KONFERENCA E PLOTË PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA, ME GAZETARËT
Siç keni ndjerë dhe konstatuar, protesta e 6 dhjetorit ka ngjallë një interes të jashtëzakonshëm në Shqipëri, emigracion, diasporë dhe kudo. Por, para se të adresoj thirrjen time, kam një falenderim të përzemërt për Komisionin Europian, përfaqësinë e tij. Në deklaratën e djeshme u dëshmuan shqiptarëve se ata vijnë këtu për mbështetjen e popullit shqiptar. Vijnë këtu për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri dhe natyrisht vijnë këtu, kanë përzgjedhur Tiranën gjë që është shumë e drejtë edhe për qëllimet e tyre gjeostrategjike.
Thirrja dhe kërkesa që liritë dhe të drejtat e qytetarëve të respektohen ishte përgjigja më e shkëlqyer që morën Edi Rama dhe tellallët e tij, të cilët me reagimin e tyre të tmerruar nga protesta, të krijonin përshtypjen se në këtë vend, se në Tiranë nuk po mblidhen kryeministra dhe presidente të vendeve të lira, të zgjedhur me votën e lirë, por po mblidheshin diktatorë të gjithë botës dhe kjo mori përgjigje përfundimtare në deklaratë. Sikundër, garantoj dhe siguroj se PD vendosmërisht, përcaktohet për një tubim, i cili ka synim më madhor paraqitjen më dinjitoze dhe civile dhe ka padiskutim në konsideratë të plotë garancinë e sigurisë së miqve që vijnë, respektin e hekurt dhe rigoroz të rregullave të mirëpritjes shqiptare.
Ky është qëndrimi.
Ndërkohë thirrja ime është për çdo shqiptar, të dalim atë ditë të protestojnë, për të dëshmuar përkushtimin tonë jetik ndaj vlerave evropiane, vlera të cilat në këto 8 vite janë bjerrur, janë deformuar dhe deri diku zhdukur nga regjimi i narkoshtetit të Edi Ramës, që e kanë konsideruar Shqipërinë që feston 110-vjetorin e pavarësisë, 53 vende më poshtë sesa shteti i ri i pavarur i Kosovës në treguesit e zbatimit të ligjit dhe liritë dhe të drejtave të qytetarëve, por mjerisht edhe katër vende nën diktaturën moniste të Vietnamit.
Pikërisht është dhunimi i këtyre vlerave, absolutisht faktori më themelor i shndërrimit të shqiptarëve për herë të dytë në 30 vite në ‘boat-people’, në njerë të gomoneve. Në njerëzit e gomoneve. Ju besoj se i patë statistikat e djeshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Shqiptarët tejkalonin me distancë sirianët dhe afganët në dyndjen drejt Bitanisë së Madhe me gomone. Është një rast për të shprehur me dinjiteti, me civilitet, zërin tuaj, para lidershipit të BE-së.
Është e martë, është ditë pune, ora 12:00, por sakrifica ia vlen. Unë kam besim se do jeni të pranishëm.
Ftoj nxënësit e shkollave që atë ditë t’ia kushtojnë të ardhmes së tyre evropiane, ftoj studentët e tyre nga mbarë vendi, të mblidhen në Tiranë. Është një rast unik, i papërsëritshëm, që ne të shprehim mbështetjen tonë të fuqishme për vlerat evropiane. Janë kaq në rrezik në Shqipëri.
Ka tri vite që vasali I Beogradit, vasali I Vuçiçit sillet si fantazmë me aleancën trilaterale kundër interesave të shqiptarëve dhe paqes në Ballkan. Por ja që në Tiranë për t’I dhënë fund këtij projekti përçarës që riktheu luftën e ftohtë në Ballkan zbarkon këtu I gjithë lidershipi I Eurpës. Zbarkon me procesin e Berlinit, me flamurin e Procesit të Berlinit.
Vijnë këtu 6 vende të Ballkanit Perëndimor, pra në njëfarë mënyre për të varrorus projektin serbo-rus të Ballkanit të Hapur, kaq shumë të reklamuar nga vasali i Vuçiçit dhe indirekt i Putinit.
Edi Rama, prej muajsh po bën në çdo samit avokatinë e Rusisë së vogël. Historikisht Serbia është vlerësuar dhe konsideruar si Rusia e vogël.
Por kurrë ndonjëherë në histori, Serbia nuk ka dëshmuar më shumë se sot, se ajo është një Rusi e vogël në Ballkan, duke mos respektuar sanksionet e vendosura nga BE dhe NATO ndaj Rusisë.
Duke u shndërruar kështu në një prapavijë të rrezikshme për Ballkanin të Rusisë së Putinit.
Edi Rama ka bërë haptaz avokatinë e Rusisë së vogël. Ka justifikuar, ka kërkuar që të tjerë ta mirëkuptojnë se pse Serbia nuk mund të respektojë sanksionet. De facto ka respektuar politikën e Putinit ndaj Serbisë. Ndaj me këtë rast, me samitin e BE në Tiranë, merr një përgjigje fatale vasaliteti i tij ndaj Beogradit, indirekt ndaj Rusisë. Mbështetja që ai i bën hegjemonisë serbe dhe ndikimit rus në Ballkan.
Si rrallëherë Parlamenti i vazhdoi punimet mbrëmë deri në orën 3:15 të natës. Ajo që ndodhi mbrëmë në parlament, ata e që e ndoqën, patën rastin të dëshmojnë më shumë se kurrë solidaritetin në krim të pseudomazhorancës socialiste. Ata votuan për grabitjen e portit të Durrësit nga Edi Rama dhe klani i tij. Është detyrim i medieve që të bëjnë transparent këtë zhvillim dramatik. Dy vite më parë, Edi Rama u deklaroi shqiptarëve se porti i Durrësit do shndërrohet në marinën më të madhe në Mesdhe dhe porti i ri do ndertohet në Porto Romano po nga kompania Emaar. Pra, do ndërtonte marinën dhe portin e ri të Shqipërisë. Kjo ishte deklarata e tij, jeni të lutur që ta merrni dhe t’ua paraqisni shqiptarëve të vërtetën.
Cila është historia e këtij procesi?
Historia është se gradualisht, Emaar siç informuan mediat dhe vetë ata, shet 100 përqind të aksioneve, kjo është e faktuar.
Kush i bleu aksionet?
Për t’i rënë shkurt për qytetarët, sot dihet që një pjesë të këtyre aksioneve i ka mbajtur Alabar, një miliarder arab. Por 60 përqind të tyre nuk dihet kush i ka. Edi Rama nuk i thotë emrat se është vetë me vëllain dhe klientelën e tij. A mundet një kryeministër të fshehë aksionerët e një afere që shkon të paktën 4 miliardë euro? Kurrë! Këta aksionerë i kanë financat offshore, nuk ka shqiptar që mund të gjejë se të kujt janë. Janë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Pastaj janë të enturazhit të tyre.
Çfarë ndodh më tej?
Pas firmosjes së një marrëveshje bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila nuk firmoset nga kryeministri, por ka direkt firmën e tij. Ndoshta Arben Ahmetaj nuk ka pranuar ta firmosë. Por marrëveshja ka firmën e Edi Ramës. Marrëveshja shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Shqipërisë, shkel MSA-në me vendet e BE-së. Në të cilën në nenet 70, 71, 74, Shqipëria zotohet se në të gjitha proceset e garave, tenderave, prokurimeve, do jetë e hapur për kompanitë e BE.
A kishte garë? Asnjë garë. Përkundrazi, e kaluan me shpejtësi siç kaluan djegësat. Me urgjencë në parlament. Ajo marrëveshje thotë se përjashtohen nga procedurat e prokurimit të gjithë veprimtaritë.
Pra, Edi Rama miratoi një ligj special për veten e tij.
Akti i parë, KE anuloi grantin prej 28 milionë eurosh për portin e Durrësit. Që dje. Nuk është pezulluar, është anuluar. Porti i Durrësit, një port mijëravjeçar nuk është i rëndësishëm vetëm për Shqipërinë, por edhe për NATO-n dhe BE-në.
Edi Rama u përpoq të mashtronte NATO-n, ta angazhonte në ndërtim në Porto Romano, në mënyrë që të mbulohej vjedhja e tmerrshme e portit të Durrësit. U tregua ashtu siç është, i pangopur, i verbuar. Por Ai që quhet investitor strategjik, thotë se do investojë në këtë projekt 79 milionë. Dhe do marrë kredi po kaq nga banka.
700 milionë euro apo 1 miliard, i përkasin investitorit të klanit Rama.
Para droge, para krimi, para të pista. Durrësi shndërrohet ashtu siç nuk ka qenë kurrë në simbolin e një mega-lavatriçeje të tmerrshme.
Këtu para jush kam denoncuar operacionin, vjedhjen e tmerrshme me Bitcoin. Këtu kanë zbarkuar policitë e vendeve evropiane, sepse rrjeti i Call-Centerave të biznesmenit të pushtetit, Amant Josifi, që ka mbulimin e plotë të Olsi Ramës, u ka vjedhur investitorëve, qytetarëve europianë, 2.2 miliardë euro. Duke i joshur, duke i mashtruar. Blini Bitcoin dhe vendosini në këtë aplikacion se kompania jonë do ua vlerësojë 20 përqind më shumë. Dhe ky Bitcoin kalon në kuletat e hajdutëve shqiptarë. Konvertohet në lek ose depozitohet në Emirate.
Me këtë mekanizëm, Rama do ia kalojë edhe princit të Emirateve me pasuri.
Alabar është i pasur, por Rama në këtë mënyrë do bëhet edhe më i pasur se ai. Po ndërton Dubain e klanit të tij. Po mjeron shqiptarët. Sepse portin e Durrësit, nuk ekziston më as Emaari, askush tjetër, përveç taksapaguesve shqiptarë.NATO-n nuk mund ta mashtrojë kush.
Ne, edhe njëherë, garantojmë se këtë projekt nuk do e lejojmë.
U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, mos shpenzoni asnjë lek në këtë zonë krimi gjigant. U bëjmë thirrje kompanive shqiptare, mos u bëni ortakë në këtë vjedhje monstruoze të pronës publike.Tani zëvendësja dhe bashkëpunëtorja në vjrdhje e Ramës deklaron se do jenë 200 hektarë. Belinda Balluku.
Çdo njëri që merr përsipër të investojë, do i ketë paratë e humbura dhe do konsiderohet bashkëpunëtor në krim. Parlamenti ishte arenë solidariteti në këtë krim monstruoz. Por populli shqiptar do thotë fjalën e tij.
Parlamenti mbrëmë, se gjithçka u bë në errësirë, se njerëzit nuk e ndiqnin dot në 3:00 të natës.
Opozita mbrëmë paraqiti dhjetëra amendamente për buxhetin. U them se kanë qenë propozimet më racionale për t’i dhënë përgjigje krizës. Ato përfshinin çdo gamë, çdo shtresë, profesionet lira, rrogtarët, invalidët, të përmbyturit, nuk anashkalonin asnjë problematikë të krijuar nga kriza. Opozita paraqiti dhjetra amendamente. Këto amendamente jepnin një çlirim i dhimbjeve dhe ishin një mesazh për një kthesë rrënjësore, në transformimin e buxhetit në një buxhet për qytetarët dhe jo për hajdutët e shtetit.
Çdo amendament u hodh poshtë, përfshi edhe një amendament që paraqiti deputeti socialist, Erion Braçe, që nuk kishte asnjë synim tjetër, që të çlironte fermerët nga çmimi i rritur i uresë, nitratit dhe inputeve të tjera bujqësore. Asgjë, asnjë rresht, asnjë fjalë, të gjitha me një cinizëm ekstrem u hodhën poshtë. I mbetet popullit, u mbetet shqiptarëve të thonë fjalën e tyre në javët dhe muajt në vazhdim. Opozita është në këmbë në betejë dhëmb për dhëmb me këtë regjim dhe me protesta të vazhdueshme.
PYETJE – PËRGJIGJET
Zoti Berisha në çfarë ore dhe në çfarë vendi dhe si do ta manifestoni pro-europianizmin tuaj në protestën e datës 6 dhjetor?
Aty ku është në traditën e opozitës, përpara Kryeministrisë Edi Rama dhe ajo ndërtesë është gjenerator i të gjitha këtyre të zezave që përjetojnë shqiptarët. Aty do të jetë qendra e protestës. Natyrisht, po punohet për një skenar nga grupe specialistësh dhe përpiqemi që populli shqiptar të përfaqësohet në mënyrën më dinjitoze. Zëri i tij të dëgjohet dhe të ushtojë. Jo vetëm në Tirane dhe te përfaqësuesit e nderuar të vendeve anëtare të BE-së, por në mbarë botën.
Zoti Berisha Parlamenti Europian, siç dhe ju e cituat miratoi protestën e datës 6, si e shpjegoni ju çfarë e shqetëson Edi Ramën që ndihet i shqetësuar dhe reagon herë pas here që ju quan pro-rus me atakime të ndryshme?
Edi Rama është një skllav i vasalit Aleksandër Vuçiç në të gjitha aspektet. Se cili është shkaku i thellë unë nuk dua të spekuloj, koha më ka faktuar mua se duhet të merresh me rrjedhojat, pasojat, veprimet, por shkaqet ndonjëherë mbeten të varrosura në histori dhe mund të mësohen, mundet edhe pas 100, mundet edhe pas viteve siç ka ndodhur. Ndaj edhe ne shohim ato çfarë Edi Rama kryen.
Dje DEA amerikane bashkë me policinë shqiptare kanë sekuestruar në Fier një sasi kokaine prej 40 milionë eurosh, po ashtu ju keni denoncuar dhe në faqen tuaj herë pas here përfshirjen e njerzve të PS në trafik droge. A druheni ju se këto para do të përdoren përlerje votash dhe si do ta parandaloni këtë fenomen?
Ajo ishte fabrikë e mieliit numër dy, pas Xibrakës. A ishin apo jo të të njëjtin kolumbian, sepse ishin alkimist ata, me të cilët Olsi Rama ishte familjar dhe njëfarë Genci Xhixha, në qoftë se ju kujtohet është jnë ring lider që jeton në Kubë dhe që s’kanë bërë asnjë lloj kërkese për ekstradimin e tij. Ai është djali i një militant të thekur të PS që punonte me Edi Ramën. Atë e nxori Olsi Rama nga Shqiperia dhe ne e kemi denoncuar këtë. Tani nga Xibraka, shkoi në Frakull. Ajo zonë aty është pika e mjaltit vetëm e Edi Ramës në rradhë të parë dhe ju keni parë fotot pasionante të tij me drejtorin e burimeve njerëzore të OST-së, që i kshte dorëzuar vilën për fabrikë mielli të bardhë. Po aty nuk është vetëm Edi Rama i përmendur, janë edhe të tjerë: Gramozi, Spiropali, thonë që ka dhe prona të mëdha në Frakull, por këto janë për t’u verifikuar.
Çfarë është Çervenaku? Çervenaku është një Zoto, apo Mërtir në sipërmarrjen e kokainës të qeverisë. Siç ishin këta për djegësat, Viktor Çervenaku është një nënpunës në ndërmarrjen e qeverisë. E shtronte me të drejtë një qytetar digjital pyetje që: Si ka mundësi ku shkon Taulant Balla, ndërtohen fabrika mielli. T’i përgjigjet drejtësia, se unë s’kam një përgjigje, se lidhjet e tij i kam denoncuar në mënyrë të përsëritur.
Për shkak të rrethanave të veçanta që imponon data 6 dhe liderat dhe personalitetet europianë që do të mbërrijnë në Tiranë dhe kushtet në Tiranë do të jenë të ndryshme, edhe masat që do të marrë policia po ashtu. PD a e ka njoftuar policinë, dhe nëse po cila ka qenë përgjigja e policisë për protestën e datës 6?
PD është parti e shtetit ligjor, ka njoftuar policinë. Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese kanë vendosur dhe është krejtësisht e panevojshme autorizimi nga Policia. Por ne kemi njoftuar. Cila është përgjigja është e vetëkuptueshme, ajo që i dikton Edi Rama, i cili u bëri gjithçka dhe kujtoi se me këtë rast do të shfrytëzojë samitin për të shtypur të drejtat dhe liritë e populit opozitar. Ne e parashikuam këtë gjë, ndaj edhe thirrëm protestën.
Ju përmendët gjatë fjalës suaj kur folët për protestën përsëritët disa herë fjalën ‘Protestë Civile’, a mund të na e konfirmoni sot që protesta e datës 6 dhjetor do të jetë një protest e qetë dhe paqësore?
Do të jetë një protest civile, do të jetë një protest e cila nuk do të cënojë në asnjë rrethanë sigurinë e mysafirëve. Natyrisht, do të jetë një protest strikte dhe armiqësore ndaj Edi Ramës.
Cili nga aletatët e PD, përfshirë dhe zotin Meta, ju e keni ftuar për t’ju bashkuar kësaj protested he cili nga këta ju ka konfirmuar se do të jetë I pranishëm në shesh në datën 6 dhjetor?
Aleatët janë të mirëpritur. Ftesa ime është për të gjithë aleatët dhe popullin opozitar. Çfarë vendimi marrin, ajo është në tagrin e tyre. Por ne ftojmë të gjithë qytetarët që konsiderojnë kauza të drejta, që konsiderojnë shndërrimin në ‘boat-people’, në kombin e gomoneve të vijnë aty dhe të protestojnë. Të protestojnë, sepse ka një problem këtu që të jemi realist. Është e vërtetë që jemi më të varfërit, por e vërteta është se sot, dy herë kemi qenë në historinë e ‘boat-people’. Kemi qenë në ’91-shin dhe sot. Ama sot të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë minimum 30 herë më të mëdha sesa ishin 31 vite më parë. Vërtetë jemi të varfër, por para së gjithash jemi shpresëvrarë, jemi të vjedhur dhe të shtypur nga rrëmbimi i votës së lirë. Pra, ka disa shkaqe më të thella dhe ne do i faktojmë BE-së që kjo protest synon këtë gjë, është një hap dhe hapa të tjerë do të vazhdojmë. Ajo që është e rëndësishme shumë, se nëse Edi Rama priste që Komisioni Europian të deklaronte se nuk na duhen protestat, ndodhi e kundërta. Deklaroi se samite për qëllime gjeostrategjike mblidhet në Tiranë. Kërkojmë siguri, por kërkojmë dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, përfshirë protestën.
Duke marrë shkas nga takimi që keni patur para dy ditësh me zotin Meta, a e keni marrë mbështetjen e tij për protestën e 6 dhjetorit?
Plotësisht! Në perceptimin tim, në ndjesitë e mia, kjo është thirrja që është mirëpritur më shumë nga qytetarët në tërë karrierën e Sali Berishës. Pse e gjeni vetë!
Partia Demokratike do të dalë në zgjedhjet lokale me dy kandidatë dhe do dalë me kandidatë të ndarë, a mendoni se kjo do të ndikojë negativisht në partinë tuaj? Duke marr shkas nga këto kushte zoti Berisha, i quani të mbyllura këto negociata për bashkimin me palën tjetër?
Nuk ka dyshim që PD del me një kandidat. Çdo kandidat tjetër që del, del në emër të Edi Ramës për të dëmtuar PD. Kjo u takon shqiptarëve të thonë fjalën e tyre, por PD del vetëm me një kandidat. Duke e zgjedhur atë në një procedurë historike më të paparë në këtë vend, me Primaret.
Zoti Berisha doja të vazhdoja me pyetjen e koleges, sepse ju i quani kandidatët që do të nxjerrë zoti Alibeaj si kandidatë të Edi Ramës, e thatë edhe ditën e djeshme. Por në kushtet kur janë zbuluar disa emra. Përshembull, zoti Kapllanaj në Mallaksatër, Ilir Koxhaj në Kuçovë, Naim Gazidede në Dibër dhe Sandër Marku në Lezhë, emra të cilët kanë kontribuar për PD zoti Berisha. A vijoni t’i qendroni mendimit tuaj se janë kandidatë të Edi Ramës?
Absolutisht, vetëm të Edi Ramës. A e di ti sa tendera fituar Kapllani që thua ti? E kam parë shifrën, e kam publikuar njëherë dhe do ta publikoj prap meqënëse e kërkon. E kam diku. Me dhjetëra e dhjetëra tendera. Përfshirë pallatet aty ku u krijua keqtrajtimi më i shëmtuar i qytetarëve, tek 5 maji. Nuk ka forcë që ta tërheqë PD nga tenderat. PD është ajo parti e cila merr përsipër të jetë opozitë e vërtetë, dhe jo grup i tendermenëve. Kapllani ka një listë shumë të gjatë tenderash, nga pushteti qendror dhe vendor. Atij i japin para. Kush e tha atë, një votë një pallat. Të jesh e sigurt që kjo që po të them këtu, një kandidat një pallat është në masën të paktën 80-90% e vërtetë. Këta janë të tillë, s’kanë asgjë të përbashkët me popullin opozitar. Ju e patë, sesi ishin përzierë aksionet. Në qoftë se ka një akt Makbethian të vërtetë të Edi Ramës dhe që unë e quaj më të rëndin, përfshirjen e kreut të opozitës në aferën e Durrësit. Më e rënda! Pse? Kreu i opozitës, të cilin e njihja, ishte marrë peng me një document, dhe ai mbeti në krye të opozitës për 20 vite. Dhe populli i tij priste që ai t’i çonte në fitore, ai I çonte vetëm në humbje, sepse nuk i vinte dokumenti t’i çonte në euro. Kryeministri s’mund ta bënte kurrë atë. Si do ta bënte atë? Vendi duhet të ketë opozitë. Ti vërtet e lufton opozitën, por jo në këtë mënyrë. Shfrytëzon një qënie të dobët siç ishte ai dhe e fut në kllapa.Në aferën më të tmerrshme.
Zoti Berisha meqënëse dolët edhe te çështja e Portit të Durrësit, duke përsëritur akuzat për zotin Basha. Ditën e djeshme zoti Basha i është përgjigjur këtyre akuzave tuaja, duke thënë se ju dhe njerëzit pranë jush jeni i zhytur thellë në këtë aferë. Keni një përgjigje?
Atë e quaj megakrimin më të madh ekonomik dhe në mënyrë absolute asnjë lloj qëllimi tjetër nuk mund të ketë nga Sali Berisha. Për sa i përket njerëzve afër meje, ai le të thotë emra, unë po flas me emra. Ish-administratori i kompanisë së tij, I quajtur Oltian Haxholli është gjetur se ishte administrator i Simphony Limited, e kompanisë që zyrtarisht ishte e Emaar-it në atë kohë, u gjet kjo, e gjeta unë. Dhe ai tha dhashë dorëheqjen, dhe është e vërtetë që ka një akt dorëheqjeje, por problem është se gazetarët janë të tmerrshëm, gazetarët hetuan dhe ia gjetën emailin, numrin e telefonit, të gjitha të përbashkëtat të të dyja kompanive dhe gjetën shkëmbimet e përbashkëta që Oltian Haxholli kishte me punonjësit. Unë po them fakte konkrete. Nga na doli ky? Unë nuk po them dhe gjëra të tjera, të cilat janë po kaq përvëluese sa këto. Këto janë publikisht të njohura.
Zoti Berisha, ju thatë një kandidat një pallat, porn ë 14 maj do numërohen votat dhe jo pallatet. Keni bërë ju llogari për sa I takon bashkive që janë bastion I PD, sa ndikojnë kandidatët që dalin nga zoti Alibeaj dhe zoti Basha. Pra, a do të prishin punë?
Llogaritë e mia janë shumë të thjeshta. Të garantoj që kurrë nuk kam menduar të blej njeri, as të shes njeri. Unë udhëhiqem nga një set parimesh dhe unë nuk i shkel ato. I kuptoj të gjitha, por unë nuk lëviz nga parimet e mia. As nuk kam blerë njeri, as nuk do të blej njeri, as nuk kam shitur dhe nuk do të shes njeri. Ky është qëllimi im.
Për seancën e djeshme dhe për çështjen e Portit të Durrësit, deputetët e opozitës gjatë replikave me ministren Belinda Balluku I thanë që nuk duhet të ishte ajo që të firmoste këtë marrëveshje, pasi Rama mund t’I shiste siç ka bërë me bashkëpunëtorët e tij, ndërsa momentin e votimit zoti Rama nuk ishte në seancë, ju keni qenë vetë kryeministër, si I shihni këto lëvizje të zotit Rama?
Janë krejtësisht për t’u fshehur. Përpjekje për të mbrojtur veten e tij. Për të thënë nesër dhe do ta dëgjoni kur ta thotë që unë nuk e kam firmosur. Ai ka firmosur marrëveshjen kuadër. Marrëveshja kuadër që deklaroi se kam negociuar kushedi sesa herë, jam marrë shumë tha me Emiratet. Marrëveshja kuadër, është shkelja flagrante e ligjeve të Kushtetutës dhe MSA-së. Ju e dini besoj se NSHMI, e cila me ligj, si institucion garantues, nuk mund të jetë gjë tjetër, veçse bankë ose institucion sigurimi, është thjesht kompani ndërtimi. Rama i thotë enturazhit se kjo është e princit. Kjo është si të thojë që është e Olsi Ramës. Pra, Rama e di për djegësat, e ka firmën te djegësat. Ka firmën te kontrata. Ka firmën te Borusi. Aty nuk ka gjë që e shpëton, por edhe këtu nuk e shpëton gjë, sepse këtu kjo është marrëveshje ekonomike. Dhe atje nuk e ka firmosur Emiri, jo, atje ka firmosur një minstër dhe këtu duhet të firmoste një misnitër. Jo këtu firmos ky vetë, vetë Rama. Pavarësisht se e ka ratifikuar, po ai i ka bërë si kope ata aty, është e turpshme. Ka bërë edhe këtë me procedurë të përshpejtuar. Pra, Rama nuk duhet kurrsesi të shpejtojë. E ka të sigurt përgjegjsinë ligjore kudo që të shkojë. Edhe në hënë pot ë shkojë do të merret do të nxirret para drejtësisë.
Momentin që nuk u arrit marrëveshja mes jush dhe zotit Alibeaj, për të dalë me një kandidat në zgjedhjet e 14 majit përpara selisë së PD, ju dhatë një deklaratë se askush nuk do ta marrë peng logon e PD. Aktualisht jemi në fazën kur gjykata, apo edhe KQZ njeh si PD zotin Enkelejd Alibeaj dhe deputetët që mbështesin atë. Si do të dilni ju në zgjedhje, në qoftë se kjo situatë e tillë deri në 14 maj dhe gjykata nuk do të ketë një vendim?
Ka një vendim pas asaj date. Pas 6 marsit ka një vendim gjykate që e mban peng Edi Rama. Ne e kemi deklaruar. Nuk kemi ne punë me asnjë njeri. Kemi punë direkt me Edi Ramën, armik kryesor i pluralizmit dhe PD, dhe PD do të përballet me Edi Ramën. Gjykata ka dhënë vendimin e vetë. E ka dhënë vendimin, ne kemi vendimin. Në kundërshtim me çdo lloj ligji, rregulli. Edi Rama shfrytëzon nëpërmjet hanxharëve të Vetting-ut dhe nuk lejon regjistrimin. Kjo s’është e tyre është e Edi Ramës. Ne nuk mund të bëhemi naivë. Gjithçka këtu është e përcaktuar nga Edi Rama, se ai vendim është në fuqi. Se ai vendim me kod dhe çdo ligj në Shqipëri dhe kudo në botë të çon automatikisht në rëgjistër. Regjistrohet dhe kaq. Këto janë të gjitha vepra të Edi Ramës dhe në mënyrë absolute e them këtu per çdo demakrat këtë, ka vetëm një rrugë përballja më e fuqishme me këtë armik të egër që kërkon të zhdukë pluralizmin në Shqipëri. Kaq është e gjithë puna. A do pranojmë ne? Jo, absolutisht! Rama e ka gabim, e ka shumë shumë gabim. Ne nuk mund të shuhemi.