Berisha: Havzi Nela një simbol i ndritur, një tribun lirie, por edhe një simbol i ndritur i mendimit intelektual, fuqisë së poezisë

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA 35 VJETORI I EKZEKUTIMIT TË POETIT MARTIR, HAVZI NELA

EKSTRAKT

Partia Demokratike ka përkujtuar sot përmes një takimi përkujtimor 35-vjetorin e ekzekutimit me varje në litar nga diktatura të poetit martir, Havzi Nela.

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se Havzi Nela, është një simbol i ndritur, është një nga figurat më të arrira në historinë e lirisë, të mendimit të lirë, dhe është një poet universal.

Berisha deklaroi në fjalën e tij se Kristaq Rama ishte i pari ndër anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të diktaturës që firmosi për varjen në litar të poetit Havzi Nela, dhe i biri i tij, Edi Rama po ndjek hapat e etërve të tij dhe për shpirtin e tyre po merr hak te shqiptarët.

Berisha deklaroi se nuk ka ndonjë ndryshim sot mes dy regjimeve që të vrasin natën dhe të qajnë ditën duke ju referuar dosjes “Metamorfoza” të hetimeve të Francës për krimin në Shqipëri.

FJALA E PLOTË

E nderuar zonja Nela, të dashur miq në këtë panel, të dashur bashkëvuajtës të Havzi Nelës. Qytetarë që vuajtët në burgjet e diktaturës, të përndjekur politikë. Të dashur të pranishëm!

Ne sot nderojmë me këtë ceremoni modeste në vlerësimin tim, njërin nga tribunët më të fuqishëm të lirisë sonë. Një filozof dhe një nga intelektualët më të mëdhenj gjermanë dhe të gjithë Europës, Karl Jasper shkruan se: ‘Në kohë lufte në Gjermaninë e Hitlerit të shprehje kundërshtira, do të thotë të hapje me dorën tënde varrin, ose derën e burgut.’

Havzi Nela dhe ju të tjerë që jeni sot këtu, në një kohë të tillë shumë të ngjashme, pothuaj identike, burgu ishte i sigurtë, por në qoftë se kaloheshin disa standarte edhe me fjalë që diktatura i dënonte me dënim kapital, kishte edhe dënimin kapital.

Në këtë kontekst, Havzi Nela ishte një gjeni i kurajës njerëzore, sepse ai nuk pranoi. Në udhëtimin e një intelektuali, midis konformizmit dhe qëndresën, ai zgjodhi qëndresën, dhe qendroi i pamposhtur në çdo rrethanë.

Havzi Nela, tha shumë bukur Besniku, është një simbol i ndritur, është një simbol nga më të arrirët në historinë e lirisë, në historinë e mendimit të lirë, dhe është një poet universal. Poetët, shkrimtarët gjithmonë kanë dimensionin e tyre universal.

Havzi Nela, i gjithë dimensioni universal i tij ishte kombi, liria e kombi, dinjiteti njerëzor, dinjiteti i shqiptarëve, ishte edhe Kosova. Në kohën e Havzi Nelës, Kosova ishte e ndaluar.

Unë isha lindur dhe rritu në Tropojë, por librat e mi flisnin për Mongolinë dhe për Kosovën asnjë fjalë. E ndaluar, nuk kishte asnjë fjalë.

Fatmirësisht që familjarët nga mëngjesi deri në darkë trajtonin vetëm Kosovën, por Kosova pothuajse ishte e ndaluar. Havzi Nela i kushton asaj mijëra vargje.

Në këtë kontekst ai është një tribunë lirie, por edhe një simbol i ndritur i mendimit intelektual, i fuqisë së poezisë.

Elegjia e tij: ‘Ejani të vajtojmë Shqipërinë’, është një nga elegjitë më të bukura të letrave tona. E tillë është edhe ‘Saharaja’ e Vilson Blloshmit.

Ajo që të bën përshtypje, se ata tek sinteza që i bëri të godasin me guxim, dhe të dy e paguan me jetë, të gjitha aspektet e atij regjimi, izolimin total, mungesën e lirive. Havzi Nela është gjeni guximi.

Tani, do them këtu unë: ‘Ia vendosën, apo e kishte vet bombën, unë nuk e di.’ Por, Ernest Heminguej ka një fjali të pavdekshme në Kongresin e Shkrimtarëve Amerikanë ku thotë: ‘Shkrimtari lufton me penë, por shkrimtar lufton edhe me pushkë kur lipset.’

Thashë edhe njëherë, historinë nuk e kam të qartë, por terroristë ishin ata, dhe jo Havzi Nela. Edhe në qoftë se e kishte atë mjet me vete, e kishte kundër terroristëve. Duhet ta kemi shumë të qartë. Terrorist ishte regjimi, dhe regjimi e pranonte se ishet vet terrorist me dokumente, kurse ai ishte luftëtar lirie.

Pra, ai është një gjeni guximi, jo vetëm me vargje, por në çdo aspekt. Tani Havzi Nela është një simbol, sot me një rëndësi shumë të veçantë.

Miqtë e mi!

Çfarë është kjo kohë sot? Në pamje të parë të themi është një vend hibrid. Por e vërteta është, në qoftë se do t’iu referohemi poetëve që ata kanë ndjeshmërinë më të madhe, kjo është koha klasike e lirisë së rrejshme, e lirisë kallp, e lirisë së rreme, dhe liria e rreme qenka forma më fatkeqe e lirisë për njeriun.

Unë mund të ndalem në shumë aspekte, por do ndalem vetëm tek i fundit, për çudinë tuaj. Do ndalem të aspekti i procesit ‘Metamorfoza’.

Çfarë keni ju aty, çfarë kanë shqiptarët aty? Shqiptarët aty kanë një mori kriminelësh të nëndheshëm, të cilët njëlloj si dikur oficerët e sigurimit të shtetit, njëlloj si ata, të vrasin natën të qajnë ditën, por të vrasin ama. Të ndihmuar nga njerëz me uniformë, të ndihmuar nga shefa të lartë policie, të lidhur absolutisht në mënyrë direkte me me kryeministrin e Shqipërisë.

Po, nuk ka shqiptar që ka njohur Pëllumb Gjokën dhe nuk e di se ai ishte mik i ngushtë i Edi Ramës. Se ai drekonte dhe darkonte rregullisht me Edi Ramën, por porosiste vrasjen, paguante, përdorte oficerë, përdorte median, përdorte cdo gjë.

Në qoftë se e lexoni me vëmendje këtë proces, ju do shikoni si ky regjim, sesi Edi Rama pasardhës direkt i tyre, i ati i tij ka firmën në varjen e Havzi Nelës, dhe nga të gjithë ata, të flasim të vërtetën, nga të gjithë ata që kanë firmosur, nuk kanë firmosur të gjithë, një pjesë ka firmosur, por njeriu që në aparencë që kurrë pritej të mos firmoste atë akt makabër, ishte i ati i tij se ishte skulptor, intelektual gjoja.

Dhe jo që vetëm ka firmosur i pari, por i biri dhe sot nuk kërkon të falur, sepse ruan në nënshtresën e vetëdijes së tij trashëgimninë atërore. Se ky njeri njëlloj si etërit që përdornin hanxharët, që edhe shkelnin ligjet dhe çdo gjë në veprimin e tyre, edhe ky përdor tani një krim të rrjetëzuar në mënyrën më të paimagjinueshme. Kundër kujt? Kundër lirisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët kujtojnë se janë të lirë. Jo s’janë të lirë!

Dhe ky është aspekti, që e thashë është i fundit, është aspekti i nëndheshëm. Pastaj, ky sot ka përqendrimin e të gjitha pushteteve në një dorë.

Po të kthehemi në vitet ’90, do t’ua them këtu haptas, kishte dy persona. Njëri ishte Ramiz Alia, i cili e thotë publikisht se këta duan kokën time, prandaj dhe ne do pranojmë pluralizmin se nuk duhet të ketë skenarë rumunë. Pra, ai e thotë aty, unë nuk dua që të më tërheqin zvarrë.

Por kishte një tjetër që thoshte të kapim armët, kundër tyre, kundër studentëve. Dhe kush ishte ky? Ky ishte daja i Edi Ramës. Ky ishte Spiro Koleka. Dhe ky sot bën një hakmarrje të tillë ndaj PD për shpirtin e Spiro Kolekës dhe për karrigen e tij.

Theksova këto, sepse besoj dhe mendoj se çdo demokrate e demokrat, çdo qytetare dhe qytetar, Havzi Nela duhet të frymëzojë me guximin e tij.

Sot është kohë që të ngrihemi dhe të përballemi për një regjim i cili shkelmon çdo normë, shkelmon identitetin shqiptar, i bën një luftë nga më antishqiptaret Kosovës.

Një njeri që për të fshehur krimet e veta, sulmon çdo ditë Prishtinën, Kosovën. Ajo është një vend i pavarur. Pavarësia e saj është ngritur mbi gjakun e bijve të saj. Por mundëm ta ndihmojmë, por jo që ta sulmojmë ne, ta sulmojë një shqiptar, ky është akt më i turpshëm, më antishqiptar, dhe këtë e revokova kur e mbronte me jetën e tij në burg, me vargje Kosovën.

Sot ky nuk gjen rast pa sulmuar, sikur ta ketë kryeministrin e Kosovës kryetar bashkie të një qyteti në Shqipëri. Por ç’është e vërteta dëmton në mënyrë palcore, dhe të shumëanshme me këtë qendrim.

Edhe njëherë, shpreh sot nderimin më të madh për veprën e Havzi Nelës, dhe mirënjohjen më të thellë, më të pakufijshme për trashëgimFJALinë e tij të jashtëzaknshme. Trashëgimininë e tij të jashtëzakonshme në fushën e letrave, në fushën e mendimit, në fushën e kurajos para dhe të përgjegjësisë para lirisë dhe para kombit të këtij tribuni të vërtetë të lirisë së shqiptarëve. Faleminderit shumë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale