FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË FOLTOREN E KUVENDIT
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Sali Berisha në seancën plenare të mbajtur sot në Kuvendin e Shqipërisë, tha se figura e dytë e narkoqeverisë është arratisur.
Berisha u shpreh se Ahmetaj është vënë në dijeni për arrestimin e tij, dhe direkt fill pas kësaj ai është arratisur për në Kakavijë.
Prof. Dr. Sali Berisha u shpreh nga foltorja e Kuvendit se ky qendrim rreth kësaj ngjarje është i turpshëm.
FJALA E PLOTË
Të dashur qytetarë dhe qytetare! Zonja deputete, zotërinj deputetë, zonja kryetare e Parlamentit.
Mblidhemi në këtë seancë pasi ka ndodhur akti më i turpshëm, më i pashembullt, më i jashtëzakonshëm në historinë e një vendi. Figura e dytë e narkoqeverisë është arratisur.
Dhe ky është raporti juaj me drejtësinë! Dhe ky është akti më i turpshëm. Pasi ka vjedhur dhe vetëm vjedhur si Gopsek, pasi ka mbushur baulet duke vjedhur më të varfërit e Shqipërisë, ia mbath. Kryen aktin më të ulët, më të turpshëm të një hajduti ordiner. A jeni ju të vetëdijshëm se ç’do të thotë kjo për një zyrtar, se çfarë do të thotë kjo për një deputet, se çfarë do të thotë kjo për një ministër?
Si reagoni në këtë mënyrë?
Unë nuk dua t’ju them se jeni Ahmetër, sepse nuk është e lehtë të hedhësh akuzën e fajit kolektiv, por mos harroni se faji kolektiv ekziston në doktrinë, në realitet.
Faji kolektiv në këtë rast është, në vend që të ndalemi dhe të diskutojmë për këtë ngjarje që tejkalon çdo përmasë, një njeri që ju ia servirët shqiptarëve si njeriun e supersuksesit, si zëvendësin e Edi Ramës, ikën në mënyrën më të turpshme.
Ikën, dhe e informoni që të ikë, sepse katër orë para se të vinte njoftimi te Parlamenti, ai mori lajmin dhe ishte në Kakavijë.
E përcolle ti Damian, apo jo atje? Më thuaj pak këtu! Se dikush e përcolli atë. Pse reagoni në këtë mënyrë ju? Jo nuk e di, por po të pyes.
Çfarë është ky reagim? I the ti, apo jo atij ti Taulant Rraja, e informove Xhaferrin të ikte?
Në vend që të dilni këtu kokulur, t’u kërkoni secili prej jush që iu keni dhënë votën të falur shqiptarëve. A keni ju moral, cipë shtetari, zyrtari, përfaqësuesi? Mbaron koha, po nuk mbarojnë kurrë krimet e kësaj qeverie.
Mbaroi koha, por nuk mbarojnë kurrë krimet e kësaj qeverie.