Berisha flet para qytetarëve tek SPAK: A mund të mposhtet zëri i Sali Berishës ndaj këtyre kriminelëve? Kurrë, kurrë

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA PARA QYTETARËVE TEK SPAK

EKSTRAKT

Duke folur për qytetarët dhe mbështetësit e shumtë të mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se, zëri i tij, nuk mund të mposhtet kurrë. Kryetari i PD-së Sali Berisha i bëri këto deklarata pasi u paraqit në SPAK.

Berisha ka shprehur gjithashtu shqetësimin për ryshfete dhe korrupsion në radhët e qeverisë, duke përmendur miliona euro të përvetësuara dhe fshihje të mëdha të korrupsionit, si dhe heshtjen ndaj akteve të dëmshme për qytetarët, si ato që lidhen me djegësin e Tiranës dhe ndëshkimin e qytetarëve me gjoba.

Gjatë fjalës para qytetarëve, Berisha ka denoncuar marrëveshjet e bëra mes Taulant Ballës dhe bandës së Elbasanit për tendera dhe favore, si dhe ka zbuluar një mesazh në të cilin Balla kërkon siguri që ata që do të burgosen sipas listave të dërguara nga banda do të sigurojnë vota për të.

Sipas Berishës, kjo është një formë e shtetit të krimit, ku politikanët dhe bandat bashkëpunojnë për të kontrolluar situatën dhe për të manipuluar proceset zgjedhore. Ai ka theksuar se kjo situatë është dokumentuar nga tre rezoluta ndërkombëtare dhe ka premtuar se do të vazhdojë të luftojë kundër këtij sistemi duke zbuluar të vërtetën përpara qytetarëve.

FJALA E PLOTE:

Një përshëndetje të përzemërt, për të gjithë ju, për të gjithë demokratet dhe demokratët në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë.

Kjo është një ditë e mirë, një ditë e betejës tonë kundër diktaturës së krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Kam denoncuar para jush se, skrapi i partisë është një organizatë kriminale.

Kam denoncuar para jush se, skrapi i partisë me në krye Dumanin, janë kriminelët më të mëdhej elektoral të vendit, janë kriminelë që kanë kryer krimet antikushtetuese.

Janë kriminelë që bashkëpunojnë me vrasës, trafikantë, banditë për të falsifikuar dokumentet, dosjet e tyre.

Me urdhër të Edi Ramës ata kërkuan nga gjykatësi i partisë të rikthejë masën e paraqitjes sepse unë kam denoncuar Irenën me 5 mbiemra dhe Dumanin me 4 bandesa.

Kam denoncuar ryshfetet  e tyre nga vrasësit dhe kriminelët, për të lehtësuar akuzat ndaj tyre.

Kam denoncuar milionat e përvetësuar prej tyre, nëpërmjet dosjeve.

Kam denoncuar heshtjen e tyre për 130 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë për djegësin e Tiranës që nuk ekziston të marra të gjitha nga Rama-Veliaj.

Kam denoncuar heshtjen e tyre për 120 mln euro gjobë e Beketit ndaj qytetarëve shqiptarë për shkak të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Kam denoncuar Olsi Ramën, si një kryetrafikant të Shqipërisë.

Kam denoncuar Olsi Ramën si anëtar kryesor i bandës së Xibrakës.

Kam denoncuar Edi Ramën si një kryekriminel, hajdut i shqiptarëve i cili jeton në sarajet 57 metër të gjata themelet, në një kohë kur ka patur të deklaruar 3800 euro dhe 400 mijë lekë.

Kam denoncuar Edi Ramën sepse Linda e tij, e morët vesh ju të dashur gazetarë, fjalimin panagjerik që mbajti para diplomatëve për Lindën.

Prisni, prisni se viti i ri e bëri Shqipërinë jo vetëm me sulltan, por edhe me sulltaneshën Linda. Shkoni e pyeteni se çfarë ju tha diplomatëve, për Lindën, për mrekullinë.

Ka denoncuar Lindën që u martua me Ramën me një pallat në pajë, pa asnjë faturë, doganore, tatimore, ndërtimore apo bankare, e ndërtuar e tëra nga komandanti i Gardës dhe kompania e tij dhe natyrisht pastaj i shpërblyer me dhjetëra tendera.

Kam denoncuar Ramën, aferën me Alalabarin e tij disamiliardëshe.

Pra mendoni ju, a mund të mposhtet kurrë zëri i Sali Berishës ndaj këtyre kriminelëve? Kurrë, kurrë.

Këta çfarë do mase që do marrin, do të damkosen në llumin e historisë.

Tani meqë ua lexova gazetarëve, po ua lexoj dhe ju.

Tani këtu kam dokumentin zyrtar të dosjeve për Taulant Ballën, njërin nga dokumentet. Dil Altin, dil para qytetarëve këtu, nuk ke fytyrë, nuk del dot.

Me datën 10 shkurt 2020, thotë dokumenti i dosjes.

Target, është njëri nga banditët e bandës së Elbasanit, në mos gaboj është një nga Rokot një nga vëllezërit e kësaj famozes, drejtoreshë të Edi Ramës.

Informon me telefonin me PIN  AM5P80, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord që t’i kërkonin Taos.

Pra kishin bërë një marrëveshje mes tyre, banda me Taon.

Ky mesazh iu përcull Taos dhe i thanë afat gjer në dhjetor 2020.

Pra Taos banda i komunikoi se nuk do të bien më në qafë për tendera, nuk do të bien në qafë për probleme të tjera, por tani kemi një problem.

Dëgjoni problemin.

Tao i’u përgjigj kësaj kërkese, Tao tani: a më garantoni se të gjithë ata njerëz do të votojnë për ne, nëse do të vendosim në listë ata që doni ju në burg.

E kuptoni shteti i krimit. Listën e bëjnë bandat, lista i jepet Taos për ta ekzekutuar, Tao pyet a garantoni ju votat nëqoftëse ne i burgosim sipas listës që keni dërguar.

Tao pyeti dhe banda i përgjigjet: Po i garantojmë.

Dhe Tao tha: Ata do të shkojnë në burg këtë vit.

Këtë Tao nuk e realizoi dot në dhjetor, por e realizoi me datën 24 mars, Çapjat me kompani përfunduan njëri pas tjetrit në burg, sipas listës që i ishte dorëzuar Taos.

Tani të nderuar qytetare dhe qytetarë.

Tri rezoluta ndërkombëtare kanë stamposur e zezë mbi të bardhë se në Shqipëri, shteti dhe krimi, Rama dhe Dumani, Tao dhe kompani janë një sipërmarrje e përbashkët.

Tani kjo është vetëm fillimi se unë ju garantoj ju, se në mbrojtje tuaj dhe interesit qytetar, do ti zhvesh lakuriq këta kriminelë para jush.

Fitore, fitore!

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore!

Mirupafshim!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale