Asistencë Ligjore 24/7 për Protestuesit

Berisha-Gonxhes: 30 milionë euro sponsorizime në duart e bashkëhajdutit numër tre pas Ramës dhe Lubisë, krimi i radhës i kleptokracisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kundërshtoi në Kuvend ligjin që parashikon 30 milionë euro sponsorizime për sportin dhe kulturën, duke akuzuar ministrin Blendi Gonxhja për përfshirje në afera korruptive.

Berisha renditi një sërë akuzash ndaj ministrit, përfshirë 70 pagesa nga inceneratori i Tiranës dhe një tender që, sipas tij, u rrit nga 690 milionë në 1.8 miliardë lekë.

Ai theksoi se opozita nuk është kundër sponsorizimit të sportit dhe kulturës, por kërkon që fondet të shpërndahen në mënyrë transparente, përmes bordeve profesioniste dhe në bazë të performancës.

Fjala e plotë:

Ky ligj që i njeh hajdutit të tretë të vendit pas Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, po bën një akt tjetër të shëmtuar të kleptokracisë së partisë së krimit. Tani jam këtu për të informuar qytetarët për një seri të dhënash për autorin e autopista e Formula 1 në Elbasan. Ky hajdut me çizme që ka shpenzuar mbi 60 milionë euro për një rrugë të shembur… Gazi është histeri në këtë rast se e keni nga meraku, e keni nga halli, jo nga meraku. Gazin e keni nga halli ju. Vazhdoni, vazhdoni unë jam mjek e mos harroni. Në çdo rast unë s’postoj te Frojdi. Hë? Në rregull pra. Ky njeri, këtij i besohen 30 milionëshi i sponsorizimeve në një kohë kur është një nga hajdutët më të shpifur të Shqipërisë. A e dini ju që ky është blerësi me 6500 euro i pishave të bashkisë? A e dini ju se ky është rikonstruktuesi brenda dy viteve dy herë me nga 7 milionë ndërtesës së drejtorisë së tij? A e dini ju se ky është pronar i Albarent-it, kompanisë së transportit të pas syve të keq se ju i keni dhe sytë kështu mbrapsht, i keni. Po. Pra, pra ky është që rikonstrukton me 7 dhe 8 milionë ndërtesën e drejtorisë së tij. Ky është njeriu që trefishoi, shumëfishoi çmimet e patentave dhe i bëri ato më të lartat në rajon. Ky është personi që përmbyti Tiranën dhe ia mbathi, u arratis në Barcelonë.
Ky është një bashkhajdut i Edi Ramës dhe Lindës. A e dini ju sa pagesa ka ky nga djegësat? A e dini sa pagesa ka marrë? A e di ti ku je? Po si je ti? Ti më mirë vish fustanin edhe mos rri aty fare, më kupton apo jo. Po. A e di ti se ka marrë 70 pagesa nga djegësi i Tiranës? Nga djegësi i Tiranës ka marrë 70 pagesa. Ja ky ministër, ky. 70 pagesa. A e dini ju që ka marrë 1 miliard e 800 milionë lekë nga Lindat e AKSH-it? Dhe këtë tender refuzoi me dinjitet ta firmosë Arben Isaj. E refuzoi po, po. Dhe doli hajduti e morën Lindat në telefon hajdutin dhe shkoi e firmosi tenderin që ishte për 690, me 690 milionë u bë tender. Absolutisht që të gjitha do shkojnë në prokurori për ty se ti je një hajdut profesionist që të gjithë jetën do të ndjekin këto. Janë para këto, jo janë paratë e taksapaguesve. Pra, për t’i ndarë me Ramën dhe Lindën e rrit çmimin e tenderit nga 690 milionë në 1 miliard e 800 milionë. 1 miliard e 800 milionë. Çfarë euro, lekë? A e dini ju se ky famëzi, ky famëzi të gjitha shitjet në Tiranë i bënte pa noter në shkelje flagrante të ligjeve? Cilët shitje morë? A e dini çfarë hajduti i tmerrshëm që është ky dhe ju tani sillni një ligj për sportin? Jo morë jo. Sillni ligj për të ndarë paratë e Ramës me paratë e tyre me paratë e me paratë e tij. A e keni parë ju? Është i vetmi ministër që del nga një studio në studio tjetër me detyrim se e nxjerr Rama, e nxjerr Rama dhe aty sillet si gangster, sillet jashtë të gjitha normave të sjelljes së një zyrtari para kamerave, kërcënon bashkëbiseduesit. Po mirë bën kur s’ia këput ndonjë nallane koks apo sandale se e meriton. Kërcënon, të nxjerr nga studio i thotë sandale. E keni parë ju këtij do i jepni ju, këtij do i jepni ju ligj për sportin? Po si mund t’i jepni ju këtij morë? Po ty që do ikësh do ikësh absolutisht po ta them unë ty se je, je kandidati më i implikuar në të gjitha dhe dosja jote nuk ka njeri që ta mbajë. Nuk ka hajdut si ky. Vetëm marrëdhëniet me kompaninë e të birit do çuditni ju. Ky me kompaninë Albarent, i biri me kompaninë ndërkombëtare të transportit dhe të shihni ju se si ky i përcaktonte fitimet e të birit. Tani. Tani jo jo kapeni këtë hajdut, hajdut. Ta mbajë këtë portal ka mbajtur një portal. Jo portalin po ke këtu një arkivë digjitale më të zezën pas Ramës dhe Lubisë. Ti je numri tre, po. Ka këtu, jo jo po ç’a dini ju? Ka këtu ti ti lehtësohesh kur përmendet edhe kjo dhe Lubia bashkë, thua nuk është vetëm Lubia me Ramën. Janë po lehtësohesh e shoh që të vjen mirë. Pra, pra t’i japësh këtij 30 milionë euro kjo është ky është krim i shëmtuar. Dhe ne nuk jemi kundër sponsorizimeve, jemi absolutisht për sponsorizimin e sportit e të kulturës, ngjarjeve eventeve kulturore padyshim. Por kjo duhet bërë në mënyrë transparente, duhet bërë nëpërmjet bordeve profesioniste, profesioniste të cilat i ndajnë ato jo duke ndarë paratë me sponsorizuesin, por i ndajnë mbi bazën e performancës, mbi bazën e drejtimit të zhvillimit të këtij apo atij sporti, të përparësisë së këtij apo atij sektori. Dhe t’i japësh mëlçitë e qengjit në qafë të ujkut kjo është jashtë jashtë se ky ka humbur edhe atë është e din ky që është gjer në palcë delinkuent dhe tani nga frika qesh, ta dini mirë. Frika është superndjenja juaj. Ju jetoni në frikë dhe në tmerr. Ndaj dhe ju jeni të gatshëm njëherë të qeshni, njëherë të qani njëherë…
Çfarë jeni ju? Nuk po ua them atë fjalën që u tha kreu i juaj. Nuk po ua them atë se s’ua them kurrë atë. Po them një gjë, një gjë ua them që ju ai u ka për zero. Ju ka për zero. Për hiç. Për këtë ua them. Ndaj dhe ju nuk çelni gojë ta mbrojtni atë. Këtë bëni, këtë bëni. Zero u ka ai ju. E keni vënë re ju se me se mbrohet ai tani? Me ish-Spahiun, me ish-Meçen, me ish-ish se ju ai u ka për hiç. Ju ka për hiç. Po. Limon i shtrydhur u ka dhe tani s’ua sheh surratin. Ja u tha mbledhje e dini vetë.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale