Berisha: Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, u ndal te manipulimet zgjedhore të ndodhura gjatë votimeve për kryetar të Bashkisë Himarë. ‘Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira’, tha Berisha.

Lideri i opozitës, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve se të drejtat dhe liria nën pushtimin e një regjimi nuk fitohen kurrë me fjalë. ‘Të drejtat dhe liria nën pushtim nuk fitohen kurrë me fjalë, por me zemërim, me revolta të pandalshme dhe me sakrifica’, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati, Sali Berisha ka paralajmëruar se ekzistenca si opozitë e vërtetë është në provë, për t’u vërtetuar shqiptarëve përmbushjen e misionit të saj për çlirimin e vendit nga diktatura. Nga tubimi qytetar pranë banesës së tij, Berisha tha nuk duhet të qëndrohohet më në opozitë, për të firmosur vjedhjen e radhës së mandateve nga Rama. Kushtrimi i liderit historik të së djathtës shqiptare, Sali Berisha për qytetarët ishte përballja siç tha ai, dhëmb për dhëmb me diktatorin Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te reagimi i kryeministrit Edi Rama në lidhje me skandalin e përvetësimit të 224 mijë metra katrorë tokë në Vuno, duke bërë ligje dhe VKM për të përfituar familjarët e tij. ‘Rama nuk paraqiti sot asnjë dokument për marrjen e 224 mijë metrave katrorë tokë nga klani i tij Koleka’, u shpreh Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Lideri i demokratëve Sali Berisha, u bëri thirrje gjithë forcave politike opozitare, të pyesin veten, se ‘çfarë opozite jemi, nëse nuk u rikthejmë votën e lirë shqiptarëve’. “Sonte u bëj thirrje të gjithë forcave politike opozitare: pyeteni veten, çfarë opozite jemi ne në qoftë se nuk u rikthejmë votën e lirë shqiptarëve”, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka kërkuar kryeministrit Rama të japë llogari për pasuritë e vëna në Surrel, ashtu sikurse 38 mijë metra katror tokë të përfituara nga vëllai i tij, Olsi Rama. Në tubimin përpara demokratëve poshtë banesës së tij, Berisha tha se Rama meriton çdo lloj epiteti, në një kohë kur grykësia e tij për para dhe pushtet nuk ka të ngopur. Berisha shtoi se nuk ka përfituar asnjë pasuri të shqiptarëve, ndryshe nga sa bën kryehajduti Rama dhe familja e tij.

FJALA E PLOTE:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionarë të kauzës tonë të drejtë, kauzës të çdo shqiptari, të shpresës, të besimit, të lirive dhe interesit kombëtar të kombit shqiptar.

Një përshëndetje të përzemërt të gjithëve ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve të pamposhtur, që bëni gjithçka me fjalën tuaj, protestën tuaj të ndizni mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.

Miqtë e mi, mbrëmë vonë u mbyll farsa e shëmtuar zgjedhore në Himarë, në të cilën Edi Rama shpalosi të gjithë mekanizmat e ekzekutimit të votës pa votuar, pa rënë në kuti.

Duke falënderuar të gjithë ata votues, qytetarë që votuan për opozitën, unë i deklaroj sot popullit opozitar se Himara duhet të jetë prova jonë e fundit.

Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira.

Të dashur miq, nuk është sot as një meritë të deklarosh këtë gjë.

Nuk është meritë të deklarosh se Edi Rama vodhi mandatin.

Nuk është meritë të deklarosh se ai mohoi të drejtat kushtetuese të 6135 qytetarëve.

Nuk është meritë të deklarosh se ai shtoi në lista mbi 350-400 qytetarë që nuk kanë votuar kurrë në Himarë.

Nuk është meritë të deklarosh se ai përdori të gjithë shtetin kriminal elektoral për të grabitur mandatin e Himarës.

Jo miq.

Sot thirrja e çdo shqiptari është për opozitën shqiptare të bashkohet në kryengritje të fuqishme paqësore për realizimin e qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së opozitës.

Të dashur miq, në çdo zgjedhje, në qoftë se ne nuk bashkohemi.

Në qoftë se ne nuk bëjmë atë që bëjnë kombet kur u merret vota e lirë, ne pothuajse nuk e meritojmë atë.

Çdo e drejtë e marrë kërkon sakrifica për t’u rifituar.

Në një hark kohor të shkurtër, brenda dy muajve, dy shembuj të fuqishëm frymëzues mijëra e mijëra kilometra nga Tirana.

Në Nairobi, të rinjtë dhe studentët gjunjëzuan diktatorin e tyre të zgjedhur me votë njëlloj si Maduroja e Tiranës.

Kurse sot, studentët e Bangladeshit në demonstratat më të fuqishme që mund të bëhen në një vend, detyruan kryeministren autokrate të korruptuar t’ia mbathë me avion nga Daka pas mbi një muaj protesta. Pas sakrificash sublime të dhjetëra e dhjetëra të rinjve. Nderim përjetë kujtimit të tyre.

Miq, të drejtat, liria nën pushtim nuk fitohen kurrë me fjalë.

Nuk fitohen kurrë me fjalime.

Nuk fitohen kurrë në studio televizive.

Nuk fitohen kurrë përveçse me zemërim, me revolta të pandalshme, me sakrifica gjer në fitore.

Miqtë e mi, të dashur demokratë e demokratë, në provë jemi ne.

Në provë është ekzistenca jonë si opozitë e vërtetë dhe jo fasadë.

Në provë është PD si parti e veprimit të pandalshëm.

Në provë është opozita, janë opozitarët si burra dhe gra, djem dhe vajza, guximtarë, të vendosur. Njerëz të sakrificës që do përmbushin misionin e tyre të çlirimit të vendit nga diktatura.

Studentët e Bangladeshit përzunë sot kryeministren e tyre kriminele sepse i diskriminonte ata.

Sepse kishte krijuar edhe ajo si Edi Rama një elitë shushunjë, që i vidhte çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë qytetarët e varfër të Bangladeshit. Që u vidhte votën, që u merrte lirinë.

Miq, Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar.

Demokrate e demokratë, kemi bërë rrugë të vështirë, por provën e madhe tani e kemi.

Prova e vërtetë tani është para nesh.

Do qëndrojmë ne opozitë për të firmosur vjedhjen e radhës të mandateve.

Do të qëndrojmë ne opozitë për të firmosur mandatin e katërt mbi krimin elektoral të Edi Ramës, apo do përballemi dhëmb për dhëmb, fyt për fyt.

Apo do përballemi për liri dhe dinjitet?

A do i përgjigjemi ne instinktit tonë?

A do i përgjigjemi ne himnit tonë?

A do përmbushim ne misionin historik të përmbysjes së diktaturës të bazuar në aleancën me krimin, vjedhjen e qytetarëve, drogën.

Nuk ka mision më të shenjtë se ky për shqiptarët.

Sonte u bëj thirrje të gjithë forcave politike opozitare: pyeteni veten, çfarë opozite jemi ne në qoftë se nuk u rikthejmë votën e lirë shqiptaraëve.

Në qoftë se nuk përzëmë si bangladeshasit Hasinanë e Tiranës.

Po pse studentët e Bangladeshit, heronj të vërtetë, të realizojnë qëllimet e tyre, kurse opozita shqitare të qëndrojë opozitë në letër, opozitë në fjalime.

Opozita shqiptare duhet të jetë opozitë e kryengritjes paqësore, e sakrificave të mëdha, në betejë të pandalshme për rikthimin e lirive të mohuara, të grabitura shqiptarëve.

Ndaj miqtë e mi, koha ka ardhur të nisim betejën e pandalshme, të gatshëm për çdo sakrificë, të

sigurt në fitore.

Përndryshe, Shqipëria do zbrazet.

Do shndërrohet në strofullën e narkotrafikantëve, hajdutëve.

Miqtë e mi, dje Edi Rama ka firmosur edhe për 1 mijë kate të tjera kulla droge dhe korrupsioni.

Edi Rama do të mposhtë me çdo kusht qytetarin shqiptar.

Duhen sakrifica.

Duhet veprim.

Veprim dhe vetëm veprim!

Në emër tuaj do t’i them disa fjalë hajdutit të Gjipesë, i cili sot me një gjuhë që shpreh në mënyrën më autentike edukatën, moralin dhe formimin e tij, u përpoq të fajësojë të tjerët dhe të lajë duart me 224 mijë metër katror që klani i tij Koleka, e ndjera mama e tij, kanë marrë në pjesën më panoramike, më turistike të të gjithë Bregut, në Gjipe.

Miqtë e mi, në atë paçavure që kishte shkruar, ai pohonte të gjitha ato që i kanë thënë mediat këto ditë.

Ai pohoi se nuk ekziston asnjë dokument kadastral.

Se ajo tokë i përket klanit të tij.

Natyrisht po të ekzistonte, gjënë e parë që bën çdo njeri, nxjerr atë dhe u thotë atyre që bëjnë akuza, ju qofshi që doni të mohoni tokën e regjistruar në kadastrat e shtetit.

Por ato nuk ekzistojnë.

Ajo tokë, për atë tokë ai nuk paraqiti sot para shqiptarëve asnjë dokument jo vetëm të pronësisë me regjistra shtetërorë, por as të shpronësimit të saj nga ndonjë qeveri.

Edi Rama u tha të tjerëve se Eneo dhe Endrin Koleka kanë paraqitur këtë dhe atë.

O mashtrues, po a nuk je ti që ke deklaruar se unë dhe nëna ime e ndjerë nuk kemi kërkuar kurrë një metër katror tokë?

Po a nuk është nëna jote e ndjerë palë në gjyq së bashku me Enean dhe Endrinin kundër autoriteteve shtetërore që refuzuan të njohin pronësinë e tokës klanit Koleka se nuk kishin asnjë dokument të besueshëm.

Çfarë të të them unë ty tani? Ti ke përdorur shumë epitete aty, unë nuk do e prish gojën, por ti të gjitha i meriton.

Miqtë e mi, do të më lejoni t’u lexoj një fragment nga paçavurja, nga e cila ai pohon indirekt çdo gjë.

“Ky shpjegim nuk është për ta, po vetëm për atë shumicë shqiptarësh që prej 11 vjetësh, më kanë bërë nderin e jashtëzakonshëm të besimit të tyre për të udhëhequr Shqipërinë, të cilëve besoj se u vlen historia e kësaj prone, si një provë e besnikërisë sime ndaj tyre në kryerjen e një detyre kaq të lartë, ku kurrë, në asnjë rast, nuk kam marrë e nuk do të marr asnjë përfitim material përmes pushtetit që ushtroj, e prej ku familjarët e të afërmit e mi nuk kanë marrë kurrë, në asnjë rast, as edhe një trajtim të veçantë falë pushtetit që ushtroj”.

Çfarë të të them unë ty, ti meriton mor hajdut çdo lloj epiteti.

Po sarajet e Surrelit nga të dolën ty në Surrel?

Me çfarë parash i ndërtove ti ato mo, që sapo filloi hetimin kryeinspektorja e deklarimit të pasurive, e shkarkove në mënyrë antikushtetuese?

Po zonja jote, pallatin pesëkatësh të familjes, si e ndërtoi mo?

O hajduti jo i Gjipesë, jo i Surrelit, i Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, i Ballkanit dhe mbarë Europës.

Na thuaj pak, thuaju shqiptarëve pak, po ai Olsi yt, peshkaqen njëlloj si ti, do ndalem edhe tek ajo që the për pronësinë, do t’i tregoj mirë gjërat, ai Olsi yt që merr 38 mijë metër katror tokë për ndërmarrjen e tij private, tokë të familjeve Liçaj dhue të një familje tjetër të nderuar, e cila në të gjitha ligjet e vendit nuk mund të prekej, por u jepej pronarëve, kurse ti e jep me firmën tënde dhe vendimet e tua, vëllait tënd, sipërmarrjes së tij për aktivitet privat.

Po ku ke besë ti? Ti nuk ke Zot, nuk ke asgjë. Po mafia nuk ka atdhe, nuk ka fe, mafia nuk ka moral.

Po si mund t’u thuash ti shqiptarëve se familjarët e mi nuk kanë pushtuar asgjë nga pushteti yt.

Po nga se i përfitoi Olsi hajduti 38 mijë metër tokë, 5100 metër ndërtime zyrash?

Kujt ia tha këto mo?

Ti meriton për të të kapur për zverku dhe për të të varë në shtyllën e turpit në mes të sheshit Skënderbej.

Për cilin popull flet ti mor hajdut që thua nuk kam përfituar kurrë nga pushteti im?

Po sarajet e Surrelit 720 metra themele të gjata i ndërtove me fitimet kur flije nën urat e Senës në Paris?

Me se i ndërtove ti ato?

Apo me përqindjet që merrje si kryetar bashkie të tjerëve.

Ku shkuan o hajdut ikonat e ekspozitës në Gjermani me një vlerë mbi 15 milionë euro?

Ku u zhdukën?

Ti mor që nuk ke përdorur pushtetin, po ti e ke përdorur pushtetin më shumë se kushdo tjetër për t’u pasuruar.

Nuk ka hajdut më të shpërfytyruar se ti.

Ndaj dhe mos dil, mos u beto.

Le që ty nuk të beson njeri, ti fyen shqiptarët kur betohesh.

Ti vjedh çdo ditë, çdo natë, në gjumë, zgjuar, kudo që ndodhesh.

Ti je vetëm hajdut, hajdut, hajdut!

Edhe njëherë, ju përshëndes përzemërsisht.

Fitore, fitore, fitore!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale