EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme për mediat, ka deklaruar se gushti ishte muaji i krimit, i amnistive të mëdha, pasi skapi i partisë amnistoi Erion Veliajn dhe Ilir Beqjan.
Berisha theksoi se, nuk mund të ketë amnisti për njeriun që ka firmosur dhe falsifikuar vendimet e Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut të Tiranës.
‘A ka amnisti më kriminale se sa të mos ngresh akuzë ndaj Erion Veliajt i cili falsifikon vendimin e Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut të Tiranës dhe thotë janë mbledhur, kur nuk janë mbledhur kurrë. Të zotohet se do të paguajë 90 mln euro. Çfarë duan falsifikim më të madh, skapistët e partisë për të mos u tallë me Shqipërinë’, tha gjatë konferencës për mediat, kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Gjatë fjalës së tij, Berisha i ka bërë thirrje Komisionit Europian që të ngrejë një ekip për të zbardhur të gjithë bisedat e politikanëve me krimin. Berisha tha se kërkon që të publikohen emrat e të gjithë njerëzve që kanë mbajtur telefon të kriptuar për qëllime kriminale. Për Berishën, publikimi i tyre do të ndihmojë që shqiptarët të njohin të gjithë politikanët që “krimin e shndërrojnë në votë dhe votën në krim”.
“Kanë ardhur, siç e keni dëgjuar, 850 mijë biseda të dekriptuara. Këto biseda dëshmojnë krimet e tmerrshme, pazaret me kriminelët. Dy prokurorët që kanë kaluar vetingun me para të krimit, marrin kriminelin në telefon dhe i thonë se OFL-ja ka ardhur dhe do të sekuestrojë pronat. Dhe ai ua kthen me të njëjtën gjuhë. Këta janë Xhevahirët e prokurorisë. Dhe që të gjitha këtu, nuk ka diskutim që kanë një kokë dhe kjo kokë është strikt Edi Rama, i cili erdhi në pushtet me krimin dhe sot sundon vetëm nga krimi. Në Policinë e Shtetit, pozicionet kyçe në tërësi janë të zëna nga krimi.
FJALA E PLOTE
Krimi i organizuar në të gjitha rrafshet, ka njohur një revansh të paparë dhe mund të themi se gushti ishte muaji i krimit.
Gushti ishte muaji i krimit sepse si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, në krye të Ministrisë së Rendit vendoset politikani me lidhje të certifikuara nga organet ligjzbatuese të Shqipërisë dhe ndërkombëtare më të fuqishme me bandat dhe ky është Taulant Balla.
Unë informoj shqiptarët se, përveç denoncimeve ndaj tij në sallën e gjyqit si porositës vrasjesh, përveç regjistrimeve me kilometra të tëra të lidhjeve të tij me bandat, tenderat e tyre në Elbasan, Genti Xhaferrin, apo të tjerë, Taulant Balla është njeriu i dy telefonave.
Në parlament, jo një herë, por disa herë, ai është paraqitur me dy telefona, çka më ka detyruar mua, nëse u kujtohet të denoncoj telefonat, se atë kohë nuk i njihja të gjitha llojet dhe nuk i kisha të gjithë informacionet që kam sot dhe kisha parasysh Ballën dhe Ballët e tjerë aty, të cilët i mbanin si vegla elektronike në duar.
Taulant Balla ka komunikime konkrete me eksponentë kryesorë të krimit ndërkombëtar dhe ka denoncime ndaj Taulant Ballës, të personave të caktuar të cilët denoncojnë krimet.
Ishte një muaj revanshi për krimin sepse me vendosjen në krye të ministrisë së krimit, Behar Bajri dhe Denis Bajri u zhdukën- dy vrasësit e ekipit famëkeq të organizatës kriminale të Pëllumb Gjokës dhe Edi Ramës.
Mos harroni se ka një histori me këta: dosja e tyre vjen në Tiranë para dy vitesh. Në fakt ata i arreston një prokuror i guximshëm në Shkodër. Dhe ky prokuror i guximshëm u përjashtua me shpejtësi nga prokuroria me veting. Dhe dy prokurorët që kanë kaluar vetingun, Kondili dhe Nakuçi, lan duart me dosjen dhe ia çuan për kompetencë Xhevahirit, që ishte ushtar i Pëllumb Gjokës.
Kjo është e vërteta. Dhe natyrisht Xhevahiri jo i Skapit, por i Shkodrës, brenda muajsh i nxori vrasësit nga burgu. Operacioni Metamorfoza dështoi sepse 60 përqind e personave nuk u arrestuan, sepse vrasësit nuk u arrestuan.
Por emërimi i Taulant Ballës në krye të rendit u shoqërua me një akt tjetër të paimagjinueshëm, tërësisht në mbështetje të krimit, në mbrojtje të krimit: nxjerrjen e të dhënave në një akt in ekstremis. Duket se ata që e mbrojnë sistemin i kishin kodet në rregull dhe Ervin Muço nuk u ndërhynte dot në kode dhe u detyrua të urdhërojë, të eksportojnë të dhënat e TIMS, e cila është i gjithë databejzi i krimit dhe jo i krimit, i çdo lëvizje të qytetarëve në kufijtë e Shqipëri.
Kur Ervin Muço, i dërguar direkt nga Edi Rama pas Taulant Ballës, për të ekzekutuar këtë krim të shëmtuar, kur atij nuk iu bindën punonjësit, të cilët unë i përshëndes dhe i përgëzoj për qëndrimin e tyre ligjor, ai shkoi dhe mori kompani private dhe i mori serverat në komisariat dhe i nxori të dhënat. Kjo është vepër e Edi Ramës dhe Taulant Ballës dhe kjo është një mbështetje e tmerrshme e krimit.
Çfarë u duhen këto, çfarë mund të bëjnë me këto. Ju them unë. Këta në radhë të parë, u duhet të shuajnë të dhënat e çarterave. McGonigalin e ka sjellë Duçka dhjetë herë me çarter këtu.
Alberto Preseci dhe Flavio Tosi kanë ardhur te Erion Veliaj me dhjetëra herë me çarter. Kjo e çartereve është njëra anë, por të gjitha gjurmët e tjera për të marrë dhe pastruar e zhdukur çdo dëshmi, në kohën kur ka ardhur databaze më gjigant i krimit, ndonjëherë që është kjo e bisedave me telefona të kriptuar.
Gushti ishte muaji i krimit gjithashtu edhe për SKAP-in e partisë.
Çfarë bëri SKAP-i në gusht? Amnistitë e mëdha. Nxori kockat që t’i përtypin, që të bëjnë zhurmë dhe jehonë, se unë do të bëjë amnistinë.
A ka gjë më qesharake se sot kanë arrestuar në Morinë një person që iu gjetën disa arka me shampanjë, apo pije të kushtueshme dhe i thanë, arrest se ti po bën kontrabandë. Mirë se kështu thotë ligji. Por të arrestosh këtë dhe të amnistosh Erion Veliajn, nuk ka pabarazi më të turpshme para ligjit.
Të shpallësh në sekuestrosh djegësin e Tiranës dhe të mos ndalosh pagesat, të mos arrestosh Erion Veliajn, e të mos anulosh tarifën 29 euro e kundraligjshme, pikërisht nga ajo kontratë që Skapi ka në tavolinë nëse nuk e ka falso dhe atë, sepse dyshoj dhe aty, kam ca të dhëna. Nga ajo kontratë që ka në tavolinë dhe të mos anulosh detyrimin ndaj biznesmenëve që të paguash 8 euro për dherat dhe 10 euro për inertet, në kundërshtim me çdo ligj, vetëm e vetëm të frytshme kontot e Erion Veliajt. Të sekuestrosh djegësin dhe të mos ngresh akuzë ndaj Errion Veliajt i cili është personi që ka ndryshuar praktikën e trajtimit të mbetjeve, nga trajtim me landfill, seleksionim, riciklim në trajtim me djegie, duke dyfishuar sipas KLSH-së, koston për qytetarët e Tiranës.
A ka amnisti më kriminale se sa të mos ngresh akuzë ndaj Erion Veliajt i cili falsifikon vendimin e Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut të Tiranës dhe thotë janë mbledhur, kur nuk janë mbledhur kurrë. Të zotohet se do të paguajë 90 mln euro. Çfarë duan falsifikim më të madh, skapistët e partisë për të mos u tallë me Shqipërinë.
A ka krim më të shëmtuar se të akuzosh Arben Ahmetajn, që e meriton plotësisht, i cili e ka kryer 4 herë kërkesën e Erion Veliajt për leverdishmërinë e djegësit të Tiranës, dhe atë e akuzon, kurse këtë që ka kërkuar 4 herë nuk guxon ta akuzosh nuk guxon ta arrestosh, por e amniston.
A e dini se edhe sot, paratë derdhen në kontot e Zotos dhe Mërtirit?
A e dini ju se Erion Veliaj me firmë të tij është zotuar me firmën e tij se do kontrollojë çdo muaj punimet? Dhe nuk ka kontrolluar asnjë muaj punimet se i ka vjedhë paratë, i ka futur në xhepat, kontot e tij.
E çfarë ti themi ne gushtit, se ishte muaji i suksesit? Gushti ishte revansh i krimit sepse Erion Veliaj është personi më i ekspozuar ndaj kësaj vepre që shkon në 1 miliard euro, me të dy llojet e pagesave, të plehrave dhe dherave, plus shitjeve.
Pra, a nuk ishte ky një gusht krimi, a nuk ishte ky një muaj i revanshit të krimit në histori?
Pastaj të kthehemi te Beqaj. Beqaj është hajdut vrasës, në të gjitha ligjet e botës është hajdut vrasës. Sepse Beqaj ka zëvendësuar një sistem që ekzistonte, jo i përsosur, e them. Prandaj kishim blerë një aparaturë ultramoderne për ta përmirësuar. Ka zëvendësuar këtë sistem me një tjetër me kosto 80 herë më të lartë. Ka hapur vetë këtë proces, ka bërë vetë pikëzimin që nuk ndodh në botë, ka emëruar kushërirën e parë në krye të komisionit, Byrazeri me mbiemër në krye të komisionit të Vlerësimit dhe i ka falur vetes së tij, aparaturën, një kat spitali, dhjetëra e mijëra komplete kirurgjikale në të gjithë Shqipërinë, energjinë elektrike, ujin.
Por çfarë duhet të bëjë Beqja që këta nuk ngrejnë padi, a nuk janë këta Beqja të vërtetë, a nuk janë këta prokurorë kaluar Beqjas me këtë qëndrim që mbajnë ndaj pasurive tuaja. Këta e tejkalojnë Beqjan. Dhe këta nuk gjetën motiv, me 5-6 firma se të gjitha kanë firma. Dhe Beqja del e thotë se nuk i është dhënë asnjë e mirë publike, për përdorim privat. Sigurisht pse mos deklarohej, se këtë ka thënë në Skap dhe Skapi e ka duartrokitur, bravo Beqja e gjete. Këta tallen me një popull.
E dini ju ndrikull Nushin. Një vampire e vëtetë. Nga 100 mln që ka marrë, ta dinë mirë shqiptarët, ka përdorur 10 dhe ka vjedhur 90 me Edi Ramën. Ua them unë, e sigurtë, mos edhe më shumë. Nga 100 milionë që ka vjedhur, ndrikulla vampire.
Beqaj është vampir, se ka urdhëruar të pakësohen 1 mijë operacione në muaj. Kjo është të tallesh me qytetarët, në një mënyrë ose në një tjetër. Është cinizëm.
Po sa herë e kemi denoncuar ne Vilma Nushin, gruan e kushëririt të Edi Ramës? Me dhjetëra e dhjetëra herë.
A e dini ju se shqiptarët marrin ilaçet më të pavlera ndoshta? Akti i parë që bëri Edi Rama kur erdhi në pushtet, në ndikimin e kushërirës, hoqi nenin që u garantonte shqiptarëve ilaçe vetëm të përdorura në hapësirën e BE-së. Mund të ishin pak më shtrenjtë, por kishin cilësi.
Kurse vetëm Tom Doshi me cilësinë e tij, ka marrë 3 mijë tendera. E kuptoni ju apo jo, me çfarë mjekohen shqiptarët, 3 mijë tendera dhe krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim. Çfarë ti thuash gushtit, që ishte muaji më i nxehtë, jo, ishte muaji i revanshit të krimit, sepse krimi nuk pyet për temperatura.
Kanë ardhur, siç e keni dëgjuar, 850 mijë faqe biseda të dekriptuara. Këto biseda dëshmojnë krimet e tmerrshme, pazaret me kriminelët.
Dy prokurorët që kanë kaluar vetingun me para të krimit, marrin kriminelin në telefon dhe i thonë dëgjo; se OFL-ja ka ardhur dhe do të sekuestrojë pronat, prandaj paguan tani që të shpëtosh. Ai ua kthen shqiptarqe, por edhe këta ja kthejnë me të njëjtën gjuhë. Këta janë Xhevahirët e prokurorisë.
Dhe që të gjitha këto, nuk ka diskutim që kanë një kokë dhe kjo kokë është strikt Edi Rama, i cili erdhi në pushtet me krimin i hapi të gjitha aletë krimit dhe sot sundon vetëm nga krimi.
Në Policinë e Shtetit, pozicionet kyçe në tërësi janë të zëna nga krimi.
Ardi Veliu është figura qendrore e krimit në Policinë e Shtetit. Me dokumente, të denoncuara nga qytetarët shqiptarë në mënyrë të përsëritur, me dokumente të sjella nga drejtësia italiane, për lidhjet me Ndraghetën që i dërgoni mish të derrit të zi, se kështu e donte Ardi Veliu. Pritni kur të thotë se nuk e ha mishin e derrit. Mish të derrit të zi, djathin mozzarela. Këta janë gati të bëjnë be të rreshme.
E vutë dje Edi Ramën. Nuk kishte skemë më fantastike, kishte marrë dëshmitarin e rremë Belindën dhe thoshte u bënë Saudi. Herë tjetër do të marrë prap Belindën dhe do ju thotë që, Mokra po lahet në flori, prandaj o burra të gjejmë floririn. Nuk dua të merremi shumë me ta, se duhet ti denoncojmë.
Pra, krimi është në revansh. Beteja me krimin është në duart e qytetarëve. Kanë në dorë qytetarët, jo të viktimizohen me këtë situatë.
Shikoni se çfarë ndodh me kadastrën e tyre? Asnjë qytetar nuk e ka pronën më të sigurt më. Me ndërhyrjet e Ervin Muçës në kadastër.
Kadastra e Shqipërisë është në duart e klaneve të drogës dhe të interesave të tyre. Nuk është gjë shërbimi që nuk ofrohet më, shkon e paguan dhe nuk të del asgjë. Por është e tmerrshme, operacionet që ka udhëhequr Ervin Muço, të cilat njësoj si me TIMS-in, duart e zeza të mafies mund të krijojnë çdo lloj ndryshimi në kadastër.
Nuk ka shqiptar të ndershëm që e ka pronën të sigurt me këto operacione kriminale që janë kryer në kadastrën e vendit.
Zgjidhja është vetëm protesta e fuqishme popullore. Por natyrisht, ndihma e partnerëve tanë është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Ndaj i bëj thirrje Komisionit Europian, të dërgojë një ekip në të cilën të zbardhen bisedat e politikanëve me grupet kriminale.
Kushti i parë.
Të publikohen një për një emrat e të gjithë personave të politikës ose jo, që kanë mbajtur telefon të kriptuar për qëllime kriminale.
Publikimi i këtyre të dhënave ka një rëndësi kolosale se këtu nuk ka hetim, nuk ka prokurori. Këtu do të fillojë bixhozi me të dhënat e transkiptuara. Kurse publikimi i tyre do të njohë shqiptarët me anën më të zezë të atyre që krimin e shndërrojnë në votë dhe votën në krim.
Kjo do ishte një ndihmë jashtëzakonisht e madhe. Por çfarëdo që të bëjnë partnerët tanë, nëse nuk ngrihemi në protesta për të rrëzuar këtë regjim të bazuar në krimin, drogën, korrupsionin, vrasjet, të ardhme në këtë vend nuk ka.
Unë e kuptoj që kjo ka qenë temë e përhershme në bisedat tona, por aty ku ky fenomen del gjithnjë e më shumë si faktor përcaktues në rrënimin e shoqërisë shqiptare nuk mund të ketë çështje tjetër më të rëndësishme se kjo.
Faleminderit, jam i hapur për çdo pyetje.

PYETJE-PËRGJIGJE
Isa Myzyraj, Ora News: Në një pjesë të madhe të deklaratës suaj, ju hodhet akuza dhe vijoni të hidhni akuza ndaj Prokurorisë Speciale. Në vitin 2008 Ambasada e SHBA apelonte qeverinë tuaj që të mos kërcënonte Ina Ramën në atë kohë ish-kryeprokurore. Ju përsëri sot pas kaq vitesh vazhdoni duke akuzuar institucionet e drejtësisë. A mendoni se ka ardhur koha që politika duhet të jetë përfundimisht e ndarë nga gjyqësori, as dhe të mos hedhë akuza por të qendrojë në vendin që politika e meriton z.Berisha, pasi pothuaj deklaratat tuaja të përditshme mund të interpretohen edhe si kërcënime, apo intimidime ndaj prokurorëve të SPAK?
Berisha: Së pari njëherë, po krahasoni të pakrahasueshmet. Në periudhën 2008 Shqipëria ka qenë sukses i luftës kundër krimit të organizuar, dhe kjo absolutisht jo në saj të Ina Ramës, por në saj të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhe luftës kundër korrupsionit, në saj të Task Forcës kundër korrupsionit. Dhe ata prokurorë janë sot dëshmitarë, dhe ky ç’është e vërteta ka qenë kryetar i saj, jo i krimeve të rënda, i Task Forcës kundër korrupsionit që ajo qeveri kurrë nuk iu ka ndërhyrë, kurrë në asnjë lloj procesi, përkundrazi në qoftë se Task Forca ka dënuar vitin e parë më shumë se sa ka dënuar SKAP-i në katër vite, ka dhënë një kontribut modest edhe departamenti i antikorrupsionit të Këshillit Ministrave, i cili çdo dosje apo ankesë që i vinte e përpunonte dhe e dërgonte në Task Forcë.
Tani vijmë pak këtu. Nuk ka në një shoqëri njerëz se sa opozita për luftën kundër krimit. Se tani që ta dini ju zotëri, asgjë të re nuk ka në këto transkriptimet që kanë ardhur, 850 mijë faqe, por ka një gjë të dijshme dhe të lemeritshme.
Janë të gjitha transkriptet e kthimit të krimit në votë, dhe votës në krim. Aty janë me qindra e mijëra biseda që dëshmojnë se si krimi kthehet në votë dhe vota kthehet në krim.
Së dyti, në qoftë se merr presion protestën e opozitës për amnistitë e SPAK, kjo është botërore mor zotëri, këtu ndodh shumë pak, edhe këtu do ndodhin shumë të jeni të sigurtë, më kuptoni apo jo, sepse SPAK ka dëshmuar tani kontrollin e plotë politik të tij.
A janë Beqaj, nën Beqaj, stër Beqaj në këtë aferën e sterilizimit? A nuk përbën ky grup një organizatë kriminale? Por, për të mos përbërë grup dhe organizatë kriminale hiqet ky term, përdoren terma të tjerë dhe Beqaj amnistohet.
Cila opozitë në botë nuk do të protestonte, kur falet një kriminel si Ilir Beqaj? Kur dërgohen edhe mjekë, edhe rektori, etj, etj, për arrest atje në gjykatë, por nukdërgohet ai që ka firmosur për koncensionin, ka firmosur për pikëzimin, ka emëruar kushëririn e parë në krye të komisionit, ka falë aparaturën dhe katin e spitalit, ka falur me dhjetëra e mijëra komplekse, ka falur ujin dhe energjinë, dhe ky jo ky. Atëherë si mund të kalojë kjo? Çfarë presioni është ky?
Po jo presion, por ata në mënyrë absolute duhet të përballen me presionin më të fuqishëm popullor. Çfarë po thotë opozita? Zbatim ligji, kaq. Se po e bllokon Edi Rama. A mundësi. Çfarë presioni është në qoftë se ti kërkon të hapet çështja McGonigal, çfarë presioni është ky?
McGonigal ka një dosje thotë: Shqipëria. McGonigal do të dalë në Uashington dhe u bë e qartë tani që do thotë po, jam fajtor. Po si ka mundësi Prokuroria e këtij shteti, si ka mundësi të mos pranojë të hapë dosje? Më thoni pak? Jo thotë se i kaloi koha. Po si mund t’i kalojë koha asaj? Se nuk të le Edi Rama, se ke frikë Edi Ramën? Apo pastaj kjo është punë tjetër, ti je i kontrolluar. Pastaj harroni se ndikon, përkundrazi qendrimet e opozitës le ta inkurajojnë atë të hetojë nga mëngjesi deri në darkë sa të dojë, dhe po e bën ai me opozitën, po e bën ai, ta them unë ty. Ka vite e vite që merret me këtë punë.
Të paktën po t’ua mbledhësh së bashku bëhen nja 600 mijë orë punë të paguara nga taksapaguesit shqiptarë dhe kanë gjetur zero, e le të vazhdojnë prap, asnjëlloj kompleksi. Ama kështu nuk mund të rrimë ne, ne nuk bëjmë presion. Ata që na thonë bëjnë presion, ata mbështesin krimin, ua them unë, ata mbështesin krimin. Se ne nuk po kërkojmë gjë tjetër vetëm të dënohet krimi.
Unë, meqë jam tek ato telefonat. I bëj thirrje qeverisë britanike, t’i marrë t’i shohë për të kuptuar se cili është pozicioni i ambasadorit të vet në Tiranë me deklaratën që ka bërë për mbështetje ndaj krimit të organizuar.
Pra, opozita po bën detyrën. Opozita vlerëson vlerësimin më të madh për çdo prokuror, për çdo hetues, për oficerët e BKH. Secili që bën një hap drejt ligjit dhe që kërkon të zbatojë ligjin. Por nuk mund të jetë kurrë, nuk mund të pajtohet, dhe e konsideron armiq të ligjit, i konsideron kriminelë Xhevahirët, të cilët shesin dosjet, lirojnë vrasësit, amnistojnë Erion Veliajn, Beqajn.
Prandaj, këto teza mos i përtypni, sikundër ka edhe një tezë tjetër tani meqë jam këtu.
I dëgjon, thotë, këta thotë i kontrollojnë të huajt. Këta thotë, zbatojnë porositë e të huajve. E di si është puna? Këta janë individë që kërkojnë të lajnë duart me qendrimet e tyre kriminale duke përdorur të huajt. Nuk ka të huaj, të garantoj unë, që t’i thotë atij: mos zbato ligjin, absolutisht. Dhe nq qoftë se i thotë, mund t’i thotë ndonjë i korruptuar, i blerë nga banda, apo nga qeveria.
Ai nuk është njeri po nuk ia ktheve me atë që unë do zbatoj ligjin, unë jam njeri i ligjit. Pra, përdorin mburoja këto.
I kë vënë re ti dy janë tezat: po sulmohet, dhe tjetra, pse nuk po bëhen veprime në krahun tjetër? Po çfarë veprimesh të bëjë krahu tjetër, krahu tjetër ka zbatuar ligjet. Krahu tjetër nuk ka bërë kurrë koncensione të tilla. I ka marrë Edi Rama një e nga një koncensionet e Sali Berishës, ju e dini shumë mirë. Mori dhe Sheri Blairin, avokate më duket për këtë, o të shenjimit, o të skanerit. E çfarë i tha? Është brenda të gjitha normave, ligjeve dhe gjobitesh të paktën 300 milionë po e anulove.
Uroj që kjo pyetje të mos ketë ardhur jashtë kësaj salle, por edhe për ata e dhashë këtë përgjigje.
Pyetje: Z.Berisha, së fundmi keni bërë thirrje të vazhdueshme për protesta të fuqishme në shtator, të njëjtat thirrje që keni bërë edhe në fundin e verës së shkuar, pra për një shtator të fuqishëm në protesta. Por duke qenë se këto protesta nuk rezultuan të suksesshme, duke qenë se nuk kishim një rrëzim të sistemit, sikurse thonit ju. Pse mendoni se do jetë ndryshe këtë herë, dhe a mos duhet opozita të marrë hapa të tjerë në aksionin e saj opozitar?
– Pyetja e dytë është për zgjedhjet e Kukësit që do të mbahen më 24 shtator zgjedhjet e pjesshme. Duke qenë se ju keni bërë akuza të vazhdueshme për masakër elektorale, keni publikuar edhe prova edhe faktet, çfarë do të bëjë opozita për të mbojtur votën në Kukës dhe çfarë pritshmërish keni? Faleminderit!
Berisha: Faleminderit për pyetjen. Është e vërtetë që është bërë përpjekje edhe më parë. Po pse nuk arrin në një rast, nuk do të thotë të mos provosh përsëri. Kështu që, në qoftë se nuk është arritur, në kemi besiom se do e arrijmë.
Populli do të ngrihet në këmbë me të gjithë forcën e tij për t’u ndarë me këtë regjim që qendron i tëri mvi krimin, mashtrimin.
A e dini ju që Marina Bay-t në Vlorë, që është ekstensioni i Sinaloas. Kjo Denaj i ka dhënë licensën e kazinosë, Ministria Financave, duhet të shoh se cili prej tyre është, më falni, por ajo ka marrë licensë. Licensën pa urdhër të Edi Ramës nuk e merr njeri.
Pra, nuk tërhiqemi ne nga beteja. Ne do të bëjmë gjithçka për një betejë të fuqishme, së pari.
Së dyti, për Kukësin, ne do marrim pjesë në zgjedhje. Jemi të vetëdijshëm. Do bëjmë gjithçka për të bindur sa më shumë zgjedhës. Sikundër do mbrojmë votën në mënyrën që kemi deklaruar me të gjitha ato procedura. Ne nuk mbrojmë votë me armë. Ne e konsiderojmë rikthimin e votës së lirë një proces, i cili ka si kusht të domosdoshëm përmbysjen e këtij regjimi.
A2 CNN: Për të vijuar pyetjen e koleges për Kukësin. Me palën tjetër a është negociuar që të kishte një kandidat të përbashkët për të maksimalizuar fuqinë dhe shpresat për të fituar në Bashkinë e Kukësit? Me Primaret, krahu tjetër i PD i drejtuar nga Lulzim Basha, e quan procesin e Primareve që ju hapët ditën e mërkurë, si një ndarje dhe jo si një frymë bashkimi që të kishte një kandidat konsensual. Në këto kushte kur edhe pala tjetër mund të ketë një kandidat, shpresoni që do dilni fitues në Kukës?
Berisha: Për ashtu, hajde të bëjmë një kandidat, mbështesim kandidatin e PS. Të mendosh se mund të bëjmë bashkëpunim me Lulzim Bravën, është njësoj si të bashkëpunosh me Taulant Ballën. Le që të dy i kanë dhe aferat të përbashkëta.
– Lidhur me aksionin politik në shtator. Pak ditë më parë deklaruat se do të kishit një grup të ri në sesionin e ri parlamentar në shtator. Sot që flasim jemi një javë larg nisjes së parlamentit. Sa deputetë do të ketë grupi juaj parlamentar, çfarë emri mendoni se mund të ketë, dhe cili mund të jetë kryetari i grupit?
Berisha: Të gjitha këto janë për t’u përcaktuar, por grupi do jetë. Të gjitha ato pyetjet e tjera do të përcaktohen në ecuri e sipër.
Andon Kello, MCN: Fillimisht dua të ndalem pak te inceneratori i Tiranës, pasi thatë që paratë e taksapaguesve shkojnë ende të Klodian Zoto dhe te Mirel Mërtiri. Tani ka dy fakte. I pari është që landfilli është i sekuestruar, ka një administrator shtetëror, dhe fakti i dytë është që të gjitha bashkitë e qarkut të Tiranës janë debitore, bashkë me atë të Durrësit, dhe prej muajsh nuk e paguajnë tarifën. Po është e vërtetë që nuk është anuluar.
Berisha: Ajo që them unë është shumë e saktë. Sekuestrimi nënkupton, për fat të keq, për arsye tërësisht politike, nuk u vendos anulimi i tarifës, sepse tarifa për depozitim, seleksionim, riciklim është 12 euro. Dhe kjo është e shkruar në kontratë. SKAP-i nuk guxoi të prekë tarifën, nuk guxoi. Për këtë sterilizimin të anulohet kontrata tha.
Pra, ku shkojnë pas sekuestrimit. Të gjitha shkojnë në llogarinë e pronarëve fiktivë në letra që janë Zoto dhe Mërtiri, se pronar i vërtetë është Erion Veliaj, ta kesh të qartë, me qeveritarët. Cili është dallimi pas sekuestrimit? Është ky.
Ato para përpara i përdornin ata si donin. I çonin nëpër kontot bankare, i fshehnin offshore, i shpërndanin kudo. Tani nuk e bëjnë dot më. Ky është ndryshimi. Tani paratë nuk lëvizen dot më nga aksionerët, por i kontrollon administratori. Si konto janë fiks në kontot e tyre, nuk ka ndryshuar asgjë.
– Pse jeni kaq i shqetësuar kohët e fundit për hetimet e Prokurorisë së Posaçme për koncensionin e sterilizimit, pasi nga një anë ju denonconi se Ilir Beqaj ka firmosur çdo dokumnet, ka vjedhur nga 90-100 milionë euro, nga ana tjetër thoni që është fakt i kryer që është amnistuar nga Prokuroria e Posaçme. Ju shqetëson zvarritja e hetimeve?
Berisha: Jo, më shqetëson diçka tjetër. Shumë e drejtë. Është histori shumë interesante.
Kjo dosje përpara se të krijohej Prokuroria e Posaçme, në vitin 2015 deri në vitin 2017 është hetuar në prokurorinë e zakonshme të themi.
Prokuroria e Tiranës i nderuar, në vitin 2017 ka deklaruar se kontrata është në përputhje me ligjin. Thuhet tani, të them të vërtetën, pas Beqaj pagoi 300 mijë euro, kështu thonë. Pra, e mbylli. SPAK e hapi përsëri dosjen.
Tani, të kesh dosjen para dhe të shohësh se urdhërin për të kaluar nga forma e mëparshme në këtë formë, për ta dhënë me koncension procesin e sterilizimit, e ka dhënë ministri. Të shohësh se, po ky ministër i ka lejuar vetes, që kurrë nuk mund ta bënte, të bëjë pikëzimin. E di ç’do të thotë?
Të shohësh se po ky ministër emëron kushëririn e parë në krye të komisionit, byrazeri u gjet se ishte kushëriri i parë i Beqajt. Të shohësh se po ky ministër firmos edhe kontratën, një kontratë që u fsheh se ishte turp i dheut, ishte kontrata: si të vjedhim. Me terma anglisht “ to be defined”, “për t’u përcaktuar”, ose “further-further, etj. me rradhë.
Të shohësh se ky ministër i ka dhuruar kësaj kompanie që ishte themeluar një muaj përpara, aparaturën 1.7 milionë euro të sterilizimeve, katin e tërë të spitaleve, lokacione të tjera nëpër spitale, ujë dhe energjinë falas. Atëherë, çfarë do o zoti prokuror? Si mundet ti t’i thuash një anëtari të komisionit ti rri ti në arrest, edhe ky është pa faj, nuk ngre akuzë ndaj tij? Çfarë hetimi dashke ti, ka udhëtuar nuk ka udhëtuar, çfarë vlere ka ajo mor, ka udhëtuar, s’ka udhëtuar, ky ka firmat, ky e ka ndërmarrjen e tij këtë.
Ke KLSH që e ka bërë fërtele kontratën. Ke të tjerë që thonë 80 herë është rritur çmimi. Pra, ka gjithçka. Atëherë, çfarë është kjo, nuk është amnisti, më fal? Dhe është amnistia e Edi Ramës. Se dihet që Rama ka ndarë paratë me Beqajn, nuk ka se si ndryshe.
Beqaj dhe Erion Veliaj janë dy rastet më të qarta, më të pakomentueshmet, por të dyja nuk i lë Edi Rama, dhe do të na krijojë lajm se i preu rrogën Arben Ahmetajt. Nuk ia hoqi mandatin por i preu rrogën.
Pastaj edhe një duhet të dish. Në atë detyrë që kam patur, padiskutim që gjëja imë kryesore ka qenë zbatimi i ligjit. Të gjitha këto janë shkelje ligji. Ku e gjen ky prokuror kurajën, ku e mbështet ky qendrimin e tij të veprojë në këtë mënyrë? Më thuaj pak? Atëherë kur ai nuk e bën, detyrohemi ta bëjmë ne, natyrisht jo prokuror shteti, por natyrisht të quajmë para publikut për të denoncuar këto, kaq është e gjithë puna. S’e bëjmë për presion.
– Keni një plan për ta rikthyer vulën? Se nuk keni as vulën dhe as logon.
Berisha: Ajo është e PD. Është akt kriminal i Ëdi Ramës, dhe këtë nuk ka mbetur shqiptar pa e ditur. Ne vazhdojmë betejën. Ne jemi në betejë.
Enkel Xhangoli, Klan News: Në fakt ju jeni futur në zgjedhje dhe keni humbur përballë Ramës së bashku me koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Keni bërë protesta, dhe ai vijon të qendrojë kryeministër. A mendoni se kjo formulë po i shteron fuqitë e opozitës dhe çfarë i ka mbetur më shumë opozitës për të bërë, për të ndryshuar?
Berisha: Opozita duhet të ngrihet në një protestë të fuqishme të qendrueshme, sepse as opozita, as demokracia, as shoqëria, as rinitë e saj të ardhme nuk kanë me këtë regjim të bazuar mbi krimin. Kjo është e vërteta.
Dhe ky regjim, ju garantoj, nuk ikën kurrë me votë, përveçse me protesta. Edi Rama është sot kryeminstri më i lidhur me krimin në botë, ka mbështetje të padiskutueshme të George Sorosit. Do bëjmë gjithçka pavarësisht nga kjo mbështetje që t’i japim vendin që meriton.
Eneda Shevroja, ABC News: Z.Berisha, do t’i kthehem edhe njëherë Kukësit dhe fakti që ju do të zhvilloni primare atje. Menjëherë pas vendimit të kryesisë të mërkurën, dhe emrat që do të marrin pjesë në Primare që do të zhvillohen të dielën, pati nga ana e Lulzim Bashës përmes një deklarate zyrtare në fakt që mbante emrin e kreut të degës Kukës, Rexhmati në një rrëfim duke thënë që: Primaret që ju po zhvilloni po pengojnë bashkimin edhe në Kukës, dhe kjo ishte arsyeja se pse Rexhmati u tërhoq nga gara që ishte të emrat që janë për të zhvilluar Primare. Si qendron e vërteta z.Berisha?
Berisha: E vërteta është se së pari, nuk di nëse Rexhmati përfaqëson Bravën-Ballën në Kukës. Këtë nuk e di unë. Këtë e thotë Lulzim Brava.
Duke qenë se ka mbetur në një grusht njerëzish, ai spekulime do bëjë. Por Primaret janë të hapura për çdo demokrat, përveç atyre që mbështesin Bravën. Nuk kemi punë me ta, është një koalicion. Është njësoj si të mbështesësh PS-në.
Ju falënderoj dhe fundjavë të mbarë!