Berisha: I keni hequr çdo kompetencë Prokurorit të Përgjithshëm dhe tani lexoni një rezolutë që është një nekrologji për reformën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në sallën e parlamentit sulmoi ashpër mazhorancën për mënyrën se si po e trajton Prokurorin e Përgjithshëm, duke theksuar se funksioni i tij është ‘zhveshur nga çdo kompetencë’.

Kryedemokrati Sali Berisha, e quajti rezolutën që po lexonin deputetët një ‘nekrologji’, jo për personin, por për reformën e drejtësisë, dhe i bëri thirrje parlamentit të lexojë Kushtetutën për të kuptuar kufijtë dhe përgjegjësitë e institucioneve.

Fjala e plote:

Ftoj çdo deputet në këtë sallë të hapë Kushtetutën.

Dhe në qoftë se lexoni Kushtetutën, ai zotëri, nuk ka në mënyrë absolute asnjë tagër në Kushtetutë për ato që i thoni ju rezolutë.

Se e kanë zhveshur nga çdo lloj kompetence, të jemi të vërtetë, dhe e thërrasin sikur të ishte me Kushtetutën e vjetër.

Ju lexuat një rezolutë me seri nenesh duke shtruar kërkesa, të cilat Kushtetuta dhe ligji nuk ia njeh asnjë atij.

Prandaj dhe pse e ngrita këtë?

Ai nuk ka përgjegjësi, se ai ka ardhur në parlament për të referuar.

Por këtë e ngrita për shkallën e lartë të papërgjegjshmërisë që dëshmohet.

Nuk ka asnjë lidhje me parlamentin.

Nuk ka asnjë fuqi mbi prokurorët se ia ka KLP-ja.

Është, sipas këtij libri, përfaqësues në marrëdhënie ndërkombëtare i shtetit shqiptar si prokuror.

Kaq.

Prandaj të mos bëjmë gjëra të tilla.

Të mos bëjmë gjëra të tilla!

I keni hequr çdo kompetencë dhe tani lexoni një rezolutë, e cila në fakt është një nekrologji, jo për personin, por për Prokurorin e Përgjithshëm.

Për reformën.

Kjo është e vërteta.

Të paktën, kur vini në parlament, kur zgjidheni, lexojeni Kushtetutën se do u ndihmojë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale