FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR
EKSTRAKT
Në fjalën e tij gjatë tubimit të përnatshëm qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal tek skandali i kompanisë ‘5D’ në bashkinë e Tiranës. Berisha tha se, për të vjedhur 100 për qind paratë, bashkia e Tiranë rrafshoi pallate dhe banesa vetëm e vetëm që kompania ‘5D’ të vidhte paratë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani se nuk ka hapur asnjë hetim për zhdukjen e 135 milionë eurove që janë paguar për inceneratorin e Tiranës.
Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se java që vjen është vendimtare për betejën vendimtare ndaj Erion Veliajt. Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha tha se ‘revolta dhe zemërimi i popullit do të bjerë me forcën më të madhe mbi Erion Veliajn’.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Edi Ramës që të anulojë vizitën e tij për takimet me diasporën. Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar tha se, për emigracionin, Edi Rama është pushtuesi i Shqipërisë.
Kryedemokrati Sali Berisha ka ftuar diasporën, emigracionin që të bashkohen të gjithë në në Tiranë në betejë për çlirimin e kryeqytetit. Berisha tha se, qytetarët janë edhe në betejë për qeverinë teknike.
FJALA E PLOTE:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme.
Përulem me nderimin më të madh para sakrificës, guximit, qëndresës tuaj misionarë të vërtetë.
Të dashur miq!
Me guximin tuaj, mençurinë dhe dinjitetin, ju krijuat parlamentin e fjalës së lirë, të vërtetave të mëdha të shqiptarëve.
Ju krijuat tribunën më të fuqishme të denoncimit të vjedhjeve të shqiptarëve në historinë e tyre.
Tribunën e denoncimit të vjedhjeve të Edi Ramës, ministrave, zyrtarëve të tij si makutë të paparë, të pangopur.
Krijuat tribunën e denoncimit, e aktakuzave ndaj një bande, armike e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Një bande që ka vendosur mbi shqiptarët tiraninë e varfërisë të bazuar në vjedhjen e tyre.
Miqtë e mi!
Prej 2 muajve çdo ditë denoncohen me fakte, dokumente vjedhja 100 përqind e taksave të shqiptarëve nga Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës.
Kjo vjedhje është vërtet e pashembullt, sepse ata zgjodhën të kalojnë direkt në kontot e tyre haptas vëllezërve dhe sojit të tyre paratë e prokurimeve publike të Bashkisë së Tiranës.
Këta mafiozë të pashpirt, këta mafiozë të zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore, futën buldozerët dhe minat pas tërmetit në Tiranë. Rrafshuan pallate dhe banesa më shumë se tërmeti vetëm e vetëm për të vjedhur 100 përqind paratë e ndërtimit të tyre.
Sepse ndërtimi bëhej me kompani të tjera që shpërbleheshin me leje ndërtimi.
Kurse paratë e fondit merreshin nga kompanitë e tyre.
Po kjo ngjarje e pashoqe kishte edhe anën tjetër. Vidhnin me inertet dhe dherat e ndërtesave të rrënuara.
Ata, në dhjetëra e dhjetëra tendera rezulton se kanë vjedhur 38 milionë euro.
Por kjo është maja e ajsbergut.
Ndaj dhe motoja jonë është: në sulm, në sulm, në sulm!
Miqtë e mi!
Vjedhjet e tyre janë makabritet.
Ato bazohen në mjerimin e tejskajshëm të dhjetëra dhe qindra familjeve të Tiranës.
Por vjedhja e shekullit është vjedhje shekulli. Është 100 përqind dhe shumë më tepër.
Të dashur miq!
Një ditë kryehajni i Tiranës me përfaqësuesit e tij kërkon t’i japë në komision një kompanie 8 pikë në avancë.
Por çfarë ishte kjo kompani?
Duhet të ndalet çdo qytetar të pyesë veten, çfarë ishte kjo kompani?
Kjo kompani nuk ekzistonte e regjistruar në regjistrin e kompanive.
Kjo kompani nuk kishte bilanc.
Kjo kompani nuk kishte vendndodhje. Nuk kishte seli. Nuk kishte pronar. Nuk kishte administrator.
Dhe megjithatë, ky hajdut i shpërfytyruar zgjedh këtë kompani për t’i dhënë 8 përqind.
Po pse kjo? Sepse pronari i saj ishte Erion Veliaj.
Sepse selia e saj ishte Bashkia e Tiranës.
Sepse bashkëpronari i saj ishte Edi Rama.
Prandaj o miq u zgjodh kjo kompani, në vrimat e të zeza të cilës janë zhdukur pa nam e nishan 130 milionë euro.
Pronari i saj është Erion Veliaj.
Pronari i saj është Edi Rama.
Dhe gjer sot, Dumani i partisë nuk ka asnjë hetim për kompaninë që nuk ekzistonte, për bonusin 8 pikësh për 135 milionë euro që nuk ekzistojnë.
Qytetarë dhe qytetare, pra Edi Rama që erdhi i damkosur si mister 20 përqindëshi, si njeriu që sipas raportit të OSBE-së kishte vendosur në bankat offshore gjatë periudhës që ka qenë kryetar bashkie 200 milionë euro, tani vazhdoi të çojë paratë e qytetarëve me Erion Veliaj në bankat offshore, t’i zhdukë ato në parajsën e tij.
Por në qoftë se këto janë vjedhje 100 përqind, e vërteta është se vjedhjet në Shqipëri gjatë këtyre viteve janë edhe 400, edhe 700, edhe 1200 përqind me vlerën dhe kostot e objekteve.
Të pangopur dhe të pashpirt, këta në vitin 2021 shpenzuan 30 milionë euro për një km autostradë nga Iba në Farkë.
Shpenzuan 30 milionë euro për një km rindërtim tek sheshi Shqiponja.
Ndërkohë autostrada 27 metra e gjerë Manastir- Bjeli Osek në Kroaci u ndërtua sipas standardeve të BE me 1.3 milion euro.
Miq!
Përveç guximit tuaj, përveç zemërimit tuaj, përveç revoltës suaj dhe vullnetit të Zotit, Shqipërinë nuk e shpëton asgjë tjetër.
Prandaj dhe kjo javë përgatit betejën vendimtare.
Erion Veliaj, je i marrë fund. Dorëhiqu dhe shko vetë te 313-a.
Shko se je hajduti më i shpërfytyruar që ka njohur kryeqyteti në historinë e tij.
Revolta dhe zemërimi i popullit do të bjerë me forcën më të madhe mbi ty.
Edi Rama, beteja është me ty mbi të gjitha.
Beteja jonë është e pathyeshme.
Beteja jonë ka të bëjë me ekzistencën e këtij kombi që ti po e shfaros me vjedhjet, plaçkitjet që po i bën çdo ditë.
Çfarë u thua ti nënave dhe motrave shqiptare që u kë përzënë adoleshentët, fëmijët e tyre, më shumë se lufta civile në çdo vend tjetër përveç Sirisë?
Ç’përgjigje ke o famëzi që shkretove kombin me gjëmat tua?
Çfarë fytyre ke ti të shkosh të takosh shqiptarët që i ke përzënë nga Shqipëria?
Ç’moral ke ti të takosh ata që u ke shndërruar dheun në dhe të ndaluar me vjedhjet tuaja.
Shkon me mbjellë sherre për t’ua prishur edhe atë ekuilibër që kanë krijuar.
Anulo vizitën dhe mos shqetëso diasporën, mos shqetëso emigracionin se ti për ta ti je një pushtues i Shqipërisë.
Ti zëvendësove shtetin me narkoshtetin.
Ti Edi Rama i mbylle dyert e Europës Shqipërisë dhe i detyrove shqiptarët të marrin malet për të arritur në kontinentin e amshuar.
Ti nuk ke gojë, ti duhet të lash gojën 100 herë kur të përmendësh emrin diasporë dhe emigracion.
Mos harro se ata janë atje sot se vendi i tyre, parajsë e Zotit nga burimet, është shndërruar në tokë të ndaluar.
Se pasuritë e vendit të tyre i ke shndërruar në një mallkim për shqiptarët nga një bekim i Zotit që janë ato.
Atëherë, dil thuaju pak çfarë do ti, çfarë i kujton ata si deputetët dhe ministrat e tua?
Ata po jetojnë me djersën e mallit, po sigurojnë kafshatën e gojës dhe ti shkon tani t’u dërdëllisësh.
Mendon se do paraqitesh si patriot, po ty të dinë të gjithë, ti je një antishqiptar që më shumë se ç’të ka thënë publicisti i njohur gjerman, ti je Pashiqi i Tiranës.
Ndaj dhe ftoj diasporën, ftoj emigracionin, të gjithë në Tiranë në betejë për çlirimin e kryeqytetit.
Në betejë për qeverinë teknike.
Në betejë për fitoren e opozitës.
Në betejë për shtetin ligjor.
Për të drejtat njerëzore.
Për trefishimin e rrogave.
Për Shqipërinë drejt Europës.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!