FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Sali Berisha shprehu bindjen se 14 maji do të sjellë një fitore të kandidatëve të opozitës dhe se Rama dhe regjimi i tij nuk do të mund ta ndalin fitoren e opozitës. Ai u shpreh se pas 14 majit Rama do të largohet nga pushteti dhe nuk do të ketë mundësi që të bllokojë bashkitë e fituara nga opozita.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, flamuri i fushatës është në duart e opozitës. Ai shtoi se, bota digjitale zien e tëra për opozitën. Berisha garantoi se opozita do të numërojë çdo votë të zgjedhësve dhe vlerësoi faktin e një monitorimi të gjerë të zgjedhjeve nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
Lideri i opozitës, Sali Berisha paralajmëroi kriminelët elektoralë se do të mbahen pëgjegjës për çdo akt që do të kryejnë gjatë zgjedhjeve dhe se nuk do të mund të shpëtojnë deri në fund të jetës së tyre. Ai u shpreh se shqiptarët duhet të votojnë të lirë. Berisha denoncoi korrupsionin flagrant të drejtorëve të Veliajt në bashki. “Drejtorët e Veliajt, Mariglen Qato, Elizabeta Cjapi e të tjerë, kanë fituar në kundërshtim me ligjet me familjarët e tyre, 29 tendera. Kanë fituar 25 milionë euro tendera”, shtoi Berisha nw fjalwn e tij.
Gjithashtu, Berisha tha se: “Një aferë tjetër superskandaloze është afera e zonjës Sako me hidrovorin e Durrësit. Berisha u shpreh se, zonja Sako, për të vjedhur, nuk le ligj pa thyer, nuk le standard pa shkelmuar.”
FJALA E PLOTË
Fushata elektorale e opozitës ka elektrizuar anë e kënd vendin. Flamuri i fushatës është duart e opozitës. Alternativat e saj janë alternativa që kanë pushtuar mendjen, zemrën e shqiptarëve, vatrat e tyre familjare.
Civiliteti i fushatës së opozitës është shembullor. Projektet, programet e qeveritarëve vendorë të ardhshëm janë një garanci e madhe për ndryshimin e shpejtë të gjendjes dramatike të bashkive tona, por janë njëkohësisht rivendosje e pluralizmit politik në nivelin e qeverisjes vendore në Shqipëri.
Të gjitha këto kanë një kontrast të madh me krahun tjetër. Siç e shihni bota pa censurë që është bota digjitale zien e tëra për opozitën. Para se të vija këtu në një votim prej 12 mijë vetësh në portalin e studentëve, 69% votonin Belind Këlliçin. Rinia e tëra pas tij, ndërkohë po nga bota digjitale javën që kaloi, Lal Falsi e mbylli me indeksin më të lartë të neverisë në mediat sociale. Indeks i cili ishte 20 herë, ose edhe më shumë më i lartë sesa rivali i tij që kishte pëlqyeshmëritë më të larta.
Pra, ajo ç’ka shpreh mendimin real të qytetarëve faktohet si një triumf i padiskutueshëm i opozitës. Edhe njëherë, dënoj me forcën më të madhe refuzimin e ballafaqimit të kandidatëve nga Edi Rama si një akt të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve shqiptarë. Akt i pashembullt. Edi Rama nuk i nxjerr dot kandidatët në studio, sepse mbi ta rëndojnë dhjetëra e qindra milionë fatura vjedhjeje në projekte nga më të ndryshme. Në këto kushte kjo është thirrja e përsëritur e imja.
U bëj thirrje mediave, të vendosin në studio dy karrige dhe të ftojnë kandidatët për debat, dhe të lënë karrigen bosh të kandidatit që nuk do të paraqitet. Sikundër, përsëris ftesën ndaj Edi Ramës të vijë në debat. Të paraqesë para shqiptarëve gjithçka ai e konsideron se i shërben interesit të pushtetit të tij.
Nuk vjen dot!
Unë e bëj këtë, por unë jam i bindur se ai nuk mund të vijë në debat. Rëndojnë afera të tmerrshme mbi shpatullat e tij, dhe unë ia nxjerr dokumentet një e nga një para shqiptarëve.
Ai duhet të vijë në debat, dhe të paraqesim të gjitha problematikat. Unë do t’i rreshtoj atij, jo vetëm vjedhjet me firmat e tij paf-paf-paf e fap-fap-fap, por dhe me familjarët e tij në tendera. Dhe ai le të gjejë një të vetën po të dojë. Nuk gjen dot.
Edi Rama nga njëra anë i fsheh kandidatët e tij, dhe vetëm pas denoncimeve të përsëritura të miat ai nxori fytyrën e Lal Falsit, se dhe atë e zhduku nga Tirana. E zhduku dhe e futi në pyllin orbital, apo në pyllin 1 milionë pemë. E syrgjynosi, nga tjetër nuk pranon debatet. Kjo është një fyerje emadhe për qytetarët.
U bëj thirrje qytetarëve t’i kërkojnë kandidatëve të debatojnë, qoftë edhe në sheshin e qytetit. Në qendër të qytetit të vendosin dy karrige, edhe t’iu bëjnë pyetje, se këta mediat nuk i pranojnë. Edi Rama nuk i pranon mediat. Pranon vetëm veten e tij dhe Lal Falsin.
Por nga ana tjetër u bëj thirrje gazetarëve të verifikojnë çdo pretendim, pseudo-sukses që numërojnë sot sekti i rilindjes, sekti i vjedhjes. Rilindje dotë thotë vjedhje sot për shqiptarët.
A mund të imagjinoni ju, armik më të egër për kryeqytetasit, qytetarët e Tiranës, sesa një kryetar bashkie që zhduk 520 mijë metër katror gjelbërim, dhe mashtron e thotë: kam bjellë 1 milionë pemë. Dhe këtë mashtrim e bën vetëm e vetëm për të justifikuar vjedhjen e dhjetëra miliona eurove që ka faturuar 1 milionë fidanë. A mund të imagjinoni ju një njeri që iu thotë qytetarëve të Tiranës se kam ndërtuar 40 shkolla, dhe fillon e numëron 5, 8, 15 në media. Pacipësi! Nuk i ka.
Një njeri që ka lënë Tiranën me 1/10 e kopshteve dhe çerdheve që duhet të kishte. Ky e sheh që qytetarët po i presin biletën. Një njeri që taksoi në kundërshti me kushtetutën taksë për arsimin qytetarëve të Tiranës. Qytetarët e Tiranës nuk duan ta shohin atë më me mashtrimet që bën, i poshtëron.
Erion Veliaj është bërë, siç e thashë më sipër në rrjetet sociale simbol i neverisë së kryeqytetit. Ndaj edhe lutja ime për gazetarët është: të mos harxhojnë kohë me këtë njeri, i cili nuk takon qytetarët, bën fushatë vetëm me kryetarët e bashkisë.
Një skandal i madh ka shpërthyer këto ditë. Është gjetur se drejtorët e tij, Mariglen Qato, Elizabeta Cjapi e të tjerë, janë hajdutë të paskrupullt në tendera. Kanë fituar në kundërshtim me ligjet, me familjarët e tyre 29 tendera. Kanë fituar 25 milionë euro tendera.
Po pse thoni ju? Se kështu fiton edhe baxhanaku i Edi Ramës. Edhe Veliaj thotë, Rama përdor baxhanakun për të vjedhur, dhe unë përdor drejtorët për të vjedhur. Se mos kujtoni se janë të drejtorëve këto, ato janë të Erion Veliajt. Se një kryetar bashkie që lejon drejtorin dhe familjet e tij të marrë tendera, vetëm kur janë të tijat, se ndryshe nuk e bën kurrë.
Thjeshtra është bërë famoze, po i shkatërron të gjithë kompanitë e projektimit, se fiton çdo tender në mënyrë të pamerituar. Këtu kam ndërtesat që ndërton Erion Veliaj me emrat e drejtorëve. Se nuk ka mundësi kurrë që një kryetar bashkie të shkelmojë ligjin e konfliktit të interesit, e shkelmon vetëm kur është vetë pronar, kur është vetë ndërtues. A merr gjysmën e pallatit, a sa merr, atë nuk e di. Por e sigurt është që është brenda në këtë aferë.
Problemi është se ka edhe hotel 15 milionë euro, pastaj kompanitë shkojnë i regjistrojnë në emrin e një punëtori të vjehrrit. Se shteti nuk ekziston. Se ai punëtori i vjehrrit për të justifikuar 15 milionë shkon në qeli. Ky është një superskandal, ndaj Erion Veliaj e ka të qartë se me datë 14 merr valixhet dhe shkon në SKAP. Se dosjet i ka aty. Ka dosje të tmerrshme, edhe për djegësin e Tiranës që gjobit qytetarët.
Po një aferë tjetër, superskandaloze është afera e zonjës Sako. Zonja Sako është një korurptokrate e pamëshirë. Zonja Sako për të vjedhur nuk lë ligj pa thyer, standart pa shkelmuar.
Hidrovori i Durrësit është simboli i zi i vjedhjeve të saj. Dhe ju lutem qytetarëve dhe ju, unë po lexoj përmbledhjen e kësaj afere.
Së pari, investimi për hidrovorin e Durrësit, ndonëse nuk ka lidhje me asnjë fatkeqësi natyrore u trajtua si rindërtim, dhe prokurua me fondet e ndërtimit të tërmeti. Imagjinoni ju se çfraë se çfarë bëjnë me qytetarët hallexhinj që presin në çadra, që presin të strehuar në mënyrën më të keqe ndërtimin e pallateve të tyre. Paratë i përdorin për hidrovorin.
Së dyti, projekti filloi si përforcim në rindërtim, duke shpërdoruar fondet e vën në dispozicion për rindërtimin, nga fatkeqësia natyrore dhe ndryshimin e destinacionit të tyre.
Së treti, u ndryshua pozicioni i vendosjes së godinës ekzistuese të hidrovorit dhe zhvendoset pranë Porto Romanos, duke rritur kostot dhe shtuar 3600 metra lineare kanal shumë të thellë, shumë të madh dhe shpenzime të tjera që shkojnë në 26 milionë euro, vetëm e vetëm për të vjedhur.
Së katërti, zhvendosja lidhet me investimin strategjik të Durrës Yacht Marine, pasi Porti i Durrësit po zhvendoset në Porto Romano, dhe duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme për këtë qëllim, prandaj zhvendosët godina e hidrovorit Vetëm projekti i rehabilitimit të infrastrukturës ka kushtuar 7.2 milionë euro. Një shumë e jashtëzakonshme.
Prokurimi ishte fiktiv, sepse projekti ishte përgatitur nga projektuesi. Data e lidhjes së kontratës është më vonë. Projekti është paraqitur shumë më shpejt, sesa lidhja e kontratës. Në relacionin teknin që shoqëron në vendimin e këshillit bashkiak ka përplasje midis përcaktimeve të projektit, dhe deponimeve të Bashkisë Durrës, njëra palë. Teknikët pretendojnë se në vendndodhje ka qarkullim ujërash, ndërsa pala tjetër, projektuesi thotë se nuk ka qarkullim ujërash, dhe kjo përbën një problem madhor për këtë vepër.
Më 14 korrik 2021, vetëm dy ditë më pas Bashkia Durrës merr në dorëzim punën e kryer. Kohë kjo praktikisht e pamjaftueshme për përpunimin e dokumentacionit teknik, preventivave, dhe spostimit të një gjurme të një vepre kolosale si hidrovori. Treguesi i qartë i zhvillimit të një prokurimi fiktivi, pasi të gjitha këto ishin pregatitur, hartuar, përcaktuar paraprakisht.
Më datën 19 janar 2022, Bashkia Durrës lidh kontratën për implementimin e projektit të hartuar më lartë në fazën e parë, me bashkimin e operatorëve fitues 2T sh.p.k, Vëllezërit Hysa sh.p.k, kundrejt vlerës 17.4 milionë euro.
Leja e ndërtimit për hidrovorin. Këshilli Bashkiak miratoi leje infrastrukturore. Në fakt objekti trajtohej si rindërtim nga tërmeti, dhe në këtë linjë duhet të ishte pajisur, jo me leje infrastrukturore, por me leje ndërtim-rikonstruksioni, infrastrukturë publike e dëmtuar nga fatkeqësia natyrore.
Po ky nuk ishte i dëmtuar, ndaj edhe paratë i morën nga fondet, dhe e cilësuan infrastrukturë. Leja u miratua rreth një muaj pasi është lidhur kontrata. Është lidhur kontrata, është dhënë puna, në një kohë kur leja nuk ishte miratuar. Ndërkohë që objekti duhet të ishte pajisur me leje ndërtimi para se të zhvillohej prokurimi për këtë sipërmarrje. Leja u miratua pa u kryer shpronësimi. Dhe kjo një shkelje tjetër shumë e rëndë ligjore nga Sako.
Pozicioni i hidrovorit. Sako firmosi për tjetër pozicion dhe tjetër pozicion propozoi Këshilli Bashkiak, dhe tjetër pozicion është zbatuar për godinën e hidrovorit. Sako është pra në një vepër të rëndë penale. Sako e ka vendosur pozicionin e hidrovorit në një zonë të papërshtatshme që do kërkojë shprenzim fondesh publike për mirëmbajtje të vazhdueshme për faj të Sakos. Këtë e vërteton projektuesi me përcaktimet teknike të paraqitura në këtë zonë. Në përfundim kemi të bëjmë me një seri veprash penale të kryera nga Sako. Shpërdorimi i fondeve publike dhe dëm ekonomik me rreth 20 milionë euro, përfshihet projekti, mbikqyrja, kolaudimi, etj.
Siç e shihni, kjo zonjë e ka vendin të paktën në hetim të thellë të SKAP-i. Por SKAP-in e partisë nuk e lejon Edi Rama. Pavarësisht se Rama e paralizon SKAP-in, ne këto ditë do t’i dorëzojmë SKAP-it, si këtë për ndjekje penale, si zonjën Sako.Le ta quajë Rama çfarëdo cilësori t’i vejë, ajo do të shkojë për ndjekje penale.
Sikundër do shkojë Erion Veliaj, si njeri që për interesa të xhepave të tij ka lejuar drejtorë, familjarë të drejtorëve të pasurohen me paratë e taksapaguesve të Bashkisë së Tiranës dhe të qytetarëve shqiptarë.
Çështja e fundit dhe jashtëzakonisht e rëndësishme, ka të bëjë me deklaratat e Edi Ramës në një emision italian, sipas të cilit anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa Serbinë është i pakuptimtë.
Kjo është një deklaratë e mirëfilltë antishqiptare e vasalit të Beogradit, që kërkon me çdo kusht të lidhë Shqipërinë pas qerres së Beogradit. Kjo deklaratë vjen në kundërshtim flagrant me interesat e shqiptarëve për integrimin. Dy autokratët e Ballkanit, padroni dhe vasali, Vuçiçi dhe Rama nuk kanë interesa europiane. Kanë interesa të pasurimit të tyre, kurse Aleksandër Vuçiç ka interesa ruse, dhe përdor si avokat të shpifur kryeministrin e Shqipërisë, i cili pranon në vasalitet të plotë, t’i thotë Europës se integrimi i Shqipërisë në BE pa padronin e tij nuk ka kuptim. Sikur shqiptarët punojnë për serbët, dhe jo për integrimin e tyre në Europë.
Integrimi në BE nuk është proces kolektiv, është proces individual për vendet. Nuk kam asgjë për integrimin e Serbisë në BE, por në mënyrë absolute pa përshtatur politikën e BE dhe NATO-s ndaj Rusisë , ai vend nuk duhet të pranohet dhe përshëndes rezolutën e Parlamentit Europian të tri ditëve më parë, ku kërkon në mënyrë eksplicite që Serbia në rast se do të zgjedhë një rrugë Europiane, duhet të zbatojë sanksionet ndaj barbarëve të Kremlinit të vendosura për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.
Po ç’lidhje ka Shqipëria?
Nuk ka akt më antishqiptar, si mundet kryeministri i një vendi të thotë se pa ata, nuk ka kuptim të vijmë ne. Këta kanë një politikë, vetëm largimin e shqiptarëve, dhe kaq. De facto Rama mbron interesat e Kremlinit, mbron Serbinë si prapavijë e agresorëve barbarë rusë, duke insistuar që të mos i kërkohet Serbisë zbatimi i sanksioneve ndaj Rusisë, por ta pranojmë Serbinë si prapavijë. Mirë që nuk thotë që të pranojmë edhe Bjellorusinë.
Nuk ka avokati më të shëmtuar të interesave të Kremlinit se kjo që bën Edi Rama.
PD e dënon me forcën më të madhe këtë deklaratë dhe fton shqiptarët të qëndrojnë, sepse ky është shkelmim i interesave të tyre jetike për aq sa Integrimi Europian për bën një interes jetik kombëtar për shqiptarët.
Faleminderit shumë!
PYETJE-PËRGJIGJE
Ermal Rizaj, Syri Tv: Ju deklaruat se opozita po shkon drejt fitores në datën 14 maj, por ka një shqetësim për sa i takon çështjes së numërimit të votave. Opozita në gjysmat e qendrave të numërimit ka një përfaqësues. Në gjysmat e tjera nuk ka asnjë përfaqësues në këtë proces. Ju si do ta garantoni mbrojtjen e votës dhe numërimin e tyre, dhe nq qoftë se keni një zgjidhje, a keni garanci për këtë?
Berisha: Vëzhguesit tanë do numërojnë çdo votë. Ne kemi vëzhdues me integritet të lartë, njerëz idealistë, njerëz që do numërojnë çdo votë. Për këtë i garantoj qytetarët shqiptarë.
Sikundër, jam i sigurt se asgjë nuk do mund të pengojë fitoren e kandidatëve tanë. Kjo është ajo që mund të them unë. Famirësisht, ka një vëzhgim ndërkombëtar shumë intensiv, dhe do ketë një bashkëpunim të ngushtë me vëzhguesit ndërkombëtar të procesit të numërimit. Ne do shfrytëzojmë të gjitha hapësirat e kodit zgjehdor për vëzhguesit, dhe jam i sigurt që aty ku janë, do numërojnë çdo votë.
– Kur thoni që keni marrë garanci për vëzhgues ndërkombëtarë, keni marrë një garanci nga zonja Glover që do të ketë një shtim të vëzhguesve në këtë aspekt?
Berisha: Jo, nuk kam marrë, por janë 210 vëzhgues, plus janë qndra e qindra, por mundet edhe më shumë se qindra vendorë. Vërtet Edi Rama do bëjë gjithçka për të keqnumëruar, por syri i vëzhguesit do numërojë çdo votë. Është i pashpresë në këto zgjedhje ai. Këto janë zgjedhjet e para në historinë e vendit që zhvillohen në këtë mënyrë, por përgjegjësia është e tij.
– A keni ju një koment për deklaratën e bërë një ditë më parë nga z.Alibeaj, i cili kur foli për sloganin e z.Rama “Vetëm Përpara”, i dukej si i vërtet, kur e krahason z.Rama me ju, dhe me qeverisjen tuaj?
Berisha: Faktoi ato që iu kam thënë shqiptarëve deri më sot, që Brava dhe Alibasha janë pengje mjerane të Edi Ramës. E faktoi vet ai. Janë të dy pengje me lidhje krimi me Edi Ramën. I kam thënë dhe iu them shqiptarëve: Lidhjet e krimit janë lidhjet më të tmerrshme, dhe ata janë në lidhje krimi me Edi Ramën, të dy. Kur të dojë Edi Rama ia çon dosjen në gjykatë se njëri prokuror nuk ka firmosur, e ka bërë me djallëzi të madhe. Dhe aty ai shkon gjashtë vite, aty ku e përcakton kodi për veprën penale.
Ky tjetri ka vëllanë grabitës me armë në Gjermani. Në një vend tjetër mesa duket, po në delinkuencat e Ramës, dhe Edi Rama ia fsheh këto. Ky nuk e bën publike, duke treguar se ka një bashkëpunim me të vëllanë, ose ka një një lidhje. Se ky po të mos kishte lidhjen, do dilte t’u thoshte shqiptarëve që vëllai im ka kryer këto, dhe unë nuk mud të kem asnjë lidhje me njeri të tillë. Problemi është kur e fsheh, do të thotë se ai është në probleme të të vëllait.
Osman Stafa, News 24: Në fakt në shumë palë zgjedhje ka patur shumë akuza të përfshirjes të krimit në proceset zgjedhore. Pra, elementë krimi shkojnë te qytetarët i kërcënojnë që nuk duhet të votosh X parti, dhe duhet të votosh një Y parti tjetër. Po deklarata e kryeministrit Rama bërë pak ditë më parë që nuk do të bashkëpunoj me asnjë bashki që fitohet nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. A është një cënim dhe një kërcënim që iu bëhet qytetarëve në formë të drejtpërdrejt? Pra, krimi ka rrugën e tij, por këtë herë kemi edhe një qeveri, e cila qytetarëve të sa iu drejtohet në këtë formë.
Berisha: Ne fakt, kjo deklaratë antikushtetuese përbën një shkelje flagrante, dhe një kërcënim antikushtetues qytetarëve të ardhshëm vendorë. Por e siguroj Edi Ramën, se pas fitores në këto zgjedhje, ai do përballet me largimin e tij. Kështu që, nuk do ketë mundësi të pengojë bashkëpunimin. Akti i tij, është një akt prej një mobokrati. Tregon që Shqipëria është diktaturë bande, Haddginton mobokracitë janë forma më e shëmtuar e demokracisë, sepse nuk respekton asnjë ligj. Kjo është mobokracia.
Rama është tipik një mobokrat me deklaratat e tij, por natyrisht Rama e ndien. Po ta vini re ju, atij iu ka kallë data. Ai qëkur doli nga spitali nuk ka fjalë tjetër, ka pasuruar fjalorin. I ka ngelur zorra e trashë në gojë. Çfarë mund t’i them unë atij. Rama e mbyll ciklin e pushtetit të tij me këtë rast.
– Z.Berisha, ju keni akuzuar, partitë opozitare kanë akuzuar se përpara zgjedhjeve janë dhënë tendera, është ajo që cilësohet si asfalti elektoral. Pra, shumë përdorime të instancave shtetërore në shërbim të PS. Ka edhe raportime të tjera, sa i përket dhënies së qytetarëve të pakove ushqimore. Para disa kohësh pmë një rast në Has, një dhunim qytetari në Fier, dhe vjen një raportim i fundit nga qyteti i Librazhdit, ku janë shpërndarë vaj e miell në këmbim të votës ndaj qytetarëve. PD, si do sillet ndaj këtyre rasteve, dhe si do sigurojë të paktën që edhe pse njëra palë nuk ka frikë nga ligji të mundet që të pengojë të tilla fenomene të shëmtuara në vitin 2023.
Berisha: Çdo kriminel elektoral do mbahet përgjegjës deri ditën e fundit. Heqja e parashkrimit për korrupsion, do të hiqet dhe heqja e parashkrimit për krim elektoral. I garantoj ata që kryejnë këto krime elektorale, se për këtë vepër penale do ndiqen deri në fund të jetës së tyre. Ky do të jetë qendrimi ynë.
Sikundër, i bëj thirrje administratës të respektojë ligjin dhe të mos bëhet skllave e një organizate kriminale që qeveris sot vendin, sepse çdo shkelje ligji do shoqërohet me pasoja shumë të rënda prapa. Krimi elektoral do të shpallet krim i rëndë. Parashkrimi për krimin elektoral do të hiqet, nuk do të ekzistojë. Shqiptarët duhet të votojnë të lirë.
Ata që me gjakftohtësinë e krimineli marrin pjesë të vrasin votën e lirë, dhe të ardhmen e shqiptarëve ata duhet ndëshkohen shumë rëndë nga ligji.
Anisa Kadesha, TVSH: Z.Berisha, ju keni gjithmonë bindjen se kryeministri Rama do të pënalizohet për çështjen McGonigal, ndërkohë që kjo pritshmëri nuk është përmbushur sa i takon psh financimit të fotos me me ish presidentin Obama.
Berisha: Shumë e drejtë, por janë pak të ndryshme rastet. Drejtësia amerikane në rastin e fotos me presidentin Obama për 70 mijë dollarë dënoi dy qytetarë. Një amerikan 6 vjet, dhe një shqiptaro-amerikan 4 vjet. U mjaftua sepse qytetari amerikan deklaroi se paratë i dashë vetë. Pra, e nxori me gënjeshtër Ramën duarjashtë nga paratë, por drejtësia veproi në një kohë kur Obama ishte në fuqi, dy qytetarë u dënuan për një foto në shkelje të kodit elektoral amerikan me kandidatin për president.
Kësaj here situata është krejt tjetër. Në dosjen e gjykatës amerikanë kryeministri i Shqipërisë rezulton se për shërbime private i ka dërguar nga zyra e tij informacione që ai të merret me opozitën. Dhe i ka dorëzuar nëpërmjet njerëzve të tij më të afërt 225 mijë dollarë.
Dorian Duçka është autori që i ka dorëzuar paratë, këllitari privat i Edi Ramës për këtë shërbim. Në këtë kontekst edhe vizita e zv.asistentit të Sekretarit të Shtetit, z.Gabriel Escobar qartësoi çdo gjë. I pyetur për çështjen e kryeministrit me McGonigal, ai u përgjigj se nuk komenton një çështje që është në hetim penal të hapur. Pra, Rama është në hetim penal të hapur.
Hetim penal i hapur do të thotë më së paku derë burgu e hapur. Dhe këtë z.Escobar jo vetëm që ia tha Ramës në takimin privat, për të cilin Rama nuk nxori dot një fjalë të vetme në atë takim, por meqënëse Rama e mnbajti të fshehur, ai u detyrua ta thotë edhe në media këtë gjë.
Rama tani është i pashpresë, por gjykoj se aferat e tij në Shqipëri janë edhe më të rënda, në kuptimin që janë firmat në kundërshtim flagrant me ligjet për 420 milionë euro për djegësat. Shndërrimi i fushës së Sharrës në minierë floriri për Ramën dhe Veliajn. Është gjoba e tmerrshme e Shqipërisë, 100 milionë euro nga Gjykata Ndërkombëtare e Bankës Botërore për Agon Channel, të cilin Edi Rama dhe Erion Veliaj, të dy këta, të cilin e mbyllën me policë dhe mënyrën më të egër. Kjo është vetëm dora e parë. Janë 12 çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Bankës Botërore, 4 çështje në Paris, 3 çështje në Zvicër. Që të gjitha shkojnë më së paku 1.6 miliardë euro, por ka mundësi edhe më shumë.
Shqiptarët nuk mund të paguajnë për shpërthimet karakteriale, për një korruptor të papërmbajtur, të gjobiten në këtë mënyrë.
Në 8 vite Shqipëria ka paguar 8 ose 10 milionë dolarë të një kompanie që ishte lidhur nga qeveria socialiste, dhe asnjë tjetër, sepse qeveria ka zbatuar ligjet. Në qoftë se ti zbaton ligjet nuk ke asnjë mëdyshje se do të gjobitesh, apo nuk do të gjobitesh. Ky ka thyer çdo ligj. Theyn çdo ligj.
Vetëm nga News 24 dhe Ora News, gjoba mund të arrijë vetëm me këto të dyja edhe 300 milionë euro. Ka konfiskuar Ora News në kundërshtim me çdo ligj. Ka hedhur në erë pronat e pronarit të News 24. Akte të cilat nuk i kryen kurrë një njeri normal, por i kryen një njeri që nuk kontrollon dot shpërthimin e urrejtjes së tij patologjike. I kryen një njeri i cili nuk toleron dot fjalën e lirë.
Nuk është rasti, por prap do ta rikujtoj unë takimin e famshëm në pallatin presidencial të gazetareve me znj.Rama, kur u tha: Me ato shkrime tha, sikur i fusni gjilpëra helmi burrit tim. Kjo është e vërteta. Shkrime kundër le të jenë. Kurrëkujt nuk i pëlqejnë, por po je në politikë, do jesh i pregatitur
Ftesa dhe fjalimi ishte që po ma helmoni burrin me shkrime. Ndaj mbyllen mediat, nuk ka ndodhur kurrë, tre televizione. Hedhja në erë të pronave, ka një synim, falimentimin e tij e një grupi mediatik nga më të mëdhenjtë në vend.
Pra, shuma do të jetë shumë më e madhe. Llogaritja e ekonomisë do të ishte 1.6 miliardë, mund të shkojë edhe më shumë. Këta janë shkolla e George Sorosit, kanë tolerancë të madhe për fjalën e lirë.
Faleminderit! Fundjavë të mbarë.