Ka një elektrizim, ka një elektrizim në radhët e demokratëve të cilëve, janë bërë, kanë marrë një solidarizim të madh nga qytetarët dhe mbështetje për aktin absurd , të cilin nuk ka njeri të dnershëm në këtë vend që nuk e dënon.
Ndërkohë ne kemi besim tek Gjykata Europiane, kemi besim se janë shkelur të gjitha parimet e një drejtësie të një vendi anëtar të Këshillit të Europës dhe çështjen do ta dërgojmë sa më shpejtë që mund të pranohet prej tyre në atë gjykatë.
Pyetje: Zoti Berisha, cilat janë format përmes të cilave ju do t’i çoni në zgjedhje, kandidatët tuaj? Flasim për propozime.
Berisha: Propozime janë-koalicioni; propozim është-të pavarurit, por kjo nuk shkon shumë, ka pak mbështetës. Megjithatë do të merret vendim nga Këshilli Kombëtar i PD.
Pyetje: Z. Berisha, është diskutuar ditën e sotme në lidhje me një propozim të deputetit Dashnor Sula, i cili thotë që kandidatët më të mirë të dalë nga primaret të regjistrohen nën logon e PD-së zyrtare, por të bëhet një lëshim në disa bashki që partia e Alibeajt…
Berisha: Çdo demokrat që ka minimumin e minimumit të lidhjes me këtë parti, e ftoj të dënojë me ashpërsinë më të madhe aktin e turpshëm, aktin antikushtetues të Edi Ramës duke shfrytëzuar veglat e tij Basha-brava , brava-Basha. Ndaj dhe këtu besoj se çdo anëtar i PD-së, çdo zyrtar, çdo deputet i saj, çdo mbështes i saj, e ka të qartë aktin armiqësor dhe atë, askush të mos mendojë se ne do të mposhtemi nga armët e Edi Ramës! Ne jemi në këmbë sot më të fuqishëm se kurrë!