Berisha: Heshtja kriminale e Ramës faktoi se ai qëndron pas aktit terrorist ndaj kryetarit të PD Vau i Dejës.

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË FOLTOREN E KUVENDIT

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit akuzoi Edi Ramën për heshtjen që po bën për atentatin ndaj kryetarit të PD të Vaut të Dejës, Bernard Ndreca. Berisha tha se, heshtja kriminale e Ramës fakton se ai qëndron pas aktit terrorist ndaj kryetarit të PD në Vaun e Dejës.

Së fundmi, kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se, AMA është kompromisi më i shëmtuar Rama-Basha. Ai gjithashtu shtoi se, duhet të ndryshojë ligji dhe të hiqen zëdhënëset nga AMA.

FJALA E PLOTË

Sot seanca duhet t’i kushtohej aktit të shëmtuar terrorist shtetëror me të cilin partia terroriste e krimit, PPSH u rishfaq me të gjithë shëmtinë e saj në Paçram të Vaut të Dejës, ku vendosi tritolin për t’i marrë jetën një politikani të ri, një politikani të shkëlqyer, një qytetari shembullor, bir i një familje shembullore.

Nuk ka diskutim se në çdo hsistori të botës prapa çdo atentati politik qendron politika. Nuk ka atentat politik me shkaqe të tjera përveçse politike. Dhe në mënyrën më të shëmtuar e faktoi Edi Rama këtë me heshtjen e tij kriminale 48 orëshe. U godit, siç e patë ju për t’i marrë jetën një politikanit të ri, mbi të cilin janë vetëm ëndrrat dhe idealet më fisnike të njeriut, të atdhedashurisë, të besimit tek liria.

U godit si kundërshtar politik në mënyrën më kriminale, më të shëmtuar dhe natyrisht, ata të cilët panë se shpëtoi nuk guxuan dot të shqipërojnë një fjalë të vetme dënimi, solidariteti me familjen, përkundrazi u strukën në labirinthet e krimit të tyre të shëmtuar, dhe ky është Edi Rama.

Nuk ka kryeministër në botë në qoftë se do të ishte dorëjashtë, që nuk do të dënonte në mënyrën më të fuqishme një akt të tillë, të dokumentuar mirëfilltas si krim politik, përveç atij që e ka porisitur, atij që është kthyer te genet e etërve të tij.

Unë edhe njëherë i shpreh solidaritetin tim më të madh Bernard Ndrecës, familjes, demokratëve të Vaut të Dejës. I falënderoj me mirënjohje për shpirtin e tyre të pamposhtur, vendosmërinë e tyre për të fituar dhe për të vendosur Zef Hilën qytetar të parë të bashkisë së tyre. Dënoj heshtjen e shëmtuar kriminale të Edi Ramës, i cili faktoi me këtë heshtje se qendron kryekëput me falangat e tij prapa këtij akti të vërtetë të terrorizmit shtetëror.

Sot diksutohet këtu për AMA-n. Ajo faktikisht është një institucion i arkivuar. Nuk mund të flasësh sot për AMA-n. AMA është kompromisi më i shëmtuat, Rama-Basha, Rama-Brava e me rradhë. Që të dy kanë vendosur si kurrë ndonjëherë në historinë e atij institucioni zëdhënëset e tyre. E çfarë mund të presësh ti? Të dy janë një. Si ajo zonja Amela, si ajo tjetra që ishte zëdhënësja reale e Bashës. Faktikisht i ka emëruar ata Edi Rama sot, ka kontroll të plotë mbi AMA-n.

E para njëherë, duhet të ndryshojë ligji dhe të ndryshohen të gjithë zëdhënësat nga AMA. Nuk mund të ketë zëdhënësen AMA. Në qoftë se duam të mos tallemi me Europën.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale