbi një delinkuent, mbi një kaput meduze. Edi Rama u tha këto ditë mediave të huaja se ai në aferën McGonigal ishte ‘kokë e turkut’. E kupton vetë se ka marrë fund, por përpiqet të paraqitet ‘kokë turku’.

Po kush, përveç atij dhe Oleg Deripaskës rekrutoi me korrupsion kryezbuluesin e SHBA-ve? Si qenka kokë e turkut? Është fajtor përgjegjës, bashkë me Deripaskën kryesor për qëllime të ndryshme në rekrutimin e kryezbuluesit të SHBA-ve.

Të dhëna tronditëse ka sjellë dje ish-presidenti i dhomës shqiptaro-amerikane të tregtisë, Mark Crauford. Ai e denoncoi publikisht Edi Ramën dhe McGonigal, se të dy këta në bashkëpunim korruptiv, kanë përzënë bashkëpunëtorë investitorë amerikanë nga Shqipëria në fushën e naftës, dhe i kanë dorëzuar fushat e naftës Gazpromit rus.

Ju e dini që Deripaska ka marrë deri në vitin 2022 pagesa me 6 sipërmarrje në Shqipëri, ndër të tjera edhe investitorë strategjikë. Por, përzënia e investitorëve amerikanë, dhe zëvendësimi i tyre me investitorë rus, përveç orientimit strategjik shumë të gabuar, dëshmon se Rama dhe McGonigal kanë marrë valixhe me para ruse, janë paguar për licensat në të gjithë këtë aferë. Ata që kanë humbur janë qytetarët shqiptarë, të cilët do të paguajnë për këto vendime, të paktën 300 milionë euro nga arbitrazhi ndërkombëtar.

Edi Rama është fund e krye i zhytur, Uashington Post thotë deri unë fyt, unë do të thosha gjer në mbi flokë në skandale dhe në afera për të cilat ai duhet të përgjigjet para drejtësisë amerikane dhe shqiptare, dhe do të përgjigjet.

Fushata po ecën me një ritëm dhe entuziazëm të veçantë. Kandidatët e shpellës, apo të dajakut, janë sot kandidatët më të përçmuar në 32 vite. Siç e shihni, nuk dalin dot me qytetarët, siç e shihni, janë të pranishëm vetëm në montime dhe manipulime të turpshme televizive. Ndiqeni fushatën e Erion Veliajt, nuk shihni qytetarë aty, vetëm figurantë dhe truke televizive. Të tjerë nuk duken fare. Ata që kundërshtojnë, arrestohen brenda orëve.

Narko-trafikanti i Bulqizës kishte dosjet palë-palë prej 4 vitesh. I denoncuar për vjedhje monstruoze në ndërtimin e rrugëve. Ju kujtohen ju rrugët me pllaka? Që ishte unik sistemi i tij në botë për të vjedhur. Vjedhje e të tjera me radhë, dhe nuk i futej gjembi në këmbë, përkundrazi, drejtësia e Edi Ramës e ekzonoronte edhe kur thithte kokainë në lokale, duke pretenduar se nuk dihej nëse ishte ky apo ndonjë tjetër. Në momentin që deklaroi se do ri-kandidonte dhe nuk e pyeste partinë, pas pesë orësh iu vunë hekurat, dhe servir ky si një akt i drejtësisë së pavarur, në fakt është një akt i mirëfilltë i drejtësisë politike, e cila për 4 vite mbajti në sirtar dosjet e tij, nuk bëri ansjë veprim dhe në momentin kur ai kërcënoi partinë se do kandidojë, e arrestuan.

Ka një analogji me kontrollin të befasishëm që u bë pas asnjë mandat te partnerja dhe ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt. Organet ligjzbatuese, pa asnjë diskutim duhet të kenë të drejtë të kontrollojnë në çdo rast që lindin dyshime, por kurrë në kundërshtim me procedurën ligjore.

Jam njeriu që kam denoncuar me dhjetëra e qindra herë Arben Ahmetajn, këtu, në Parlament, e kudo, dhe kam bindjen e thellë se ai ka një seri veprash penale të kryera, por ndaj atij dhe asnjë njeriu tjetër, procedura joligjore nuk mund të përdoret, vetëm e vetëm se kërcënoi Edi Ramën.

Arben Ahmetaj e kërcënoi Edi Ramën. I tha se ti je ai që ka mbledhur 17 firma për 24 orë, se unë si ministër nuk e bëja kurrë. Kërcënoi Don Agaçion, kërcënoi Erion Veliajn dhe tani nuk merren me thelbin, por bëjnë kontrolle pa autorizime. Të turpshme, kontrolle policeske të dënueshme. Por në qoftë se ti ke dyshime, paraiqitja gjykatësit, ose prokurorit, merr autorizim dhe shko e kontrollo. Por janë bërë qëllimisht të tilla për të dalë se gjetën vibrator. Këta janë, me faqezinjt nuk mund të ketë se këta.

Edi Rama mendoi se me këtë lajm do mund të eklipsonte damkosjen e Olsi Ramën dhe Amant Josifin, që u quajt koka e gjarprit në Tiranë. Mendoi se do zhurmonte shkrimet e tjera të cilin po e damkosin çdo ditë e më zi, dhe tha se fajin e ka vibratori. Ky është një njeri i shpërlarë nga çdo lloj norme, nga çdo lloj morali. Ky nuk ngurron të përdorë çdo lloj mjeti në propagandën e tij vulgare për të mbrojtur veten e tij. Edhe njëherë.

Arben Ahmetaj e ka vendin, jo për një, po për disa vepra penale, dhe gjatë qeverisjes PD-së, kompania e tij Hermes i ka vjedhur disa miliardë impulse Albtelecom-it. Shkoi në gjykatë, u bë dosja, por prokurori mori paratë dhe ia mbylli. Ai kërkoi azil politik në Rumani.

Pra, ai hyri në qeveri nga bota e krimit ekonomik. Nuk ka firmosur, por ka sigluar. Nuk ka firmosur, por ka vështruar, sikundër ka përgjegjësi direkte në përdorimin e fondit emergjent të Këshillit të Ministrave, pasi që ai fond nuk mund të përdorej kurrë pa Kryeministrin dhe Ministrin e Financave. Dhe ai aty ka firmosur për përdorimin e fondit rezervë.

Ndaj duke dënuar qëndrimet prej gangsterëve për kontrollet pa autorizim, natyrisht dënoj edhe qëndrimin që ndaj Arben Ahmetajt, të cilin nuk guxojnë ta prekin, se përfundojnë vet më keq se ai.

PYETJE-PËRGJIGJE

– ABC News: Z.Berisha, ju keni zyrtarizuar tashmë koalicionin dhe tre deputetë tuaj, formuan një koalicion të dytë. Pyetja ime është: Se nëse kandidatët tuaj për këshilltarë bashkiakë do të jenë në listat e koalicioneve, apo të Metës? Dhe nëse ka një formulë sesi e keni menduar shpërndarjen e tyre.

Berisha: Për çdo teknalitet do pyesni ekspertët tanë që janë më të shkëlqyerit në fushën e të drejtës elektorale.

– Ardit Hoxha, Euronews: Kisha një pyetje për sa i takon fushatës duke qenë se ju u ndalët edhe në fjalën tuaj, duke prezantuar takimet dhe ato që do të merrni pjesë gjatë ditëve të ardhshme. Cili është vendimi juaj politik. Do të angazhoheni plotësisht në fushatën e të gjithë kandidatëve për kryetar bashkie bashkë me Ilir Metën, apo do bëni një fushtë veçmas të dy duke mbështetur kandidatët?

Berisha: Fushata lokale është lokale. Unë, Ilir Meta, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka do të mbështesim kandidatët në të katër anët e vendit, dhe natyrisht të themi, gjithnjë në fushatën lokale që e bëjnë kandidatët, ka edhe një fushatë politike që e bëjnë drejtuesit e partive.

Kësaj here fushata politike është e një rëndësie jetike, sepse kemi të bëjmë me një betejë të një rëndësie historie jetike në përmbysjen e monizmit të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen të këtij regjimi.

– A ka ndonjë kandidat, nga 61 kandidatët që PD do të garojnë në 14 maj të ketë bërë kërkesë që ju të mos përfshiheni shumë në fushatën e tyre që janë duke bërë në bashki?

Berisha: Nuk ka asnjë kandidat. Këto janë të gjitha shpikje. Përkundrazi, kandidatët presin me padurim mbështetjen e fuqishme të Sali Berishës dhe PD në të katërta anët e Shqipërisë. Natyrisht, Sali Berisha nuk udhëheq asnjë fushatë lokale. Në qoftë se më pyet ti mua, modeli për fushatën lokale, nuk përbën, po e marrim në këtë mënyrë, turi im elektoral, se thashë edhe njëherë, se kjo është politike. Po përbën si rregull Tirana me modelin që zgjedh për të gjitha bashkitë dhe komunat.

Të kuptohemi. Në qoftë se udhëheqja politike në fushatën politike është e detyruar të zbërthejë para shqiptarëve Edi Ramën, politikat e tij anti-shqiptare dhe anti-qytetare, kandidatët e PD janë të detyruar të merren me qytetarin, problemet dhe hallet e tyre. Ata kohën në dispozicion që kanë do ta përdorin, duke dëgjuar qytetarin, duke i shpjeguar programin që kanë, duke arsyetuar për fatin e qytetit, rrugës, rrugicës, tregut, shkollës, etj. me rradhë.

Pra, është një disosacion i qartë. Në qoftë se në zgjedhjet e përgjithshme fushata është politike, si e kandidatit edhe e kryetarit, këtu jo. Fushata e kryetari të bashkisë është fushatë e cila ka për target bashkëbisedimin me qytetarin dhe programin për zgjidhjen e halleve të tij lokale.

– Ermal Rizai, Syri Tv: Në njoftimin e KQZ unë kam para dokumentin ku thuhet se: PD e Shqipërisë, me deklaratën solemne të z.Alibeaj, ka si adresë rrugën Donika Kastrioti, Tiranë që është pranë Kuvendit. Ku është adresa e PD?

Berisha: Të shpallësh kryetar atë që nuk është kryetar, do të thotë të pranosh të emëruarin e Edi Ramës. Siç, e dini është shkelur çdo normë, standart dhe ligj i këtij vendi dhe i këtij shteti apo narko-shteti. Të pretendosh se Alibeaj që nuk është votuar kurrë, që nu kështë emëruar kurrë, që nuk është votuar në asnjë forum të partisë për post kryetari, që nuk guxon të votohet, se nuk merr asnjë votë, që e ka shndërruar veten në një lëvozhgë të Edi Ramës, është kryetar PD-je, këtë e bën vetëm Edi Rama, nuk e bën njeri tjetër.

Kjo do të thotë të kthehesh të opozita e emëruar.

Po marrim një moment. Nuk ka asnjë vendim gjykate, në mënyrë absolute, që Enkelejd Alibeaj është kryetar partie. Ka një vendim gjykate, i cili është në fuqi akoma, derisa të zbardhet vendimi që Sali Berisha është kryetar partie. Por këtu nuk kanë rëndësi ligjet. Këtu ka rëndësi tmerri shpirtëror që ka Edi Rama dhe mendon se përmes Alibashës dhe Alibravës mund të shpëtojë nga 14 maji.

Pra, po e marrim ashtu siç thatë ju. Kërkohet vendim gjykate për PD. Për Alibeajn nuk ka asnjë vendim gjykate në këtë shtet. Por, ky është një pseudoshtet. Detyrohet të shkruajë kryetar nënkryetar i autorizuar, i pautorizuar, nuk ka. Ka rregulla të prera statutore. Është një vegël e kapur peng në krim nga Edi Rama, dhe ky është problemi i tij.

Nuk ka lidhje me PD-në. Alibasha dhe Alibrava nuk kanë lidhje me PD-në. Janë që të dy pengje të Edi Ramës dhe Edi Rama i përdor ata në mënyrën më të pamëshirshme.

Sot ne do paraqisnim këtu raportin për financimet e PD-së. Por për fat të keq personi që do e paraqiste është në një konferencë. Sapo të vijë javën tjetër do e paraqesë se e ka përfunduar. Raporti qartëson se 700 mijë euro, asnjë qindarkë nuk ka hyrë në arkën e PD-së dhe nuk ka dalë nga arka e PD-së. NGa një llogari e PD janë marrë gjithësej 25 mijë euro që janë dërguar Nik Muzit. Të tjerat janë aktivitet i paligjshëm rus, apo jo rus, financim rus apo tjetër, se unë 100% nuk mund të them, por derisa raporti i CIA-s thotë, vështirë të vihet në diskutim i Lulzim Bashës i marrë peng nga Edi Rama.

I sigurt të jesh ti, që nuk është pengu i vetëm. Është peng në krim. Një pyetje të vetme i kam shtruar unë Lulzim Bashës: I ke respektuar ligjet e transfertës së parave, sepse ato janë të domosdoshme për të provuar çdo gjë që janë të pastra paratë, nuk janë ilegale? 100% tha ai, i kam respektuar. Edhe shqiptare edhe amerikane? Po, tha. Siç del nga arka e partisë. Sepse ato para, do të merreshin nga arka e partisë, kontoja bankare e partisë. Nga kontoja bankare e partisë, duhet të transferoheshin në konton bankare në Nju Jork, dhe i merrte tjetri paguante taksat, ky këtu paguante përqindjet me rradhë.

Pra, ka ligje në përdorimin e parave. I ka marrë nga rusët, Binjata kompani ruse, ka dy pronarë rusë. Binjata Trade ka dy pronarë rus. Ata që kanë shkruar raportin mund të dinë më shumë, unë kaq di.

– Z.Berisha, se e nisët konferencën me takimet që bëni në rrethe. Po anëtarët e PD, ku e kanë selinë në Bulevardin Zhan D’ark, apo në rrugën Donika Kastrioti?

Berisha: Anëtatët e PD e kanë këtu selinë dhe PD ka një dhe vetëm një. Ata të cilët  mendojnë ndryshe janë të intoksikuar, ose të detyruar nga propaganda e Edi Ramës.

Besoj, se të pranosh dhe të diskutosh për PD një njeri që nuk është votuar kurrë. Çdo individ që ia lejon vetes këtë gjë bëhet komplis, dhe e bën për qëllime të caktuara një akt të tillë. Nuk e kam fjalën për ju konkretisht, por në tërësi e them unë.

Keni parë ju? Ai ka dhënë dorëheqjen, para 3-4 ditësh çon autorizim sikur të ishte kryetar. Këta janë pengje të cilët zbatojnë vetëm urdhrat e Edi Ramës. Pse? Sepse ai i ka në dorë për vepra kriminale për të cilat mund t’i çojë në burg.

– Mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion, z.Gazmend Bardhi deklaroi se në Devoll, Has, Divjakë, dhe në dy apo tri degë të tjera nuk do të nxjerrin kandidatë, pasi është rënë dakord me kandidatët e dalë nga Primaret, ndërsa iu bëri ftesë kandidatëve të tjerë që të regjistrohen dhe të jenë pjesë e subjektit politik që u mor vendimi nga KAS. Keni ju një përgjigje për z.Bardhi?

Berisha: Ata që mendojnë se mund t’i imponohen PD si pengje të Edi Ramës me plaçkë të marrë nëpërmjet Edi Ramës, ata tregojnë mjerimin e tyre. Mjerim të thellë. PD nuk u mposht kurrë nga Edi Rama, hiqe nga mendja.

Edi Rama ka dështuar dhe do dështojë në çdo përpjekje, dhe të jesh i bindur që do paguajë çmimin.

Nga 2017 gjer më sot ai për të asgjësuar PD, për ta shndërruar në fasadë opozitë, ka kryer aktet më kriminale, ka kotraktuar vrasës me pagesë, ka paguar kompani me 370 mijë dollarë, vetëm e vetëm për të përgatitur dosjen false të Sali Berishës që iu ka mbetur në dorë atyre që e morën për bazë.

Ka kontraktuar dhe angazhuar me të gjithë fuqinë e ambasadës së SHBA, ambasadoren Yuri Kim e cila është një McGonigal me fustan, dhe unë jam këtu për t’i bërë thirrje Inspektorit të Përgjithshëm të DASH, FBI dhe Kongresit të SHBA. Të hetojnë këtë person, pasi ajo në bindjen time më të thellë ka shkelmuar interesat e vendit të vetë, ka shkelmuar parimet ndërkombëtare, Kushtetutën e SHBA dhe të Shqipërisë.

Pra, Edi Rama së fundmi me dy pengje u shërbye dhe u thotë demokratëve se këta janë opozita: Brava-Basha. Por, ata shqiptarët i hedhin poshtë me neveri, me përçmim. Nuk ka figura më të shpifura sot që i lejojnë vetes një lojë të tillë. Njerëz që nuk takojnë dot një njeri. Njerëz që nuk ka asnjë lidhje me PD, por bëjnë takime të fshehta këtu me Edi Ramën dhe eksponentë socialistë. Njerëz që kanë vetëm interesat e tyre personale, sepse janë të implikuar në krime. Këtu do të jeni. Siç është faktuar Lulzim Brava, do këtë faktime të tjera.

Një gjë ua siguroj ju dhe çdo shqiptari. Kurrë nuk do mund ta mposhtë këtë parti.

– Danjela Maloku, Report Tv: Z.Berisha, duke qenë se KAS vendosi që Enkelejd Alibeaj do të jetë ai që do të regjistrojë PD në zgjedhje, pritet që edhe fondet që jep shteti për fushatën priten që t’i kalojnë PD së Alibeaj.

Berisha: Alibasha dhe Alibrava janë sot shpërdoruesit më kryesorë të fondeve publike në historinë e këtij vendi. Ata, ndonëse përfaqësojnë vetëm interesat e tyre kriminale, kanë marrë të gjitha fondet që i takojnë PD, dhe i kanë shndërruar në çfarë kanë dashur vetë. Ato fonde i takojnë taksapaguesit shqiptar, i japin për ata që i përfaqësojnë, dhe jo për përfaqësuesit, apo të emëruarit e Edi Ramës, dhe veglat e tij.

Kështu që, kam dëgjuar edhe gazetarët të thonë se për paratë. Paratë jo. Paratë Edi Rama ua ka dhënë vetëm pengjeve të veta, kaq.

– Duke qenë se në këto kushte paratë i ka Alibeaj, me çfarë parash do të financohet fushata e kandidatëve tuaj, dhe ju a keni një mekanizëm se si të ndaloni financim të dyshimtë të këtyre kandidatëve?

Berisha: Kandidatët e bazojnë fushatën te besimi i qytetarëve. Natyrisht, do të ketë edhe donacione me mekanizma plotësisht transparente. Por, nuk ka ansjë qindarkë, që të gjitha i merr Brava- Basha që nga dita e instituimit të Parlamentit gjer më sot. Janë ata që i marrin paratë që paguajnë 620 mijë taksapagues shqiptarë edhe për PD . Ua jep Edi Rama atyre të dyve.

-Almer Toska, Portali Timoni.al: Z.Berisha, ata që ju deklaroni si Alibasha dhe Alibrava në zgjedhjet e 14 majit do t’i kërkojnë votën demokratëve si përfaqësues zyrtarë të PD. A ndjeni ju veten të kërcënuar, ose ju dhe stafi juaj që një pjesë e demokratëve nuk do t’ju votojnë ju për hatër të logos, dhe si do t’i bindi këta demokratë që të vijnë tek ju?

Berisha: Absolutisht, aspak. Përkundrazi, kam bindjen më të madhe se ata do marirn atë që meritojnë. Çdo demokrat e ka të qartë se çdo votë Alibashën dhe Lulzim Bravën është votë për Edi Ramën, dhe këtu nuk ka ngelur asgjë e paqartë. Këtu nuk ka. Është ndarë si drita e diellit. Mund të ketë njerëz që ndërrojnë mendim, por nuk besoj që mund të ketë njerëz kurë të bashkohen me dy pengje të neveritshme, të shpifura, të cilët dëshmojnë se kanë një amoralitet të plotë. Se për krimet që kanë kryer, edhe njëherë, mbajeni shënim këtu, janë marrë peng nga Edi Rama dhe përdoren si lecka prej tij.

Joldiz Mitro, Tv Klan: Z.Berisha ju thatë që zgjedhjet e 14 majit janë një betejë historike për PD, por sipas jush në këto zgjedhje a do të dëmtohet koalicioni juaj për sa kohë demokratët do të përfaqësohen në 14 maj me Enkelejd Alibeaj si n/kryetar i PD?

Berisha: Atë mund ta mendosh ti dhe ndonjë tjetër si ti në Klan, por ata përfaqësohen nga ata të cilët kanë votuar. Demokratët kanë një ndërgjegje politike, nuk mund të jenë ata asnjëherë pre e akteve anti-kushtetuese dhe anti-ligjore të Edi Ramës.

Të gjithë ata që e lakojnë këtë, lakojnë turpërisht një gënjeshtër. Se të mendosh që të tjerët votojnë, dhe ata që votojnë votojnë kot, këtë e bën vetëm Edi Rama, Yuri Kim e lidhur në korrupsion me Ramën, vetëm McGonigal që u përpoq ta shkatërrojë PD, dhe mafia shqiptare, nuk e thotë kush tjetër. PD është në një betejë të ashpër me krimin, mafien. PD ka bërë procedura më transparente në historinë e këtij vendi, para jsuh të gjitha, dhe ju mendoni se ata vërtetë do të trajtohen si të PD? Edi Rama po, po jo shqiptarët.

– Një pyetje jashtë politikës. Dashur pa dashur përvec rrjeteve sociale fejsbuk, ju jeni aktiiv dhe në TikTok ku emri juaj përdore dhe adhurohet nga dy personazhe në dy reality shoë. Sot që është finalja në Kosovë keni një urim për Stresin?

Berisha: Edhe njëherë, e them dhe e kam thënë se nuk ndërhyj në atë pjesë që nuk është e imja. Natyrisht, ata të cilët kanë arritur në këtë shkallë pëlqyeshmërie e kanë arritur falë dhuntive të tyre artistike, këngëtarë, shoëmen, dhe do të jetë publiku ai që do t’i vlerësojë. Por, unë i mbetem asaj fjale, secili diellin e tij, si politikan nuk i lejoj vetes të ndërhyj.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale