EKSTRAKT
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një debati në Kuvend, iu përgjigj me ironi deputetit socialist Erion Braçe, duke e kundërshtuar për mënyrën e referimit me shënime gjatë fjalës së tij.
Berisha tha se përdorimi i letrave gjatë diskutimit nuk përbën problem dhe shtoi se argumentet që ai paraqet janë të bazuara në fakte. Ai e quajti reagimin e Braçes të pabazuar dhe vijoi me akuza personAale gjatë debatit parlamentar.
Në qendër të deklaratës së tij ishte çështja e taksës së naftës, ku Berisha përsëriti qëndrimin se Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të taksimit të karburantit në Europë dhe botë, duke theksuar se barra fiskale mbi qytetarët është shumë e rëndë në raport me të ardhurat.
Ai i kërkoi mazhorancës të publikojë krahasime reale ndërkombëtare, duke theksuar se politika aktuale fiskale po rëndon ndjeshëm konsumatorët dhe fermerët shqiptarë.
REPLIKA E PLOTE:
Së pari njëherë, flas me letra apo flas pa letër, kjo është çështja ime. Ai që është i rrjedhur, nuk i mban mend. Kjo është e vërteta. Çfarë t’i bëj unë memorjes time? T’i them, ta shuaj, t’i hedh letër? Jo. Ato që them unë janë të vërteta. Dhe s’ka asnjë vend në Europë dhe në botë me taksën 1.1 euro për litër nafte. Lexojeni dhe gjeni një vend ta ketë të tillë.


