FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË FOLTOREN PARA KRYEMINISTRISË
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren para Kryeministrisë, akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën dhe qeverinë e tij për korrupsion, rritje të kostos së jetesës dhe kapje të institucioneve shtetërore.
Berisha deklaroi se kostoja e jetesës në Shqipëri është rritur ndjeshëm, duke theksuar një rritje deri në 60% në pesë vitet e fundit. Sipas tij, qytetarët po përballen me varfëri në rritje, ndërsa fondet publike, sipas tij, keqmenaxhohen dhe abuzohen.
Në fokus të kritikave të tij ishte edhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ku Berisha tha se janë cenuar të dhënat e qytetarëve dhe se sistemi dixhital i shtetit nuk garanton siguri. Lideri demokrat akuzoi Mirlinda Karçanaj për keqmenaxhim dhe abuzime.
Berisha akuzoi drejtpërdrejt edhe disa media kombëtare, për të cilat tha se janë të ndikuara nga qeveria.
Në fjalën e tij, Berisha iu referua gjithashtu raporteve dhe rezolutave ndërkombëtare, duke theksuar se ato pasqyrojnë një imazh negativ të qeverisjes në Shqipëri. Ai akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar.
Në përmbyllje, Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se opozita mbetet “e pamposhtur” dhe e vendosur në betejën e saj politike, duke theksuar se synimi i saj është rikthimi i “votës së lirë” dhe ndryshimi i qeverisjes në vend.
Berisha paralajmëroi vijim të aksionit politik në ditët dhe javët në vijim, duke e konsideruar situatën aktuale si një moment kritik për demokracinë në vend.

FJALA E PLOTË
Është gjithnjë nder për mua dhe privilegj t’i adresohem parlamentit të qytetarëve, të flas para jush qytetarë dhe qytetare, demokrate dhe demokratë të nderuar, njerëz me dinjitet, qytetarë që sakrifikoni për të çmuarën që ka njeriun i qytetëruar, për dinjitetin njerëzor.
Avoketër të pamposhtur të të vërtetave.
Asgjë nuk ka më të çmuar njeriun se dinjitetin e tij.
Asgjë nuk përcakton më shumë dinjitetin e tij se sa raporti dhe qëndrimi që ai ka ndaj të vërtetës.
Sot ju, mbarë opozita shqiptare, jeton në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë.
Jeton në një narkodiktaturë apo diktaturë autokratike.
Por në dallim nga një seri diktaturash autokratike tjera, diktatura e Edi Ramës bazohet në miliarderët e drogës, bazohet në kartelet e drogës, bazohet në vjedhjen e miliardave të qytetarëve shqiptarë, bazohet në spastrimin etnik të shqiptarëve, bazohet në dhunën, terrorin, kontrollin policesk të shqiptarëve.
Të gjitha këto nuk kanë mjaftuar të mposhtin opozitën.
Ndaj dhe ju vini sot këtu, ndaj dhe opozita në Shqipëri është opozita më e pamposhtur.
Qëndron për të vërtetat e mëdha të kombit, të vërtetat e mëdha të shoqërisë.
Qëndron për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Qëndron jo vetëm ndaj akteve të terrorit psikologjik dhe politik, arrestimeve të liderëve politikë të opozitës nga bastardi i xhelatëve, i atij që firmosi varjen në litar të Havzi Nelës dhe që e dekoroi para tre ditësh.
Mirënjohje për xhelatin që firmosi të varet poeti.
Nuk kishte fyerje dhe poshtërim më të madh për ata studentë, për ata pedagogë artistë të vërtetë se sa dekorimi i skulptorit xhelat, që firmosi në vitin 1988, në prag të rënies së Murit të Berlinit, varjen e një poeti që i thurte vargje lirive dhe të drejtave të shqiptarëve.
I thurte vargje Kosovës dhe popullit të saj të pushtuar.
Miq, beteja jonë është betejë për shpëtimin e këtij kombi. Për të sotmen dhe të ardhmen e tij.
Në këtë betejë ne jemi në koalicionin më të gjerë, më të fuqishëm që kemi pasur ndonjëherë.
Janë tetë rezoluta.
Edi Rama bërtetë ka mafien shqiptare dhe ndërkombëtare me vete.
Por ju e shikoni që nuk ka ditë që mediat e kombeve të lira të mos e damkosin Edi Ramën.
Të mos e akuzojnë.
Të mos e poshtërojnë siç e meriton.
Gangrenë e shqiptarëve e quante një analist i shquar.
Hajdut me Lubinë e quante një tjetër para dy ditëve.
I analizonte Diellën dhe nxirrte mashtrimin e madh. E nxori mashtruesin më të madh jo vetëm të Shqipërisë, por në rrafshin teknologjik mashtruesin më të madh ndërkombëtar.
Diella kishte zero urtësi artificiale, përveç milionave të vjedhura nga Edi Rama dhe suita e tij për të mashtruar shqiptarët.
Çdo ditë, mediat ndërkombëtare informojnë kombet e tyre me të vërtetat që ne denoncojmë.
Me të vërtetat që ne mbrojmë.
Me të vërtetat për të cilat ne ngrihemi dhe protestojmë.
Tetë rezoluta ndërkombëtare damkosin regjimin e Tiranës.
Damkosin një regjim, i cili varfëron shqiptarët me vjedhjet e tij çdo muaj.
60 përqind është rritur kostoja e jetesës në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në 5 vitet e fundit.
Si do jetojnë shqiptarët?
E ka bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm, në një kohë kur me baxhanakun dhe vetë kanë vjedhur qindra e qindra milionë, personalisht ai miliarda.
Por ne qëndrojmë.
Ne jemi këtu të betuar, të pamposhtur në qëndresën tonë.
Ju dhe mbarë qytetarët shqiptarë janë subjekti i një agresioni mafioz të tmerrshëm të mafies së fjalës së lirë.
Mediet e qeverisë, që ushqehen dhe mbahen me paratë që vidhen nga taksat tuaja, dhe që janë shumëfishi i televizionit shtetëror, nga mëngjesi në darkë u fshehin shqiptarëve të vërtetat.
Nga mëngjesi në darkë shpifin dhe trillojnë.
Nga mëngjesi në darkë njësoj si në kohërat më të zeza të këtij vendi glorifikojnë të keqen.
A e patë ndrikullën e AKSHI-t se si Top Tuneli bëri gjithçka për ta nxjerrë këtë hajdute të poshtër, të pamoral, të pashpirt një zonjë të përdëllyer.
Ja se ç’ndodh.
Ndaj dhe ju jeni në këmbë.
Opozita është në këmbë sepse ajo ka një raport tjetër me të vërtetën dhe kjo e bën atë dhe i bën qytetarët shqiptarë njerëzit më dinjitozë të kombit.
Elitën e vërtetën të kombit.
Nuk janë elitë ata të cilët, të qetë, ndjekin punët e tyre sikur në Shqipëri nuk ndodh gjë.
Ata janë zanatçinj të këqinj, ata janë pseudointelektualë, të cilët harrojnë se misioni i parë dhe kryesor i një intelektuali është të mbrojë interesin publik.
Është të mbrojë të vërtetën dhe të guxojë të mbetet grindës i përjetshëm me pushtetin.
Miq, me qëndrimin tonë, me betejën tonë, ne i kemi dhënë plagosjen përfundimtare Edi Ramës.
Po!
Ishte së fundmi në dy udhëtime, në njërin as kërkush nuk i dha takim. Jo. Axhenda e zënë.
Nuk donte njeri që të fotografohej me të. Po!
Në tjetrin, moderatori hodhi poshtë tezat e tij bajate dhe gjer diku kretine politike, aq sa audienca e duartrokiti moderatorin, qeshi me to dhe ky filloi të flasë me duar dhe këmbë, në dallim nga të tjerë që i flisnin në panel, ky fliste si shimpanze.
Po, shiheni, ua fshehin, do ua tregoj unë.
Absolutisht, fliste tjetri si fisnik, kurse ky, thashë të shihje aty origjinën e njeriut në rastin e tij.
Këto kohë ka pasur debat të fortë, të ashpër për procesin më themelor, procesin e integrimit.
Edhe këtu, arritjet tona janë të mëdha.
Lobimi korruptiv ndërkombëtar dhe kombëtar bëri që të paraqesë Edi Ramën dhe Shqipërinë si yllin e integrimit.
U kujtohet, jemi së bashku prej tre vitesh kemi deklaruar para shqiptarëve dhe botës se Shqipëria ka një pozicion gjeopolitik jashtëzakonisht të rëndësishëm në rajon.
Dhe se përveç kriterit gjeopolitik, me regjimin e Edi Ramës nuk plotëson absolutisht asnjë kriter tjetër, asnjë standard tjetër për integrimin e saj në BE.
Por ne mbështesim integrimin.
Po pse? Se mund të thoni pse e mbështesni. Jo, gjeopolitika është forcë natyrale.
Ne nuk duam kurrë që ky vend të përfundojë në hapësira të tjera.
Ne duam që ky vend të mbetet përjetësisht në hapësirën perëndimore, në hapësirën evropiane.
Ndaj dhe ne, duke iu përmbajtur të vërtetës, kemi deklaruar se përveç kriterit gjeopolitik, nuk plotëson asnjë kriter, por ne mbështesim integrimin e Shqipërisë.
A funksionoi kjo tezë?
Po, funksionoi.
E vërteta është se ylli i frontrunner-it, i atij që është i pari, u shua.
Ra tek këmbët e Lubi Ballukut.
Ra tek Lindat e AKSHI-t dhe Surrelit.
Pra, Edi Rama, i cili mbahej nga lobimi korruptiv si shembull frymëzues dhe opozita akuzohej se nuk ka axhendë integrimin, u pa dhe se çfarë përfaqëson Edi Rama.
Se përfaqëson një hajdut të paskrupullt.
Edhe pardje shkruanin dy pena të forta në Evropë se për ne, prapa Lubisë është Edi Rama.
Pra, Edi Rama është i plagosur përfundimisht.
Le të sillet nga të sillet, por u garantoj se ai veten nuk e merr më kurrë.
Pavarësisht se duhet pranuar që ai kishte mbështetje nga superfuqia propagandistike më e madhe e kohës, që ishte dhe vazhdon të mbetet, Xhorxh Sorosi si udhëheqës i marksist-leninistëve, i ekstremizmit të majtë në SHBA, Evropë, Azi dhe kudo në botë.
Por ne përsëri qëndrojmë, të bindur në fitoren tonë.
Një nga parafolësit foli këtu për AKSHI-n.
U falënderoj për ekspozenë që bëtë.
Kurrë ndonjëherë sot shqiptarët, si asnjë komb tjetër, kanë të vjedhura të dhënat e identitetit të tyre.
Të dhënat më të çmuara.
Të dhëna në mirëbesim shtetit të tyre.
Po shteti i gangsterëve, shteti i karteleve, shteti i trafikantëve, të dhënat e qytetarëve ua dorëzoi atyre.
Institucionet i kanë ata.
Ndaj dhe siç e dini nuk ka sot pronar që ka pronën e tij të sigurt sepse me ligjin e ri të investimeve dhe duart e zeza mbi kadastrën dixhitale kanë falsifikuar çdo pronë.
Kanë transferuar çdo pronë.
Kanë zhdukur çdo pronë.
Nuk ka sot qytetar që ka gjë të sigurt në këtë vend.
E thatë bukur, siguria e ilaçeve është zero.
Shqipëria është importuesi i plehrave medikale të Evropës, ato që hyjnë në Shqipëri janë të gjitha ilaçe të skaduara me etiketa të ndërruara.
Shqipëria është vendi i importimit të ushqimeve të skaduara, i sigurisë ushqimore zero.
Mafia nuk ka shpirt.
Mafia nuk ka parime.
Mafia nuk ka atdhe, nuk ka komb, nuk ka fe.
Ka vetëm paranë dhe krimin, krimn dhe paranë dhe ky është regjimi i Edi Ramës.
Ndaj dhe, unë e kuptoj, të gjithë keni një pyetje në mendjen tuaj, kur është kryengritja tjetër?
Ditët më të para pas përfundimit të proceseve në parti.
Asgjë në botë nuk na ndal ne në misionin tonë pa larguar nga pushteti narkodiktatorin dhe regjimin e tij.
Pa rikthyer në Shqipëri votën e lirë, shpresën, besimin, të ardhmen e shqiptarëve.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.


