Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës më të drejtë, PD vjen në këto momente si një parti e pamposhtur

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ka prezantuar emrat e kandidatëve nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm dhe sekretariatet e partisë, për të cilat do të votojnë anëtarët e Këshillit Kombëtare. Berisha ka prezantuar listën e miratuar nga Kryesia e PD për kandidatët e anëtarëve të Këshillit Kombëtar nga diaspora.

Kryedemokrati Sali Berisha ka vlerësuar Partinë Demokratike si një parti e cila është sulmuar më së shumti nga narkoregjimi i Edi Ramës, por sërish ngeli një parti e pamposhtur. ‘Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës më të drejtë, PD vjen në këto momente si një parti e pamposhtur’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që të vazhdojnë të mbështesin protestën që vazhdon prej 46 ditësh. Sipas Berishës, protesta është tërësisht antidiktatoriale dhe asnjë thirrje nuk duhet të pengojë demokratët që të bëhen pjesë e saj. ‘Është kjo kauzë që e shtron atë në rrafshin politik dhe moral, aleat kryesor të Partisë Demokratike. Në rast se aty, siç jeni të vetëdijshëm, hidhen parrulla, slogane kundër Partisë Demokratike, ato nuk janë dhe nuk duhet të jenë kurrë pengesë për asnjë demokrat që ta mbështesë protestën.’, theksoi Berisha.

Lideri i demokratëve Sali Berisha e vuri theksin edhe tek organizimi i Partisë Demokratike, duke veçuar komunikimin dixhital ‘Modernizimi. Partia Demokratike është në periudhën e urtësisë artificiale, në periudhën, epokën, e komunikimit dixhital. E patë ju se ç’i bëri Edi Ramës komunikimi dixhital? A e patë? Rikujtoni pak ato blogerë dhe influencere se si u bënë. Sikur të ishin me shpatë të mprehtë, të ferrit. E them këtë sepse ne kemi punë të madhe për të bërë për të transformuar komunikimin tonë. Dhe do të jetë ky një drejtim tjetër i thellë i kësaj partie.‘, tha Berisha.

FJALA E PLOTE:

Së pari, dua t’ju informoj se në përputhje me statutin, Kryesia e Partisë Demokratike miratoi propozimet që vijojnë për Këshillin e Diasporës, anëtarët e diasporës që do jenë në Këshillin Kombëtar.

Këto propozime kanë ardhur nga degët, janë plotësuar edhe këtu me ndonjë propozim tjetër dhe unë dua t’ju informoj ju lidhur me listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar nga diaspora.

Alba Kepi, Aleksandër Xhufi, Alfred Fizi, Andi Mustafa, Arben Cara, Armand Dervishi, Bardhok Doda, Besa Manaj, Berti Çoku, Besnik Rama, Denis Anelaj, Edmir Çekrezi, Eduard Aliko, Esad Mulaj, Endrit Dako, Erisa Bajaziti, Erjon Dasho, Ethem Ago, Fatjon Semanjaku, Gasper Lekgega, Hasan Metuku, Ilirjan Proko, Imanuel Çaushaj, Julgjin Gjoni, Leart Vasili, Ludovik Tetaj, Melisa Braçi, Milaim Nela, Nuretdin Seci, Petrit Fidani, Petrit Tafaj, Shkëlzen Rustemaj, Shpend Ndreu, Fimi Grinjoti, Urim Gjata, Valbona Doko, Xheraldo Dashi, Xhulian Hoxha, Xhuliana Dreshaj, Zeqir Picari.

Këta janë lista.

Lista sipas statutit miratohet në Kryesi dhe Kryesia e miratoi, por thashë të ju informoj.

Tani ne jemi mbledhur këtu në një moment final të përfundimit të procesit të konstituimit të institucioneve të Partisë Demokratike.

Ky është një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Partisë Demokratike dhe historinë e vendit.

Partia Demokratike, me finalizimin e këtij procesi, vazhdon me të gjithë potencialin e saj misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe natyrisht rikthimin në pushtet, rotacionin e pushtetit. Kjo verë e nxehtë në temperatura, është edhe më e nxehtë në rrafshin politik.

Ndaj dhe le t’u shprehim ne nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me diktaturën, me narko-diktaturën, ndër më të egrat dhe më të shëmtuarat në Europë dhe në botë.

Të dashur miq, gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës më të drejtë që mund të ketë njeriu, është një betejë me njërin nga të këqijtë më kryesorë të tij, siç thoshte John Kennedy, me tiraninë.

Partia Demokratike vjen në këto momente si një parti e pamposhtur, si një parti që kundër kësaj diktature autoritare zhvilloi në tre vite mbi 400 protesta.

Zhvilloi me qindra akte e veprime kundër saj. Vjen në këtë moment pasi ajo ja doli të denoncojë me sukses në mbarë botën farsën elektorale të diktaturës autoritare.

Pasi ajo ja doli që jo vetëm në organizatat më të mëdha partiake, por dhe në institucione më të rëndësishme të Europës, të paraqesë dhe të gjejë mbështetje për qëndrimet e saj.

Ishte një arritje e jashtëzakonshme denoncimi i farsës elektorale dhe njohja e saj si e tillë nga Parlamenti Europian, nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian. E vështirë ka qenë beteja jonë me narkoshtetin.

Por përsëri hapat janë të mëdha. Vetëm dy javë më parë në rezolutën e votuar dhe në dokumentet e Partisë Popullore Europiane u damkos narko-euro shqiptare. Kjo monedhë e baronëve të drogës dhe qeveritarëve të drogës, që po shkatërron më shumë se gjithçka tjetër ekonominë shqiptare.

Ju rikujtoj këtu se vetëm pak vite më parë, ne zinim një ndër vendet e rëndësishme fare në Europë dhe në botë në industrinë e këpucëve, dhe në disa industri të tjera. Ato janë shuar, sepse Padrinoja, në rast se ju kujtohet, doli me tezën se ato janë industri të botës së tretë.

Paçka se Made in Germany, Made in USA, Made in UK, sheh këpucë të të gjitha llojeve, dhe ato sipas tij qenkan bota e tretë. Pra, e vërteta është që gjithnjë e më shumë po ndërgjegjësohet komuniteti ndërkombëtar për rrezikun e madh që përfaqëson narkoshteti dhe Edi Rama për sigurinë, jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të Europës.

Miq, ne jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Një protestë 46-ditore vazhdon në Bulevardin e Tiranës. Një protestë tërësisht antidiktatoriale. Është detyrë e çdo demokrati e çdo demokrate, ta mbështesë atë me të gjithë mundësitë dhe potencialet që ka.

Nuk ka bekim më të madh nga Zoti se sa të protestosh çdo ditë kundër kësaj narkodiktature. Dhe mos harroni, kauza të cilat ne i kemi mbrojtur me vendosmërinë më të madhe. Ai që lufton për kauzën, ai për një kauzë të drejtë, ai nuk tërhiqet kurrë nga beteja për të.

Ndaj dhe është kjo kauzë që e shtron atë në rrafshin politik dhe moral, aleat kryesor të Partisë Demokratike. Në rast se aty, siç jeni të vetëdijshëm, hidhen parrulla, slogane kundër Partisë Demokratike, ato nuk janë dhe nuk duhet të jenë kurrë pengesë për asnjë demokrat që ta mbështesë protestën.

Së pari, që nga lashtësia gjer sot në luftë dhe në betejë, armiku i armikut tim është miku im, është aleati im. Po këtu nuk është rasti, se ata janë qytetarë, ata janë të rinj. Ata janë një forcë e jashtëzakonshme, por edhe sigurisht është kështu, a nuk u bënë aleancat më të mëdha në Luftën e Dytë Botërore, më të parat, Shtetet e Bashkuara me Bashkimin Sovjetik?

Po i them këto, për të mos patur asnjëri asnjë kompleks. Përveçse mbështetje, mbështetje dhe vetëm mbështetje. Po nga ana tjetër nuk është kjo, kjo është thashë një aspekt se aty janë disa eksponentë të opozitës së opozitës që janë vegël e qeverisë, që mendojnë se ajo histori e mis Denis Didrosë… por ne, kurrë dhe në asnjë rast, gjethet s’na pengojnë t’i shohim trungjet.

Së dyti, Partia Demokratike e sigurt në misionin e saj duhet të jetësojë plotësisht parimet themelore të shpallura në Kuvendin e saj.

Ripërtëritje.

U quajt ky Kuvendi i ripërtëritjes. Pa një ripërtëritje të thellë dhe të vazhdueshme, nuk do mund të ndjekim kohën. Dhe koha është e pamëshirshme. Ndaj dhe ne do i përmbahemi kësaj, do i përmbahemi sepse ju përmbajt Kuvendi Kombëtar, unë kam bindjen se do i përmbahet dhe Këshilli Kombëtar.

Organizimi.

Ne kemi të gatshme një nga platformat më të mira për organizimin. Dhe do të rikthehemi fuqishëm në një organizim sa më të përsosur të forcës sonë politike.

Modernizimi. Partia Demokratike është në periudhën e urtësisë artificiale, në periudhën, epokën, e komunikimit dixhital. E patë ju se ç’i bëri Edi Ramës komunikimi dixhital?

A e patë?

Rikujtoni pak ato blogerë dhe influencere se si u bënë. Sikur të ishin me shpatë të mprehtë, të ferrit. E them këtë sepse ne kemi punë të madhe për të bërë për të transformuar komunikimin tonë. Dhe do të jetë ky një drejtim tjetër i thellë i kësaj partie.

Ne kemi vizionin më të mirë, absolutisht vizionin më të mirë që ka patur ndonjëherë Shqipëria, të çertifikuar nga dy fondacionet më të mëdha ndërkombëtare dhe ekspertët tanë më të shkëlqyer.

Me të gjitha këto, ne ecim të sigurt në përmbushjen e misionit tonë, në betejën tonë me një diktaturë, e cila në fakt erdhi në këtë pranverë e plagosur nga ne.

Por gjenerata Z dhe qytetarët i hapën asaj varrin që do ta marrin me vete dhe ne do ta shtyjmë atë. Ndaj dhe, edhe një herë ftoj anëtarët e Këshillit Kombëtar, demokratë e demokrate, të ngrihen në lartësinë e idealeve të tyre.

Diktatura i ka kohërat e shkurtra dhe ne do bëjmë gjithçka ta arkivojmë atë.

Tani, lidhur me kryesinë, me nënkryetarët e Partisë Demokratike, rikujtoj se në përputhje me një vendim të Këshillit Kombëtar të mëparshëm, dy poste nënkryetarë janë ex-officio, për çka është pasqyruar dhe në statutin e partisë kjo.

Në kuadrin e dhe në frymën e Kuvendit, është menduar gjithashtu që një nga nënkryetarët të jetë përfaqësues i të rinjve të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë.

Diaspora shqiptare, e cila po luan një rol të jashtëzakonshëm dhe mbetet një kundër kësaj diktature, mendojmë se duhet të ketë një nënkryetar të saj në kryesinë e Partisë Demokratike.

Ndaj dhe unë do ju lexoj emrat e personave të propozuar për nënkryetar: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj, Erisa Bajaziti.

Këto janë kandidaturat për nënkryetar të Partisë Demokratike, domethënë secili nga këta gjashtë do zgjidhen tre.

Për sekretarët.

Sekretari i Përgjithshëm: Flamur Noka, Saimir Korreshi.

Sekretar Organizativ: Agron Loka, Klevis Balliu.

Sekretar për Dixhitalizimin: Etion Kapedani, Renald Rista.

Sekretar për Burimet Njerëzore: Andi Mustafa, Mario Runa.

Sekretar për Urbanistikën dhe Territorin: Gentian Kaprata, Maksim Kola.

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore: Arlind Ahmetaj, Marash Logu.

Sekretar për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit: Endira Bushati, Ledina Mandia.

Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun: Denisa Kele, Vjola Kapedani.

Sekretar për të Drejtat e Njeriut: Franc Nuri, Ledio Nuraj.

Sekretar për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile: Eva Metaj, Malvina Lika.

Sekretar për të Përndjekurit Politikë: Lorenc Luka, Shkëlqim Lepenica.

Sekretar për Integrimin Europian: Fjoralba Dizdari, Silvia Hasaj.

Sekretar për Pushtetin Lokal: Agron Haxhimali, Ylli Asllani.

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën: Ethem Aga, Petrit Tafaj.

Sekretar për Aksionin Qytetar: Erges Eskiu, Jurgens Spaho.

Pra, në tërësi, ka një ripërtëritje, është bërë një bazuar më shumë në eksperienca dhe në

praktikat e tyre, por unë mendoj se ky Sekretariat ka të gjithë vullnetin, ekspertizën dhe ju, të dashur anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar, keni mundësi zgjedhje me kandidaturat që dëshironi.

Komisioni për Apelimin: Adriana Kalaja, Ankelita Çela, Arsen Dushku, Besar Logu, Çajup Shehaj, Gentian Koçi, Lukas Hejdron, Mark Lleshi, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj.

Nga këta do zgjidhni me X ose plus pesë emra.

Pra, këto janë propozimet për sekretar dhe postet më të larta në Partinë Demokratike.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale