Berisha: Ftoj qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë sot në ora 5, marshim në Tiranë, Tirana në duart e qytetarëve

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar qytetarët shqiptarë në mosbindjen civile të opozitës, që nis në orën 5 të pasdites. Gjatë konferencës për mediat, Berisha u shpreh se, kjo mosbindje civile është për të gjithë shqiptarët.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha, i e cilësoi Edi Ramën një “xhelat të fjalës së lirë”, duke e akuzuar për tentativat e tij për të kontrolluar platformat sociale. Berisha solli në vëmendje se, nëse Rama mund të kontrollojë mediat tradicionale dhe sondazhet, ai ka frikë nga fuqia e platformave sociale si TikTok. Kryetari i PD-së theksoi se suksesi i opozitës në këto platforma ka shkaktuar një reagim të fortë nga Rama. Ai përfundoi duke nënvizuar se ky është një akt i pastër censure që ka për qëllim të minojë lirinë e fjalës dhe të ndalojë rritjen e ndikimit të opozitës në rrjetet sociale.

Kryetari i PD-së, theksoi se ky veprim është një tentativë për të mbyllur një platformë që është e ndjeshme ndaj postimeve me dhunë, por që nuk duhet të jetë objekt i censurës. Ai akuzoi Ramën për përdorimin e preteksteve të pabaza dhe paralajmëroi për masa të përshkallëzuara kundër këtij akti, gjithashtu garantoi të rinjtë se, pas zgjedhjeve, një nga veprimet e para do të jetë hapja e TikTok-ut dhe ndëshkimi i atij që, sipas tij, ka shkelur Kushtetutën. Ai theksoi se Rama po shkel nenin 22 të Kushtetutës, i cili garanton lirinë e shprehjes.

FJALA E PLOTE:

Sot është dita e një revolte, e mosbindjes civile, të PD-së dhe opozitës, në emër të mbi 1.1 milion shqiptarëve që u larguan nga Shqipëria nga ky regjim për shkak të varfërisë dhe privimit të lirive.

Është revolta në emër të 800 mijë pensionistëve, që u trajtuan nga kjo qeveri në mënyrën më çnjerëzore.

Pensionistët e Shqipërisë sot marrin një pension të barabartë me 1 qen shtëpie në Gjermani, që paguhet 130 euro.

Është protesta në emër të qindra mijëra të rinjve, të cilët kanë si alternativë të vetme largimin nga Shqipëria.

Është protesta në emër të qindra mijëra fermerëve, të cilët janë fermerët më të diskriminuar të Europës, më të pambështetur, për të cilët në buxhetin e shtetit, ndonëse japin 20 përqind të prodhimit të brendshëm, ndonëse përbëjnë rreth 40 përqind të popullatës, janë parashikuar gjithsej 44 milionë euro.

Është revolta e mbarë shqiptarëve që duan të jetojnë në Shqipëri.

Që duan të ndërtojnë jetën, mirëqenien dhe të ardhmen në këtë vend ku plaçkiten nga një grup hajdutësh që nuk i kanë pasur kurrë në historinë e vendit.

Kjo protestë, kjo revoltë zhvillohet edhe në shenjën e sakrificës që demokratët janë të vendosur të bëjnë në emër të shqiptarëve në këto prag festash.

Ndaj ftoj qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë sot në ora 5, marshim në Tiranë, Tirana në duart e qytetarëve.

Çështja e dytë që unë do të sillja këtu në emër të PD është një çështje themelore, që ka të bëjë me lirinë e fjalës.

Çdo censor, i çdo natyre qoftë, ai është një xhelat i fjalës së lirë.

Edi Rama, njëlloj sikundër i ati, vari në vitin 1988, poetin disident Havzi Nela për vargjet e tij, Edi Rama vendosi të dënojë me vdekje TikTokun.

Dhe narkodiktatori shpalli këtë vendim se e bazonte në 1300 konsultime, lexoni 1300 mashtrime, në takime me 63 mijë prindër, lexoni me 63 mijë trillime.

U rikthye tek metodat më banale të etërve të tij, Enver Hoxha dhe Kristaq Rama, përdori pretekste absurde pa asnjë lidhje me vrasjen e të ndjerit Martin Cani në shkollën Fan Noli.

Kërkon pra me çdo kusht të gjejë argumente për të mbyllur këtë rrjet, këtë platformë, e cila ka meritën e veçantë, njëlloj si Tëitter, pasi u ble nga Elon Musk, të mos aplikojë censurën.

TikTok është një platformë, e cila nuk prodhon rrugaçëri siç pretendon Edi Rama.

Rrugaçëria në TikTok penetrohet nga të tjerë që i indukton Edi Rama me sjelljet e tij të kryebullistit të vendit.

Në qoftë se bullizmi është një fenomen problematik dhe i dënueshëm, kryebullisti dhe kryemizogeni i vendit është Edi Rama.

Por informoj se ky akt prej xhelati të fjalës së lirë, sikur të ishte i biri i Sadam Hyseinit apo vëlla i Asadit, ka një arsye strikt karrigen dhe pushtetin e tij.

Sepse në qoftë se manipulon gjerësisht mediat, manipulon gjerësisht sondazhet dhe pollet, nuk manipulon dot TikTokun dhe rrjetet e tjera sociale.

Ndaj dhe ai ka shprehur në mbledhjet e brendshme shqetësimin e madh për dominimin e opozitës në këto rrjet.

Tani unë u sjell ju këtu të dhënat e fundit mbi raportet e PD dhe partisë së krimit me TikTokun.

Sipas një kompanie shumë serioze të studimit. PD dominon në mënyrë dërrmuese në audiencë, por edhe në postime sepse këtu nuk mund të censurohet.

Ja ku e keni.

Është pikërisht ky shkaku, tmerri nga suksesi, nga pëlqyeshmëria e lartë publike e opozitës në TikTok dhe mediat sociale, e cila përmbys të gjithë piramidën e mashtrimit të tij të bazuar në mediat konvencionale dhe pollet e përditshme që bën.

Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt prej xhelati të fjalës së lirë të narkodiktatorit Edi Rama.

Sikundër paralajmërojmë masa të përshkallëzuara kundër censurës dhe mbylljes së kësaj platforme, për të cilën duhet ta njohim këtu, është platforma më e ndjeshme ndaj postimeve me dhunë.

Unë nuk them se kanë anë negative, por elementët që i keqpërdorin, duhen kontrolluar ata dhe jo TikToku, dhe jo FB, Instagrami apo mediat e tjera.

Kështu që akti është ekuivalent.

Unë nuk di vend tjetër ta ketë ndaluar TikTokun në botë, por sigurisht do e ndjekin edhe diktatorët e tjerë këtë.

E dënoj me ashpërsinë më të madhe.

Unë i siguroj gjimnazistët dhe studentët, sepse thotë jam këshilluar me prindërit, le që nuk është këshilluar fare, me prindërit që nuk e përdorin TIkTokun, nuk ke pse këshillohesh.

Duhet të këshillohesh me ata që e përdorin, kjo dihet që është pasioni i të rinjve.

I garantoj të rinjtë se akti i parë pas zgjedhjeve të 11 majit do të jetë hapja përfundimtare e TikTokut dhe ndëshkimi i xhelatit të fjalës së lirë për krim kushtetues.

Sepse po shkel nenin 22 të Kushtetutës.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:

Osman Stafa, News24: Z. Berisha, në fakt ditën e sotme GJKKO ka kërkuar rikualifikimin e akuzës për Ilir Beqajn për dosjen ‘Sterilizimi’, ka kërkuar të hetohet nën akuzën e grupit të strukturuar. Në momentin që SPAK doli me akuzën shpërdorim detyre për dosjen e ‘Sterilizimit’ keni akuzuar Drejtësinë se po e fal Ilir Beqajn si mik dhe bashkëpunëtor i Edi Ramës. Ditën e sotme, çfarë komenti ka Sali Berisha, teksa Drejtësia, GJKKO ka kërkuar rikualifikim dhe akuza është pranuar nga SPAK? A është Edi Rama që po çon në burg mikun e tij?

Sali Berisha: Nderim të madh qytetarëve protestues që po bëjnë në mënyrën më të shkëlqyer prokurorin publik, që po vejnë me shpatulla për muri, gangsterë dhe anëtarë të organizatës kriminale të Skapit të partisë. Kjo është përgjigja ime për pyetjen tuaj.

Të jesh i sigurtë se po të mos qe kjo opozitë, po të mos qenë qytetarët me protestën e tyre, Erion Veliaj do të hynte jo nga dera e halesë në selinë e PS-së, por do të hynte ballore dhe me 30 roje i shoqëruar. Edhe Beqja i partisë do të tallej me publikun.

Por kjo opozitë po i zbërthen një nga një, ata dhe anëtarët e organizatës kriminale.

Pa më thoni pak, çfarë ka dalë e re o miq! Që ditën e parë kur kanë marrë dosjen e sterilizimit është vërtetuar se Ilir Beqaj ka 7 firma në proces dhe se është njëshi i atij procesi. Por që nuk mund të vihej në epiqendër, sepse prap tij qëndronte Edi Rama që vraponte si injorant nga studio në studio dhe thoshte, ja me se operojnë, tregonte gjysëm gërshërë dhe gjysëm pince, duke harruar se me to nuk mund të operohet kurrë.

Këto dhe ato që ndodhin me Erion Veliajn, janë merita të një opozite që nuk rreshti kurrë dhe nuk do të rreshtë kurrë, gjersa ata të shkojnë bashkë me Edi Ramën në qeli.

Nuk i mbyll dot kush dy vjedhjet e mëdha të shekullit.

Vjedhjen e parë, të inceneratorit.

Vjedhjen e dytë, sterilizimin. Nuk ka forcë në botë që mund ti mbyllë ato. Kurrë. Ata janë të pambyllshme. E di ç’bëjnë ata. Rrinë e falsifikojnë dosje. Do ti sjell këtu dhe çdo gjë në kohën e vet, kohën e duhur.

Si mund të gjykohet Ilir Beqaj për 130 mijë euro që kishte porositur bashkë me ministren e Turizmit të njëjtën darkë dhe në të njëjtin lokal. Se kanë qenë miqtë e ministres së Kulturës, ku ka shtruar ajo darkën, por Beqaj ka vrapuar të marrë paratë te donatorët për të paguar darkën. Për ti vjedhur 130 mijë.

Dhe këtu që ishin 100 milionë të shqiptarëve, këtu nuk prekej. Gjykatësi e ka bërë këtë, gjykatësi është në përputhje me ligjin, natyrisht i vonuar, pasi dosja ka 1 vit e gjysëm aty. Ka një meritë të veçantë komisioni i fundit parlamentar që e riktheu bëri një replay të të gjithë çështjes së sterilizimit, emisionet televizive.

Pra beteja e opozitës për transparencë po gozhdon edhe anëtarët e organizatës kriminale Skap dhe po i detyron që të kuptojnë se do të gjykohen, do të gjykohen me rreptësinë më të madhe për këto krime që kryejnë me dosjet e tyre. Do të gjykohen shumë rëndë.

Osman Stafa, News24: Edi Rama, sepse e keni thënë që është lajtmotivi juaj kryesor që Drejtësia është e kapur, SPAK, etj. A është Edi Rama që po fut Ilir Beqajn në burg, apo ka gjykatës të cilët nuk po i binden më Edi Ramës?

Sali Berisha: Tani, të themi që çdo gjykatës, çdo prokuror i bindet verbërisht Edi Ramës, kjo realiste nuk mund të jetë. Nuk mund të jetë se ka njerëz që kanë integritetin, dinjitetin e tyre dhe njohin kushtetutën që thotë; mos zbato kurrë urdhra të paligjshme dhe preferojnë ti qëndrojnë besnikë këtyre. A ka të tillë? Padiskutim që ka. Ka në prokurori, ka në gjykatë. Ka, nuk mund ti mohojmë këta.

Por fakti që, ata që e kanë çuar për tretën herë, se këta Skapistët e kanë për të tretën herë. Sepse gjykatësi e ktheu Ilirin, se e kishin çuar pa asnjë akuzë, fare, fare. Dhe ai kërkoi të hetohej Ilir Beqaj. Dhe Skapi i organiztës kriminale, skapistët e dërguan jo për sterilizimin, e dërguan për drekën në restorantin e tij ‘Gzona’. Për ‘Gzonën’. Se dërguan përsëri për sterilizimin që është çështja më kryesore.

Por më fal, ekziston një mesazh aty ku i thuhet se, ky sterilizim ka rritur çmimin 83 herë, të cili, duhet ti themi gjërat siç janë, se Ogerta ja ka dërguar Edi Ramës dhe ka marrë përgjigje nga Edi Rama; mos u merr me këtë punë ti. Kjo nuk mjafton, kjo nuk e egzoneron ligjërisht Ogertën, moralisht deri diku, se thotë, ‘më tha kryeministri do të merren të tjerë dhe unë i besova’, por ligjërisht kishte detyrë ajo ta ndiqte, ta padiste.

Nuk e ka bëtë këtë.

Sidoqoftë unë të garantoj këtu, i garantoj shqiptarët se nuk ka gjë në botë që mund të shpetojë Edi Ramën nga dy vjedhjet e shekullit dhe Porti i Durrësit. Nuk ka gjë në botë që do të mund të shpëtojë Erion Veliajn, Belinda Ballukun dhe të gjithë ata që janë implikuar në vjedhjen e shekullit, inceneratorin dhe e dyta tek sterilizimi, ku është edhe Ogerta inkulizv. Mund të ketë dhe tjerë, por të paktën këta dy ministrja janë inkuliziv.

Enkel Xhankolli, KlanNews: Z.Berisha, ju do të bllokoni sot 5 akse kryesore në Tiranë. Së pari, ju në cilat nga këto pika do të qëndroni, dhe çfarë ka ndryshe kjo protesta e sotme, pasi ju keni bërë një sërë protestash dhe e shikoni që nuk ka asnjë lloj reflektimi nga ana e qeverisë për të pranuar një qeveri teknike, siç është dhe kërkesa juaj kryesore?

Sali Berisha: Beteja vazhdon. Ashtu është, por tani ka një gjë ndryshe. Në qoftë se zotimi ynë se do mbrojmë votën e shqiptarëve, gjer para dy muajsh ishte zotim, tani për çdo shqiptar është e qartë se mbarë komuniteti ndërkombëtar ka dënuar farsën elektorale të Edi Ramës me tre rezoluta.

Kështu që gjithçka është në kuadrin e votës. Do vazhdojë kjo betejë.

Ne do bëjmë gjithçka për qeverinë teknike, duke e ofruar atë, duke e vendosur atë si institucion në Kushtetutë, në mënyrë që të mos jetë kjo jo vetëm për këtë radhë, por gjithnjë.

E provuar në dy vende, në Greqi dhe më vonë në Maqedoninë e Veriut, ka dhënë rezultate shumë të mira. Tani unë mendoj se do jem në disa pika, por ta shoh… Do u njoftoj unë patjetër.

***

Edhe njëherë shfrytëzoj këtë rast për të uruar për Krishtlindje të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, por edhe joshqiptarë, kudo që janë, gëzuar këtë ditë në të cilën lindi hyji dhe burri, që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në vlerat, moralin e qytetërimit perëndimor.

Gëzuar Krishti Mbret!

Gëzuar!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale