Berisha-Felajt: E shndërrove Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare! Turp!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj mazhorancës nga foltorja e parlamentit nisur me kohën e dhënë opozitës për të folur për çështje të ndryshme në parlament.

Berisha tha se mazhoranca po sillet sikur të ishin banorë të 313 apo të Peqinit, dhe jo parlamentarë.

Fill pas fjalës së Berishës, kryesuesja e seancës, Ermonela Felaj i ka kërkuar se cila është çështja për procedurë, teksa Berisha ka kaluar tek akuzat ndaj saj në lidhje me Prokurorinë e Tiranës.

FJALA E PLOTË

Fakti që ju keni kufizuar në mënyrë ekstreme debatin sot, kur në përputhje me Kushtetutën, drejtësia vjen dhe raporton para parlamentit, dëshmon shkallën e tmerrshme të inkriminimit tuaj.

Dëshmon se po silleni sikur të ishit banorë të 313, apo të Peqinit. Dëshmon se keni frikë dhe tmerr nga krimet tuaja elektorale, joelektorale, ordinere, aferat korruptive. Dëshon se jeni skllevër të veprave tuaja kriminale, dhe nuk keni as dinjitetin, nuk keni as minimumin e guximit.

Vetëm ti nuk duhet të flasësh, se e shndërrove Prokurorinë e Tiranës në një strofull familjare. Turp, turp, turp!

Kaq kam për të thënë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale