Berisha: Hetimi parlamentar të masakrës zgjedhore. Kjo betejë do të vazhdojë në parlament, Strasburg dhe në të gjitha frontet

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në grupin parlament gjatë ditës së sotme, është shprehur se opozita do të kërkojë hetim parlamentar për manipulimin zgjedhor të zgjedhjeve të 14 majit.

‘Po dorëzojmë në parlament dhe është bërë gati, kërkesa për hetimin parlamentar të këtyre zgjedhjeve. Kjo betejë do të vazhdojë në parlament, Strasburg dhe në të gjitha frontet. I gjithë potenciali ynë është në mbrojtje të votës. Është e domosdoshme dhe ndaj të dorëzojmë sa më shpejt, sot ose nesër. Këto zgjedhje duhet të hetohen’, tha Berisha.

Kryedemokrati Sali Berisha, akuzoi sot Ilir Rusmalin, i shkarkuar për korrupsion, se me urdhër të Edi Ramës, ka rrëmbyer mandatet e Rrogozhinës dhe Belshit për llogari të Edi Ramës.

‘I njëjti skenar është përdorur nga krimineli elektoral Ilir Rusmajli me urdhër të Edi Ramës, i cili ëndërron të bëhet Avokat Populli, për meritën e vetme se është shkarkuar për korrupsion nga detyra e besuar është vepruar me Dumrenë. 40 vota, që të gjitha në çdo kriter ligjor të pavlefshme, janë shpallur të vlefshme nga krimineli elektoral Ilir Rusmajli me urdhër të Edi Ramës për ti rrëmbyer mandatin Bedri Qypit’, nënvizoi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlament të PD.

FJALA E PLOTË

Mirëdita!

Së pari ju përshëndes, dhe përsëri ju informoj ju dhe opinionin publik se çdo ditë dalin në pah rrëmbime mandatesh, akte të tjera të shëmtuara të regjimit për të kontrolluar me çdo çmim vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Këto 2-3 ditët e fundit, KAS-i i partisë është dëshmuar një institucion i verbër, një institucion që shkelmon të vërtetat elektorale, një institucion i cili kryesohet nga një person, ish-bashkëpunëtor i afërt i imi, i shkarkuar për korrupsion dhe tani humbet çdo lloj norme, parimi dhe vërsulet kundër kandidatëve vendimtarë se si e si, ti kthejë në të mundur me meskinitetin, me qëndrimin e tij kriminal ndaj ligjit dhe të vërtetës. Ky person, me urdhër të Edi Ramës, legjitimoi në Rrogozhinë qendrën e ngritur në burg pa asnjë vend dhe asnjë akt nënligjor të ndonjë institucioni për ngritjen e një qendër votimit.

Ngritja e një qendër votimi në një vend të caktuar ka kushte dhe akte ligjore mbi të cilat bazohet. Qendra e votimit në burgun e Rrogozhinës është ngritur pa asnjë vendim, pa asnjë akt, pa asnjë procedurë. Është ngritur në një burgu që kishte vetëm 2 vetë dhe u mbush me urgjencë nga krimineli elektoral Ulsi Manja, vetëm e vetëm për të ndihmuar me vota kallp, kandidatin e PS-së.

Në burgun e Rrogozhinës u dërguar një Edmond, që do të dërgohet në skap si kriminel elektoral, i cili kërcënoi të burgosurin, se nëse ti nuk bind këta persona me emër, ti do të  përfundosh në burgun e regjimit special. Dhe në këtë mënyrë, të burgosurit përveç vëzhguesit u detyruan të firmosin votat e kërkuara. Por përsëri them këtu se qendra e votimit nuk është ngritur mbi bazën e vendimeve ligjore mbi të cilat ndërtohen qendrat e votimit. Është ngritur vetëm nga drejtori i burgut, që e kishte dhëndër këtë kandidatin socialist me Ulsi Manjën që është edhe krimineli elektoral në krye të drejtësisë shqiptare.

Në këtë mënyrë, ata morën, siç kanë marrë me dhjetëra mandate të tjera, vazhdojnë të marrin mandate të opozitës.

I njëjti skenar është përdorur nga krimineli elektoral Ilir Rusmajli me urdhër të Edi Ramës, i cili ëndërron të bëhet Avokat Populli, për meritën e vetme se është shkarkuar për korrupsion nga detyra e besuar është vepruar me Dumrenë. 40 vota, që të gjitha në çdo kriter ligjor të pavlefshme, janë shpallur të vlefshme nga krimineli elektoral Ilir Rusmajli me urdhër të Edi Ramës për ti rrëmbyer mandatin Bedri Qypit. Ndërkohë 60 vota të Bedri Qypit, janë shpallur të pavlefshme sepse kishin vendosur vetëm një vulë me qëllim për ti lënë të pavlefshme, por e kishin një vulë.  Ndërsa votat në të cilat shkruhej suksese me laps të kuq, e bëheshin gjithë ato shënime ato ishin për kriminelin elektoral Ilir Rusmajli dhe Edi Ramën ishin të vlefshme.

Natyrisht ne do ndjekim çdo procedurë ligjore, përfshi Strasburgun, por theksoj këtu se kjo ka vetëm një zgjidhje dhe kjo është, protesta dhe vetëm protesta. Demokratet e demokratët, opozitaret dhe opozitarët, idealistët e këtij vendi, në emër të idealeve të tyre nuk duhet të pranojnë kurrë të vetëmashtrohen.

Këtu përballë kemi një armik të egër të lirisë së shqiptarëve, i cili pasi shpalli Kodin Zgjedhor një kinezëri, ndërmori çdo hap antiligjor, antikushtetues për të kontrolluar votën e shqiptarëve dhe për të rrëmbyer mandatet që nuk e meritonte.

Ndaj dhe ne, duhet me këtë situatë të ndërmarrim një dialog të fuqishëm mediatik dhe direkt, në mënyrë që të ngremë në këmbë lëvizjen e fuqishme që presin shqiptarët nga ne.

Kjo që ndodh në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend tjetër të Europës dhe të botës. Nuk ndodh kurrë që kryeministri të caktojë kryetarin e koalicionit opozitar. Nuk ndodh kurrë që komisionet zgjedhore të jenë në proporcion 6 me 1 apo 7 me 0.

Nuk ndodh kurrë që fondet elektorale t’u jepen kandidatëve të mazhorancës dhe asnjë qindarkë 61 kandidatëve të opozitës. Nuk ndodh kurrë që qeveria të dërgojë zarfe me 50 mijë lekë për 683 mijë pensionistëve në mes të fushatës elektorale dhe të rrisë rrogat e 180 mijë punonjësve. Nuk ndodh kurrë dhe nuk mund të ndodhë që administrata të shndërrohet në një polici politike të votës së shqiptarëve. Nuk ndodh kurrë që të shndërrohen në zgjedhës shëtitës 540 mijë shqiptarë. Ka ndodhur në vitin 2001, ndryshimi antiligjor pa njoftim i qendrave të votimit të 1.3 milionë shqiptarëve.

Së fundi përdorimi  nën terror i popullatës së burgjeve, për të mbledhur çdo votë dhe për të përmbysur mandate. Sirenat e një revolte të vërtetë po bien në mbarë vendin.

500 mijë shqiptarë që votuan si idealistë me guxim epik dhe i rezistuan industrisë gjigante të blerjes së votës, nuk u mposhtën nga makineria gjigante e frikësimit të zgjedhësve, janë të gatshëm të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës dhe të përballen me këtë regjim armik ndaj tyre, me këtë regjim antikushtetues, antikombëtar. Kurrë ndonjëherë ky komb nuk ka qenë më në rrezik shkatërrimi se këtë periudhë. Nuk ka një thirrje të brendshme për shpëtimin e tij më të fuqishme se sot.

Krahas kësaj ne do të intensifikojmë përpjekjet tona në parlament për të qenë zëri i këtyre qytetarëve. Po dorëzojmë në parlament dhe është bërë gati, kërkesa për hetimin parlamentar të këtyre zgjedhjeve. Kjo betejë do të vazhdojë në parlament, Strasburg dhe në të gjitha frontet. I gjithë potenciali ynë është në mbrojtje të votës. Është e domosdoshme dhe ndaj të dorëzojmë sa më shpejt, sot ose nesër. Këto zgjedhje duhet të hetohen. Dhunimi i tyre ka filluar 5 muaj më parë. Strategjia e dhunimit të zgjedhjeve u shpalos nga 1 janari e gjer sot, ditë për ditë dhe në mënyrë antiligjore.  Hetimi parlamentar do u faktojë shqiptarëve me vërtetësi të gjithë shkallën e manipulimit, do u faktojë, do nxjerrë edhe njëherë në pah monumentin e zi, monumentin e turpit të blerjes së votës.

Rritja me 310 përqind e partisë së Doshit është dëshmia më flagrante e këtij fenomeni, në një kohë që Doshi është të paktën 10 herë më pak i pasur se Rama. Rama është kryeblerësi i votave në Shqipëri, Doshin e përdor si dëshmi se ky po vepron, por kryeblerësi i votave është Edi Rama.

Ndaj dhe duhet të bëhet lista e të gjithë kriminelëve elektoralë në mbarë vendin, t’i denoncojmë me emër dhe t’i turpërojmë. Ne jemi opozitë, ne nuk kemi më shumë në dorë se denoncimi.

Organet e drejtësisë janë fund e krye nën kontroll të plotë të qeverisë. E ka marrë vesh çdo shqiptar se në Shqipëri ka drejtësi me regji dhe regjisori i saj është Edi Rama. Çdo ditë fakton dështimin e plotë dhe total të reformës së Sorosit në Shqipëri. Çdo ditë që kalon del se shqiptarët humbën në këtë reformë një nga të drejtat më themelore, atë të një procesi gjyqësor të drejtë.

Lirohet pas kërcënimeve serioze që i bëri Edi Ramës, Saimir Tahiri. Arrestohet njësoj si në romanet e Garsia Markezit, Gjush Dako. Njoftohet arrestimi i tij 4 ditë përpara. E bënë këtë për t’ia thënë mafies në Dubai, apo pse e bënë ata e dinë. Por një mandat që përflitet 4 ditë rresht, dëshmon se çdo gjë ka këtu, por drejtësi nuk ka.

Megjithatë, Gjushit një fjalë do i them, shkove si ai në vresht për kokë të Tahirit. E meriton plotësisht se je kriminel elektoral, eksponent i dosjes 339/1. Janë bisedat e tij me Avdylët dhe këta, që i ka të depozituara, atë e meriton plotësisht, por nuk është dënuar për këtë ai, nuk është dënuar as për pallatet që kushtuan dhjetëra jetë njerëz, as për padinë e Bashkim Dakos, i cili iu lut hajde shih kolonat, si i kanë heqë dhe pallati po bie pa tërmet. Jo, jo, u zgjodh me lezet padia për falsifikim dhe shpërdorim detyre.

Megjithatë i them se shkove si ai në vresht për kokë të Saimir Tahirit dhe mirë ta bënë.

Para se ta mbyll dënoj me forcën më të madhe, gangsterët që kanë kërcënuar gazetarët, të cilët kanë ndjekur gjithë natën një takim, ku ka patur deputetë dhe jo deputetë dhe në vend që të falënderohen për sakrificën e tyre, gazetarët janë përballur me sharje, me kërcënime rrugeçërish, për fajin e vetëm se po bënin me sakrifica të vërteta, detyrën e tyre.

Nuk jam unë që u sugjeroj atyre se cilin lajm duhet të ndjekin apo nuk duhet të ndjekin, por ata në asnjë motiv, rrethanë nuk mund të fyheshin apo të kërcënoheshin.

Ata që mendojnë se do mbyllin problemet duke fyer dhe kërcënuar gazetarë, janë gangsterë, janë rrugeçër, nuk kanë asgjë të përbashkët me individë të civilizuar.

Po kështu dënoj fyerjet dhe kërcënimet që u janë bërë deputetëve të Kuvendit, akte këto të një politike dhune, të turpshme që ka në origjinë skenarët e Edi Ramës.

Ne kemi përgatitur dhe dorëzuar në parlament projektligjin për vendosjen e minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë. Ne kemi patur këtë një premtim elektoral, ne kemi patur këtë një qëllim të mëparshëm me të cilin po punonin, por shqiptarët bënë zgjedhje tjetër. Ne gjykojmë se sot vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar është një akt jetik për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria ekstreme e cila përveç Shqipërisë, nuk e di të ekzistojë në ndonjë vend në Europë dhe mekanizmi i nxjerrjes nga varfëria ekstreme është pikërisht garantimi për çdo qytetar i një minimumi i të ardhurash me të cilën të përballohet jetën e përditshme.

Kjo është rruga, nuk i nxjerr nga varfëria, por varfëria ekstreme është gjithnjë fjala, mjerimi me termat tona. Dhe kjo ka një ndikim të qartë pozitiv, sepse bën që çdo shqiptar, ata që janë me nën 1 euro në ditë, por edhe ata që janë me 1 euro në ditë dhe më shumë, të marrin së paku 6.8 euro në ditë. Nuk është një shumë e madhe, është një shumë pakrahasimisht më mirë se ajo që marrin këta njerëz.

Nga ky minimum përfitojnë qindra e mijëra shqiptarë në ndihmë ekonomike, në papunësi, në pension, pra janë këto kategori të cilat gjejnë njëfarë përmirësimi të jetesës së tyre ekonomike.

Nuk jam kurrë dhe nuk do të jem kundër rritjes së rrogave, por akti që ndodhi dy javë më parë, i vuri një njollë turpi parlamentit. Nuk e them për politikë. E them sepse u votua në konflikt flagrant interesi. Sigurisht që deputetët do të votonin ligjin e rrogave, por duhet ta votonin kur rrogat që do të rriteshin, të fundit duhet të ishin rrogat e tyre.

Të rriteshin rrogat e punonjësve, të rriteshin pensionet, të rriteshin rrogat e nëpunësve, mjekëve, policëve, e me rradhë dhe nuk jam absolutisht kundër rritjes së rrogave të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë. Jo, por nuk mund të ishin ata protagonistët kryesorë të rritjes së rrogave sepse aty u shkelmua me dy këmbë ligji i konfliktit të interesit.

Në këtë aspekt është një akt korruptiv madhor. Le që ai ligj që pothuajse dyfishoi rrogat e deputetëve, të ministrave, ai ligj nuk indeksonte rrogat e arsimit, parashkollor dhe fillor. Nuk indeksonte një pjesë të rrogave të ushtarakëve, nuk indeksonte një pjesë të rrogave të policëve. Pra ishte një mashtrim që filloi në zgjedhje  dhe u vulos me një votë në parlament. Për mua, në vlerësimin tim duke lënë një njollë me shumë të drejtë para qytetarëve shqiptarë, atyre deputetëve.

Unë ndjej keqardhje për deputetët e opozitës që e votuan atë. Si mund ta votosh, nuk mund votohej. Të rriteshin këto rroga me radhë dhe pastaj të rriteshin rrogat e deputetëve, të zyrtarëve të tjerë. Këtu doli se problemi më i madh i Shqipërisë, mjerimit dhe varfërisë, paskan qenë rrogat e deputetëve, rrogat e ministrave, rrogat e kryeministrit, kryetares së parlamentit dhe rroga e presidentit. Jo nuk ishin ato problemi kryesor. Ato duheshin rritur, por nuk mund të them se ishin problemi kryesor i piramidës së rrogave. 

Ndaj dhe ne e dërgojmë këtë ligj sepse në legjislacionin tonë nuk ekziston një ligj për minimumin jetik. Specialistët tanë të fushave të ndryshme kanë hartuar ligjin dhe është dorëzuar sot.

Faleminderit shumë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale