PRONONCIM PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA JASHTË KUVENDIT
EKSRAKT
Pas përfundimit të seancës parlamentare, Kryetari i PD, Prof.Dr. Sali Berisha u shpreh në një prononcim për media para Kuvendit se ai përgjigjet pozitivisht ftesës së Gazment Bardhit për të marrë pjesë në takimin e thirrur më 5 shtator.
Berisha e quajti këtë ftesë si një hap pozitiv dhe se gjithccka do të bëhet e ditur në kohën e duhur.
Berisha riktheksoi gjatë fjalës së tij se ky parlament mbetet i vetmi në Europë ku vota shndërrohet në krim dhe droga shndërrohet në votë.
FJALA E PLOTË
Theksova edhe në parlament, theksoj përsëri se ky parlament është i ngritur mbi krimin, drogën, është parlamenti i vetëm në Europë në të cilin vjedhja, krimi, droga shndërrohen në votë dhe vota shndërrohet në krim.
Është institucion i fatkeqësisë kombëtare, është institucion që të vetmin vendim që ka marrë, ka dyfishuar rrogat e tij, është institucion i cili ka kaluar me dhjetëra vendime të lotuara nga krimi dhe grupet kriminale, është institucion i cili ka bllokuar të gjitha nismat me rëndësi kombëtare. Nuk ka lejuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe trojet shqiptare.
Është institucion i cili me qëndrimet e tij, jo që nuk i shërben integrimit, por i shërben dezintegrimit të Shqipërisë në BE dhe e lë në vend numëro. Është institucion i cili siç e dëgjuat përpiqet të përligjë gjithçka antikushtetuese, antiligjore të qeverisë dhe të mbulojë krimet e saj.